| E hene, 24.06.2013, 07:59 PM |
“GJUHA LETRARE SHQIPE PËR TË GJITHË”
PARAPROVË UDHËZUESE ME INTERES
EDHE PËR NORMËN E SOTME
TË SHQIPES STANDARDE
-Vlerësim kritik me interes permanent-
Nga Dr. Nuhi Veselaj
H y r j e
Pas rënies së monizmit dhe frymimit më të lirë liberalo-pluralist në
shoqërinë shqiptare, pas viteve të ‘90-a, të shekullit që lamë pas, u prek dhe
vazhdon të preket, siç thuhet, jo aq për të mirë gjithherë edhe çështja e normës
së njësuar të shqipes letrare kombëtare, prandaj për zbutjen e zhgënjimit
të ligjshëm lidhur me mosrespektimin e kësaj norme, sipas tij, dhe për të
nxitur sadokudo të nxënët dhe zotërimin sa më të mirë të saj, akademik Idriz
Ajeti, para ca kohe,, publikisht kërkoi ribotimin e veprës “Gjuha letrare
shqipe për të gjithë” (1976) (Shih: edhe te Gjuha shqipe 1-2
A. RRETHANAT SHOQËRORE-POLITIKE
NDËRLIDHUR
ME VEPRËN
1. Libri Gjuha letrare shqipe për të
gjithë (1976) qe shkruar, si me thënë, në frymën e Rezolutës
së Kongresit të Drejtshkrimit (1972) “për të vënë në jetë porositë”
e tij, përkatësisht u shkrua në mbështetje të “Drejtshkrimit të gjuhës
shqipe (1973) dhe pas “Vendimit të Këshillit të Ministrave “Mbi
masat për zbatimin e drejtshkrimit të njësuar të gjuhës shqipe” (mars
1974), prandaj ajo u konsiderua si kryerje e detyrës me një ndërgjegje
të lartë ndaj autoritetit shtetëror-shoqëror a si një akt përmbarues
ligjor të formës së prerë (diçka si dekret pushtetor) që rezultonte nga
veprimtaria rreth përmbushjes së detyrimeve në rrjedhë e sipër ndaj gjuhës
letrare shqipe të njësuar që shtrohej në atë kohë. Kështu u nënkuptua dhe u
tumir, jo vetëm nga autorët e kolegët e tyre, por edhe nga veprimtarë të tjerë,
të cilët jo vetëm ishin të ndërlidhur dhe të organizuar në një farë mënyre
paraprakisht rreth fushatës së parapërgatitjes e formëzimit, por edhe që ishin
të interesuar, vërtet, rreth arritjes së qëllimit madhor të njëzimit të normës
së gjuhës së shkruar shqipe si dhe për zbatimin e respektimin e rregullave të
saj, për të arsyetuar edhe praktikisht e “shkencërisht” pohimin që u përshpall
dhe u pranua solemnisht edhe në atë Kongres se “populli shqiptar ka tashmë
një gjuhë letrare të njësuar”, pra, veç drejtshkrimit, synim i
kahmotshëm, me këtë vepër duhej argumentuar atë njësim edhe me rrafshet e tjera
të gjuhës letrare kombëtare, siç janë sistemi fonetik e gramatikor, struktura
leksikore e fjalëformuese si dhe stilet funksionale, të
cilat, me thënë të drejtën, në mjaft pika, në atë kohë, vetëm
sa ishin kapur mbarë si fille të studimeve thelbësore
serioze nga gjuhësia jonë.
2. Vepra në fjalë mban autorësinë e Komisionit hartues në përbërje të
gjuhëtarëve tanë të njohur të kohës me në krye personalitetin karrierizmatik,
yllin e pashuar të normë së shqipes letrare kombëtare, prof
Androkli Kostallarin, i cili gëzonte emrin e përçuesit të politikës gjuhësore
të kohës, përkatësisht të drejtuesit, organizuesit dhe të kryetarit e
redaktuesit profesional edhe për disa vepra të tjera themelore të rrafsheve
kryesore të kësaj norme, andaj edhe vepra në shqyrtim fillimisht gëzoi tek
adhuruesit edhe prestigjin e merituar të kryeparit, mjaft energjik,
poliendrik, kryekodifikues dhe bashkëpunëtorëve të tij me emër si Eqerem
Çabej, Mahir Domi, Emil Lafe etj., përndryshe, me thënë të vërtetën,
prof. A. Kostallari, ishte vazhdues i nismës dhe punës, e cila dilte e
formëzuar institucionalisht shumë përpara angazhimit të tij.
3. E shikuar në vazhdë të atmosferës së sapocekur, jo pa arsye, vepra Gjuha letrare letrare shqipe për të gjithë u konsiderua pa mëdyshje, ashtu si edhe u përqafua një siparaprovë e sukseshme a si një veprim mobilizues “i forcave të përqendruara shkencore” me synim udhëheqës, drejtues e udhëzues ndaj veprimeve të tjera më të specializuara që do të ndërmerreshin në përkrahje të konsolidimit të normës letrare kombëtare, tanimë të miratuar, e cila faktikisht kishte kohë që ishte në sprovë ose kishte fituar përvojë përdorimi me përkrahje institucionale, tani jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë e gjetiu. Dhe vërtet në këtë vijë pak më vonë dolën një mori studimesh e veprash të sukseshme që e panë dhe po e shohin dita-ditës dritën e shtypit, ndër to po veçojmë dy: gramatikën dhe fjalorin e Akademisë, vepra këto të cilat përjetuan ndërkohë nga dy ribotime (Shih:Gramatika e gjuhës shqipe 1 e 2, Tiranë 2002 dhe Fjalori i shqipes së sotme, Tiranë 2002 ), ndërsa vepra në shqyrtim nuk pati ribotim në Shqipëri, mbase edhe për arsye se botimi i parë kapte 30.000 kopje, por edhe pse qe ribotuar në Kosovë (1985), sidoqoftë, ajo mbeti si një burim normëzues aksiomativisht i pakontestueshëm i nivelit të lartë.
4. Veçori tjetër e veprës “Gjuha
letrare shqipe për të gjithë”është se ajo u botua,
si me thënë, nën patronatin e “Shtëpisë botuese të librit shkollor”,
andaj edhe u vetëkuptua edhe si një vepër mësimore arsimore, sipraktikum
“për të gjithë”, që në radhë të parë i kushtohej shkollës e arsimimit të
masës përgjithësisht. Mund të themi se ajo u vlerësua e u kuptua si e tillë,
pikërisht si një abetare e alfabetimit të normës së shqipes letrare
kombëtare të njësuar, jo vetëm nga mësuesit e gjuhës shqipe, por edhe
nga të tjerët, siç janë edhe punonjësit e mjeteve të informimit, të
administratës etj. si dhe nga një armatë e tërë intelektualësh e
arsimdashësish. Është e vërtetë se të dhënat nga kjo vepër u përqafuan edhe në
mënyrë euforike, saqë pa kurrfarë rezerve u zbatuan nga një shumicë e panumërt
shfrytëzuesish, sendërtim ky që vazhdon të vlejë zyrtarisht deri
në ditët e sotme, siç dëshmon edhe propozimi për ribotimin e saj tani nga prof.
Idriz Ajeti.
5. Edhe pse në parathënie të veprës në fjalë, thuhet me vend se në
këtë botim të parë të saj janë përfshirë vetëm disa nga
“rregullat kryesore të sistemit gramatikor e fjalëformues të
gjuhës letrare, si dhe disa norma udhërrëfyese të drejtshqiptimit,
të cilat pasqyrojnë një varg tiparesh të rëndësishme të sistemit
fonetik”, ajo, në të vërtetë, përfshin një gamë mjaft të gjerë çështjesh,
madje, me sa dimë, më shumë se çdo burim tjetër normëzues i llojit të tillë, i
profiluar, pra, si një praktikum për të gjithë i
botuar deri në ditët e sotme.
Përmbajtja e këtij burimi përbëhet prej katër pjesësh:
I: Çështje të morfologjisë,
II: Çështje të sintaksës,
III: Çështje të formimit të fjalëve dhe
IV: Disa nga rregullat kryesore të drejtshqiptimit të gjuhës
letrare shqipe,
ku në
mënyrë mjaft praktike dhe të kuptueshme për kohën,
përmblidhte, si ta quajmë, vërtet në një sintezë, tërë ajkën e të
arriturave të gjuhësisë shqiptare në atë kohë për fushat e sipërcekura, por
edhe me ndonjë të dhënë me interes edhe nga fusha e semantikës dhe e
stilistikës gjuhësore të gjuhësisë sonë.
6. Në vazhdë të pikës së mësipërme po përmendim faktin se disa nga
zgjidhjet e
shtruara në këtë vepër, qoftë nga fusha e gramatikës (morfologji e sintaksë), qoftë nga fusha e semantikës e të tjera, mbeten të qëndrueshme, por ka edhe ndonjë çështje që ceket në të, por që ende nuk e ka gjetur zgjidhjen e duhur, megjithatë vepra në fjalë gjithsesi ia vlen të konsultohet edhe për ato çështje. Është fjala për ato probleme që ende kanë mbetur të papërfunduara, pra jo vetëm nga fusha e gramatikës dhe e semantikes, por edhe lidhur me fjalëformimin e drejtshqiptimin e normës standarde, ngase është e vërtetë, se deri më sot ende nuk e kemi ndonjë libër përkatës standard të plotë as për fushën e drejt-fjalëformimit të shqipes, as lidhur me drejtshqiptimin e shqipes letrare kombëtare që do ta linin nën hije materialin e veprës në fjalë, pa i mohuar të dhënat nga fjalori normativ shpjegues ( Shih edhe FShS (2002).
Pra, ne, pa mohuar vlerat që ka vepra në shqyrtim, duke u mbështetur në
konstatimin e vetë autorëve, të cekur në parathënien e librit se vepra si e
tillë nuk është gjithëpërfshirëse, madje edhe mund të ketë mangësi
dhe për këtë, siç theksohet aty “vërejtjet e lexuesve do të mirëpriten si
një ndihmë e rëndësishme për të përmirësuar e për të plotësuar më tej këtë
libër në botimet e mëvonshme (f. 7) si dhe duke pasur
parasysh porosinë që del edhe nga Rezoluta e Kongresit të
Drejtshkrimit (1972) e nga parathënia e Drejtshkimit të gjuhës
shqipe (
I. Përmirësimet e domosdoshme,
II. Rastet sfiduese ndaj normës përgjithësisht,
III. Vërejtje nga lëmi i drejt-fjalëformimit,
V. Përplotësimet e nevojshme dhe
V. Vërejtje të tjera e konstatime përmbyllëse
si dhe Përmbylljen e Përfundimin rreth vlerësimit kritik të veprës.
B. ANALIZIMI OBJEKTIV KRITIK I VEPRËS
I. PËRMIRËSIMET E DOMOSDOSHME
Përmirësimet e domosdoshme po i paraqitim në katër nënpjesë, sipas
skemë-modelit: përmirësim gabimesh, duke nënkuptuar rubrikat:
1. numri rendor, 2 është, 3 faqe dhe 4 duhet:
1. Gabimet e shtypit
_______________________________________________________________________
Nr.
r. Është Faqe Duhet
----------------------------------------------------------------------------------------------------------- 1 2 3 4
1) dyzet e
tri
vullnetarë (f. 5) dyzet
e tri vullnetare;
2) pas
korrjes së
gryrit (f 94) pas
korrjes së grurit;
3)
gjymtyrë jetër e fjalisë (f 82) gjymtyrë
tjetër e fjalisë ;
4)
përshkova (f.
136) përshkrova;
5) dela,
nxara,
6)
kahaso (f.
102) krahaso;.
7) stili
libro (f.
153) stili libror;
8)
eopulli (f.
175) populli;
9) ë
luftës për
liri (f.
182) të luftës për liri;
10)
vëllezës (
f. 247) vëllezër
11)
përcaktor/re (f.
.253) përcakto/re;
12)
shqipsohet (f.
263) shqiptohet;
13) në O-
ë
patheksuar (f.
277) në O të patheksuar
14) nu
merohem (f.
168) numërohem;
15) gupël
, të
ejitha (f.
267) pupël, të gjitha;
16)
uglindje (f.
252) juglindje;
17)
formen (f.
173) formën;
18)
gre (f.
146) ngre;
19) në
forca e
veta (f. 83) në
forcat e veta ose në forca të veta ;
20) te
emra (f. 89) tek
emrat;
21) këto Bletëza (f. 157) këto bletëza (b e vogël);
22) në
zanoren
fqinjë (f.
262) në zanoren fqinje;
23)
pasqyra e
msipërme (f. 92) në
pasqyrën e mësipërme;
24) prapa
shtesën
-ë (f.
