| E diele, 30.06.2013, 02:00 PM |
Sali
Shiu, Edi Bresheri dhe Ilir ''Dielli''!
Nga Ilir Dardani
Sali Berisha si nje islamo-turk
E futi
Shqiperine ne Konferencen Islamike dhe u largua duke e lene aty. Me kete akt
Sali Berisha dhunoi shtetin Laik. Iku pa na treguar ndonje te mire qe na erdhi
nga anetaresimi ne nje konference te tille, e cila nuk ka ne gjirin e saj asnje
shtet te vetem demokratik. Pohoi se turqit jane vellezer te shqiptareve dhe se
kemi gjak te perbashket. Sali Berisha, per hir te fese islame qe erdhi me
shpate e dhune te gjithanshme ne trojet tona, poshteroi mbare shqiptaret duke
filluar me Gjergj Kastriotin.
Edi Rama si nje sllavo-serb
Shume
shqiptare te Dardanise e vleresojne shume Berishen, por ky vleresim u zmadhua
kur ''paqja majtiste'' ne Shkoder u ''bekua'' nga ish presidenti serb Tadic, i
njohur per antishqiptarizmin e tij si te gjithe politikanet e Serbise. Ky gjest
ishte poshterim per mbare shqiptaret por ne vecanti per ata te Dardanise. Sado
i kohes te jesh, kur shikon dy kungujt e se majtes perkrah nje njeriu qe ka
mijera deklarata kunder popullit shqiptar lind njefare neverie e koheve te
lashta. Edhe Edi Rama poshteroi mbare shqiptaret duke filluar me Adem Jasharin.
Ilir Meta i korruptuar dhe i
dashur
Te gjithe
shqiptaret e pane videon skandaloze te Ilir Metes, i cili na shfaqej si hajdut
dhe arrogant. Dritan Prifti na ndihmoi te njohim Meten por edhe veten e tij.
Nga 4 deputete te LSI 2 na dolen te korruptuar. Pra, 50%! Me kete nuk dua te
them se te tjeret jane te paster por ne kete rast kishim Ujkun dhe s'kishim
nevoje te merremi me hipoteza gjurmore. Une uroja te kishim zgjedhje te
ndershme dhe pas tyre besoja se LSI do te perfaqesohej me zero mandate ne
parlamentin shqiptar. 16 deputete! E pabesueshme! Votohet hajduti! Kjo ishte e
vetmja menyre qe popolli ta denonte dhe nuk e beri. Ju lumte! Ju kurre nuk do
te meritoni me shume se kaq!
Partia e te varferve e mbushur me
te pasur
Si ne
asnje vend te botes se zhvilluar, ne Shqiperi partia Socialiste eshte partia e
te pasurve. Jane te panumert milioneret socialiste, te cilet nuk kane asgje te
perbashket me votuesit e tyre. Kuptohet qe njerezit e biznesit punesojne njerez
dhe jane shume te rendesishem per shoqerine tone, por te ndertosh dicka, te
hysh ne zemren e varferise, duhet
gjithmone eksperienca personale.
PS + PD = Komuniste
Kastriot
Islami, per mendimin tim, ishte nje nder deputetet me te nderuar te PS-se.
Megjithate ishte minister i Ramiz Alise. ''Demokrati i flakte'' Sali Berisha e
futi ne PD. Edi Rama mblodhi te gjitha partite apo levizjet komuniste dhe i
futi ne koalicion. Disa nga keto mini-parti kane ne program rishikimin e
figures se diktatorit Hoxha dhe nderimin e figures se tij, plus edhe nderrim
sistemi.
