| E shtune, 22.06.2013, 07:41 PM |
Radstadti i vogël në festën e madhe
Gara e diturisë në Austri, një festë e bukur
Përshëndetën
z.Blerim Canaj, z.Ymer Avdiu, z.Nuhi Gshi, Z.Tagwercher Josef, kryetari i
Bahkisë së Radstadt-it “..Këtë vit në Kosovë do organizohen programe javore për
20 nxënës dhe katër mësues nga
Nga Hazir MEHMETI, Vjenë
Në
lokalitetin turistik të Radstadit, rrethina e Salzburgut, fundjavën e shkuar
ishte festë e vërtetë. Aty koloritit alpin iu shtuan ngjyrat e buzëqeshjet e
fëmijëve shqiptarë nga e gjithë
Për këtë
festë erdhën mysafir të nderuar nga të dy ministritë, ajo e Arsimit , z. Nuhi
Gashi, përgjegjës për koordinim e mësimit të gjuhës shqipe në diasporë dhe nga
Ministria e Disaporës z.Ymer Avdiu,
udhëheqës i divizionit të Arsimit në MD. Ishte hera e parë që harxhimet e
kuizit të mbulohen nga Ministria e
Diasporës. Ishte ky një sihariq i mirë për mërgimtarët. Programin e drejtoj mësuesi nga Vjena Osman
Ademi, kurse programin e hapi nikoqirja, Armida Biçaku. Z.Blerim Canaj,
këshilltari i parë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Austri, përshëndeti
të pranishmit në emër të Ambasadorit Dr.Sabri Kiqmari.”Për shkaqe pune
Ambasadori i Republikës së Kosovës nuk mundi të jetë sot me ne por ai ju dërgon
përshëndetje organizatorëve, mësuesve, nxënësve dhe gjithë të pranishmeve.
Suksese në garën e diturisë dhe u përgëzoj për përpjekjet për kultivimin e
gjuhës shqipe, kulturës shqiptare”. Tubimin e përshëndetën: z Ymer Avdiu, “Të dashur nxënës, mësues e prindër, ju
përshëndes në emër të Ministrisë së Diasporës dhe personalisht të Ministrit
Ibrahim Makolli. Duke u dëshiroj sukses
në garën e diturisë. Ngjarjet sikur kjo e sotmja, janë shumë të rëndësishme për ruajtjen e
identitetit këtu në diasporë. Së bashku me Ministrinë e Arsimit, Ambasadën e
Kosovës këtu ne do jemi vazhdimisht në mbështetjen tuaj. Këtë vit në Kosovë do
organizohen programe javore për 20 nxënës me katër mësues nga Austria dhe
finalen e Kuizit në televizionin publik më 27 korrik. Ju dëshiroj sukses dhe
faleminderit për ftesën dhe pritjen” z.Nuhi Gashi nga Ministria e Arsimit i
përshëndeti të pranishmit duke iu dëshiruar suksese në emër të Ministrisë së
Arsimit. “Projekti lidhur me tekstet mësimore me sukses po realizohet në ndihmë
mësimit në diasporë. Pasuria e gjithë kësaj dite është prezenca e fëmijëve,
krahas lojës, sigurisht do jetë një lojë e bukur më shumë gëzim, shumë
dashamirësi. Do të jetë një lojë e bukur ku të gjithë fëmijët të dalin fitues,
të ndjejnë gëzimin e punës së tyre të palodhshme që kanë bërë me mësuesit e
tyre gjatë një viti” shtoi z.Gashi.
