| E shtune, 22.06.2013, 08:02 PM |
ETHËT FATARO-POLITIKE NË
KOSOVË KËRKOJNË SHËRIM UNIKAT
Nga Dedë Preqi
T’a kultivosh një politikë të tillë në Kosovë, që
feja të përcaktojë interesat shtetërore, duke hequr dorë nga traditat e
ndritshme kombëtare dhe figurat e heronjve kombëtarë, deri te heqja dorë e
traditës prej historisë, traditës dhe kulturës nacionale, do të thotë sikur ta
kultivosh tradhëtinë kombëtare ndaj të vërtetës dhe realitetit, dhe ndaj
qenjes kombëtare. Kjo njëherazi do të thotë, nënshtrim para atyre që nuk ia
donë të mirën kombëtare këtij vendi dhe
këtij populli.
Kur i
kundërvihëmi vetëvetës, duhet kuptuar dhe pranuar, se rrëfimët në të kaluarën
nga okupatorët e ndryshëm, kanë gjetë përkrahjen e këtyre njerëzve, mu në kohët
më të vështira të popullit shqiptarë, të cilët si „kundërvlerë“ ata shërbyen si shpiuna politik, përmes
rrymave të ndryshme fetare dhe deri te gjendja më skandaloze, atribute të shpifura
dhe të fabrikuara së bashku me
mjetët e informimit të Beogradit, se ky popull i takon krijimit të
sindromit „fundamental-islam“, që për
t’a realizuar skenarin në tërësi, sot
dalin këta njerëz sikur peshqit mbi valë, duke thënë troq, atë që deshtën ta
realizojnë më herët.
Ndaj të
gjitha këtyre veprimëve skandaloze, shqiptarët e Kosovës po sa filluan të
frymojnë lirë, po atakohen me të tilla
probleme fetare, të cilat po i nxisin disa njerëz të një grupi të veqantë, për
dallim nga shumica e shqiptarëve musliman, të cilët kanë rënë në hall, sepse as
kreu i BIK-ut, nuk ndërmerr hapa të guximshëm, që veprimtaria e këtyre njerëzve
të mos e njollos fenë muslimane, si fe e traditës, kulturës dhe tolerancës ndërfetare në Kosovë, duke u
shartue me traditat dhe llojin e një feje, të cilën kurrë populli shqiptarë nuk
e kishte përqafue më parë, si fe të
vetën.
Nuk mund
të thëmi se kemi arritur para humnerës, për krijimin e një situate të pa
lakmueshme të tolerancës ndërfetare, sepse situatat e tilla ishin të vazdueshme
gjatë okupimit serb, duke aranzhmuar skeqe të ndryshme , që populli shqiptarë e
ka pjesën më të ndieshme, që të shkatërrohet
vetëm përmes politikës së ndarjes
ndërfetare, sidomos në mes katolikëve dhe muslimanëve, për të ardhë deri
te më e keqja në mes shqiptarëve, por qëllimet e tyre deshtuan si gjithëherë,
atëherë kush janë këta njerëz të dyshimtë, që sot po i ngjallin këto shpresa të
errëta politike-fetare, që ti realizojnë planet e armikut tonë shekullor?!.
Politika
zyrtare dhe Qeveria e Kosovës, duhet ta ngrisin zërin e tyre, ashtu edhe
Akademia e Shkencave së bashku me rininë dhe intelegjencën kosovare , që në
Kosovë të kërkohen dhe zbatohen programet pozitive, dhe të realizohen programet shoqërore dhe ato
të religjionit pa e cënuar
njëra-tjetrën, dhe mos të cënohet përmes
politikave fetare identiteti kombëtar, i cili e ruan bërthamën e gjënezës nacionale, që të kthehet
njëherë e përgjithmonë besimi i qytetarëve, sepse qytetarët e Kosovës mjaftë janë të lënduar dhe të
rënduar me hipotekat shofeniste nga
okupatori i më hershëm dhe tani sikur të
jetë harruar fakti historik dhe t’ia
përgadisim vetës vargonjtë e të zezave…
Prandaj,
në Kosovë nuk kërkohet, as që mund të ketë përspektivë të mirë shteti laik, i
përcaktuar në bazë të Kushtetutës, nëse politikat nuk zbatohen në emër të
interesave të përgjithshme, apo të zbatohen politika në emër të njërës parti, e
cila e ka okupuar shtetin me pushtetin e saj të korruptuar, dhe tani nuk është
në gjendje të atakohet me skandalet që e rrëthojnë, duke iu frikësuar zgjedhjeve të ardhshme, për t’a
mos humbë poezitën e saj.
