| E premte, 28.06.2013, 06:12 PM |
Ç'më
bëre, Dalip ?!
tregim i jetuar
Nga Përparim Hysi
Lexuesit
veç për një gjë i lutem: mos më marrë për atë personazhin butaforik, Belul
Gjeraqinën, të të ndjerit Qamil Buxheli që u përjetësua me aq profesionalizëm
nga i madhi i humorit, Fuat Boçi. Ç'do lexoni më poshtë janë përjetime të miat
që,shpesh, më kanë hapur aq punë, sa, për pak, i kam shpëtuar burgut. Në
shpëtova, nuk është vetëm merita ime, por më tepër e bashkëfshatarëve të mi, në
Mbrostar- Ura të Fierit, që u
pozicionuan në mbrojtjen time. Bashkëfshatarët më donin dhe për t'i thënë
gjërat ashtu siç kanë qenë: dhe unë i doja. Qe një dashuri reciproke kjo, por
ja që shihej pak me karshillëk nga partia dhe pushteti i kohës. Se tek punonin
dërrçe në punët e rënda të bujqësisë, zinin dhe lakonin dhe emrin tim. Unë qeshë mësues prej vjetësh e
vjetësh të fëmijëve të tyre dhe,me punën që bëja, kisha fituar
konsideratën e veçantë nga ata. Qenë
ata që, njëzëri (donte apo nuk donte kupola e partisë e pushtetit) më propozuan
në kryesinë e frontit të fshatit dhe kryesia më zgjodhi si kryetar. Fshati qe
goxha i madh (gati si qytezë) dhe veç vëndasve, u popullua dhe me të
ardhur. Qe pak si fshat "larush" se pjesa autoktone s'para e
***
Duke qenë
si kryetar i frontit për fshatin, natyrisht që nuk kisha atë parzmoren e samurajit, por gjendesha,
shpesh, në pozitë të vështirë, se për cilindo që shkonte në një punë ku
kërkohej biografia,duhej dhe firma ime dhe ca më keq, kur një nga
bashkëfshatarët merrej si i pandehur. Qe vërtet një formalitet, por ja që e
kërkonte koha. Unë mundohesha që të "zbukuroja", por jo të gënjeja
trash,se, për fat të keq, edhe ndonjë sy e vesh i mbretit nuk përjashtohej. Ndodhi që një nga
ata,që
***
Një
tjetër birkulaku, 17 vjeçar, bëri vetgjyqësi.
Mori hakun e babait të tij (babai qe kulak) duke goditur me mjete të
forta atë që i goditi babanë. Këtu nuk mbante ujë pilafi. Ndërsa 17-vjeçarin e
morën si të pandehur, viktima kaloi në rrezik për jetën. Sidoqftë, gjyqi qe
para gjithë fshatit në këndin e kuq. Gjtihmonë në gjyqet ku akuza merrej me
të"deklasuar", trupi gjykues vinte nga Fieri. Kisha shkuar dhe unë të
ndiqja fatkeqin adoleshent. Ndërsa filloi gjyqi me pompë të madhe, befas
gjyqtaraja sikur një zegal i madh ta
- Jini
maskarenj që të gjithë. More, e dini se
ç'u bëj ? Pra,sipas kësaj histerikeje të përdalë, gjithë fshati qe si me lepër apo të gjithë ne të pandehur dhe
ajo, pantera, mund të na kafshonte apo të na poshtëronte si t'i donte
kokrra e qejfit. Unë jam tip impulsiv,
por prita që "salltanetin" apo të vrarët lart të kësaj lapardhareje,
ta thyenin,së pari komunistët ( se si mund të ishin dhe ata,si të gjithë, ne,
maskarenj !!!!), por jo. Dhe ç'ish më e keqja, e gjithë kjo furtunë në godë, e
dini pse ndodhi? Vetëm për një fakt
qesharak: një nga bashkëfshatarët,
***
Me Yzedin
Velinë (ky qe nga ato familjet me "hije") na hahej muhabeti.
