| E marte, 25.06.2013, 07:58 PM |
NUK ËSHTË
FITORE DEMOKRATIKE ME PËRGJAKJE E
SKENA TRAGJIKE
Nga Dedë Preqi
Sa e patëm vështirë të arrijmë deri te fitorja e demokracisë dhe nuk ka gjë më çnjerëzore se këtë fitore ta çveshim dhe ta degradojmë në vend të ndryshimeve pozitive për vendin dhe kombin. Ishin të mirëpritura për Shqipërinë këto zgjedhje, dhe populli me votën e vet mendoj për ndryshime të reja ndoshta më të mira, mirëpo ndodhi ajo që nuk e dëshiruam në këtë mënyrë, që zgjedhjet të fillojnë në mënyrë tragjike, dhe në këtë mënyrë përveq qytetarëve, po vriten zgjedhjet e lira dhe tërë demokracia shqiptare.
Kjo nuk
është fitore demokratike, apo ti quajmë zgjedhje të ndershme, që fillojnë në
këtë mënyrë, duke spërkatur me gjak sheshet e demokracisë, dhe sot nuk kemi
dikend përballë që duhet frikësuar, apo lypset që me gjak të korrim fitore,
sepse ky vend është gadi i tëri me popullsi shqiptare, dhe njëherë e fituam
demokracinë dhe lirinë, si gjithë popujt tjerë të botës së lirë, por na mungon
diçka, që është shumë e rëndësishme, pa të cilën nuk mundet as liria e as
demokracia jonë të mbijetojë!...
Filozofija
politike e demokracisë shqiptare në Shqipëri, filloj më herët se në Kosovë,
sidomos pas ramjes së kominzmit, me pluralizmin si formë e re demokratike për
të udhëhequr shtetin, mirëpo partitë të cilat dominuan më së gjati, PDSH dhe PSSH, në përbërjen e kualicionëve me
partitë tjera më të vogla, që epilogu i sëcilave parti në pushtet mund të analizohet dhe
vlerësohet më mirë nga populli, të cilit
i mbetën borxh sëcila parti nga premtimët e dhëna boshe.
Kosova
dhe Shqipëria kanë nevojë për një model perëndimor, për një model ekonomik dhe
politik, për zhdukjen e monopolëve dhe zgjerimin e tregjëve të lira, për
mirëqenjen dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve, por dhe për diçka që është
shumë e rëndësishme, që të dyja këto vende kanë nevojë të përfitojnë përvojën e
kulturave perëndimore dhe përvojën e demokracisë së mirëfilltë qytetare, që
zgjedhjet të bëhën të lira dhe në frymën demokratike, të konsiderohen jo të dhunshme e armiqësore, por si zgjedhje
të ndershme e njerëzore.
Nuk është
meritë e Sali Berishës dhe as e Edi Ramës, nëse zgjedhjet nuk i fiton populli
dhe të tregohet fitore kombëtare në rend të parë, dhe në rend të dytë të
dëshmohet edhe vetëdija qytetare, duke pasë parasysh nocionin e fjalës
„zgjedhje të lira demokratike“, që nënkupton votën e lirë të qytetarit, dhe
vetëdijën ndaj të drejtave të veta morale e politike, pa ndikimet dhe presionet
e liderëve dhe animëve partiake, duke i llogaritur këto zgjedhje edhe si teste
të demokracisë shqiptare në mënyrën më të mundshme pozitive, si rrezulltat i zhvillimëve dhe kulturës mbarë
kombëtare.
Cila
parti do të fitojë, duhet të llogaritet se këtu fiton populli shqiptarë dhe
Shqipëria demokratike, dhe kjo do të thotë se, nuk duhet të dyshojë BE-ja, për
ti hapur dyert edhe për Shqipërinë, sepse vetë populli shqiptar vetëvetën
e votoj dhe e notoj, dhe vet do ta
vërejë rrolin e saj, si në poezitë dhe opozitë, duhet dhënë
kontributin politik dhe ekonomik, për një Shqipëri evropiane.