Ata ishin kater, keta jane tre
Sali
Berisha, Ilir Meta dhe Edi Rama vrane kater shqiptare te pafajshem. Edi Rama
nxiti dhe organizoi dhunen per te rrezuar Berishen pasi
Opozita
Opozite
me e poshter se kjo e kater apo tete viteve te fundit nuk eshte pare ne
Shqiperi. Kuptohet qe opozita perbehet nga njerez. Pra, njerez me te poshter se
opozitaret...! Ne te gjitha nismat e saj opozita nuk arriti asgje. Nga mos-kandidimi
i Rames per deputet, bojkotimi i parlamentit, demonstratat, deri tek greva e urise se ish
perndjekurve politike, opozitaret (deputetet) treguan se jane nje ''popull'' i
trashe e i dhunshem. Pastaj kunder anetaresimit ne Nato, kunder liberalizmit te
vizave, kunder gjithckaje qe ishte ne te miren e shqiptareve. Se fundi, edhe
pse me shume vonese, votuan tre ''ligjet e famshme'', por kete here te detyruar
nga Ilir Meta. Kjo vonese shqiptareve u refuzoi qindra miliona euro dhe zgjati
distancen e Shqiperise me Europen.
Pozita
Per
tunelin
Edi Rama perseri nje humbes
Edi Rama
mori vetem votat e militanteve te partise Socialiste dhe ky fakt tregon se
ekziston ndeshkueshmeria ne rastin e tij. Sic e kam thene me lart, kishim te
benim me nje opozite te poshter dhe votuesi jo-partizan ngurroi te besonte ne
poshtersine e shfaqur vitet e fundit. Rama, duke e pranuar qe eshte nje humbes,
beri gjithcka qe te fitonte dhe ja arriti sepse u ndihmua nga
Fundi i Sali Berishes
Zgjedhje
te Ndershme dhe Doreheqje. Mbyllje me dinjitet. La pas Konference Islamike,
Zgjedhje te Pandershme, Firma Piramidale, Dhunim Embargoje, Gerdec, 21 Janar
(me Meten e Ramen), Vellazeri me Turqit, Varferi, Ekskavatore ne vend te Urave,
Korrupsion, DoreHekur etj. Por la edhe Shuarje Bandash, Mosvdekje ne Gomone, Rruge
Kombetare, Shqiperia ne Nato, Levizjen e Lire, Ullinj, ca Shkolla e Spitale,
Perkrahje Biznesi, Jo-Kriza e rende Ekonomike etj.
Shume
shqiptare e urrejne dhe mbetet si nje kujtim i hidhur, por edhe shume te tjere
e duan, do shkruajne, do recitojne e kendojne per te!
Qeveria Rama
Rama ka
premtuar shume, aq sa sikur te ktheheshin ne realitet premtimet do rizgjedhej
pas kater vitesh pa ndihmen e Metes apo Berishes se ardhshem. Ka premtuar edhe
lufte kunder korrupsionit, edhe pse nuk e deklaron pasurine e tij, sic na thote
ligji, edhe pse duken hapur abuzimet me Kryetarin e Bashkise, ku mjafton te
permendet Kokedhima...
***
FRD
Me Frymen
e Re Demoktratike kemi edhe nje miken tone, njeriun qe e njohim dhe vleresojme,
Sociologen Entela Binjaku, por qe per fatkeqesine e shqiptareve nuk u zgjodh te
ishte perfaqesuesja jone ne parlament. FRD mbeti pa asnje mandat sepse kemi nje
sistem te shpifur zgjedhor por edhe fakti qe shqiptaret jane partizane te dy
partive nuk ndihmon. Me ikjen e Berishes, njeriun me te cilin kryetari Topi
kishte shume probleme, mendoj se do te ishte i nevojshem kthimi ne PD kur kemi
parasysh se shqiptaret jane nje popull i majte (duke perfshire edhe diktaturen
komuniste!) dhe nuk ka hapesira te shumta per djathtizem te zgjeruar.
***
AK
Tani ne fund mendoj se do duhej pak humor, ose e thene ndryshe, te qeshuren, pas nje deklarate te Aleances Kuq e Zi , pa u numeruar asnje vote, po e ndaj me ju: ''Kemi fituar Kavajën, Fierin, Elbasanin, Durrësin, Vlorën dhe kemi korrur fitore spektakolare në kryeqytet'' (!).