| E diele, 23.06.2013, 08:04 PM |
ALBIN
KURTI DHE ALMA LAMA
Nga Dibran Demaku
Kur para
tetë vitesh doli në skenë Lëvizja “Vetëvendosje“, e cila më vonë u shndërrua në
parti politike, u besua dhe u shpresua se ajo do të sillte diçka të re edhe
ashtu në skenën mjaftë të varfër politike në Kosovë. Të varfër në raport me
nisma dhe ide kah e mira, kah progresivja! U besua dhe u shpresua se ajo do të
ofronte një program ndryshe nga parrtitë politike të deri atëherëshme. Ky besim
dhe kjo shpresë lidheshin me atë sepse shumica e anëtarëve të kësaj lëvizjeje e
më vonë partie politike ishin të rinj. Besohej se „gjaku i ri“ thënë kushtimisht
do të sillte diçka të re dhe të mirë për skenën politike dhe për vendin në
përgjithësi.
Por, të
gjitha shpresat dhe ëndrrat u zhdukën që nga momenti kur lëvizja apo
partia“vetëvendosje“ u vesh me petkun politik dhe me atë petk hyri në
Parlamentin e Kosovës. Themi kështu sepse lëvizja“Vetëvendosje“ e cila nuk
ishte më lëvizje,por parti politike, përveq problemeve dhe ngatërresave, në
jetën parlamentare, nuk solli asgjë të re! Ajo, pra „Vetëvendosja“ që nga hyrja
në parlamentin e Kosovës solli probleme e ngatërresa nga më të ndryshmet! Mbase
ajo këto ngatërresa dhe probleme i quan „risi“! Kjo lëvizje apo parti që nga hyrja në
Parlamentin e Kosovës diti që për gjithçka vetëm të kritikojë dhe të refuzojë! Thuase
alfa dhe omega e veprimit të saj politik ishte kritika dhe refuzimi! Dhe përveq
kritikës dhe refuzimit nuk solli asnjë alternativë tjetër!
Kryetari
dhe deputetët e saj përveq problemeve dhe ngatërresave në Parlament, vazhduan
me probleme, kërkesa e refuzime edhe nëpër rrugët e sheshet e Kosovës. Pamjet e
shëmtuara në ekranet e televizioneve të
ndryshme ku kryetari dhe deputetët e saj konfrontoheshin me policinë e
Kosovës,jepnin një imazh të keq në opinionin
Kur
kryetari i një partie i cili është edhe deputet në Parlament, i cili
konfrontohet në rrugë me policinë e vendit të vetë ai nuk mund të quhet më as
kryetar e as deputet! Mbase kryetari i
„Vetëvendosjes“ dhe deputetët nga radhët e saj e kanë kuptuar gabimisht
demokracinë dhe ata mund të luajnë njëkohësisht
rolin e deputetit dhe të rrugaqit! E dihet botërisht, se deputetët dhe rrugaqët
nuk mund të bashkëjetojnë, që do të thotë nuk mun të jenë bashkë!
Kryetari
i „Vetëvendosjes“ dhe deputetët e saj tërë veprimtarinë e tyre politike e kanë
orientuar në lansimin e parullave të mëdha si ato të:“Bashkimit kombëtar“,
„Bashkimit të të gjitha trojeve etnike shqiptare në një shtet“ e të tjera e të
tejra! Me këto parulla, ata tentojnë që
ta ekzaltojnë dhe mashtrojnë kombin shqiptar dhe ata do të jenë në krye të
politikës?!
Por, të
gjitha parullat nammëdha sikur ranë në ujë nga „gafet“ e kryetarit të
„Vetëvendosjes“ të lëshuara në një debat televiziv.Thëniet e ti në atë debat
televiziv se ai është dakord që femrat
shqiptare duhet t`i kthehen mësimit fetar dhe shamisë si në kohët e vjetra, e zbuluan
katërcipërisht shpirtin dhe synimin e tij! Ai i cili me vite kishte deklaruar
se ishte partizan i bashkimit të kombit shqiptar në një shtet dhe i
prosperitetit të tij, me deklaratat e fundit i hodhi që të gjitha në ujë! Sepse një udhëheqës politik i cili vepron që
gjasmën e kombit(gjysmën e kombit e përbëjnë femrat) ta kthejë në të kaluarën e
errët, vështirë se do ata besojë kush se ai është për prpsperitetin e atij
kombi!
Me
thëniet e tij në atë debat televiziv, Albin Kurti e rreshtoi vetën e tij krahas
me të gjithë ata ekstremistët islamik shqiptar, të cilët me vetëdije apo pa të,
Kosovën dhe shqiptarët duan t`i kthejnë prapa! Duan që Kosovën dhe kombin
shqiptar ta rreshtojnë me vendet më ekstreme islamike sot në botë!