150) prapashtesën -ë;
25)
drejtshpintimi i
gjuhës (f.
263) drejtshqiptimit të gjuhës;
26) i
pashterr/shëm (
f. 281) i pa shter-/shëm;
27) m
dis (f.
186) midis;
28)
mb (f.
288) mbi;
29) zhvi
llimin (f.
288) zhvillimin;
30) para
fjalë (f. 56) parafjalë;
31)
dhei (f.
288) dhe
32) e
vërtet/ë (f.237) e
vërtet/ë, ta;
33)
literature
plotësuese (f.
296) literaturë plotësuese;
34)
7i (f.
74) 71;
35)
Rj (f.
96) Rr;
36) zhvishemetj. ( f. 102) zhvishem etj.
2. Lajthitje:
___________________________________________________________________
1 2 3 4
-----------------------------------------------------------------------------------------------------1)
ka funksion
kallëzuesor (f. 98) ka
funksion kallëzuesori (si në f. 99);
2)
armëpushim -
kompozitë armëpushim
- kompozitë ku
përcaktore
ku
gjymtyra (f.
245-246) gjymtyra e parë përcakton të dytën
e dytë
përcakton të
parën; (=
pushimi i armëve);
3)
përemrat
vetorë (f. 63) përemrat
pronorë;
4) Liria
fitohet në
luftë (f. 49) Liria
fitohet me luftë;
5)
varosur (f.
170) varrosur;
6)
furik (f. 31) furrik;
7)
ri (f.
153) rri;
8) ja
dhashë
librin (f. 59) ia
dhashë librin;
9) të
trajtës të
kallëzores (f. 76) të
trajtës së kallëzores;
10) zanorja
-ë fundore e pjesores (f.
219) zanorja -ë fundore e
pjesores bie
bie
kurdoherë para parashtesës
-JE) kurdoherë para
prapashtesës -JE;
11) “ë-ja
fundore bie para (f.
225) ë-ja fundore bie para
parashtesë -shëm prapashtesës -shëm
12)
mangej (f. 30) mangaj
ose mangalle;
13) Te
mënyra lidhor
(mungon) (f. 11) Koha
e tashme;
14) Shih
paragrafin
8 (f. 23) Shih
paragrafin 9
Shih
paragrafët 4-6 (f.
20 e 24) Shih paragrafët 5-6;
Paragrafi
6 (f 26) Paragrafi
7;
Shih
paragrafin 2 (f. 42) Shih
paragrafin 1;
Paragrafi 79 (f. 94) Paragrafi 74;
Paragrafi
5 (f.
274) Paragrafi 3 dhe
15)
shkataraqë (f.
14) shkatarraqë.
3. Mospërputhje me normën e
sanksionuar:
__________________________________________________________________
1 2 3
1)
emri mashkullor i zi e
bën (f.
28) emri mashkullor i zi e
bën
shumësin shumësin
të zinj
ose të
zes të
zinj ose të zez;
2)
pregatitje (f.
76, 178, 178) përgatitje;
3)
brezore (f.
175) brezare (më drejt);
4)
studjoj (f.
260) studioj;
5) manevra
politike (f.
170) manovra politike;
6)
buzëqeshje
fëminore (f. 215) buzëqeshje
fëmijërore;
7) llampa
e
qoshes (f.
169) llamba e qoshes;
8)
djepe (f.
20) djepa;
9) lëmshet
e
zbetë (f.
160) lëmshat e zbehtë
10) mbi
masat (f. 3) për
masat ose rreth masave;
11)
kulaçë (f.
14) kuleç;
12)
hamej (f
30) hamaj;
13) gjëjmë
një
çadër (f.
147) gjëmë një çadër;
14) gabime
dy
farësh (f.
59) gabime dy farëshe;
15) që
ngrejmë (ngrejnë)
uzina (f.
167) që ngremë (ngrenë) uzina;
16)
bronx (f.
168) bronz;
17) e
sotshm/e
-ja (f.
237) e sotme e sotmja (sipas FSHS-së);
18)
mëngjërash (f.
237) mëngjarash (sipas FShS së);
19) ik, ec (f. 273) ik/i ec/i (e hip/i) si trajta përfaqësuese.
4) Moskonsekuenca të ndryshme:
__________________________________________________________________
1 2 3 4
1) lul/ja
nus/ja (f.11) lule
lul/e -ja -lulja, nuse nus/e-ja - nusja;
2) lum
lumi ,
burr-i (f.
37) lumë (lum/ë - lumi, burrë burr/ë -burri;
3) tuf
tufa;
fush-a (f.
32, 37) tufë tuf/ë - tufa,
fushë fush(ë) -fusha,
këng-a,
pushk-a (f..11) këngë
këng/ë - kenga, pushk/ë pushka
4)
komunizm - i
marksizm-i (f.
12-13) komunizëm kumuniz/ë)m-i
- komunizmi reumatiz/ëm-mi,
socializ/ëm-i,
sarkazm-i (e
kështu me radhë)
5)
student-ja (f.
181) student/e student(e) -ja studentja;
6)
Parsefoni,
Antigoni (f.11
e 37) Persefon-i, Antigon-i (sikurse
Nermin-i);
7) populli
dhe
PPSH (f.
182) populli dhe PPSh-ja;
8) e RPSH (f. 98) e RPSh-së;
9)
Hipokrati,
Homeri (f.
290) Hipokrat-i, Homer-i;
10) Hungari, Hagë, Havanë (f. 290) Hungari-a , Hagë-a, Havanë-a.
II. RASTE PËRGJITHËSISHT SFIDUESE NDAJ NORMËS
Në vijim po japim disa shembuj si raste, përgjithësisht, sfiduese ndaj
normës a si çështje, të cilat në ndonjëfarë mënyre dalin të diskutueshme:
1. Në normë ashtu si në burimin në fjalë del emri çarçaf çarçafë (f.14),
pse mos të jetë çarshaf çarshafa, pasi kështu me -sh-,
me sa dimë ka përhapje më të gjerë dhe -sh-ja vjen nga turqishtja,
prej nga është huazuar fjala.
2. Edhe emri evlat (f.27) pse mos të jetë evlad –i evladët
, me –d si në arabishte, ngase kështu ka përhapje më
të gjerë shqiptimi dhe përshtatet me rekomandimin për mosshurdhimin e d-sëfundore.
3. Në tekst është numëror i përbërë (f.52), mbase me
drejt lokucion numëror.
4. Në tekst është substantivimi i mbiemrave (f. 17) më drejt, ndoshta, emërzimi i mbiemrave.
Sqarim: Për mendimin tonë kishte me qenë më mirë që ndërkombëtarizmat përkatës,varësisht nga konteksti, për hir kulture, jo të mos përdoren fare, por rastet e tilla të shënohen në kllapa në fillim të paraqitjes e jo në brendi të tekstit. Konkretisht këtu pasi kemi të bëjmë me një libër shkollor të spektrit të gjerë, dedikuar arsimimit të përgjithshëm popullor, mund të përdoret në brendi të tekstit vetëm trajta barasvlerëse e burimit vendës, siç u parapëlqye pre nesh.
5. Në praktikën e deritashme, ashtu edhe në burimin në fjalë (f.11)
është togfjalëshi: shprehje sintaktike dhe
ndajfolja sintaktikisht, për mendimi tonë më mirë del
shqipërimi: shprehje sintaksoredhe ndajfolja sintaksorisht ose sintaksisht.
6. Edhe togfjalëshi sinonime kontekstuale (f. 168) më
mirë të shqipërohet: sinonime kontekstore.
7. Gjithashtu edhe rasti tjetër i togfjalëshit pjesë teatrale (f.
176) prapashtesa e huaj -al(e) mund të zëvendësohet me atë të shqipes -ore: pjesë
teatrore.
8. Në tekst është udhëzime normative (f. 4)
për mendimin tonë shprehja do të dilte më vendëse në trajtën: udhëzime
normëzuese.
9. Është shkëlqime akoma edhe më të mëdha (f.
3 e 5) më drejt: shkëlqime edhe (ende) më të
mëdha.
10. Në tekst e ndeshim togun paraqitje sistematike (f.
5) për mendimin tonë më thjesht e më mirë e më e pëlqyeshme do të dilte trajta: paraqitje
sistemore.
11. Është novatorët (f. 75), më e kohës dhe më e
parapëlqyer: risimtarët.
12.Togu shkrim e këndim (f. 239) më zyrtar: shkrim
e lexim.
13. Është stolat (f. 93) më shqip nde(n)jëset.
14. Është kalemat (f. 64) më i përvetësuar lapsat.
15. Reparti i ngjyrosjes (f. 93) më
profesional del emërtimi ngjyrtor/e-ja, por
edhe Reparti i ngjyrimit.
16) Në vend karshi diellit (f. 159) më i pëlqyer togu: kundrejt ose kundruall diellit.
17. Në vend: gjuha fenomen shoqëror (f. 5) më e
përkapshme: gjuha dukuri shoqërore.
18. Fjala riparim (f. 83) mund të zëvendësohet me:
ndreqje.
19. Termi kapitull
kapituj (f. 5) tashmë del e zëvendësuar me barasvlerësit e
ditës: kreu krerë.
20. Togu seksi mashkullor (f. 11), mbase është më e
udhës të zëvendësohet me: gjinia mashkullore (natyrore),
21. Është në tekst vinin makinat (f. 181)
më zyrtare vinin automjetet.
22. Thërres shokët (f. 100) kujtoj se më e përhapur del
trajta thërras shokët.
23. Ndajfolja reciprokisht (f. 243) tashmë
del e zëvendësuar me trajtën ndërsjell(t)as.
24. Prejpjesori shtrenjtësim (f. 173) në konteskt mund
të zëvendësohej me trajtën paksa më të shkurtër e më kuptimplote: shtre(n)jtim.
25. Emrat e huazuar mysliman, mysafir (f. 273) pse mos
të shënohem musliman, musafir me shqiptim më të afërt si në
arabishte, ngase kështu edhe kanë përhapje më të gjerë përdorimi.
26) Ia vlen të diskutohet trajta rreh zemra (f.
116), ngase më e parapëlqyer del trajta: rrah zemra, kur kemi
parasysh çerdhën e fjalëformimit mbi këtë bazë: krahaso: (me) rrahë, rrahë-a,
rrahje, rrah-u, rrahës, rrahëse, rrahinë etj.
27. Në tekst thuhet se farkoj është zëvendësuar me
trajtën farkëtoj (f. 228), në të vërtetë, sipas FShS-së që të dyja
trajtat kanë përdorim normal, por për nënfusha të ndryshme semantike.
28. Në tekst ndeshim termin tuba (f. 31) që në shqipe
del e zëvendësuar me
barasvlerësin gypa.
29. Togfjalëshi: tipi produktiv dhe aktiv (f. 203) në
praktikë del i zëvendësuar me: tipi prodhimtar dhe veprues.
30. Trajta kundrinë (f. 100) mbase më drejt kundrinor,
(Po asty f. 170.).
31. Fjala vigjilencë (f. 75) më mirë syçeltësi.
32. Është prej pleqërisë (f. 171), konteksti lejon për
si më të mirë versionin: prej pleqërie.
33. Në vend: në mes aq fitoreve të tjera (f. 3) më mirë
“në mes aq fitoresh të tjera”.
34. Është koha e kryer e plotë (f. 110), më e
pranueshme koha më se e kryer.
35. Mbase në vend trajtat e pashtjelluara (103) më
drejt: format e pashtjelluara si në f. 183, ngase tani trajta
e foljes dhe forma e foljes mbulojnë nocione të ndryshme.
36. Le të diskutohet a më e drejtë është të thuhet fjali
ftilluese (f. 164) apo fjali tfilluese, e cila ka qartësi
më të madhe fjalëformuese (të + fill+oj me tfillue).
37) Është ngjyrë gri (f. 182) më shqip ngjyrë e
perhitur (e përhime, e përhintë, ngjyrë hini)
38) Pse dallaveraxhi (f.
229) në vend dallaverexhi, pra emërtimi i njeriut sipas
verprimtarisë të përshtatet me emrin e veprimit: dallavere.
39) Në tekst (f. 11) del konstatimi me vend se emrat e pashquar me -e-
dhe -o- të patheksuar si p.sh. lule dhe radio në
të shquarën marrin mbaresën -JA: lul/e lulja, radio
radioja, Koço Koçoja, por nuk sqarohet mirë se -E-ja del e
zhdukshme në raste të tilla ndërsa -O-ja ruhet ashtu si dhe tek emrat me zanore
të theksuar, si p.sh me -A: kala kalaja, me -E: ide ideja, me -Ë: gjë
gjëja, me -U: dru druja, dhe me -Y: dy dyja, bën përjashtim vetëm emri me
zanoren -i, i cili merr vetëm mbaresën -a si
p.sh.-I: bukuri bukuria.