Kurrënjëherë
në Kosovë nuk është bërë një polimikë dhe politikë aq e pa cipë dhe e pa
konsideratë, që po buron nga qarqet e rrymave fetare, veqenarisht nga disa
njerëz, të cilët nuk ndiehën të rehatshëm në Kosovën e lirë dhe dardane,
të cilët vëhën në dyshim se Serbia, mjerisht po mundohet përmes tyre me ia
arritë qëllimit, planin që u mundua të
arritë më parë, jo për këtë Kosovë që kemi sot, me të gjitha të drejtat e
barabarta për gjitha nacionalitetët, por për një Kosovë tjetër, sikur ata që e
dëshiruan, „Republikë islame, ose Republikë serbe“, POR, për fat as njëra dhe
as tjetra nuk u realizua, dhe Kosova e realizoj vetëm planin e saj që e kërkoj
me shekuj, të fituar me gjakun e bijve dhe bijave të veta, të cilët e vëndosen
thëmelin e shtetit të tëpavarur të Kosovës.
Shteti
ligjor e ka për obligim, që të reagojë kur në bazë të Kushtetutës së saj, mund
ti cënohet e drejta e një qytetari të Republikës së Kosovës, ose të cënohet e
drejta kolektive dhe ajo gjinore, sikur që ndodhi më herët, kur një hoxhë nga
Prizereni, i fyen femrat shqiptare , duke i konsideruar të pa moralshme dhe në
emër të fesë, ato meritojnë dënime të rënda, apo me një fjalë, ato janë rob, që
duhet të nënshtrohen nga mashkulli gjithmonë. Po, athua se, pak na duket se
çfarë ndodhi vetëm në kohën e luftës së fundit, që u dhunuan e u keqtrajtuan me
mijëra femra shqiptare, të cilat ishin motrat, vajzat dhe nënat tona, të cilat
pa dëshirën e tyre u bënë robë e përtej robi, dhe tani ato të cilat mbijetuan
ato tragjedi të tmershme prej okupatorit serb, t’ua përsërisim sot, apo ti keqtrajtojmë edhe njëherë, sipas hoxhës,
apo kjo është një „marifetllëk“ i hoxhës
, i cili nuk ka bërë llogari të mirë me kokën e vet, se femrat duhet të
trajtohen në një mënyrë të barabartë, ndoshta edhe më shumë se gjinia e kundërt.
Shteti
ligjor ka për obligim të reagojë edhe në raste tjera, kur cënohen dhe
etiketohen heronjtë kombëtarë, apo ata vlerësohen në baza fetare, dhe partiake,
sikur që ishte rasti i deputetit të Partisë së Drejtësisë, që thotë se Gjergj
Kastrioti –Skënderbe, është vetëm një hero katolik, dhe shumë raste të tjera,
kur heronjtë e popullit ndahen në baza partiake, sikur që bëjnë partitë
në pushtet dhe jashta saj, duke ditur se në asnjë vend të botës
demokratike dhe civilizuese nuk e bëjnë një gjest të tillë.
Mekanizmi
shtetëror në bazë të ligjeve dhe Kushtetutës, e cila i përcakton rregullat dhe
veprimet njerëzore , Qeveria dhe Kuvendi duhet ti marrin përgjegjësitë e veta
dhe njerëzit e tillë që i shkelin këto rregulla dhe janë kryrës të veprave degjeneruese, duhet të ndëshkohen dhe dënohen, që populli i Kosovës, mos të
gjykohet fati i tij sot në mënyra primitive, apo në bazë të dekleratave
politike-fetare, sepse programet e tilla shikohen dhe llogaritën të njëjta me
programet tragjike që i ndodhën Kosovës më herët nga armiqtë e mëhershëm
shekullorë.