Nga
vendorët përshëndetën: Z.Tagwercher Josef, kryetari i Radstadt-it,
“Faleminderit për ftesën dhe për ardhjen tuaj këtu në një manifestim kaq
madhështor. Nxënësve u uroj suksese në kuiz dhe suksese në mësimin e gjuhës amtare”. Mysafire ishte zj. Sigi Lanschützer,
drejtoreshë shkolle. Ajo në fjalën e saj
mes tjerash tha: “ Në Radstadt ka një numër të konsideruar fëmijësh me mësimin
në gjuhën shqipe. E falënderoj zj.Armida për punën e mirë me nxënës që nga viti
2007. Ju faleminderit dhe suksese”. Përshëndetën edhe Mag.Ingrid Bogensberger, zv.drejtoreshë;
Stefan Mitterwallner, drejtor shkolle dikur;Prof.Franz Weissensteiner, regjisor
teatri.
Mësuesit dhe nxënësit që morën pjesë në garat e diturisë ishte i gjatë, ata kishin udhëtuar me qindra kilometra nga të gjitha Landet e Austrisë Nga Radstadt ekipi “Iliria”, me nxënësit Alba Aliti, Jetmira Murati, Besart Shabiu. Nga Zeltweg-u ekipi “Dardania” me nxënësit Arlinda Gallapen,Vjosa Bytyqi dhe Albjona Kicaj. Nga Graci ekipi “Dituria” , mësuese Bukurije Limani, me nxënësit Dionit Shala, Qëndresa Maloku, Egzona Shurdhaj. Nga Linci ekipi “Shqiponja” i mësuesit Izri Rexha me nxënësit Delvina Prushi, Medina Maliqi, Bujar Pajaziti. Nga Linci ekipi “Flamuri” i mësuesit Ismet Sinani, nxënësit Eltina Murati, Xhenoll Rexhepi, Xheneta Murtezani. Nga Wels-i ekipi “17 Shkurti” me mësuesen Rafete Kosumi dhe nxënësit Fatjon Zuljbeari, Ermira Ahmeti, Elmina Garipi. Nga Tulln-i ekipi “Dukagjini” i mësueses Miradije Berisha me nxënësit Fiona Kabashi, Hylja Nazifi, Leonit Ademi. Nga Gänsendorf-i ekipi “Afrim Zhitia” i mësuesit Ibrahim Hasanaj me nxënësit Argjira Elshani,Ilir Hasanaj, Blerim Gjyrveci. Nga Wels/Styer ekipi “Doruntina” i mësueses Besa Morina me nxënësit Shadije Sherifi, Arta Alili, Arbenita Alili. Juria e vlerësoj sipas pikëve të grumbulluara, se vendin e parë e meriton ekipi “Rozafa” nga Rottenmanin-i i mësueses Roza Nrecaj me nxënësit Laura Krasniqi, Maltrim Rexhaj, Drenusha Paqarizi. Vendi i dytë ekipi “17 Shkurti” dhe vendi i tretë ekipi “Dukagjini” . Shpërblimet i ndau mësuesi Shefqet Gashi, nga Vjena. Z.Nuhi Gashi (MASHT-K) për fituesit dhe nxënësit pjesëmarrës dhuroi libra. Gara e diturisë u shoqërua me program të bukur artistik ku veçan lanë përshtypje nxënësit nga Grazi me vallet e tyre mjeshtërore nën përkujdesjen e mësueses Bukurje Limani. Nxënësit Fortesa e Fitore Rashiti, Kaltrina Neziri dhe Mione Sakiri nga Klagenfurti u paraqitën me skeçin “Kush e ka prishur librin” nën drejtimin e mësueses Feride Aradini. Nikoqirët shtruan drekë me gatime nga kuzhina tradicionale shqiptare e cila u pëlqye nga të pranishmit.
"Rozafa" fituese, Roza Ndrecaj, nx. Laura Krasniqi, Maltrim Rexhaj,
Drenusha Paqarizi
Mësuesit dhe mysafirët nga Ambasada,MD, MASHTK, pas garës, kujtim nga
Radstadt-i
Pjesa
artistike me valle e programit
Ymer
Avdiu- "
Nuhi Gashi(MASHTK) ndanë libra për garuesit