40. Rregulla e rekomanduar që parafjala tek të përdoret
vetëm para emrave me zanore, ndërsa ajo te në raste të tjera,
nuk respektohet as në vetë tekstin në shqyrtim, si p.sh.: tek flutur(ë) (f.
264), tek një varg (f. 285) si dhe f. 182, 268, 269 etj., prandaj kjo çështje
duhet me u rimarrë në shqyrtim.
III. VËREJTJE NGA LËMI I DREJT-FJALËFORMIMIT
Një shumica e konsiderueshme e konstatimeve nga teksti në shqyrtim
lidhur me fjalëformimin janë të qëndrueshme, por vështruar nga këndvështrimi i
arritjeve të sotme në këtë fushë, lypsen bërë përplotësime, madje mund të jepen
edhe jo pak vërejtje, ndër to po shkëpusim kalimthi vetëm këto:
1. Nuk është vepruar drejt metodikisht as shkencërisht në të shtruarit e
çështjes me bashkimin e prapashtesave emërore si -AR e -TAR, -OR e -TOR, -ORE e
-TORE etj. si dhe atyre foljore: si: -SO, -ZO e -IZO, -R
e -RË ( shuar, prerë) etj., sepse në kontekste të caktuara secila prapashtesë
del e specifikur, qoftë për tipa a nëntipa emrash e foljesh, qoftë për nënfusha
të veçanta semantike dhe nuk mund të këmbehen njëra me tjetrën, përkundrazi siç
janë aty (në këtë tekst) mund të krijojnë njëfarë hutie te kosultuesi i librit.
2. Na duket e panevojshme vendosja e trajtës -ISHTE, para variantit
-ISHTË, kur dihet se formanti i fundit mjafton. Prandaj jo ullishte,
ullishtja, ullishtet, po ullishtë, ullishta ullishtat.
Pra ,është mirë të përdoren vetëm trajtat me -ISHTË, prapashtesë kjo që
del e rekomandushme edhe në të njëjtën faqe të vetë tekstit në shqyrtim, ngase
formimet me -ishte duket se kundërmojnë pak si sllavisht, krahaso: gradilishte
ndaj punishte, selishte e ndonjë tjetër.
3. Te foljet më -Oj (me zgjerim ose pa zgjerim) e të tjera trajtimi nuk është i plotë, madje as konstatimet lidhur me produktivitetin (prodhimtarinë) dhe aktivitetin (veprueshmërinë) e tyre në të shumtën e rasteve nuk dalin të qëndrueshme, madje janë të përcjella edhe me mjaft lajthitje.
Sidoqoftë, siç del nga analiza, pjesa më e madhe e kreut III, si për sistemin foljor ashtu edhe për sistemin emëror duhet rishikuar dhe përplotësuar me lëndë të re, siç janë edhe formimet me parashtesën SI- (siujdhesë, sifjali, sijetë, sihyrje; Sihënë, Siditë etj.), emërtimet e vendshërbesave me -TORE (lidhtore, tjerrtore, shitore, mbushtore etj.).
IV. PËRPLOTËSIMET E NEVOJSHME
Arsyeja dhe synimi
Meqë kemi të bëjmë me një doracak mësimor normëzues ose, më mirë me
thënë, me një sipraktikum të fushës së kulturës së gjuhës letrare, siç u cek më
sipër, në radhë të parë kushtuar shkollës a arsimimit të përgjithshëm të masës
së gjerë, duke pasur parasysh nevojat specifike që kemi në Kosovë, atëherë
lypset përshirë material përkatës specifik edhe nga treva jonë, lëndë kjo me të
cilën realisht jemi duke u ballafaquar, ne të gjithë, si shkolla ashtu dhe tërë
popullsia shqipfolëse. Prandaj është rast i volitshëm që materiali i tillë nga
përditshmëria jonë ligjërimore të shënohet në librin e profilit të tillë, qoftë
sipas metodës normë/jonormë, qoftë në raste edhe si
sfidë për plotësim norme e jo, kurrsesi, si një pretekst a
dëshirë për të përmbysur normën e sotme letrare. Në të vërtetë, ne,
duke vënë në pah dhe ofruar lëndë karakteristike kryesisht nga trevat tona,
ashtu si mjaft studiues të tjerë, kemi bindjen se bëjmë punë frytdhënëse të
shumëfishtë:
së pari, duke paraqitur trajta jonormë ne kemi për qëllim të
ndihmojmë përvetësimin e normës;
së dyti, duke vënë theksin në lëndë të diskutueshme, ne, ndihmojmë
diskutimin rreth zgjidhjeve përkatëse në mënyrë cilësore;
së treti, duke paraqitur lëndë të pahetuar më përpara, ne, në njëfarë
dore, japim ndihmesën tonë për pasurimin e shqipes standarde shprehje të
reja vëndëse;
së katërti, me një veprim të tillë, fundi i fundit, metodikisht e bëjmë
më të dukshëm dhe më të përkapshëm problemin normë
dialektore/normë letrare, me qëllim që të ndihmohet pasurimi dhe njëherazi
edhe përsosja e normëzimit të shqipes standarde;
së pesti, duke ofruar lëndë të re, qoftë të panjohur mirë më përpara,
qoftë të lënë nën hije, për ndonjë arsye, ne nxisim, jo vetëm rishqyrtimin, por
edhe interpretimin ose madje edhe revidimin e ndonjë konstatimi të
mëparshëm që koha po e tregon të paqëndrueshëm dhe
së gjashti, duke pasur synim që norma standarde e shqipes të jetë sa më
gjithpërfshirëse dhe e rinuar me gjak të ri ose e pasuruar me vlera të
trashëgimisë së vet, qoftë edhe nga vetë letrarishtja mbi bazë
të gegërishtes, ne, japim ndihmesën tonë, në mënyrë që njëzimi i normës së
shqipes standarde, të jetë sa më i shëndetshëm, kombëtarisht edhe më për zemër
dhe metodikisht më i lehtëpranueshëm për mbarë bashkësinë shqipfolëse.
Sidoqoftë, ne, duke lënë vend edhe për vërejtje të tjera, tani në vazhdim po japim disa nga vëzhgimet tona, së pari nga fusha e sistemit emëror e pastaj edhe nga ajo e sistemit foljor, natyrisht, duke pasur pikëmbështetje a pretekst pikërisht lëndën ose metodën e punës nga teksti në shqyrtim.
a) Nga sistemi emëror
1) Krahas prapashtesës -RI, në tekst është dashur të ceket edhe
prapashtesa -NI, e cila del edhe në atë vepër, edhe pse vetëm me dy
shembuj: padijeni (f. 203) dhe rini (f. 197),
ngase dihet se në gjuhën letrare kombëtare dalin edhe mjaft shembuj të tjerë
si: ardhmeni, dreqni, burrni, çikni, dhelpni etj., të cilët nuk janë në
mospërputhje me normën ose me vizionin e zhvillimit të shqipes standarde.
2) Mendoj se në paragrafin 21 (f. 29) krahas trajtave të shumësit të
emrave priftërinj-të thelpinj-të, shkopinj-të duhet të qëndronin edhe trajtat
barasvlerëse: prifta-t a priftët, thelba-t, shkopa-t , ngjashëm me trajtat:
nipërit nipa-t a nipët ose gisht-ërinjtë gishta-t, ngase kështu i
ndeshim trajtat e tilla pa -ë/rinj (-ërit), në realitetin
tonë gjuhësor me përhapje mjaft të gjerë përdorimi, andaj duke vënë në pah
sinoniminë e tillë, si trajta gjithsesi ekzistuese ne shtrojmë nevojën e
vlerësimit të tyre.
3) Gjithashtu, krahas lëmë lëmenj (f. 29) të shënohet, qoftë
e cilësuar edhe si jashtë norme, trajta lëmi lëmia lëmitë, ngase
kështu është përftuar te ne si sinonim i termit fushë (domen) a si nënfushë e
veprimtarisë së caktuar dhe kjo ka shtrirje mjaft të gjerë përdorimi, sidomos
në ligjërimin zyrtar-publicistik te ne. Sidoqoftë edhe
ky rast ia vlen të vlerësohet.
4) Krahas emrit krehër (që e bën shumësin me -A krehëra-t (f. 264),
duhet të qëndrojë trajta që është në përdorim e sipër te ne krahën
krahna dhe kjo të bëhet mbase vetëm sa për të tërhequr vëmendjen për
respektimin e normës: krehër krehëra-t, sepse trajta e fundit ka për mbështetje
pikërisht gjendjen e sotme të foljes kreh me krehë, krehur.
5) Si prapashtesë me prejardhje të huaj (turke) është shënuar edhe
prapashtesa -llëk (f. 233), po aty nuk jepet asnjë shembull.
Në të vërtetë, në f. 31 e 264 ndeshim në shembuj konkretë me këtë
prapashtesë: -llëk/ llëqe, ku jepen edhe përgjegjësit jonormëzues
me -llik. Propozojmë që në anën e shembullit me prapashtesën -llik,
të shtohen edhe variantet e tjera jonormëzuese: -llak, -lluk, e llyk,
të cilat i ndeshim në realitetin tonë gjuhësor, madje më shumë se ato me -llik.
Kështu b.f. në realitetin tonë hasim: kapsllak, kapslluk e kapsllyk;
budallallak, budallalluk e budallallyk në vend të trajteve të normëzuara kapsllëk
budallëk (budalli) e kështu me radhë.
6) Krahas
prapashtesës mbiemërore -or (f. 234) duhet shtuar edhe
prapashtesën –ë/sor, jo vetëm pse aty ilustrohet me shembullin thelbësor, por
për arsye se në praktikën tonë gjuhësore formimet me prapashtesën -ë/sor janë
mjaft prodhimtare dhe vepruese, siç dalin shembujt e theksuar edhe në këtë
burim në f. 214: jetësor, parësor, dytësor, gjyqësor, shëndetësor etj.
7) Te lakimi i emrave të tipit: Isa Isaja, Thoma Thomaja, Hamza
Hamzaja (f. 40) që e bëjnë kallëzoren e shquar me mbaresën -në:
Isanë, Thomanë, Hamzanë, për mos me lënë keqkuptim mbrapa, duhet sqaruar faktin
se në versionin tjetër, po këta emra, sipas shqiptimit të përligjur të të
folmeve përkatëse (zakonisht të arealit verior), është e lejueshme të dalin me
mbaresa të tjera të lakimit, si: Isë Isa Isës Isën, Tomë Toma Tomës Tomën;
Hamëz Hamza, Hamzës Hamzën e kështu me radhë, prandaj del e nevojshme të jepet
një sqarim i tillë.
8) Tek emrat më -E fundore të theksuar në njëjësin e pashquar (f. 76)
nëntipi be beja, dysheme dyshemeja etj., ku është
shënuar edhe trajta kafe kafeja, duhet rishikuar, ngase trajta e
fundit në FShS në radhë të parë del me shqiptimin e rekomanduar në rrokjen e
parafundit: kafe kafja, shqiptim ky që këtë fjalë e bashkon me
grupin e huazimeve të tjera po nga turqishtja: teneq/e teneqja,
tenxher/e tenxherja, shish/e shishja (Shih: f. 285). Po në përputhje
me këtë fakt ka mundësi të bëhet dallimi në shqiptim e në të shkruar të
homonimit dysheme dyshemeja, kështu për shtrojën të mbetet dysheme
dyshemeja, ndërsa për shaminë dyshem/e dyshemja, ashtu siç
shqiptohet, në të vërtetë, nga një rreth i gjerë shqipfolësish.
9) Te përemrat pronorë krahas trajtës
së normëzuar: djali im, vajza ime (f. 63) si jonormë duhen
shënuar, veç trajtës djali i im vajza e ime edhe trajtat
gjegjëse: djali jem, vajza jeme (të përhapura në gegërishtes),
me qëllim që të ndihmohet ngulitja më me lehtësi e trajtave të tilla në normë: djali
im, vajza ime.
10) Dy prapashtesave të huaja -IER dhe -JER (Kjo e
fundit tani mund të cilësohet si e paqenë), duhet shtuar edhe trajtën
tjetër -ER, e cila si e tillë del e identifikuar jo vetëm në disa
burime anase sidelmer, toger, rreshter e ndonjë tjetër, por edhe në
mjaft emra të huazuar, tani të përvetësuar, por që mund të zbërthehen
ndërtimisht edhe në shqipe, siç janë shembujt: program programer (program
+ er). fermë fermer (ferm(ë) + -er) etj
11) Mendojmë se duhet t’u jepet përparësi trajtave të shumësit të
emrave kunet e luget ndaj atyre me mbaresën -ër: kunetër,
lugetër (f. 27), ngase formanti -ËR, del jo i domosdoshëm
në stilin asnjanës të shqipes standarde dhe, me sa dimë, nuk del i motivuar
tërthorazi as nga trajtat e gegërishtes me -ËN. Ashtu siç nuk del i motivuar as
te rastet e shumësit të emrave si kecër, pleqër, majmunëretj., pasi
në vend të tyre dalin trajtat gjithsesi më të pranueshme: keca,
pleq, majmunë, e kështu me radhë. Pra mendojmë se shumësat me
-ËR (-*ËN) nuk duhen përdorur në raste, kur për konceptin e caktuar mjaftojnë
trajtat pa këtë formant-shtesë.
