| E marte, 25.06.2013, 07:30 PM |
EULEXI,
Gjermania dhe vendosja e rendit në Kosovë
Nga Gani Qarri
Shumica e
banorëve të vendit,me gjithë heshtjen e pakuptueshme e cila vazhdon,deklarohen
se janë për vendosjen e rendit dhe drejtësisë,si dhe për sjelljen para
përgjegjësisë të të gjithë atyre që kanë bërë krime,apo çfarëdo të dyshuari
tjetër i cili mund të ketë vepruar kundër ligjit,në dëm të popullit dhe shtetit
të tyre.
Madje,shqiptarët
e varfër nëse i referohen vetëm Raportit të “Freedom House”, dhe Departamentit Amerikan të Shtetit, ata
vërtetë kanë arsye të forta për tu brengosur dhe ndjerë tejet të shqetësuar,
sidomos për shkakun serioz,që në këtë raport përmend përfshirjen në krime të zyrtarëve dhe qeveritarëve të vendit, veçantë
në trafikimin e qenieve njerëzore.
Ndaj,nëse
vërtetë EULEX-i, është i ftuar nga qeveria e Kosovës, për çuarjen e drejtësisë
në vend,atëherë është e natyrshme të kërkohet me këmbëngulje nga ky mision që
ta kryej si duhet detyrën e tij dhe ti vejë para përgjegjësisë të gjithë të
dyshuarit për çfarëdo lloj keq-bërje, anë e mbanë vendit, që nga ato të luftës
-nëse ka të tilla në mesin e shqiptarëve, deri te çrrënjosja e krimit të
organizuar,korrupsionit,e nepotizmit apo çfarëdolloj krimesh qofshin ato.
Duke u
nisur nga këto sa u thanë, çudit fakti sesi disa njerëz marrin guximin jo vetëm
të kundërshtojnë përpjekjet e misionit të BE-së, për vendosjen e rendit dhe
ligjit edhe në këtë pjesë të Evropës.
Madje
ata, kritikojnë e ngrihen hapur si kundër
EULEX-it, ashtu edhe kundër Gjermanisë dhe diplomatit të saj Bernd
Bochard, i cili për momentin udhëheq këtë misionin të sigurisë në Kosovë,edhe
pse si për ndihma e investimeve ashtu edhe për mbështetjen politike ndaj
Kosovën,pas Amerikës, vendin e parë në kontinentin e vjetër e mbanë Gjermania e
cila padyshim ofron më së shumti nga i gjithë Unioni Evropian, për vendin tonë.
Përveç
tjerash, edhe ushtarët gjerman janë të përqendruar në pikat më nevralgjike të
vendit,dhe tregohen më të vendosurit për sigurimin e rrugëve dhe lëvizjes së
lirë në veri ,duke kontribuar kështu drejtpërsëdrejti në ruajtjen e
sovranitetit në atë pjesë të Kosovës, pa harruar trysnin shtetërore të
Gjermanisë mbi Serbinë, që ajo detyrimisht, të bëj implementimin e marrëveshjes
së arritur me vendin tonë.
Të gjithë
e dinë se as EULEXI,nuk erdhi vetë këtu, ai u ftua nga qeveria jonë për ta
ndihmuar atë në vendosjen e ligjit dhe shtet-ndërtimit,ringjalljen e gjyqësorit
- nga vdekja klinike, që për kohë të gjatë pothuajse fare nuk funksionon dhe
instalimin e së drejtës e cila në Kosovë,gati se nuk ekziston.
Sepse,që
shumë kohë,siç është e ditur tanimë për të gjithë, në këtë pjesë të Evropës ku
bën pjesë edhe Kosova,tash e 14 vite,asnjëri nga këto komponentë jetike, nuk
lejohet të arrihet nga pengesat që nxjerr, kuazi - "drejtësia" e
korruptuar vendore.
Megjithatë,disa
nga shqiptarët shajnë e ofendojnë,jo vetëm udhëheqësin momental të këtij
misioni,diplomatin gjerman- Bernd Borchard, por nuk kursejnë as atdheun e tij
Gjermaninë, të cilët si "mbiekspert" që mbahen,nuk hezitojnë t`ua
kujtojnë atyre Nyrnbergun dhe procesin e drejtësisë të mbajtur para afro 70
vitesh atje.
