| E enjte, 27.06.2013, 09:04 PM |
DRITA
LUSHI
Ka disa
periudha në jetën e një vendi, në të cilat poetët e krijuesit duhet të jenë
ringjallësit shpirtërorë dhe shpresa e humbur,qoftë dhe me poezinë apo
krijimtarinë artistike,e sidomos në trajtimin e temave te gëzuara, e optimiste.
Ne
kohërat që jetojmë, njerëzit e gjejnë fare lirë dhimbjen, stresin dhe trishtimin.Përse
duhet, që edhe poetet me vargjet e tyre t’ia shtojmë këto gjendje njeriut?
Ti
këndosh së bukurës, dhe asaj më të bukurës së të bukurave Dashurisë, duhet ta
ndiesh së pari vetë në çdo ind. Vetëm kështu, nëse vë ndjenjën në vargje, do
bësh të zgjohen ëndërrimet e njeriut për jetën dhe te ardhmen.
Vetëm
kështu Zemrat do çelen si dritë e perëndimi do jetë larg!
@ Drita
Lushi 2013
DASHURISË…
-Cikël
poetik-
FLIRT
Flirtoj
me ditën;
e në një
gotë bliri,
rrëkëllej orët e saj;
me
diellin luaj kaherë,
luaj,
qysh në të parin maj;
Flirtoj
me naten;
Fshehtas
takoj
yje,
kometa,
planetë
e me flokt’ e artë ,
qiellit i
freskoj, prehërin e nxehtë;
Edhe pse
hëna tretet si drapër nga xhelozia,
une vazhdoj
e vazhdoj me flirtet e mia;
Flirtoj
me stinën,
me Majin,
me
zogjtë,
flirtoj dhe me
erën, nëpër kaltërsira.
Me Ty
flirtoj ,
notoj
syrit tënd,
ti
dallgë- une në ty lodroj
Flirtoj me fjalën,
me buzën tënde, e më tutje,
Por…
Ah!
Kaq e
pat ky flirt
Më
mbet’ aty një puthje
Maj 2013
PAC ÇDO
IKJEJE
Si kam
dashur asnjëherë ikjet e tua,
larg
teje, nje bosh e gjitha jam ndier,
me sytë
nga rruga, kam pritur tëndin kthim,
si një
drenushë e shqetësur deri n’agim.
Pas çdo
ikjeje, më shumë të kam ndjerë ,
më shumë
të kam dashur pa ndalur çdo ditë.
Çdo ikje,
më shumë drejt teje më ka sjellë pa
fjalë,
pas çdo
ikjeje, ke ardhur drejt meje me më shumë mall.
Tetor
2012
PUTHJE
Sonte mos
më fol fjalë dashurie.
As puhizë
përshpërimash rrëzë veshit mos më thuaj.
Sonte
shuaji të gjitha dritat, por jo ato të zemrës tënde.
Të
llamburisë mbi ne dashuria - kështu më duaj.
S’dua të
më mbash duart e mia në të tuat,
e
përqafimet e gjata, sonte hidhi tutje,
sonte e
dua natën time me puthje,
si burim
dashurie të rrjedhin, të qeta e pa ngutje.
E në më
zëntë gjumi nga dashuria,
me
burimin e puthjeve freskom’ përsëri,
mos u
lodh, mëngjesi vjen shpejt,
i dua
pafundësisht – zjarr dhe ëmbëlsi.
Shtator
2012
TANGO MAGJIE
Si në një
tango të magjishme,
hapat e
mij fluturojnë drejt teje,
ashtu si
buzët drejt njëra- tjetrës shkojnë,
për një
puthje të ethëshme;
Të tuat -
hapa burri -,
vijnë
drejt meje të rëndë -më drithërojnë -,
sikur
thellë ngulin rrënjë
e jetë
kërkojnë
E unë,
jetë të dhuroj.
Brenda
saj, dashurinë time të ngrohtë, të bardhë;
Muzika hesht
para nesh, hesht edhe ajo!
Sepse,
tingujt jemi ne!
Une edhe
Ti
në një
hymn të vetëm - me dashuri!
Tetor
2012
VJESHTË
Me the,
mos të të
harroja,
që bashkë
me vjeshtën,
të t’
prisja dhe ty.
Me the,
që si
frutat piqen nga dielli,
dhe
ndjenjat piqen
duke u
parë ndër sy.
Me the
që mos
t’rrëmbehësha
nga
vërshimi pranveror,
por në
paqë të prisja
të kuqtë
vjeshtor.
Me the...
Vjeshta
po hyn
në
vijëartën e saj.
Të pres,
mos u vono!
Tani nuk
është më Maj...
shtator
2012
PARANDJENJË
E ndjej
kthimin tënd,ndonse
ndonse
akoma s’të kam parë,
as prekur
akoma s’të kam.
Por unë e
di që udhës së ylbertë ti je,
në shtatë
korsitë ylberore
ku hapat
e tu puthin ngjyrat.
Edhe në
më thënsh se gabohem,
unë veç
do të qesh,
sepse e
ndjej me shqisen time të tetë,
që
natyra, veç dashurisë ia ka dhënë,
që Ti,
je udhës
së ylbertë
duke
rendur drejt meje.
E kur të
shfaqesh
para meje
qetësisht ,
veç
hesht!
Fjalët në memecëri degdisi
dhe buzët
le të puthen pa zhurmë,
si gurrë
të gurgullojë
malli i
largësisë
e
shpirtrat të njomen me dashuri.
Ti po
kthehesh.
E unë,
e ndjej
kthimin tënd
edhe pa
të prekur,
ende pa
të parë.
Sepse ti,
asnjë
ditë s’ke munguar brenda meje!
Asnjë...
p.s. Këto
poezi botohen për herë të parë, dhe do
jenë pjesë e vëllimit të ardhshëm
poetik, që po formëzohet e do Lindë në vjeshtë.
@Drita
Lushi
Qershor 2013 Shqipëri