12) Formimi i emrave me -(Ë)SI në mbështetje të emrit zakonisht
prejfoljor të veprimit me -IM, si p.sh.: vazhdimësi, vëzhgimësi, veprimësi, si
dhe atyre analogë: rregullsi parimsi, krahas formimeve me prapashtesën -SHMËRI
si vazhdueshmëri etj, aktualisht është mjaft aktiv, prandaj kjo
prirje është mirë me gjetë vend edhe në burimet përkatëse të profiluara, siç
është edhe vepra në shqyrtim.
13) Duhet rishikuar dhe përmirësuar përparësinë e emrave përkatës lidhur
me përdorimin e rasës kallëzore të shquar (f. 39-40) që në tekst dalin të
shënuar: ftuan, kruan, përruan, thuan, ngase sipas FShS-së dalin të
normëzuara trajtat ftoin, kroin, përroin, thoin,e jo ato me ua. Mbase
një përcaktim i tillë i normës më vonë është bërë edhe për arsye se kjo trajtë
del më e afërt me trajtën e ish-gegërishjtes letrare: ftonin, kronin,
përronin, thonin. Sido që të jetë, trajtat: ftoin, kroin, përroin,
thoin dalin me përparësi të fituar ndaj trajtave të parapëlqyera në
tekstin në shqyrtim (ftuan!, thuan!).
14) Konstatohet me vend se përemri pyetës kush? (F. 87) “shërben për të pyetur për një person (njeri) të panjohur ose të papërmendur më parë në bisedë”, p.sh: Kush erdhi? Dhe ai s’duhet të përdoret, sipas normës, për numrin shumës, ngase për shumësin del i rezervuar përemri cilët? Pra, jo Kush erdhën?, po Cilët erdhën? Mirëpo, mendojmë se lidhur me këtë duhet përmendur një fakt tjetër, jopak të rëndësishëm. E kemi fjalën se për konceptin e shumësit ndër ne përdoret po përemri kush, po me përsëritje: Kush e kush erdhën? Kush e kush folën?, e kështu me radhë, që, në të vërtetë, është sinonim i togfjalëshit Cilët erdhën? Cilët folën?, në mos qoftë edhe më përcaktues nga trajta cilët?, sepse me pyetjen kush e kush? kërkohet emnimi (përmendja e emrave) i të ardhurve, folësve, veç e veç, sipas radhës. Mendojmë se plotësimi me forma të tilla si kush e kush? Të shprehurit e shqipes standarde do të pajisej edhe me këtë vlerë të re.
15) Prapashtesa e shumësit -RA mendojmë se duhet të jetë e
rekomandueshme vetëm a kryesisht në ato raste kur shumësi i emrave të caktuar e
ka ose e kishte përgjegjësen përkatëse -NA në gegërishte. Krahaso: mallra
/ mallna, ujëra / ujna etj, ndërsa në rastet e tjera si kusira,
tepsira etj (pasi në gegërishte nuk ka gjurmë shumësi: kusina, tepsina
etj., sepse fundja, tani për tani, koncepti i caktuar mbulohet plotësisht me
trajtat e shumësit me -I/TË, andaj të normëzohet vetëm trajta: kusi
kusitë, tepsi tepsitë e kështu me radhë. Dihet se
qëndrueshmëria e normëzimit të trajtave me -RA
nuk rrezikohet tani nga trajtat variante të gegërishtes më -NA, megjithatë
ndërndikimi i heshtur nuk është i papranishëm në jetën tonë ligjërimore si te
rastet kusira, tepsira.
16) Nuk dimë mirë arsyen pse u normëzuan trajtat qengj e fshesë me
zanoren -E- e jo me -I- : qingj fshisë, (me fshi) ngase kanë edhe
sot shtrirje më të gjerë përdorimi . Sidoqoftë, edhe rastet e tilla nuk është
keq të sqarohen, kur të bëhet fjalë institucionalisht për raportin normë/j
normë.
17) Për mendimin tonë është jo i mjaftueshëm sqarimi që jepet lidhur me
prejardhjen e emrit shkurtësi nga mbiemri i shkurtër (f.
227). Siç del nga ky shpjegim gjoja emri ardhka nga mbiemri me -ër
fundor (!) i shkurtËR e jo nga trajtë-rrënja shkurt-.
Dihet se ekziston (ka ekzistuar) në gjuhën tonë, veç ndajfoljes shkurt edhe
mbiemri i shkurtë, folja shkurtoj (me shkurtue, shkurtuar),
emriShkurt/ë-a etj. Kujto edhe shprehjet: shkurt e trup,
shkurt e shqip etj, pra pa prapashtesë-mbaresën -ër, prandaj
shpjegimi i tillë domosdo lypset rishikuar. S’do mend, fazat e fjalëformimit
nuk bën të ndërlidhen domosdo me kohëhapësirën e e shpalljes së formimit të
normës së sotme letrare (1972).
18) Nuk duhen mohuar trajtat emërore me prapashtesën -I ndaj atyre më
-SI, si p.sh.: urti ndaj urtësi, pari ndaj parësi, shpejti ndaj shpejtësi, shtrejti ndaj shtrejtësi etj
(f. 222), sepse që të dyja, këto trajta, me prapashtesën -I si dhe ato me
prapashtesën -SI, dita-ditës, po specifikohen për nënfusha të caktuara të
ndryshme semantike. Mohimi i tillë, siç është bërë në tekstin në fjalë, do të
varfëronte larminë stilistike e semantike të fuqisë shprehëse të shqipes
standarde.
19) Për shembullin i gjerë, gjerësi, që në
gegërishte ka përgjegjësin i gjanë gjanësi, shtrohet pyetja, pse
nuk u normëzua edhe ky shembull me -ë: i gjërë,
gjërësi, ashtu siç në të vërtetë po dëgjohet në shqiptim të përgjithshëm,
në përputhje me rregullën drejtshkrimore, ku thuhet se “shkruhen
me Ë të gjitha fjalët, të cilat kjo zanore e theksuar i përgjigjet historikisht
një A-je të ndjekur nga një bashkëtingëllore hundore”, prandaj
edhe ky rast mund të diskutohet.
20) Te lakimi i katërt i emrave (f. 43) janë dhënë shembujt të ftohtë-t
dhe të ecur-it, vetëm në njëjës, duke i paraprirë njëjësit të pashquar nyja një: një
të ftohët, një të ecur. Me që emrat e tillë mund të paraprihen edhe me
nyjën e shumësit ca (sa) ose me ndonjë fjalëz përcaktuese të
shumësit, si p.sh.: ndjej ca të ftohët ose ka shumë të
ecur të mirë etj, Prandaj mendojmë që çështja e cekur ka
nevojë për një saktësim e plotësim përkatës më të duhur.
21) Sipas një vëzhgimi joaq të përciptë, që i kemi bërë çështjes së
shumësit të emrave mashkullorë të shqipes, duke u mbështetut pikërisht në
konstatimet që ceken edhe në veprën në fjalë (f. 14 - 32) kemi arritur në
përceptimin se mund të vihet re prirja joaq hipotetike lidhur me thjeshtësimin
e shumësit të emrave në përgjithësi dhe atyre të gjinisë mashkullore në
veçanti. Ky thjeshtësim mund të arrihet, pra, me fuqizimin e prirjes që del
mjaft dukshëm edhe nga shembujt në faqet 16, 18, 32 të tekstit në shqyrtim, ku
specifikimi priret të bëhet sipas këtyre nënfushave semantike:
-emrat e gjësendeve konkrete të marrin kryesisht mbaresën -A si p.sh.: mana, kavanoza, djepa, qilima, vinça etj.
- emrat abstaktë e vendesh (pjesërisht)
të marrin mbaresën -E: variante, fakultete, mendime, kuptime,
argumente, marifete, fise ; male, vende, qytete etj., ndërsa
-emrat e frymorëve zakonisht
të marrin mbaresën -Ë atletë, docentë, doktorë, civilë, tifozë,oficerë,
akademistë, bandillë, avokatë, majmunë etj
Për mendimin tonë, jo vetëm në parim por edhe në perspektive, nëse përkrahet një zgjidhje e tillë, do të bëhej një punë shumë frytdhënëse dhe njëherazi edhe shumë e lehtë për t’u mbajtur mend. Me një veprim të tillë, hëpërhë, mjaft shembuj të diskutueshëm që ende nuk dalin të ngulitur fort në praktikë, sipas normës në fuqi, do të fitonin zgjidhje më të qëndrueshme, por aq më tepër një zgjidhje e tillë do të ishte e mirëseardhur për shembujt e rinj, Sigurisht kjo çështje e sapohedhur si ide meriton trajtim më të thelluar dhe më të hollësishëm.
b) Nga sistemi foljor
Ndonëse çështjet nga fusha e sistemit foljor në raportin normë/jonormë janë
të shumta dhe mjaft komplekse, ne, do të përkufizohemi në disa prej tyre që na
duken më me interes:
1) Fillimisht, duke i pasur parasysh ndryshimet e të folmeve tona ndaj
trajtave të letrarishtes, po nisim me këto tri pika konkrete, rreth së pakryerës
së dëftores:
a) Trajtat e vetës I dhe II njëjës shënoja, shënoje; shkoja
shkoje, dilja dilje duhet të kenë ballaballas tyre trajtat
jonormëzuese shënojsha a shënosha, shënojshe a shënoshe,shkojsha a
shkosha, shkojshe a shkoshe, dilsha a dilshe, ngase me këto
trajta jonormë po ballafaqohemi pothuajse të gjithë në realitetin
tonë gjuhësor.
b) Po ashtu te trajta normëzuese thosha duhen shtuar
trajtat jonormëzuese jo vetëm: thesha, thojsha . po edhe thoja. Në
të vërtetë, trajta thoja përkon formalisht me zgjidhjen nga
pika e mësipërme, prandaj kjo trajtë mund të jetë si variant i diskutueshëm.
c) Ne veçanti lypset theksuar veta III njëjës norma: shënonte, shkonte, dilte, pritte a priste, heshtte etj., ngase te ne ndeshen trajtat jonormëzuese barasvblerëse me mbaresën -ke: shënojke, shkojke, a shkote, dilke, pritke a priste, heshtke. Pra, duhet pasur kujdes që norma është me mbaresën-te e jo me fundoren -ke. Me qëllim po ndalemi paksa te trajtat e dy shembujve të fundit pritte a priste dhe heshtte, ngase çështja del te geminata -TT-. Të vihet re se shembulli i parë prit (me pritë), në të pakryeren, veta e tretë pritte e thjeshtëson geminatën duke e zëvendësuar-T-në e parë në -S-priste, dukuri kjo jo e qortueshme, ndërsa rasti hesht (me heshtë) heshtte nuk e ka një mundësi të tillë zëvendësimi. Pikërisht këtë dukuri dua ta theksoj në mënyrë të veçantë, sepse edhe në veprën në shqyrtim dhe në burime të tjera kjo pikë nuk del e trajtuar kënaqshëm.
Sqarim: Ç’është e vërteta me -TT+E del një grup jo i
madh foljesh: përveç hesht (me heshtë,heshtte) ndeshim edhe folje të tjera
njërrokëshe që janë: ndot (me ndotë), bart (me bartë), qit (me qitë), çart (me
çartë), tut (me tutë) kot (me kotë), pastaj me parashtesën për- + një emër
konkret: përbalt (me përbaltë), përmut (me përmutë) përmjalt ( me përmjaltë), përbisht
(me përbishtë), përgisht (me përgishtë) si dhe rastet me -sht- fundore,
përveç hesht me heshtë që u cek më sipër janë edhe këto: gërvisht (me
gërvishtë), mposht ( me mposhtë), resht (me reshtë), e ysht (me yshtë). Pra
janë gjithsej nja 16 folje që ndeshim në përdorim aktiv në të pakryerën me -tt+e,
por me mundësi të hapur shumimi në rrethana të caktuara, të cilat sipas normës
në fuqi në veten II njëjës të së pakryerës së dëftores duhet të pordoren ashtu
e jo me t+ke (pra heshtte e jo heshtke). Mirëpo duhet pasur
kujdes se të gjitha foljet me temë në -t(ë) (fundore jo vetëm
këto që u cekën më sipër, por të gjitha, në mënyrën dëshirore veta
III njëjës dalin me geminatën -TT+Ë, p.sh. di me ditë: ditsha, ditsh dittë!, mbaj
me mbajtë, mbajtsha , mbajtsh mbajttë!, e kështu me radhë,
trajta këto të normëzuara që nuk janë të huaja as për të folmet tona
këndej.