Gjermanët
edhe Nyrnbergun ditën ta kalonin burrërisht dhe përjetonin në mënyrën më
njerëzore,duke e trajtuar si diçka të hidhur por të pakthyeshme dhe që i takon
vetëm të kaluarës.
Ndaj,pak
kush,mund ta sqaroj,këtë far lloj "krahasimi" cinik,pasi që shumica
dërmuese e popullit gjerman me gjithë dhembjet,pranoi zbatimin e drejtësisë në
vendin e tyre,njohu forcat Amerikane si çlirimtare nga nazizmi,si dhe u pajtua
me stacionimin e forcave aleate të Amerikës në Gjermani,pra ushtarët Anglez dhe
Francezë,të cilët ishin rivalët më të mëdhenj të të gjitha kohërave për
gjermanët,me të cilët u përballën gjatë dhe përgjakën deri në fund të luftës së
dytë botërore.
Pra,unë
nuk shoh kurrfarë pikëtakimi në mes gjykimit të Nyrnbergut dhe veprimeve të
tanishme të EULEX-it, edhe nëse ky mision përpiqet të vendos rendin e munguar
dhe forcoj ligjin sipërfaqësor të pakët dhe jofunksional në vend,si dhe bëjë
sjelljen e ndonjë të dyshuari para drejtësisë në Kosovë, gjë që e ka për detyrë
si obligim i marrë përsipër,me bekimin shtetëror të Kosovës?!
Ndaj,athua
nuk janë të vetëdijshëm "publicistët" e tillë, të cilët nuk hezitojnë
të shkruajnë edhe pa argumente kundër Gjermanisë,apo nuk duan ta shohin
realitetin dhe pranojnë faktin e pamohueshëm se që nga paslufta,ata që përgjaken
për Kosovën,nuk janë më shqiptarët, por pjesëtarët e KFOR-it, ndërkombëtar në
ballë të të cilëve qëndrojnë ushtarët e Gjermanisë.
Për
Kosovën,jo vetëm ushtarët dhe shteti gjerman,por pati edhe individ të këtij
nacionaliteti të madh,si Roland Bartezko i cili në moshën 30-31vjeqare,
sakrifikoi rininë dhe lirinë e tij ,duke u dënuar me 23 vite burg për hedhjen
në erë më 18 Prill të vitit 2001, të ish zyrave të MUP-it,serb në Prishtinë.
Për ata
që me kalimin e viteve mund të kenë harruar, menjëherë pas luftës, strukturat e
larta shtetërore të policisë së fshehtë të Serbisë, u kthyen pa asnjë pengesë,
si "në shtëpi të babës së tyre" dhe patën zënë vend në mes të kryeqytetit të vendit
tonë,ku vepronin të lirë e të pa trazuar nga shqiptarët-duke lëshuar dokumente
ilegale serbe dhe sfiduar hapur shtetin e Kosovës,mu në mes të Prishtinës.
Por, falë
një trimi gjerman, kjo do të zgjaste vetëm deri më 18 Prill të vitit 2001,kur
nga parashutisti i atëhershëm,31 vjeçar Roland Bartezko, do të vritej hiq më
pak se vet Koloneli Aleksandër Petroviq ,njeriu më i fuqishëm në shërbimin
sekret serb dhe udhëheqësi kryesor i byrosë serbe në Prishtinë, për lëshimin e
pasaportave të Serbisë, banorëve shqiptar në Kosovë.
Madje,është
e ditur për të gjithë se edhe ushtarët gjerman jo vetëm vitin e kaluar u
përgjakën disa herë nga barrikadistët dhe ekstremistët serb në pjesën veriore
të vendit tonë, të cilët edhe tani,sot e përditë përballen me këto struktura
funksionale dhe të organizuara serbe,në përpjekje për mbajtjen e rendit dhe qetësisë,
për aq sa është e mundur në atë pjesë, ku këmba shqiptare, ende nuk guxon të
shkel e lirë.
Kurse
shembulli më i freskët është marrëveshja me Serbinë e cila implementon pjesë që
ajo dëshiron dhe vetëm aq sa asaj i nevojitet për afrim me Bashkimin Evropian.
