| E premte, 28.06.2013, 09:14 PM |
Ratifikimi
i marrëveshjes dhe protesta e Albin Kurtit (“vetvendosjes”)
Nga Hilmi Saraçi
Albin
Kurti sikur nuk din të ndalet nga veprimtaria e tij protestuese ndaj qeverisë
dhe kreut të saj z. Hashim Thaçi. Edhepse Qeveria dhe Hashim Thaçi gjatë këtij
mandati ka mjaft gabime për të cilat
duhet të flitet dhe të kritikohet. Kjo është edhe detyrë e opozitës siq është
“Vet vendosja”. Mirëpo “Vetvendosja” dhe Albin Kurti me bashkëmendimtarët e tij
në vend që të protestojnë dinjëteshëm siq kerkon demokracia e mirëfilltë, të
përmbahen dhe të korrigjojnë disa
qendrime të pamatura dhe mjaft irituese
për qytetarët dhe bashkësinë ndërkombëtare gjatë protestave të mëhershme, ai
(Albin Kurti) me përkrahësit e tij në vazhdimësi po tregohet mjaft i
pakujdesshëm dhe mjaft ndërhyrës i dhunshëm gjatë protestave .Kjo u pa më se
miri në protetat e fundit para Kuvendit të Kosovës duke u përpjekur për ta
penguar ratifikimin e marrveshjes me Serbinë . Ndoshta kjo do të ketë edhe anën
përkrahëse për të treguar se nuk duhet të bahën lëshime për Serbinë e cila vrau (duke bartur trupat e pa jetë të
shqiptarë në serbi, ku tani se fundi flitet se shumë kufoma të shqiptarëve janë
djegur në shkritorën e Borit) , dhunoi me mijëra gra dhe vajza të shqiptarëve ,
dogji dhe shkatrroi me mijëra shtëpi dhe banesa të shqiptarëve… Kjo është
vështirë të harrohet gjatë këtyre bisedimeve që janë në dobi të Serbisë e cila
pretendon të marrë kandidaturën e antarit të BE-së…
Ç’rëndësi
ka ratifikimi i marrveshje për
Kosovën(?)
Tani
është e ditur se çka përmban ratifikimi i marrëveshjes në mes të Kosovës dhe
Serbisë dhe ç’rëndësi kanë bisedimet në Bruksel në mes të dy kryeministrave: të
Kosovës në krye me Hashim Thaçin dhe kryeministrin e Serbisë në krye me Ivica
Daçiqin.Kjo marrëveshje që përfshin edhe të tjerat duke filluar nga ato”teknike”
dhe politike deri të këto të fundit që janë në përfundim, por pa një mbeshtetje
të duhur përë Kosovën.Përfaqësuesit e Kosovës në krye me Hashim Thaçin sikur
nuk kanë qenë dhe nuk janë sa duhet të kujdesshëm kur janë pajtuar dhe pajtohen me disa kerkesa të Serbisë, por
edhe të Bashkësisë Evropiane në krye me baroneshën Eshten dhe SHBA-në. Kjo
ndoshta edhe është dashur të ndodhë , pasi që fjalën kryesore në këto bisedime
e ka bashkësia ndërkombëtare (BE-ja) e cila për të zgjidhur problemet e
grumbulluara që 13 vite, sidomos në veri të vendit ku krimi i organizuar,
kontrabanda dhe anarkija ishin (janë) prezent me përmasa të gjëra. Gjatë këtyre
viteve pati të vrarë të shqiptarëve , rrahje dhe përzënje nga shtëpitë
(banesat) e tyre dhe pengesa në qarkullimin e lirë të qytetarëv, sidomos të
shqiptarëve.Barikadat mbi Urën e Ibrit dhe të tjerat në pjesët tjera qarkulluese më se miri tregojnë se
qeveria e Kosovës dhe bashkësia ndërkombëtare ka qenë mjaft toleruese ndaj barikadave,
sidomos ndaj strukturave kriminale të serbisë që janë organizatorë të kësaj
ndërmarje të shëmtuar . Ato (strukturat kriminale) me veprimtarinë e tyre kanë
penguar , kundërshtuar dhe dëmtuar institucionet e Kosovës.Për këto dhe për tolerime të tjera
Albin Kurti ka të drejtë të kundërshtojë dhe të protestojë, por mënyra se si u
organizua protesta para Kuvendit të Kosovës nuk është për tu përkrahur. Pengesa
e deputetëve (deputeteve) korit diplomatik, ambasadorëve të SHBA-ve, Suedisë e