2) Edhe për të ardhmen e së shkuarës së dëftores (a për
të tashmen e kushtores): do të punoja, do të punoje, do të punonte në
raportin normë/jonormë duhet të shënohen trajtat jonormë: dotë
punojsha, do të punojshe do të punojke etj., të cilat, siç u tha,
duhen flakur nga përdorimi, edhe pse në Ortografinë e gjuhës shqipe (
3) Edhe tek e ardhmja e dëftores punoj (me punue) do
të punoj veta II dhe III do të punosh, do të punojë te ne ndeshim
trajta të panormëzuara: ti do të punon ai do të punon në vend:
ti do të punosh ai do të punoJË, trajta këto që
dalin edhe më të theksuara tek e tashmja e mënyrës
lidhore: unë të punoj ti të punoSH ai të punoJË. Pra
tërhiqet vërejtje sidomos që në veten III njëjës, pra jo (ai ajo) të
punon, të fryn, të lan etj, por, (ai ajo) të punojë, (ai
ajo) të fryjë, (ai ajo) të lajë, e kështu
me rasdhë. Në Ortografinë e gjuhës shqipe (1964) f. 57
rekomandohej në kundërshtim me normën e sotme që “të gjitha foljet që
mbarojnë me bashkëtigëllore, në veten e tretë njëjës të lidhores të dalin me
-i” e jo më -ë, prandaj ky fakt na shtyn të tërheqim vërejtjen:
jo ai të flasi, ajo do të lidhi po ai
të flasë, ajo të lidhë parkatësisht, jo ai do
të flasi ajo do të lidhi, po: ai do të
flasë, ajo do të lidhë e kështu me radhë.
4) Te disa folje që të kryeren e thjeshtë të dëftores në
letrarishte e bëjnë me mbaresën -va (f. 136) si p.sh.:
fryj (me fry) fryva, fryve fryu, ndyj (me ndy) ndyva ndyve
ndyu, (me pështy)përshtyva pështyve pështyu, pi (me
pi) piva pive piu, shtie (me shti) shtiva shtiu,
si trajta jo normëzuese, veç atyre të shënuara në tekst: fryjta, pështyjta,
pijta, shtijta, duhet të shënohen edhe trajtat me -na, që i ndeshim në
folmet tona: fryna, ndyna, pështyna, pina, shtina që
kanë një përdorim mjaft të theksuar, të cilat ne po i cekim vetëm si trajta që
s’duhen përdorur, madje kjo vlen për të tria vetat. Pra jo: pina,
pine pini, pinëm pinët pinën, po vetëm: piva, pive, piu, pimë,
pitë, pinë e kështu me radhë.
5) Paralel me të tashmen e vazhdimësisë,
tipi: jam duke punuar, jam duke dalë ndër ne del në
përdorim edhe trajta barsvlerëse: jam kah punoj, jam kah dal. Po
ashtu edhe tek e pakryera e vazhdimësisë tipi: isha
duke punuar, isha duke dalë, veç trajtës dialektore isha tue
punue, isha tue dalë paraqitet si trajtë sinonime edhe
konstrukti: isha kah punoj, isha kah dal e kështu me radhë,
Një refleks të tillë, mund të themi se e ndeshim edhe në të tashmen e
vazhdimësisë dhe në të kryeren e plotë të mënyrës
habitore.:Krahaso:
a) qenkam duke punuar, qenkam duke dalë ndaj qenkam
(kokam) tue punue, qenkam (kokam) tue dalë, del edhe atraktivja
(!) qenkam (kokam) kah punoj, qenkam
(kokam) kah dal dhe
b) qenkësham duke punuar; qenkësham duke dalë; ndaj qenkësham (koksham) tue punue, qenkësham (koksham) tue dalë, del edhe qenkësham kah punoj, qenkësham (koksham) kah dal, e kështu me radhë.
Nuk dime pse kjo formë me kah që prej nesh u quajtë,
disi pa dashje, atraktive, e cila përdoret edhe në kohë të tjera si
p.sh. kah je tue shkue? a kah je kah shkon, kah
je kah ia mban? etj. që dallon nga sinonimi kah po shkon?, kah po
ia mban? etj, sa do të jetë hetuar dhe vlerësuar nga
standardologët e gramatikanët tanë. Sidoqoftë, ne e shënuam si trajtë me të
cilën jemi të ballafaquar në praktikën tonë gjuhësore, kështu që ekspertët e
gjuhës le ta vlerësojnë si duhet.
6) Në vend të trajtave foljore që janë të letrarishtes së sotme: rroj
rrojta rrojtur rroftë!, me sa dimë, në të folmet gege janë përdorur trajtat
me infiksin -n-: rrnoj, (me
rrnue), rrnova rrnoftë!, të cilat edhe sot i ndeshim
në të folmet tona e më gjerë, madje në raste edhe në gjuhën e shkrimit. Prandaj
sipas raportit normë/ jonormë, mendojmë se duhen shënuar në tektin
eventual edhe rajtat e mësipërme. Është me interes të shihet fakti se si gjuha
e popullit (gegërishtja) për t’i ikur homonimisë me rastet tosk. rruaj
rrova rruar rroftë! /geg. rruej me rrue rrova rroftë!, në
njërën anë dhe tosk.rruaj rrojta rruar rroftë!,/geg. rrnoj me
rrnue rrnova rrnoftë! (!), në anën tjetër, gjeti zgjidhjen që për
konceptin rrnesë (jetëgjatësi), të përdor ose të ruajë trajtën me
infiksin -n-, ndërsa për konceptin e
rrojes (rruarjes a rruajtjes) e ruajti versionin pa –n infikse. Krahaso
shprehjet:, Me rrnue me nderë, shpirtbardhë përherë ose Më
mirë berberi se me rrue dreqi! Nuk mund ta dimë
sa pati arsye për heqjen apo mosfutjen e trajtës rrnoj (me rrnue) në
normë?
Sidoqoftë edhe këto dallime në raportin normë/ jonormë të
foljeve rroj (rrnoj, me rrnue rrnoftë) ndaj rruaj rruar (rruej me rrue,
rroftë!, është mirë të vlerësohen.
7) Po e përmendim edhe rastin e foljes së parregullt të shqipes
letrare ngre ngritur/ ngrihem që në të folmet tona,
përgjithësisht në gegërishte del si folje e rregullt: ngrit, me ngritë,
ngritem me u ngritë. Nga krahasimi i zgjedhimit të të dy versioneve del
edhe arsyeja a shkaku pse të ne bëhen aq shumë shkelje enorme (me vetëdije
ose pa të), pikërisht në raportin normë/jonormë standarde.. Ja si
duket ky zgjedhim:
Koha e tashme e dëftores: tri vetat njëjës: (unë, ti, ai) ngre/ ngrit shumësi:
(ne) ngremë /ngritëm, (ju) ngrini/ ngritni, (ata) ngrenë
/ ngritën; e pakryera e dëftores: (unë) ngrija
/ ngritja etj.; e ardhme: do të ngre / do
të ngrit; e ardhme e së shkuarës: do të ngrija
/ do të ngritja; e tashmja e lidhores: të
ngre / të ngrit (të ngris!), e pakryera: të
ngrija / të ngritja (të ngrisja!); urdhërorja:ngri
/ ngrit ngrini / ngritni.
Le të krahasohet edhe përdorimi i kësaj folje në të dyja versionet e
mësipërme me trajta homonime të foljes ngreh (me ngrehë dhe të
foljes ngrij (me ngri), të cilat në të vërtetë pjesërisht krijojnë
homonimi, sidomos trajta e letrarishtes del më problemore. Këto ndryshime duhen
qartësuar dhe vlerësuar me arsyeshmërinë e duhur.
8) Mendojmë se profili i veprës në shqyrtim lejon që të jetë e shënuar në të edhe dukuria e përftimeve të reja të foljeve me parashtesën pa- si: pavdekësoj, pavleftësoj a pavlerësoj, paaftësoj, paanësoj, parregullsoj, pasaktësoj etj. që zbërthehen kuptimisht, kështu: e pavdekësoj = e bëj të pavdekshëm, e paaftësoj = e bëj të paaftë, e kështu me radhë. Së këtejmi nga foljet e tilla dalin edhe prejfoljorët si pavdekësim, paaftësim, pasaktësim që nuk ishin të njohur më përpara dhe që dalin në marrëdhënie sinonimie me trajta: mosaftësim, mossaktësim e kështu me radhë. Gjithsesi, edhe kjo dukuri lypset vlerësuar.
9) Edhe te mënyra deshirore e disa foljeve në raportin normë/jonormë paraqiten
raste të diskutrueshme, Krahaso: shtënça/shtifsha, lënça/lasha, rënça/ rafsha, dhënça/ dha(f)sha,
thënça/ thasha(thashetheme), daça/dasha (dashamirë),
brejtsha/brefsha (aoristi brejta / dial. breva) e kështu me radhë.
Në mjaft raste në kontekste të caktuara, trajtat dialektore sidomos në shprehje
frazeologjike i ndeshim të përdorura pothuajse normalisht edhe pse të cilësuara
“jashtë norme”. Krahaso: Ku rafsha mos vrafsha!
Gjithmonë paç e për t’mirë dhaç (dhash)!
10) Po sipas raportit normë/jonormë imponohet edhe
rasti i disa foljeve më -AS a -S fundore, siç janë shembujt në
letrarishte: vras vrarë, ngas ngarë, pres prerë, të cilat
paskajoren e mirëfilltë me + pjesore të shkurtër e kishin të normëzuar
kështu: me vra, me nga, me pre (pjesërisht kështu bën edhe
folja me le (lej), me bre (brej) , - trajta këto që ende janë në
përdorim në gegërishte. Njëjësi i dëftores së këtyre foljeve del në të folmet
tona vraj, (me vra) ngaj (me nga), prej (me pre), lej (me le), brej
(me bre), ndërsa në letrarishte, siç u cek më sipër del: vras,
ngas, pres, lind(!). Te këto folje as mënyra urdhërore nuk ka
përputhshmëri, në raportin letrarishte / gegërishte, sepse
urdhërorja e letrarishtes del: vra e vrit, nga e ngit, pre
e prit, ndërsa e të folmeve tona: vraj!, ngaj! prej!
Pra këto forma reflektimi duhet të njihen dhe në ndonjë rast a rrethanë
edhe mund të rivlerësohen a të arsyetohen. Po e përmend kalimthi edhe
trajtën flas (me folë), e cila priret me dalë në të tashmën njëjës
të dëftores në trajtën (po) fol (i) (= po flas) (ai fol e ti fol – për
nji plesht e për nji mol(ë)!) dhe kjo dukuri në mos e trashëguar,
sot ushqehet domosdo nga paskajorja me folë.
11) Edhe rasti i homonimisë së trajtës pres: pres
shokun ndaj pres : pres bukën me thikë, në
raportin normë/jonormë ka vend për diskutim. Në kodin e të
folmeve tona (gegnishte) këto dy koncepte shprehen pa prekur fare në
homonimi, ngase për konceptin e parë pres shokun (pjesorja
pritur me pritë) edhe në të folmet tona del poashtu, por sa i përket konceptit
të dytë pres bukën me thikëtë letrarishtes në të folmet
tona del zakonisht trajta prej ( me pre): Prej bukën me
thikë. Madje edhe sa i përket përftimit të prejfoljorëve këto trajta
(folje) kanë rrugë të ndryshme, varësisht nga pjesorja e shkurtër e foljes së
caktuar:
pritës /pres a premës (prerës): Krahaso: mikëpritës, besëpres, besëpremë
besëprerë) etj.
Ky rast
ishte i sanksionuar edhe me Ortografinë e gjuhës shqipe (Beograd
12) Edhe lidhur me foljet gjuaj gjuajtur, luaj luajtur del e nevojshme të jepen sqarime sipas raportit: normë/ jonormë. Në të folmet tona (gegërisht) forma e pjesores (paskajores) del dy trajtash:me gjue e me gjuejtë, me lue e me luejtë, andaj edhe në të kryeren e thjeshtë dalin po dy trajta, ashtu edhe në dëshirore: gjova/gjuejta, lova/luejta, përkatësisht; gjofsha e gjuejtsha dhe lofsha e luejtsha! Ndërkaq në letrarishte është e koduar vetëm një trajtë: gjuaj gjuajta luaj luajtsha. Gjithashtu në të folmet tona dalin dy forma paralele edhe me foljen lind (lindur) lej me le dhe lind me lindë, aoristi leva e linda, dëshirorja lefsha e lindsha dhe ajo: me bre: breva /me brejtë: brejta, brefsha e brejtsha etj..