Kur
kryetari i një partie politike deklarohet haptas se është për atë që femra
shqiptare të mbulohet me shami që nga mosha e saj minorene, në emër të njëfar
„nderi“ që e proklamojnë së fundi disa nga ekstremistët islamik shqiptar, çfarë
mund të pritet nga të tjerët?! Thëniet e këtij „kryetari“ vertetuan atë frikën
që ekziston tashmë në Kosovë, por edhe tek miqtë e tyre perendimor se Kosova po
rrëshqet drejt ekstremizmit islamik! Nuk e kupton vallë ky „kryetar“se me ato
deklarata të tij në favor të ekstremizmit islamik, i bën shërbim të madh
politikës serbe e cila që nga përfundimi i luftës deklaron gjithandej se“
Kosova po shndërrohet në një shtet islamik , që do të jetë rrezik për
civilizimin europian?! “
Mbase
Albin Kurti deklaratat e tij në favor të ekstremizmit islamik nuk i ka bërë pa
ndonjë interes! Ai e ka kuptuar tashmë se në mesin e popullatës shqiptare të
Kosovës, ka aq shumë anëtarë dhe simpatizant të kësaj rryme ekstreme fetare,
saqë me ndihmën e tyre Albini dhe partia e tij mund t`i fitojë votat dhe të
ngritet në pushtet! Nuk e e dijmë vetëm atë se athua Albini dhe partia e tij e
kuptojnë vallë se ardhja e tyre në pushtet nga një ndihmë e tillë, nuk u sjell
as një të mirë as atyre në veqanti e as Kosovës në përgjithësi.
Mendonie
për një çast sikur Albin Kurti dhe partia e tij të vinin në pushtet dhe të
gjitha deputetet e partisë së tij femra të hynin në Parlament me shami! Atëherë Parlamenti i Kosovës do të ngjante me
Parlamentin iranian! Kosova do të fitonte përkrahjen vëllazërore myslimane të
Iranit, Irakut, të Avganistanit! ...Dhe pas kësaj të gjitha ëndrrat dhe
dëshirat tona, që ne si komb dhe si vend europian , që t`i bashkohemi Europës
dhe të jemi pjesë e saj do të mbeteshin vetëm ëndrra dhe dëshira të
parealizuara! ...
Ani çka
do të brohorisnin ekstremistët islamik shqiptar?! A nuk u mjafton që tani
gratë, motrat dhe bijat tona i kemi të mbuluara?! A nuk u mjafton që ato tash janë të mbrojtura
edhe nga rrezet e diellit?! Sepse ne nuk i duam ato rreze që trupin e femrës e
nxjerrin në dritë! Ne duam që femrën ta ta kemi dhe ta shohim vetëm në terr?! E
pastaj ne do të bëjmë çfarë të duam me të?! Mund ta duam, mund ta rrahim, mund
ta dhunojmë,mund ta vrasim?! Mund të
bëjmë, bre, çfarë të duam me të?! Sepse
ajo është pronë e jona?! Kështu e thotë
hoxhë Shefqeti, kështu e thotë hoxhë Irfani dhe të gjithë hoxhallarët tonë që
ne u pifshim ujë për shëndet???! ! ! ...
Pas
deklaratave skandaloze të kryetarit të „Vetëvendosjes“ në raport me mësimin
fetar nëpër shkolla dhe institucione arsimore në Kosovë dhe Shamisë zulmëmadhe
për femra, qofshin ato edhe minorene?! ...,zor se do të gjejë përkrahje edhe
tek të gjithë anëtarët e partisë së vet! Nëse do të gjejë përkrahje tek
anëtarët e gjinisë mashkullore, zor se do të gjejë përkrahje nga anëtaret e gjinisë
femërore! Dhe nëse do të gjejë përkrahje edhe nga disa nga ato, për interresa
dhe favore nga më të ndryshe,vështirë se do të gjejë përkrahje nga Alma Lama! Dhe
atë për arsyen më të thjeshtë, sepse ajo vetë, Alma Lama, kohë më parë është
fyer dhe atakuar pikërisht nga eksponentë të kësaj rryme fetare dhe e cila tash
është e detyruar që të lëvizë nën përcjelljen dhe mbrojtjen e policisë! Zor se
Një si
këshilë në fund për Albinin dhe të gjithë ata që mirren me politikë:Fjala juaj
ka peshë, por edhe jehonë të madhe në opinion! Andaj sa jeni në politikë dhe në pushtet
Kujdes me fjalët! ...