të tjera ka irituar shumicën e qytetarëve të Kosovës. Gjithashtu përpjekja me
dhunë për ta penguar kryeparlamentarin Krasniqi që të votohet për ratifikimin e
marveshtjes në mes të dy shteteve: Kosoves dhe Serbisë nuk është për tu
përkrahur. Kryeparlamentari Jakup Krasniqi megjithse kundërshtoi dhe u përplasë
për ta mbrojtur mikrrofonin me të cilin paralajmëroi venjen në votim
marrveshjen, u tërhoq dhe me vend kërkoi pauzë prej 10 minutave, pastjaj me
ndërhyrjen e sigurimit u tërhoqën pjesëtarër e “Vetvendosjës” në krye më Albin
Kurtin. Ratifikimi i marrëveshjes u votua dhe u miratua me shumicën e
deputetëve. Kerkesat dhe mospajtimet e
Albin Kurtit me bashkëmendimtarët e tij nuk duhet të hudhen si të pavend,
por veprimet e tyre në këtë protest nuk
e kanë ndihmuar dhe as nuk e kanë lavdëruar patriotizmin e tij ,prandaj në vend
që të përkrahet “Vetvendosja (Albin Kurti)
në të ardhshmen nga votuesit, mendoj se do të kenë më pak përkrahës,
sepse vrazhdësin dhe ashpërsinë me këtë rast nuk e përkrahin shumica e
qytetarëve (votuesëve).
Bashkësia
Ndërkombëtare (BE-ja) ka pasur (ka) fjalën kryesore
Kjo
marrëveshje që u ratifikuar në parlamentin e Kosovës përfshin plus të tjera nga
Pakoja e Ahtisarit duke filluar nga ekonomia, policia , gjyqësia, arsimi,
strukturat udhëheqëse në komunat me komunitetin serb e shumë të tjera që në
njëfarë forme janë kerkesa të miratuara nga Serbia për të cilat Hashim Thaçi
dhe ekipi i tij dialogues është dashur të mos pajtohet në disa prej tyre, por
kjo përkundër dëshirës se delegacionit të Kosovës, BE-ja pastaj edhe SHBA-ja
kanë qenë të mendimit kësisoi, prandaj nuk ka pasur mundësi që të kundërshtohet
ndaj disa pikave mjaft të pafavorshme për shtetin e Kosovës, sepse bashkësia
ndërkombëtare në krye më Amerikën na kanë ndihmuar dhe falë përkrahjes dhe
ndihmës së tyre kemi fituar lirinë dhe pavarësin e vendit.Ne pa përkrahjen e
Bashkësisë Ndërkombëtare , respektivisht SHBA-ve nuk kemi forcë të mjaftueshëm
për të zgjidhur këto problem, prandaj nuk kishte për të qenë e mençur të
kundërshtohen propozimet e Bashkësisë ndërkombetare dhe SHBA-ve… Mendoj se në
njëfarë mënyrë Sebia sikur është dhe do të jetë e pranishme me disa iniciativa
vendimarse për komunitetin serb edhe në
të ardhshmen. Mirëpo në këtë marrëveshje ndërshtetrore është më rëndësi të
theksohet tërsia teritoriale e vendit
(Kosovës) dhe pacenushmëria e saj për të cilën Bashkësia Ndërkombëtare ka qenë
këmbëngulëse se nuk ka ndarje, nuk ka autonomi nuk ka ndrrim (shkëmbim) të territoreve për të cilat
Serbia në vazhdimësi është përpjekur për realizimin e këtyre kërkesave
destruktive dhe nacionaliste.Megjithatë serbët e veriut ( por edhe qendrat
tjera komunale me shumicë të komunitetit serb kanë disa privilegje të cilat nuk
I kanë komunitetet të tjera , prandaj në njëfarë mënyre bashkësitë komunale serbe të ashtuqujtura asocione vetëm sa nuk e kanë emrin autonomi.
Nëse flasim për amnestin që përcaktohet në marveshje për të cilën është bërë
mjaft fjalë ka mjaft paqartësi dhearsyshmëri për të kundërshtuar,sepse nuk
duhet dhe nuk ka logjikë të shëndoshë të amnestohen kriminelët, respektivisht
ata që kanë vrarë kanë djegur dhe kane
sjellë dhunë dhe shumë të këqija qytetarëve të Kosovës. Prandaj mendoj se ende
ka kohë për të sqaruar këto, anise zv.kryministri Hajredin Kuqi u mundua të
sqarojë , por qytetarët janë të brengosur nese ndodhë kjo…