13) Bie në sy edhe rasti i foljes mund me mundë mundur, jo
si folje e ngurosur modale, po si folje në përdorim të pavarur. Kjo folje në
FShS del në një zë, por me dy kuptime jo aq të përafërta: i pari: mund mundem = kam
mundësi (fuqi) për të bërë diçka dhe i dyti:: mund mundem =
ndeshem trup me trup me dikë etj (Aty f. 815). Ndër ne (në dialektin e
gegërishtes) për konceptin e parë del trajta sinonime muj me
mujtë, ndërsa për të dytin pranohet trajta e letrarishtes: mund
mundur me mundë. Nuk di këto dy trajta a kanë një etimon të përbashkët apo
jo apo kemi të bëjmë me ndonjëfarë kontaminimi? Prof. Sh. Demiraj
trajtën e tillë e quan riformim analogjik sipas gjedhës buj bujta (me
bujtë), mbaj mbajta (me mbajtë) ndërsa prof. E Çebej e shpjegon paksa
ndryshe, sipas tij “ngjan të ketë dalë nga asimilimi i tingujve nga një mundnj muj (Shih:
Gramatika hist. F. 870. Sidoqoftë, sot për sot trajtat mund (me mundë)
dhe muj (me mujtë) priren të dallohen sipas pjesëve kuptimore
që u cekën më sipër. Pra me trajtën mund me mundë që
afrohet me kuptimin e foljes me u mundue a mundshtoj, priret
të mbulohet më tepër një proces siç është puna a veprimi i mundësit, të atij që
e kryen një punë me mundim, (tue u mundue a duke u munduar) me djersë, me
përpjekje fizike që afrohet plotësisht me kuptimin e emrit mund e
mundim, që përputhet me pjesën e dytë të përkufizimit nga FShS-ja, ndërsa
me foljen muj me mujtë që afrohet më shumë me kuptimin e
foljes mujoj, nënkuptohet koncepti i qëndrueshmërisë,
disi si nocion më të gjerë, ngase mujtja e mujshmja si proces
më fort kuptohet se arrihet me aftësi, me mundësi, me përpjekje mendore e
shpirtërore sesa me përpjekje fizike, kuptim ky që përputhet me
përkufizimin e parë sipas FShS-së, dhe, si të thuash, pëlqen me
përkufizimin: kam fuqi, zotësi, mundësi (mujësi) ose e kam të mujshme
me e kry një punë. Me fjalë të tjera, po përsërisim, trajta muj me
mujtë del e ndërlidhur kuptimisht me emrin mundësi (mujësi) dhe të
foljes mujoj; Qysh me mujtë me i ra në fije kësaj pune?
Qysh me mujtë merzinë?, ndërsa trajta mund me mundë ndërlidhet
kryekëput me konceptin e emrit mund mundim si dhe
me konceptin e foljes mundoj/mundohem a mundshtoj. Sido
qe të jetë, kjo prirje dallimi mbase ende në fazën e lindjes, por që del e
shfaqur ndonjëherë edhe në gjuhën e shkrimit, është mirë të ndiqet nga
ekspertët e normës letrare dhe të vlerësohet.
14) Po e cek edhe ballafaqimin e trajtës dua dashur me
trajta dialektore të gegërishtes due me dashtë në të kryeren e
thjeshtë të dëftores. Në këtë kohë trajta e kësaj folje del: desha,
deshe deshi deshëm deshët deshën dhe kështu krijon homonimi me një folje
tjetër të gegërishtes të foljes me deshë, që në letrarishte
përdoret trajta zhvesh zhveshur. Krahaso antonimin desh/vesh, ose
me deshë / me veshë: zhvesh/vesh ose zhveshur / veshur të letrarishtes. Krahaso
shprehjen:Me të ardhë miku deshë duhet me veshë, Në të radhtë veshë nuk duhet
me deshë, d.m.th. mos me e randue me fjalë.
Kështu b.f: E desha djalin në të folmet tona ka
kuptimin e zhvesha, ia hoqa rrobat, geg. me ia heqë (të veshmet, me
ia deshë rrobat), në njërën anë, ndërsa në anën tjetër
në letrarishte E desha djalin ka kuptimin e
dashurova, e simpatizova, e miklova, që në të folmet tona shprehet: E
deshta a e dashta djalin, d.m.th. me e dashurue, me e
smpatizue, me e adhurue etj. Sidoqoftë, variacionet e tilla kuptimore, duhet të
dihen e të njihen më mirë. Madje edhe në shkrime të caktuara letrare kemi pasur
rastin të ndeshim shprehjet si Dashtë e pa dashtë po
duhet me dashtë! = Desha s’desha duhet ta dua!
15) Në letrarishte folja kall e këllas janë sinonime dhe kanë të bejnë me kuptimin fut me futë diçka diku, ndërsa në gegërishte, pra në të folmet tona folja kall me kallë ka kuptimin me djegë, d.m.th. i vë zjarrin diçkaje. Edhe kjo dhe çështjet si kjo, për mos me lënë keqkuptim mbrapa imponojnë sqarime të nevojshme.
16) Në letrarishten e sotme ngatërrohen kuptimet e foljeve bart
mbart dhe baj mbajtur, ndërsa në të folmet tona (me gjasë
në mbarë gegërishten) dallimi del fare i qartë. Kështu në vend të trajtës bart
bartur del sinonimi baj me bajtë, d.m.th. çoj
(shpie) diçka nga një vend në një vend tjetër, ndërsa mbaj me
mbajtë kuptohet si në letrarishte: mbaj mbajtur, d.m.th.
kap një gjësend dhe nuk e lë të lëviz. Për mendimin tonë folja baj
me bajtë duke pasur parasysh kuptimin specifik që mban në vete mund të
përdoret edhe në letrarishte, por vetëm për kuptimin e parë të foljes mbart
(sipas FShS -së, f. 743) dhe të trajtës bart (f. 91), ndërsa mbart
me mbartë mund të specifikohet për kuptime të tjera, siç është edhe
koncepti i fjalë-termit: (m)bartja (përcjellja) e të dhënave ose
fig. mbartja (bajtja) e pikëpamjeve etj. Pra jemi
të mendimit se mund të vlerësohet edhe difencimi i semantikës së folejeve baj
me bajtë ndaj bart me (m)bartë.
17) Po e përmendim si çështje paksa të hapur edhe pjesoren e
foljes rri ndenja ndenjur, ngase në të folmet tona
(gegërisht) del rri, me ndejtë .Me sa dime, është e vetmja
trajtë që norma e ruan-NJ-në në trupin e kësaj fjale, pa e evoluar
në -j-. Dihet se në të gjitha foljet e tjera norma e ka pranuar
evoluimin e tingullit nj në -j. Krahaso: foljet më
-Oj punonj punoj, më -Ej rrëfenj rrëfej etj. Prandaj shtrohet pyetja
pse vetënm te kjo trajtë ruhet -NJ-ja? Na merr mendja se edhe
kjo fjalë duhet të shënohet me -J: rri me ndejë, ndeja,
ndejsha, ashtu si edhe emrat:e prejardhur: ndejë-a, ndejëse ndejës etj.
18) Ndërsa në shqipen letrare folja ungj ungjem (me
ungjë, me u ungjë) është shkrirë tërësisht në trajtën ul, ulem
ulur (= zbres poshtë), në të folmet tona dallohen qartë në
përdorim.këto dy trajtame ungjë (me u ungjë) dhe me ulë (me
u ulë). Kështu ndërsa trajtat ungj me ungjë përdoren
me kuptim të kundërt me foljen ngre me ngritë, folja ul me
ulë ka kuptimin: njom diçka me ujë. Me i ulë petkat me fijë.
Me ulë brumin e bukës me ujë të vokët = përziej brumin e
bukës me ujë të vakët. Ndër ne dëgjohen shprehjet si: Ishte
ulun në ndjersë, prandaj u ungj me pushue pak ose E gjetën
ngaluc të ulun në gjak (= të gjakosur) aty
e shtrinë në qerre dhe e çuen në ship me e mjekue... Nuk
di arsyen pse letrarishtja hoqi dorë nga një dallim i tillë ungj/ul që
nuk ishte rast i panjohur nga studiuesit tanë, ngase folja ungj, me
ungjë me u ungjë dilte e shënuar edhe në FGJSH 1954 (Shih: f. 589 e
591), në Fjalorin e Sokol Dobroshit (f. 588), në Ortografinë e gjuhës
shqipe (1964 f. 116) etj.
19) Si duket pjesorja e shkurtër e
gegërishtes (edhe pse tani e papranuar në shqipen standarde), ka
qenë e pranishme, jo vetëm në strukturën fjalëformuese shumë shekuj përpara,
siç e dëshmojnë prejpjesorët, por ishte e pranishme a pjesëmarrëse aktive edhe
në formimin e kohëve analitike si dhe ndonjë kohe tani sintetike a të përbërë,
siç është e tashmja dhe e pakryera e habitores:
punuakam punuakësha (f. 142). Fillimisht në kohëhapësirën e gjuhës shqipe ajo
ndeshej me shtrirje më të gjerë pikërisht në trajtën punuekam
punuekësha, pëlqyekam pëkqyekësha, ditkam ditkësha, pra mbi bazë të
pjesores së gegërishtes. Dihet se nën ndikimin e shqipes së sotme letrare
diftongu -ue- u rekomandua të shndërrohej në -ua-, por
lidhur me këtë dua të theksoj se çështja del paksa e diskutueshme, ngase sipas
FShS -së (f 1571) rekomandohet që trajtat e tilla të shënohen jo me – UA
(normë) as me –UE (jonormë), por me -O-: ponokam ponokësha,
prandaj ky fakt duhet pasur në konsideratë me rastin e ribotimit a
të konsultimit eventual të veprës në shqyrtim. Sidoqoftë edhe ky
fakt lypset vlerësuar.
20) Ndërsa në letrarishten e sotme dalin të stabilizuara foljet me -h- fundore: nxeh, ftoh, njoh, shoh në të folmet tona ndeshim në trajta të tjera si p.sh me nxe, nxej nxeva, edhe nxejta ose me nxemë (nxemëse, nxemje qendrore), me ftofë (ftof) me njoftë (njof njofta), me pa (shof), prandaj në rubrikën jonormë duhen shënuar edhe këto trajta të panormëzuara, sidomos duhet me pasë kujdes në përdorimin e përftimeve nga rasti nxeh: me nxehë: nxehje, nxehëse nxehës etj.
21) Meqenëse pjesorja e
trajtës së shkurtër e gegërishtes, qoftë me prapashtesë zero: punue,
pëlqye, pi, qoftë me prapashtesën -ë, tipi: pritë
(pritur), renditë (renditur), përpjekë (përpjekur), plasë (plasur),
(v)dekë (vdekur) etj., jo vetëm në rastet që përkon me trajtën e pjesores së
letrarishtes të foljeve apofonike, tipi marrë mjelë etj., por
edhe në të gjitha rastet ku tema mbaron me prapashtesë zero, përkatësisht me
bashkëtingëllore, e cila është njëherazi pjesë përbërëse e
paskajores me + pjesore, duhet vënë në spikamë sa ka pasur ndikim në të
kaluarën në të gjitha fazat e rritës e të konsolidimit të sistemit foljor dhe
atij emëror të shqipes. deri në ditët e sotme si trajtë përfaqësuese e
foljes, madje ka shërbyer dhe shërben pandërprerë si element shumë aktiv e
prodhimtar (edhe e pandarë nga paskajorja e mirëfilltë) në fjalëformim,
formëformim e kohëformim në tërë sistemin ligjërimor të shqipes.
22) Në tekstin në shqyrtim (f. 27) funksioneve që kryen prapashtesa -Ë e
patheksuar si fundore:
1. si tregues gramatikor i gjinisë: punË, ditË, klasË etj.
2. si tregues i shumësit: artist artistë, shok, shokË etj
3. si prapashtesë fjalëformuese: plak plakË, zog zogË,
mendojmë
se duhet shtuar edhe dy funksione të tjera:
a) si element dallues i pjesores, ndaj njëjësit të dëftores te foljet me
bashlëtingëllore apofonike (të cekura në tekst (f. 21) si: mjell
mjellë (me mjellë), marr marrë (me marrë) etj., por kjo del e
shtrire në të gjitha foljet e gegërishtes me tëmë në bashkëtingëllore dhe së
ketejmi del me prirje përdorimi edhe në ligjërimin standard, natyrisht nën
presionin e formës së pjesores në funksion të temës prodhuese fjalëformuese,
por edhe në kuadër të paskajores së mirëfilltë me + pjesore, si:
rendit renditë (me renditë), nxjerr nxjerrë (me nxjerrë) si dhe
b) si prapashtesë emërformuese siç janë përftimet e emrave femërorë
pandajshtesorë nga pjesoret (e ashtu quajtura të gegërishtes): pritë
prita, rritë rrita, hjekë-hjeka, plasë plasa, dekë deka etj.
