Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Dedë Preqi: Orteku i mendjes brishtë

| E premte, 28.06.2013, 06:41 PM |


Dedë Preqi

 

ORTEKU I MENDJES  BRISHTË

 

Errësira  të tradhëton

me shikimin e verbër

e shpon palcën e ashtit,

dhe buzëqeshja e hidhur

e kafshon  zemrën e dridhur.

 

Kjo racë  e përdalë njerëzore

aq mendje lehtë vepron

substancën e vet e gëlltit,

burimin e shpirtit e rrënon

mandej  kthehet  e vajton.

 

Pa zë, puthën tempujt e ftohtë

duke i rrëfyer mëkatët patetike

pa ndjenjën e shpirtit  n‘grohtë,

nuk gjenë tjetër gjasim në vete

sikur një marionetë  plastike.

 

Atje në sheshët  e  botës  gjak…

pështjellohet n’lojë optika

e fytyrave si oaza të thara,

që u derdhët  fshehtas  aroma

mallkohet me dhëmbje Adami e Ava.

 

Njerëzit shkojnë në kozmos lartë

duke kërkuar  paqën e yjëve,

ndërsa në tokë ajo kultivohet mbrashtë

paqa e ç’veshur  që mbjellë monumente

jeta  harrohet,  shndërrohet  n’elemente.

 

Luftërat   vëllavrasëse  në arena

mbjellin vetëm dhimbje shpirti

skuqet  me gjak jeta  dhe shija,

duke  ëndërruar  paqën e shenjtë

dikur vonë do të  na kalbet  hija.

 

Cilit i shkon mendja ndonjëherë

se një diell nuk e ndritë këtë botë,

pse  gjysma e botës i hap sytë n’terr

e luan lojën e saj mbi varrin e vet

e bebëzat vetëvetës ia nxjerrë.

 

Fëmijët  si zogjë të tërbuar

e të uritur me lotin që djegë,

nxitojnë zbathur e të dëbuar

sikur hije përcëlluese zvarrë

duke shkelur në flakë e  zjarr.

 

Rreth e rrotull bota e bërthamuar

pa njerëz,  lule, barë, as dru

kështu botës i afrohet shkatërrimi,

Obama thotë, një masë me reduktu

nuk është seriozitet  thotë Putini !?...

 

Jeta  gëlltitët  e pështyhët në gotë

shpirti shtangët,përpilitët pa fjalë,

përshesh dhembje mbi këtë botë

fajtori ngopët  gjithherë goditët

e thërret botën njëherë të ngjitët !…

 

Ndihmona, O, i madhi Përëndi !

ndihmoj dhe virgjërës  Mari,

mos e lejo  të vuaj  djalin e saj

të luaj djalli më të, pa mëshirë

sepse është i dlirë dhe i pa faj!.

 

Dhe profeti i madhërishëm

të mos  ndahët    dy fisnorë,

këta njerëz shpesh harrojnë

një zot është i gjithëmëshirshëm

të frymojë i lirë çdo  frymorë.