Ndaj,edhe
kur para lojërave të saj të pandershme,të gjitha shtetet tjera të BE,
heshtin,bile derisa edhe vet kryeministri aktual i Kosovës në vend se të
konsultohet me kabinetin e tij,ai vendos me Daqiqin që në Bruksel, se kur duhet
të mbahen zgjedhjet e radhës në vendin tonë të lirë, "sovran", e të
"pavarur" vetëm Gjermania nga
i gjithë Unioni Evropian,është ajo e cila hapur i vë kushte qeverisë së Serbisë
për lehtësimin e procesit të shtet-shtrirjes së Kosovës, ne gjithë territorin e
saj.
Ajo e vetmja,
kërkon publikisht nga Serbia, shuarjen e strukturave paralelo-pushtuese në Veriun e vendit dhe normalizimin e
marrëdhënieve me Kosovën,duke pamundësuar edhe marrjen e datës së
fillim-bisedimeve për anëtarësimin e Serbisë në BE, pa implementimin në praktikë
të marrëveshjes së arritur me 19 Prill, në mes të Thaçit dhe Daçiqit në
Bruksel.
Duke u
nisur vetëm nga faktet e lartë-cekura,secili që mendon sado pak,bindet
menjëherë se sjelljet dhe vjelljet e pakontrolluara të disa shqiptarëve, sa
janë të padrejta-po aq, janë edhe të pamoralshme,ndaj një vendi mik-siç është
Gjermania.
Ajo, falë
mundësive të mëdha politike dhe ndikimit të gjithanshëm ekonomiko-financiar që
ka në BE ,praktikisht bënë shumë më shumë, se shumica e shteteve tjera të këtij
unioni,e padyshim-edhe shumë më tepër se vet Kosova dhe dy shtetet shqiptare
bashkë, për implementimin e marrëveshjes,në rast nevoje-edhe me vënie kushtesh
e detyrim,si asnjë vend tjetër në rajon,sa herë që kjo mbetet si e vetmja gjuhë
të cilën e kupton Serbia.
Ndaj në
një vend dhe shtet funksional, ku sundon rendi dhe ligji, nuk do të mund të
paramendoheshin veprime të tilla të ulëta, që edhe miqve më besnik, tu
rezervohen trajtime këso-fare, me fushata fyese e denigruese ndaj tyre, duke i
quajtur edhe antishqiptar shkelës të vlerave dhe të motivuar politikisht, pa
pasur arsyetime bindëse.
Tendencat
si këto, rrezikojnë bllokimin e plotë të sistemit të drejtësisë edhe ashtu të
degraduar totalisht në Kosovë, si dhe mos-zbardhjen për shumë kohë të vrasjeve
të pa zbuluara, korrupsionit dhe padrejtësive tjera të shumta të cilat
vazhdojnë ti rëndojnë gjithnjë e më tepër, fatkeqësitë e njerëzve edhe sot në
Kosovë.
Veprimet
e EULEX-it,duhet të shihen si ndihmë ndaj shtetit dhe atyre që ende vuajnë për
më të dashurit e tyre të vrarë e të pagjetur deri në këto kohë, pasi që sistemi
mafioz i gjyqësisë së korruptuar të Kosovës,për 14 vitet e pasluftës nuk qe
asnjëherë ne gjendje të zbardhë çfarëdo rasti, qoftë edhe një të vetëm- me
rëndësi,i cili do të na bënte krenar dhe meritonte të përmendej.
Nga
zhvillimet e deritanishme është e njohur për secilin se jo vetëm drejtësia e
cila në kuptimin e plotë të fjalës,përveç shkrimit të saj në letër si teori,
praktikisht në Kosovë ajo nuk ekziston
fare, kështu që shqiptarët nuk duhet të harrojnë se pa ndihmën e Amerikës dhe
të BE-së, ata nuk mund të ecin si popull dhe as mbijetojnë si shtet, ndaj nëse
ne nuk jemi në gjendje që ti zgjidhim vet problemet tona të grumbulluara në
shtëpinë ku jetojmë,ky është faji i ynë e jo i EULEXI-it, dhe as i shtetit
gjerman.
BE dhe
Gjermania,nuk mund të fajësohen, vetëm pse sistemet e tyre juridike,nuk
parashikojnë shpërblime për korrupsion dhe dekorata e mirënjohje për keqpërdoruesit e mundshëm të ligjit dhe të jetës së njerëzve, siç mund të praktikohet në
ndonjë rast në Kosovë,por veprojnë konform ligjit dhe kërkojnë sjelljen e cilit
do të pandehuri të mundshëm për çfarëdo dyshimi qoftë, para drejtësisë për tu
vërtetuar fajësia apo edhe pafajësia e tyre e mundshme.