Pra, në ribotimin eventual të tekstitt në fjalë duhet t’i shtohen edhe
dy funksionet e sipërshënuara të zanores -Ë të patheksuar.
23) Domosdo jemi të detyruar që në fund të kësaj analizë si pikë të
veçant ta përmendim edhe çështjen e paskajores së mirëfilltë të gjuhës shqipe,
e cila nuk u përfshi në normën standarde. Është e vërtetë se
trajta përkatëse e shënuar në tekst për të + pjesore (e
ashtuquajtur paskajore e dytë) nuk i përgjigjet realitetit,
ajo nuk mund të konsiderohet si trajtë e plotë përfaqësuese e nocionit të
paskajores. Ne, këtu nuk e kemi për qëllim të kritikojmë hartuesit pse e emnuan
si paskajore trajtën e tillë, madje as të bashkohemi apo jo me mendimet e disa
gjuhëtarëve që mendojnë se mospërfshirja e paskajores së mirëfilltë në standard
ishte gaf i madh me pasoja, por kemi për qëllim vetëm të theksojmë faktin se me
një problem të tillë është duke u ballafaquar mbarë e mballim tërë bashkësia
jonë shqipfolëse, sidomos ajo e arealit verior. Kjo çështje tani u është e
njohur të gjithë standardologëve tanë, por u detyruam ta përmendim, sepse
rreth raportit normë/jonormë, siç e pamë konkretisht, domosdo
del e ndërlidhur edhe kjo formë.
Dihet gjithashtu se edhe parapëlqimi i trajtës së pjesores në kuadër të
paskajores me me del. si çështje që kërkon zgjidhje.
Bashkë me sqarime. Në realitetin tonë gjuhësor të sotëm i ndeshnim
këto trajta të paskajores (ose të pjesores së diskutueshme në kuadër të saj),
si shembull po e marrim vetëm trajtat e foljeve:
punoj, pëlqej, kam, di, fshi::
- me punuem, me punuemun me punuen me punuenun, me punuë, me punu; me
punua me punuar me punue;
- me
pëlqyem, me pëlqyemun, me pëlqyen, me pëlqyenun, me pëlqyë, me pëlqy me
pëlqyer me pëlqye;
- me ditun, me diten, me dit, me ditur me dijtë;
- me pasun, me pasen me pas me pasur me pasë,
- me fshimë, me fshimun, me fshinen, me fshirë me fshi
e kështu
me radhë. Prandaj, kur jemi të detyruar me e përdorë një trajtë të tillë,
s’duhet me pasë mëdyshje. Sigurisht atëherë duhet përdorur paskajorja e
mirëfilltë me + pjesore të shkurtër (ose mbase në raste edhe paskajore
+ pjesore të letrarishtes) e jo trajtat me pjesore të zgjeruar të
gegërishtes, ngase pjesorja e shkurtër del e përdorur
zakonisht si trajtë përfaqësuese e foljes, por edhe domosdo në fjalëformim, por
edhe formëformimin e kohëformimin në strukturat e caktuara të sistemit foljor
të shqipes, kuptohet edhe pse sot nën hijen e trajtës së letrarishtes.
Sidoqoftë, kërkesa jonë për konsolidimin në shkrim, por edhe në të folur të pjesores, përkatësisht të paskajores me + pjesore të shkurtër duhet pasur parasysh në konsideratë nga standardologët tanë, ngase kemi bindjen se me një interpretim të duhur shkencor dhe me një vullnet e mirëkuptim çështja e paskajores me inkuadrim në shqipen standarde do të jetë e zgjidhshme dhe doemos do të ndikojë pozitivisht në mbarëvajtjen e shqipes standarde.
V. VËREJTJE E KONSTATIME TË TJERA
Nuk po e përmbyllim vështrimin tonë pa i dhënë edhe disa vërejtje
të tjera ose konstatime rreth tri çështjeve lidhur me
tekstin në shqyrtim:
e para do të cekim nevojën që tekstit Gjuha letrare shqipe për
të gjithë, në rast ribotimi, duhet t’i bëhen
disa përplotësime edhe nga pikëpamja formale byroteknike e metodike
(didaktike),
së dyti, do të ceket në formë pyetjesh nevoja e konsolidimit të disa
termave të diskutueshme që dalin ende të paharmonizuara në kuadër të burimeve
tona gramatikore dhe,
së treti, do të shprehim, në formë të përmbyllur opinionin tonë si qëllim i këtij vështrimi analitik.
a) Vërejtje formale byroteknike e metodike
1) Veç tjerash, mendojmë se duhet pasur kujdes edhe në respektimin e
hapësirës së bardhë, ngase në tekst ndeshim raste kur nuk respektohet rregulli
që pas shenjës së caktuar të pikësimit, patjetër një e rrahme hapësirë duhet të
mbetet zbrazët, e bardhë, lëshim të cilin e ndeshim f. 64, 83, l79, 241,182 etj
ose anasjelltas kur nuk është lënë farë si f. 57, 266 ose është lënë hapësirë e
lirë e tillë pa nevojë, madje edhe mes fjalës përkatëse etj Ndonje
rast të tillë ne e shënuam si gabim shtypi. Sidoqoftë, hapësira e bardhë dhe
mes kryerreshtave e mes rreshtit vijues paraprak dhe titullit a nëntitullit
përkatës duhet rregulluar, respektuar.
2) Është
mirë që radhitja e bashkëtingëlloreve të zëshme dhe atyre të shurdhëta (f.261)
të bëhet sipas radhës së alfabetit, ashtu siç është vepruar po në atë faqe të
tekstit për ndarjen e bashkëtingëlloreve sipas pjesëmarrjes së gjuhës a të
buzëve si dhe ndarja sipas tipit të pengesave.
3) Mbase, do të ishte më drejtë që në rast ribotimi, pjesa I dhe II
(Çështje të morfologjisë dhe Çështje të sintaksës) të fuzionohen në një titull
të përbashkët: Çështje të gramatikës, ndërsa lënda të jetë e
shtjelluar brenda me shenjë nënndarjeje :
A.Çështje
morfologjike dhe B. Çështje sintaksore
4)
Në faqet 45-46 te lakimi i emrave metodikisht do të ishte më i pranueshëm që
nëntipat e lakimit në shumës të dallohen sipas prapashtesave përkatëse, si
vijon:
a. për
gjininë mashkullore:
a) me prapashtesën -A: lisa, plepa, tela etj.
b) me prapashtesën-E, male, objekte, fise etj.
c) me prapashtesën -Ë: fshatarë, mullarë, partizanë etj.
ç) me prapashteësën -J(NJ) : arij, ftoj, mullij etj.
d) me prapashtesën e palatizuar –k/Q: peshq, bujq, krushq etj dhe
dh) me praashtesën zero: nxënës, mësues, njerëz etj.
b. për
gjininë femërore:
a) me prapashtesën -A: vajza, fusha, dardha etj.
b) me prapashtesën -E: lule, faqe, lagje etj. dhe
c) me prapashtesën zero: shtëpi, cilësi, gjë etj.
5) Mbase titulli i pjesës së fundit, sipas lëndës që përmban, për
mendimin tonë, do të pëlqente më mirë si të ishtë fomuluar kështu: Çështje
të fonetikës dhe të drejtshqiptimit të shqipes letrare, sepse aty trajtohen
fillimisht edhe çështje të fonetikës.
6) Mendojmë se duhet gjetur vend edhe për trajtim, së paku edhe të ndonjë rasti tipik me rrethanorët dhe gjymtyrët e tjera të dyta, siç është bërë me përcaktorët e kundrinorët, ngase atëherë koncepti i sintaksës së fjalëve brenda fjalisë (periudhës) asociacionisht do të dilte më i ravijëzuar te lexuesi e konsumuesi i këtij burimi.
b) Vërejtje rreth konsolidimit dhe harmonizimit të termave përkatës
Edhe pse e kemi të qartë se gjithçka nuk mund të thuhet në një veshtrim
si ky, madje as në ndonjë vepër të vetme, sado vëllimshe të jetë ajo, nuk po
mundemi me anashkalue pa i shtuar edhe disa pyetje që na imponohen lidhur me
domosdonë e konsolidimit të termave të caktuar të gjuhësisë sonë nga rrafshi i
kulturës së gjuhës, ende të paharmonizuara, për çka duhet të jepen sqarimet e
nevojshme sidomos në burimet tona gramatikore të rinuara, ku bën pjesë edhe
profilimi i tekstit në shqyrtim:
1) A ka gjuha letrare shqipe mënyrë kushtore, pasi në tekstet e reja të
ndonjë gramatikë kjo mënyrë nuk shënohet fare?
2) A ka gjuha letrare shqipe fare paskajore apo vetëm për +
gerund (term, ky i vetëm i pa shqipëruar) dhe a mund të quhet kjo
formë paskajore e dytë ose mbase sipaskajore apo jo?
3) Gjuha letrare shqipe a ka mënyrë lidhore-habitore, siç del e shënuar
në ndonjë tekst gramatike?
4) Emri i shquar në shqipe në njëjës e sidomos në shumës ka apo jorasë
rrjedhore?
5) A duhen përligjur termat kohë e tashme e caktuar, kohe
e tashme e sigurisë, ngase nuk i ndeshim kështu në disa tekste të
gramatikave normative?
6) Sa zgjedhime ka folja në shqipen letrare, dy, tri apo?
7) Si qëndron raporti i termit sifjali ndaj fjali e varme (fjali e
varur) ose fjali e nënrenditur?
8) Është më mire, apo jo, që termi norma e gjuhës letrare kombëtare të mos shndërrohet(konvertohet plotësisht) si normë e shqipes standarde të njësuar mbarëkombëtare, pa iu bërë përmirësimet e përplotësimet e domosdoshme strukturore dhe kjo vetëm pasi të miratohet institucionalisht?
Pa dyshim edhe nga kjo paraqitje jona del se në gramatikën tonë, ashtu si dhe në veprën Gjuha letrare shqipe për të gjithë, duhen bërë përplotësimet dhe harmonizimet e nevojshme e të domosdoshme, ngase edhe në Gramatikën e Akademisë 1, 2 (2002) nuk dalin të gjitha gjerat të qarta, madje as ato më të domosdoshmet, ngase ndeshim raste të paharmonizuara terminologjike, jo vetëm mes morfologjisë e sintaksës, por edhe në kuadër të krerëve përkatës brendapërbrenda disiplinës së caktuar.
Përmbyllje e vështrimit kritik
Përveç çështjeve të shtruara më sipër në krejt këtë analizë, sigurisht
mund të shtrohen edhe çështje të tjera, ngase raporti normë / jonormë përfshin
një gamë shumë të gjerë e të ndërlikuar çështjesh. Gjithsesi do të bënin mirë
që të gjitha çështjet, sado që të jenë ato numerikisht, t’i shtrojnë ata të
cilët edhe po ballafaqohen me to, siç janë vetë folësit, përkatësisht
intelektualët e të gjitha profileve:terminologët, dialektologët, por edhe të
tjerët, sidomos gazetarët e mësuesit e gjuhës dhe vetë standardologët, të cilët
këtë punë edhe e kanë më shumë se përgjegjësi morale e shoqërore e historike
ndaj mbarë bashkësisë sonë shqiptare. Vërejtje e plotësime mund të jepen jo
vetëm për drejtshkrimin, por aq më tepër për rrafshet e tjera të standardit
gjuhësor, normë kjo, e cila duhet të jetë përherë në këndellje e sipër dhe se
konsolidimi i saj pas diskutimeve të lira profesionale parimore pritet që
standardi të jetë shumë më i suksesshëm e më i pasuruar se në fazat e
mëparshme, sepse ndërkohë janë bërë e po bëhen studime të mirëfillta, andaj
edhe nuk mungojnë rezultate të suksesshme me interes. Për mjaft çështje të
hapura janë gjetur zgjidhje të reja, por, meqë jeta ka nxjerrë në shesh edhe
çështje të tjera ose ka kthyer në rishqyrtim edhe aso çështje jo të zgjidhura
mirë më përpara, mbetet që punët e tilla të ndiqen me seriozitetin e duhur,
duke shfrytëzuar edhe modelet e reja studimore të gjuhësisë moderne (stilistike,
logjike, pragmatike, sociolinguistike etj). Gjithsesi
gjedhet e ligjet e reja gjuhësore do të shërbenin për të mirën e së ardhmes së
shqipes sonë standarde të njëzuar.
