Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Dibran Demaku: Elegji pas zgjedhjeve

| E premte, 28.06.2013, 07:50 PM |


Dibran Demaku

 

ELEGJI PAS ZGJEDHJEVE

 

Iku Blu-ja

erdhi Roza

do hapen kopshte

për fatosa!

 

Do punohet

si n`kohë të xhaxhit

do të hapet

burgu i Spaqit!

 

Kujt meraku

mos t`i ngeli

do të hapet

dhe Burreli!

 

Burgjet tona

do jenë me fat

do kenë brenda

veç demokrat!

 

Demokratët

e Saliut

ku do gjejnë

vrimën e miut!

 

Vetë doktori

e nisi i pari

i ndrittë shpirti

siç ndrinë fanari!

 

Kur e hoqi

Imunitetin

dogji e poqi

s`mendoi për veten!

 

Tash do niset

nga e para

bëhu gati Sali

se të erdhi radha!

 

Të provosh

pak Burrelin

në këto vite

që të ngelën!

 

Amanet

e kanë nga xhaxhi

pa një kurban

mos të mbetet Spaqi!...