Madje
njeriu çuditet me të madhe sa herë dëgjon pyetjet e njerëzve si kjo; pse
EULEX-i, nuk arreston edhe kriminelët në Serbi.
Pyetja
është e arsyeshme dhe plotësisht me vend,por në adresë të gabuar, megjithëse
është e kuptueshme që fajtorët duhet arrestuar kudo qofshin ata, por një gjë
shqiptarët duhet ta kenë parasysh edhe në raste të tilla, sepse Kosova
fatmirësisht-njëherë e përgjithmonë është divorcuar nga martesa e dhunshme me
Serbinë,ndaj ne jemi shtet më vete i lirë dhe i pavarur,kurse misioni i
BE-së,është i ftuar nga qeveria e vendit, për veprim me mandat të kufizuar
kohor e hapësinor,dhe vetëm brenda territorit të Kosovës,duke mos guxuar nga
rezoluta e famshme e OKB-së, ti prekë as serbët nën juridiksionin e Serbisë në
veriun e Kosovës.
Kështu që
edhe po të donte Shefi i EULEXI-it,gjë për të cilën unë personalisht jam i
bindur se Bernd Borchard e dëshiron,por misioni të cilin ai udhëheq,nuk ka
mandat ligjor,as fuqi juridike, të kaloi dhe bëj arrestime në territorin e
Serbisë, e as në veriun e Kosovës,të administruar ende nga serbët, ani pse atje
dihet se ka shumë kriminel dhe keqbërës të panumërt,sidomos ndaj shqiptarëve,
përgjatë gjithë kohës së pushtimit si dhe gjatë zhvillimit të luftës në Kosovë.
Pra,është
koha e fundit që edhe shqiptarët të mësohen dhe kuptojnë se të gjithë pa dallim
janë të barabartë para ligjit,ndaj më në fund duhet të bëhet e pranueshme edhe
për ata, se cilido që mund ta ketë thyer ligjin,është e natyrshme të bart
përgjegjësi penale dhe të jap llogari para drejtësisë, për çfarëdo vepre
antiligjore.
Për fat
të mirë,ne si shtet i ri, në këtë drejtim kemi edhe ndihmën e Amerikës,
Gjermanisë, misionit të BE-së etj, të cilët jo vetëm se kontribuojnë për
vendosjen e rendit dhe ligjit në vend,por ata na mbështesin dhe përkrahin edhe
në rrugën e shtet-ndërtimit tonë,pranimin e Kosovës në të gjitha institucionet
me rëndësi ndërkombëtare si dhe njohjen e saj kudo në botë.
Madje
shtetet tona mike,tregojnë shumë durim me ne, edhe duke na shpjeguar me
dashamirësi se në Kosovë, nuk gjykohen njerëz vetëm për krime ndaj serbëve por edhe
ndaj shqiptarëve,siç gjykohen për korrupsion e keqpërdorime tjera që bien ndesh
me ligjin, në vendin tonë.
Gjermania
jo vetëm se është mbështetësja jonë e drejtpërdrejtë më e madhja dhe më
seriozja në të gjitha fushat dhe pikëpamjet,e dëshmuar për miqësi të sinqertë
dhe përkrahëse kryesore për të gjitha proceset që zhvillohen në vendin tonë,
por ajo është edhe shembulli më i mirë
për ligj dhe drejtësi në rajon,nga e cila neve na duhet ende ndihmë e
gjithanshme dhe kemi nevojë të mësojmë shumë.
Ndaj edhe veprimet e EULEX-it,i cili është ftuar nga qeveria si mision,nëse janë në interes të vendit, forcimit të ligjit,vendosjes së drejtësisë dhe në të mirën e popullit tonë,megjithëse aty këtu ato kundërshtohen me forcë, për qëllime ende të pa- shpjeguara tërësisht, atyre duhet t`u bashkohen edhe organet vendore,në mënyrë që më në fund të mësohen shqiptarët kudo se Kosova nuk është pronë e individëve por shtet i banorëve të saj, ku përfundimisht duhet të vendoset ligj i njëjtë për secilin dhe sundojë drejtësi e barabartë për të gjithë.