Në të përfunduar mund të nxjerrim konkluzionin se vepra Gjuha
letrare shqipe për të gjithë, si çdo libër me përmbajtje të mirë e të
ngjeshur sa herë që lexohet me vëmendje konsumuesit i jep diçka të re, e bën më
të pasur intelektualisht, por njëherazi lexuesit kritik e të kujdesshëm mund
t’i bien në sy edhe gjëra që nuk i plotësonin atëherë e nuk i plotësojnë edhe sot
kriteret e caktuara sipas kërkesave trashëguese etë reja ë reja, prandaj kur
është fjala konkretisht për arsyeshmërinë për ribotimin, apo jo, të saj ne na
bën të hamendemi, ngase paraprakisht lypsen mënjanuar nga ai tekst, jo vetëm
ndonjë dromcë myku të stilit politik të kohës, por edhe të pamira të tjera siç
janë:
së pari lypsen bërë përmirësimet e domosdoshme, siç janë gabimet e
shtypit, mbase ka më shumë, por syri ynë i kapi 36 raste, pastaj lajthitje14,
shkelje të normës së sotme në fuqi 19 dhe moskonsekuenca të ndryshme 10, që
gjithsej kapin shumën mbi 80 raste;
së dyti, duhet pasur parasysh nja 40 raste sfiduese ndaj normës
përgjithësisht;
së treti, vërejtjet rreth drejt-fjalëformimit (që u trajtuan në tri
pika) nuk janë të pakta, madje nga analiza del se paraqitja fjalëformuese
përgjithësisht nuk ishte e denjë e nuk është e denjë edhe sot për të pasqyruar
gjendjen e vërtetë të gjuhës shqipe sipas fjalës së fundit shkencore, sidomos
për disa çështje të trajtuara;
së katërti, si përplotësime të nevojshme, duke pasur parasysh
ballafaqimin me lëndë nga trevat tona, sipas raportit normë/jonormë materiali
del i ekspozuar si i diskutueshëm në sistemin emëror në 21 pika,
ndërsa në sistemin foljor 23 sosh. Natyrisht duke përfshirë, brenda tyre edhe
nënpika të caktuara;
së pesti, në dobi të përmirësimit të tekstit u dhanë nja 6 vërejtje nga
pikëpamja formale byroteknike e metodike si dhe njëherazi u shtruan nja 8
pyetje rreth çështjeve të pakonsoliduara terminologjike, me interes këto për
mbarëvajtjen e kulturës së gjuhës dhe në të mirë të terminologjisë shkencore të
gjuhësisë sonë, por që ndërlidhen konkretisht edhe me tekstin në shqyrtim.
Gjithsesi për të gjitha çështjet është kërkuar që përmirësimet,
përplotësimet si dhe konsolidimi të bëhen profesionalisht dhe të vërtetësohen
institucionalisht, duke pasur parasysh arritjet e ndërkohshme shkencore, qoftë
nga gjuhësia jonë, qoftë nga gjuhësia moderne botërore përgjithësisht.
Kjo paraqitje jona le t’u shërbejë si sfidë standardologëve tanë, të
cilët siç e dinë edhe vetë. Atyre, u duhet me punue me te dyja duart dhe pa
pushim në dy fronte, një dorë mendjeje duhet ta mbajnë domosdo në ruajtjen e
bazës pozitive të normës së sanksionuar dhe me dorën tjetër duhet të ndihmojnë
patjetër çeljen e shtigjeve të reja për perspektivën e mbarë të shqipen
standarde, duke u përpjekur gjithnjë për përsosjen e normës së saj, e cila ka
nevojë të rinohet në vazhdimësi në radhë të parë duke shfrytëzuar tërë pasurinë
e brendshme të amës së vet që e ka të trashëguar si nga toskërishtja ashtu edhe
sidomos nga gegërishtja (siç janë pra edhe shprehjet me
paskajoren e mirëfilltë e të tjera) dhe së dyti, duke bërë huazimet e nevojshme
të koncepteve, sidomos nga kultura politekniko-shkencore e të tjera të botës
moderne, kuptohet nga gjuhët e huaja, qoftë me huazime, qoftë me kalkime, por
pa e lënduar natyrën e gjuhës sonë.
Ikja nga ballafaqimi i tillë, siç është çështja e paskajores, në të
kaluaren konsiderohet me të drejtë si një lëshim i madh metodik, shkencor e
shoqëroro-politik, ndërsa një ikje e tillë tani a mospërpërfillja e një fakti
të tillë do të ishte një gabim edhe më i madh, ngase nga moszgjidhja si duhet e
problemeve si kjo, ka pësuar shumë, siç po pëson e mbase mund të
pësojë edhe më keq, vetë norma e shqipes standarde në proces e sipër, ngase sot
për sot shihet qartë tendenca që në vend të përsosjes, përmirësimit a
përplotësimit të normës, të dalë sheshazi një normë e re ta quajmë paralele a
rivale serioze, duke pasur si pretekst pikërisht mungesën e paskajores dhe të
disa vlerave të tjera të gegërishtes në kuadër të normës standarde, vlera e
dallime këto që në raste jemi përpjekor t’i shtronim në
shkrimet tona, por paksa u cekën edhe në këtë vështrim tonin, të cilat, në të
vërtetë, kanë mundësi të përthithen pa vështirësi nga standardi i përplotësuar
dhe kështu të zbutet acarimi ndërdialektor dhe tendenca e rivalitetit të
pushojë ndaj normës së shqipes letrare kombëtare në të mirë të mbarëvajtjes së
shqipes standarde si tërësisht unike.
Në këtë kontekst duhet pasur kujdes se si pozicionimi bunkerist ashtu
edhe ai liberalo-anarkist i kuadrit përgjegjës në
institucionet tona përkatëse e pengojnë dhe e dëmtojnë shumë mbarëvajtjen e
gjuhës standarde të njësuar, Njëherazi duke përkrahur përplotësimin e
përmirësimin e normës standarde të gjuhës sonë të njëzuar
përgjithësisht me lëndë të re dhe me metodologji të re, ne kërkojmë
nga autoritetet tona të autorizuara, për të cilët
“kultura e gjuhës” është jo vetëm objekt trajtimi e kultivimi, por
edhe detyrim, mos të vazhdojnë me negligjencë a kalkulime apo siç thuhet me
gri ujë në havan, duke u ankuar për shkelje të normës nga brenda, por të
kontribuojnë sa më shumë e sa më shpejt për përmirësimin e tri shtyllave
themelor të shqipes standarde, siç janë drejtshkrimi, gramatika dhe
fjalori normativ, në atë mënyrë që rinimi i tyre të jetë sa më për zemër
dhe më i përkapshëm dhe më gjithpërfshirës për të gjitha shtresat e shoqërisë
të mbarë traullit shqipfolës, sepse vetëm në këtë mënyrë ndihmohet dhe lehtësohet
më shumë mësimi, përvetësimi e respektimi i normës standarde të njëzuar.
Sidoqoftë, edhe pse mbesin mjaft çështje të tjera të hapura, të cilat duhen përmirësuar, përplotësuar e hamonizuar në suazat e normës së shqipes standarde, që vlejnë edhe edhe për tekstin në shqyrtim, mund të themi me plot gojën se materiali i librit Gjuha letrare shqipe për të gjithë në përqindje mjaft të madhe ende mund të konsiderohet i vlefshëm dhe lënda nga ky doracak normativ mund të shfrytëzohet si brumë i gatshëm me vlerë, qoftë për ribotimin eventual me përplotësime të veprës në fjalë, qoftë si lëndë plotësuese e orientuese për vepra të tjera të këtij profili. Fundi i fundit, nëse ripunohet mund të shërbejë për të mirë, jo vetëm për konsultim, por edhe për konsumim, risistemim dhe së ketëjmi edhe për nxënien më me lehtësi të normës së shqipes standarde në proces e sipër, edhe pse tani për tani, kjo vepër nuk duhet të konsideruar më si një abetare e vetme e alfabetimit të normës së shqipes standarde kombëtare.
P ë r f u n d i m
Nga vështrimi analitik që iu bë veprës Gjuha letrare shqipe për
të gjithë (1976) doli se përkundër vlerave të pamohueshme jo vetëm
historike dhe të të dhënave me interes universal që përmban vepra, si dhe për
vlera të veçanta që vlejnë edhe lidhur me normën letrare kombëtare,
sot për sot, ajo lypset përmirësuar e përlotësuar me material të ri, në mënyrë
që të mund t’u qëndrojë kërkesave në rritje të kohës dhe të ndikojë për të mirë
për konsolidimin e mëtutjeshëm të normës së shqipes standarde të njëzuar në
zhvillim e sipër. Konkretisht me rastin e konsultimit ose para se të bëhet
ribotimi eventual i saj, siç u propozua nga akademik Idriz Ajeti, patjetër
duhen pasur në konsideratë këto veprime korrektuese a plotësuese ndaj saj:
së pari lypsen bërë përmirësimet e domosdoshme, siç janë gabimet e
shtypit që për syrin tonë nuk ishin aq pak 36 raste, lajthitje 15, shkelje të
normës së sotme në fuqi 19 dhe moskonsekuenca të ndryshme 10, që gjithsej kapin
shumën mbi 80 raste;
së dyti, duhet pasur parasysha 40 raste sfiduese ndaj normës
përgjithësisht;
së treti, vërejtjet rreth drejt-fjalëformimit (që u trajtuan në tri
pika) nuk janë të pakta, madje nga analiza del se paraqitja fjalëformuese
përgjithësisht nuk është e denjë për të pasqyruar gjendjen e vërtetë të
sistemit të plotë fjalëformues të shqipes;
së katërti, si përplotësime të nevojshme, duke pasur parasysh
ballfaqimin me lëndë nga sistemi emëror 21 pika, ndërsa në sistemin foljor 23.
Natyrisht duke përfshirë brenda tyre edhe nënpika të caktuara;
së pesti, në dobi të përmirësimit të tekstit u dhanë nja 6 vërejtje nga
pikëpamja formale byroteknike e metodike (didaktike) si dhe njëherazi u shtruan
nja 8 pyetje rreth çështjeve të pakonsolidura terminologjike të gramatikës sonë
normative, me interes këto për mbarëvajtjen e kulturës së gjuhës
shkencore të gjuhësisë sonë, por që ndërlidhën konkretisht edhe me tekstin në
shqyrtim.
Ç’është e vërteta, lënda e shtruar në pikat 3 e 4 të pjesës I dhe lënda
nga pjesa II, III dhe IV, ku më pak e ku më shumë, paraqitet si sfidë ndaj vetë
normës së shqipes letrare kombëtare në fuqi, material ky që jo vetëm lexuesit e
apasionuar e studiuesit, por aq më tepër autoritetet kompetente që janë të
angazhuara institucionalisht rreth kultivimit të shqipes letrare ose
drejt-kulturimit të saj, patjetër duhet t’i kenë parasysh faktet e shtruara dhe
të angazhohen për përmirësimin, plotësimin dhe përsosjen e normës së shqipes
letrare ose për gjetjen e zgjidhjeve përkatëse të çështjeve të hapura, në
mënyrë që rinimi i tri shtyllave themelore të normës së shqipes
standarde të njëzuar, siç janë drejtshkrimi, gramatika dhe fjalori
normativ, të jetë sa më i plotë dhe gjithpërfshirës. Standardologët tanë
duhet ta dinë se një dorë mendjeje duhet ta përdorin për ruajtjen dhe
respektimin e normës së përbashkët në fuqi të arritur jo pa mund, dhe dorën
tjetër duhet përdorur për hapjen e stigjeve të perspektivës për
mbarëvajtjen e normës së shqipes standarde, gjithsesi në bazë të
ligjeve e modeleve të ravijëzuara, qoftë nga trashëgimia, qoftë nga rrita
normale në përputhje me realitetin e sotëm gjuhësor dhe gjasat për të ardhmen,
ngase si “bunkerizimi” ashtu edhe liberalo-anarkizmi janë të dëmshëm, pothuaj
barabar per mbarëvajtjen e shqipes standarde
Sidoqoftë, lënda nga vepra Gjuha letrare shqipe për të gjithë,
edhe kështu si është, patjetër ia vlen jo vetëm, të konsultohet, por edhe të
mësohet e të përvetësohet për çështje të caktuara, por nëse
përgatitet ribotimi a botimi dytë i saj gjithsesi duhen bërë përmirësimet
e plotësimet e nevojshme. Vetëm atëhere mundemi me thënë se vepra në fjalë do të ishte dobiprurëse edhe për normën e shqipes standarde, ngase veprës në fjalë nuk i mungon në parim metologjia e duhur mbarështruese, ndërtimore e përmbajtësore.