| E enjte, 27.06.2013, 08:46 PM |
Koha kur
të gjithë Analistë-Opinionistët
- gabuan rëndë
Nga Pirro Prifti
Në
emisionet e stërzgjatura të Neës 24
-`Emisioni 360?`, në debatet snobiste të
zvargura të Klan-it tek Blendi Fevziu,
ne emisionet top-topsi turvy (rrokopjekthi) të Top channel, si dhe në stacionet
e tjera televizive, u pa qartë se parashikimet partiake të këtyre analistëve të
thekur, ashtu dhe sondazhet nga firma të mirëpaguara nga
partitë e mëdha, gabuan katërcipërisht në vlerësimin e votës së popullit.
Vota e
sovranit nuk u përkthye dot as nga politika, as nga profesionaistët e medias së
shkruar, dhe nga disa `analistë` të
shkundur .
Përse nuk
u përkthye dhe përse nuk u kuptua që vota do të shkonte masivisht majtas në të
12 qarqet e Shqipërisë, por u mendua ashtu si dhe e pamë disa ditë përpara
zgjedhjeve, me rezultate të ngushta
e me komente nga më të cudtëshmet?
Shkaqet
mesa duket ishin shumë të qarta nga populli sepse si Sovran na e dha përgjigjen
fare qartë, por politika dhe media e shkruar nuk arriti ti lexojë sepse:
-sepse
media, sondazhuesit, dhe politikanët e përhershëm që dalin në TV-ra,
kishin interesa të caktuara ndaj një
Partie të madhe të paracaktuar, ose ndaj kundërshtares së saj, dhe helbete
duhej folur sipas bonuseve të dhëna, klientelizmi të pështirë, dhe jo sipas logjikës
profesionale:
-sepse të
ashtuquajturat `boom-e` ekonomike
shqiptare përfshi dhe vëndin e dytë pas Gjermanisë për nga rritja ekonomike,
- sepse
largimi i LSI dy muaj para zgjedhjeve ishte një goditje vdekje-prurëse për
Maxhorancën qeverisëse të këtij moment, largim i cili u kamuflua me marrjen e 3
individëve të së majtës për të plotësuar numrat parlamentarë 70+!. Kjo marrje e
3 deputetëve socialistë, la pasoja të rënda dhe të pariparueshme për
maxhorancën qeverisëse sepse në rradhë të parë ishte një plotësim krejtësisht
artificial dhe duke shfrytëzuar
boshllëkun ligjor për rrjedhjen e deputetëve sa majtas djathtas pa asnjë lloj
brerjeje ndërgjegjeje dhe në kundërshtim me votën përkatëse elektorale; sepse, në
rradhë të dytë krijimi i maxhorance artificiale vetëm me numra por pa asnjë
bazamant ligjor dhe programatik, shkaktoi që qeverisja të mos riparonte dot
shkatërrimet dhe difektet e rënda që la partia e vogel e majtë në ikje e sipër, shkatërrime-4 vjecare
të cilat do të duan kohë të riparohen edhe neser, pasi qeverisja që duhet të vije në fuqi – do të përballet keqazi me
këtë dukuri negative me të cilën u
përball PD, për arsëye të dëmtimit të
rëndë të administratës nga partitë e vogla (futja e militantëve në vënd të
profesionistëve si korrupsioni dramatic që pasoi këto vite),
-mos
zbatimi i përhershëm i ligjeve të
shkruara dhe të kodit të punës, shkelja e kontratave të punës, vendosja e
militantëve në vënd të konkurimit të ndershëm dhe të përzgjedhjes së
profesionistëve, vendosja e drejtuesve të cilët silleshin si pronarë
skllevërish me punonjësit e institucioneve publike dhe shtetërore, duke dëmtuar
rëndë mbarëvajtjen në punë nëpërmjet shkeljeve të hapura të ligjit,
-Vrasja e
4 kalimtarëve të 21 janarit të cilët dolën në demonstratën e organizuar kundër
Ilir Metës, dhe përgjegjësia kolektive e qeverisë së Maxhorancës për këto
ngjarje, si dhe akumulimi i problemeve të kaluara për Gërdecin , ngjarje të
cilat ndonse ndodhën në qeverisjen e PD, një dozë të fortë fajësie patën