Formimin
e shtetit të Kosovës e konsiderojmë si një hap të rëndësishëm dhe të arsyeshëm
për popullin e saj, si edhe demokratizimin e jetës politike, po ashtu, përveq
tjerash edhe shprehjen dhe lirinë fetare, duke u bazuar në Kushtetutën e saj, e
cila Kosovën e përcakton si shtet laik, por jo, edhe lirinë e pakufishme të njerëzve dhe shprehjeve arrogante e
imorale, të cilat lëshojnë rrënjë dhe pjellë arbitrare, që nxitë urrejtje në
zemren e popullit , duke i hedhë shqiptarët në margjina historike, për t’ua imponuar
diçka të re, jashtë traditës së saj kombëtare dhe fetare, e cila kurrë
nuk ka mbizotëruar në këto troje.
Shikuar
në aspektin historik , sot populli shqiptarë i ka të drejtat e veta, me
përjashtim të shqiptarëve në Kosovën Lindore dhe Mal të Zi, të tjerët duhet të përpiqën, që
këto të drejta ti shfrytëzojnë ashtu si
duhet, edhe pse brengat ekzistojnë në dy shtetët shqiptare, sepse zemrën e tyre
të shëndoshë, tentojnë disa krimba ta rrëmojnë, po ashtu, ti rrëmojnë edhe
thëmelet e shtetit të tyre, në njërën anë elementet greke, ndërsa në anën
tjetër elementet e islamit radikal, duke nxitur popullin dhe vëlla me vëlla në urrejtje e konflikte të pa nevojshme.
Qetësimi
i kësaj situate nuk mund të bëhët me realizimin e dhunës, apo përmes politikës
së saj, e cila vetëm sjellë konflikte të vazhdueshme ndër vëllezërore, sepse
për të mësuar ka modele të shumta dëshpëruese në Lindjen e afërme, Siri, Irak,
dhe shumë vende tjera, të cilat nuk duhet ti lakmojë populli shqiptarë, por ta
kultivojmë kulturën tonë kombëtare dhe t’i edukojmë fëmijët tanë në frymën e
shëndoshë dhe t’ua mundësojmë
buzëqeshjen e tyre të lirë, që mos ti ngarkojmë me idelogji të infektuara, të
cilat nuk janë në shërbim të kombit dhe as të religjionit.
Ethët fetaro-politike në Kosovë duhet të shërohen, jo në mënyrën përgëdhelëse sikur që po tregohet qeveria dhe Institucionet përkatëse, por në mënyrën ligjore, ashtu sikur e përcakton Kushtetuta e vendit, sepse mënyra e sjelljes së njërit religjion, e nxitë tjetrin në konflikt, dhe sëcili duhet të dënohet në bazë të ligjit, pa marrë parasysh se cilit religjion i takon, dhe ata që po i nxisin këto veprime antikombëtare , antigjinore dhe antifetare, mund të jenë ata, të cilëve kurrënjëherë nuk iu dëgjue zëri, që ngritën për vëllezërit e tyre në Kosovën Veriore, e as në atë Lindore , nuk iu dëgjue zëri i tyre për vëllezërit e tyre që u flijuan për tokën e Kosovës, dhe të mbijetuarit luftëtarë, të cilët nuk kanë sot as kulmë mbi kokë, nuk e ngritën zërin për motrat dhe nënat e tyre që i dhunoj e malltretoj armiku serb, dhe nuk e ngritën zërin për asgjë, por e ngitën sot zërin kundër femrës shqiptare dhe figurave kombëtare, dhe ngitën flamurin që nuk i takon kombit as fesë islame në Kosovë, andaj njerëzit e tillë llogaritën vetëm bashkëpunëtorë të armikut tonë shekullorë.