Jo vetëm na hahej, por,shpesh, nuk linim gur e kusur pa sharë qeverinë e
partinë,domosdo. Çdo mbasdite, në klubin e vetëm të fshatit (si ta kishim
detyrë shtëpie) e rrëkëllenim një gjysëm
litër raki, shoqëruar me meze,sigurisht.
Qemë mirë nga vakti, për të thënë të drejtën. Por Yzedini ( ndjesë pastë
se ka ndërruar jetë,para ca vjetësh) kishte zakonin e keq që nuk linte gur e
kusur pa nxjerrë nga goja, kur pinte. Të gjithë e dinin dhe nuk ia merrte njeri
për keq. Por hafija që bënte sikur pinte pranë nesh, e çoi fjalën ku duhej.
Kaq. Erdhi gjahu në shteg. Me pompë: të demsakohet armiku,Yzedin Veliu dhe
një"tjetër që pi me të". Demaskimi nga partia në rreth. Unë do hapja mbledhjen e demaskimit
dhe,mandej, prangat për të dy (tjetri:isha unë!). Sa hapa mbledhjen,pa thënë
asgjë,ia dhashë fjalën atij të ardhurit urgjent. Nuk la gjë pa numëruar dhe
shtronte pyetjen: kush është ai që pi me të? Fshati t'i lexon teskeretë nga
xhepi. Askush nuk e merrte fjalën. Siç
duket, prisnin.
Dhe fola
unë: - Unë jam ai që pi me të dhe kurrë nuk e kam dëgjuar të shajë partinë apo
sh, Enver, Ca më shumë komunistët siç thuhet në materialin e partisë. Mandej shtova: që provokohet ky "gjyq
politik", ka një informacion të sigurt. Të dalë këtu e të thotë (ishte
fjala të zbulohej spiuni botërisht!) dhe, mandej, t'i bëhet gjyqi këtij
bashkëfshatarit tonë. Të dërguarëve nuk po u rrinte kapela mirë. U duhej jo
vetëm Yzedini, por,sidomos, ky "prishësi i qetësisë" që pinte me të.
Tek shkruaj, s'kam si mos përmënd me mirënjohje
të thellë, për një bashkëfshatarin tonë (qe i ardhur nga Belishova e Mallakastrës) që,sado
që nuk të bënte mik kollaj, kish intuitën
e një njeriu që qe antiregjim. Në vija të trasha, po e sjell, fjalën e tij:
- Yzedini e Papi pinë bashkë Unë ngjitur me ta. Papin e kam "inat" se më ka lënë djalin në klasë. Me Yzedinin kam një mazara të vjetër. Edhe tek punon,bëj se mos dëgjoj ndonjë fjalë kundër partisë, por mezalla. Me Papin seç llomotitin,për punëhiçe. Jo ti nuk e pive këtë shëndet. Punë sarhosësh. Po as parti,as qeveri s'e zënë në gojë. Ë, në doni e të besoni ndonjë shpifës, nuk di unë. Ky bashkëfshatar,qe Faslli Serjani. Nuk linte njeri pa shpuar me bodec, por sa fisinik u tregua dhe sa trim. Pas tij (qe thyer akulli) të tërë na morën në mbrojtje. Shpura iku, por ne shpëtuam nga burgu veç nga një njeri i mirë. Gjithmonë i kujtoj me nderim bashkëfshatarët e mi, Dalipin altruist, të ndjerin Faslli Serjanin e guximshëm. Të ndjerën Naxhie Doko (sekretarja e partisë,një kosovare me zëmër të madhe. Kurrë nuk firmosi për ndonjë dënim), sekretarin e rinisë, Ismail Muha. Shokët e pandarë prej meje si Qani Veliu,Qemal Karameta, të cilët, kurrë, në asnjë rast, nuk më lanë pa mbështetur me fjalën e tyre. Pa këtë mbështetje, unë do kisha përfunduar pas hekurave.
P. S. - Në këtë tregim nuk ka asnjë sajesë. Për çdo prapamendim jam i hapur. Dhe për të qenë më i drejtpërdrejtë po njoftoj dhe e-mailin tim: perparimh@gmail.com