partite e vogla në aleancë më PD përkatësisht PR-për Gerdecin dhe LSI për 21
janarin, duke na qartësuar mëse njëherë
se sa e rrezikshme është vendosja në poste drejtuese e individëve nga partitë e
vogla të cilat nuk kanë as burimet njerëzore të mjaftueshme por as kapacietet manaxhuese
dhe programe reale qeverisjeje,
-Des-informimi
i vazhdueshëm i publikut në raport me borxhin public dhe atë të buxhetor,
marrja e huave nga organizata jashtë shtetit me përqingje të lartë, për të
përfunduar punët publike të bëra me nxitim, budallallëqet të tipit `Shqipëria 1
Euro`, të cilat dëmtuan rëndë shitblerjen
e tokave dhe ndërtimeve, Borxhi i madh prej gati 500 milione Euro ndaj
Biznesit shqiptar, borxh i cili ka asfiksuar ekonominë dhe financat shqiptare
që prej 5-6 vitesh (sepse një pjesë e borxhit vjen që nga 4 vjecari i parë
qeverisës),
-
Arroganca dhe Krenaria idiote e Maxhorancës ndaj realizimive brënda dhe jashtë
vëndit, si dhe injorimi shumë vjecar i opozitës në kërkesat dhe idetë e saj për
të përmirësuar gjëndjen.
-Mungesa
e punësimit real dhe `punësimi
artificial` i njerëzve , e cila po shkakton humbje të mëdha të parave në
buxhet. `Punësimi Artificial` në fakt
është një term i ri për të spjeguar futjen në punë të njerzve jo profesioniste
e militant, duke fryrë artificialisht organikat e institucioneve shtetërore dhe
publike, u bë moto e partive të vogla qeverisëse por dhe e PD duke rënduar
gjëndjen nëpër institucione,
- Së
fundmi, Konfliktet serioze të dy Partive të mëdha të gjeneruara nga të dy Liderët të shoqëruara
me sharje dhe ofeza, ku sharjet më të këqija si në sasi ashtu dhe në cilësi e
me pasoja për popullin, ishin ato të prodhuara nga Maxhoranca e Zhozit dhe e Berishës; sidoqoftë gjenerimi i
konflikteve të tipit të luftës së klasave mërziti popullin, median ( e cila ka
një faj të madh në shtimin dhe acarimin e konfliktit), dhe të dy elektoratet, deri në ekstrem.
Fitorja
madhështore e të majtës në përgjithësi nuk zbeh problematikën e rëndë
ekonomiko-financiare të cilën do të përballojë qeverisja e re e cila ndodhet
përballë një sfide që nuk dihet se si do ta rregullojë me gjithë Programin
ekselent që ka përgatitur.
Sidoqoftë
prania e Partive të vogla të cilat kanë hyrë vetëm për të shqyer ndonjë kockë
dhe të përlarë ndonjë tender-, do ta vendosë këtë qeverisje në mëdyshjen e
madhe: të vazhdojë zbatimin e programit me ndihmën e BE, SHBA, FMN, BB, për të
përshpejtuar gjithashtu dhe integrimin në BE, apo të vazhdojë të ndajë pazaret me LSI e cila e ka provuar vehten e
saj si një shaktërruese e administratës dhe keqmanaxhuese me nam- nëpërmjet
njerëzve jo-kompetentë që ajo vendosi gjatë qeverisjes me PD (a thua t`i ketë
vendosur me kast…?!!).
Të gjitha
këto probleme, Media televizive dhe e shkruar e sigurisht e blerë dhe aspak e
pavaruar, i denigroi dhe nxorri rezultate komplet të gabuara përsa e i përket
zgjedhjeve, dhe aq më pak dorëheqjen spektakolare të Berishës.
Në të ardhmen shumë të afërt, del e nevojshme që këta analistë të tipit Fevziu, Hoxha, Zheji, etj, lakmitarë favoresh, dhe klientelistë të përsosur, dhe servilë të pushteteve (e dhanë shënjën që do t`u lëpihen fituesve), të mos besohen më, dhe më mirë këto televizione të njohura shqiptare të marrin analistë dhe opinionistë të tjerë seriozë se të lënë këta të moshuar thashethemexhinj, në ekranet serioze shqiptare.