Nëse
nuk arrinë fitore e djathta e PDSH, nuk është çudi, sepse edhe
poezita duhet nganjëherë të bëhët opozitë, por jo pasive, dhe fitorja e PSSH,
si parti e majtë duhet ta luaj rrolin e vet pozitiv dhe konstruktiv, që të
shihen rrezulltatët e saj, të cilat duhet ti realizojë në praktikë, në të mirën
e qytetarëve të vet.
Do të ishte
mirë që shqiptarët të mos ndahen në skena politike, djathtas e majtas, si
formë e projekteve që e
dallojnë pjesën e dobishme dhe
atë të padobishme, ndaj vendit dhe kombit, duke e përcaktuar edhe kahen e tyre, sepse është e pa vlerë dhe
e pa nderë që vota e qytetarit të shpërblehët, apo të mbrohet me gjak, sepse shqiptarët
kanë mjaftë përvoja të tilla të hidhura, apo për t’a futur Shqipërinë në
urrejtje ndërvellazërore, të cilave kolona u kanë pri më herët shumë lider të
ndryshëm, duke e shfrytëzuar votën e qytetarëve të pafajshëm dhe duke e
kultivuar këtë gjendje si mjet mbrojtës në pushtetin e tyre.
Në një
vend ku iluzionet ende mund të ruhen për të kaluartën, në një vend ku mungon
demokracia e mirëfilltë qytetare, aty ku vrapohet për të zënë kolltuqët
qeveritare, aty ku është bërë praktikë korrupcioni dhe kriminaliteti i
organizuar, aty ku lëvizjet e qytetarëve janë bërë grupe të porositura dhe të
paguara nga njerëzit e pa ndërgjegjëshëm, aty ku dominon ndjenja e
indiferentizmit të mbrendshëm qytetarë, që ndikon rëndë te rinia, fëmijët dhe
pleqtë, apo shkon në korriz të gjithë
qytetarëve të vendit, të gjitha këto e rrezikojnë shoqërinë demokratike
shqiptare, e cila mund të çaloj dhe lëngojë gjithmonë, dhe e cila mund të
goditët në çdo hap të saj, sa herë që tënton të bëjë hapa drejtë ardhmërisë së
vet.
Pas së gjithash, fati i Shqipërisë nuk duhet të
ishte dhe të vuloset përmes liderit , apo kryeministrit të saj, dhe sot në
Shqipërinë demokratike janë rrugët tjera të mundshme, që e avansojnë dhe
zhvillojnë jetën dhe ekonominë e këtij vendi, dhe të shfrytëzohen resurset
njerëzore në mënyrë të mirëfilltë, sidomos kapacitetët rinore, që nuk janë të
pakta dhe të shfrytëzohen resurset natyrore, të cilat janë të dalluara dhe të
cilësura në rajon.
Shqipëria
dhe shqiptarët për herë të parë në historinë e tyre krijuan përparësi ndaj
fqinjëve të tyre, dhe hynë në gjirin e sigurisë në NATO, ku duhet të jetë edhe
fati i kombit shqiptarë, dhe me hyrjen e
shqiptarëve në BE, sigurohet një hapësirë e pakufishme e lëvizjes së lirë të
popullit shqiptarë, për të zhvilluar më mirë nevojat e veta dhe marrëdhëniet e
lira ndërkombëtare.
Shqipëria
sot radhitët e para në Ballkan, me përqindjen e vrasjeve, rritjen e dhunës, vjedhjeve dhe trafikimin e
drogës, prandaj, qytetarët e Shqipërisë dhe shteti i tyre ka nevojë për
ndryshime të reja dhe Institucione të shëndosha demokratike, ka nevojë për
rimëkëmbje, për siguri, për punësim, dhe për mirëqenje më të mirë, dhe me këto
ndryshime, popullit shqiptarë i hapën
rrugë të reja drejtë ardhmërisë së vet
më të mirë, dhe të mirën e kombit në përgjithësi.