Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Haxhi Muhaxheri: Zgjohu poet

| E diele, 23.06.2013, 06:40 PM |


Haxhi MUHAXHERI

 

ZGJOHU POET

 

Nuk jam engjull

Në tempullin e durimit

 

Zotin mallkoj

Që as kokën e ktheu

Kur Ti

Kosovës ia lidhje plagët

 

Zgjohu poet

Se përseri

Po „Tkurret Atdheu“

 

Zgjohu e zhvishi

Të gjitha marrëzitë e kësaj bote

 

Europa prapë  fle

E djalli po ngre krye

 

Zgjohu për tokën dardane

Për „gjakun që nuk falet“

 

Zgjohu

E ti zëmë pusi të keqës

Se koha nuk pret

 

Austri, 17.06.2013