Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Rrustem Geci: Halit Gashi

| E shtune, 22.06.2013, 03:32 PM |


Rrustem Geci

 

HALIT GASHI

 

- poezi sipas motivit popullor

 

Halit Gashi  një  djalë  i  ri

Në Vushtrri ka ra n´qarshi

Ka një ftesë nga një  zotni

Nga një  Aga    ka  hafiii

 

Halit Gashi  një  djalë  i  ri

Udhës takon  mikun  e  tij

Beçir Aga fjalë  m´ ka que

Motrën time e do për grue

 

Beçir   Aga   një   delengji

Po  ma  lyp  motrën  Hajri

Jo për  mik  e  për  miqësi

Por do një natë të jetë e tij

 

Beçi Aga me  shokët  e  tij

Ka hy në  kafe  po  pi  raki

Prej kafenesë thërret,Halit

A m´ke sjell motrën, Hajri

 

Beçir  Agë, po  çfarë  zotni

Unë  s´ta  sjell  motrën  ty

Kot premton  tokë e shtëpi

Në lule të  ballit  i  bie  allti