| E premte, 21.06.2013, 08:18 PM |
Integrim
në BE apo drejt Turqisë Autoritariste?
Nga Pirro Prifti
Nuk mund
të mos shohësh me përcmim kur një gazetë e një partie politike të vogël të bëjë
thirrje të hapura pro-turke për një bashkim ekonomiko-shpirtëëror duke na
kujtuar të kaluarën e hidhur. Postera të vendosur kudo në Tiranë së bashku me gazetën pro-turke -77,
sfidonin ligjet e shtetit shqiptar aq më
tepër në këtë fushatë elektorale në të cilën vetëm era e ligjit mungon.
Parrulla
të tilla si: `Jemi me Ty Erdogan`, në gjuhën shqipe, turqisht, dhe anglisht, si
dhe parrulla anti kombëtare:`Shqiptarët, Besa- Besë me Liderin Erdogan`, do të
dërgonin këdo para ligjit, nëse Shqipëria do të drejtohej nga ligjet, dhe
shqiptarët do të zbatonin ligjet e shtetit duke repsektuar barazinë ndaj
ligjit.
Mesa
duket klientelizmi i hapur antiligjor, sfida ndaj ligjit, dhe mungesa e qëllimshme ndore atdhetarizmit,
servilizmi ndaj ish Perandorisë turke, nostalgjia ndaj së kaluarës, kanë hedhur rrënjë në disa
shtresa të politikës dhe pse jo- edhe në disa shtresa të popullatës brënda
Shqipërisë si dhe në diasporë- duke na kujtuar Sindromin e Stokholmit (kur
skllavi, edhe pasi ka fituar lirinë – ka dashuri dhe kërkon përsëri padronin e
dikurshëm).
Kjo
ngjarje skandaloze për sa i përket ndodhisë, për fat të mirë ka infektuar një
ose dy parti të vogla, dhe njerëzit megjithëse e kanë parë, me indiferentizmin
që karakterizon shqiptarët kur vjen puna për atdhetarizmin, e kanë injoruar
lajmin (dhe ky është një lajm i mirë), por precedenti mbetet , dhe nëse sot
këto parti të vogla me resurse cuditërisht të mëdha, flet hapur `Dum Babën` dhe për pak sa nuk
thërrasin -“Padishahëm Cok Jasha” (Rroftë Sulltani), atëhere problemi
mbetet rëndë përsa i përket
cënueshmërisë për të ardhmen Europiane të Shqipërisë.
Shumë
aspekte politikës shqiptare mbeten për tu vlerësuar duke e parë
në prizmin e rritjes së tendencës për një afrim me Turqinë ashtu si e kërkon
Gjeopolitika turke e Erdoganit:
- Turqi e fortë dhe autoritariste
- Turqi me ish- kolonitë e saj
ballkanike: Shqipëri, Kosovë, Bosnjë
- Turqi me një histori të njëjtë e `të
sheshuar` përsa i përket të kaluarës
- Turqi islamike e moderuar me
investime me destinacion vëndet e
mësipërme për bashkpunim të ngushtë tregtar, ekonomik, fetar, dhe social dhe
arsimor (fetar dhe laik).
Ekspansioni
i heshtur turk ka prekur Shqipërinë, dhe nëse do të kishte një marëdhënie jo
përtej rregullave dhe ligjeve ndërkombëtare që rregullojnë marëdhëniet, këto të
fundit do të quheshin marëdhënie mëse normale.
Sidoqoftë,
investimet direkte të Turqisë në Shqipëri nga 100 milionë dollarë që ishin në
vitin 2004, kanë shkuar në mbi 1 miliardë dollarë, duke punësuar mbi 3 mijë
shtetas shqiptarë (http://rtv21.tv/home/?p=86232), dhe kjo tregon qartë
gjeopolitikën turke që mund të quhet `pushtimi i dytë i Shqipërisë` nën drejtimin e Erdoganit. Cdo kush mund të
thotë: po mirë ctë keqe ka këtu? Nuk do të kishte asgjë të keqe nëse investimet
turke zenë sot 10.5% të GDPsë Shqipërisë, duke e bërë Turqinë partnerin e tretë
pas italisë dhe Greqisë?
E keqja
qëndron në tre aspekte të kësaj gjeopolitike
turke:
- Investimet shoqërohen me kërkesat për të rishikuar historinë e Shqipërisë për të mos e
quajtur pushtim turk por me termin
`administrim` meqënëse shumë drejtues dhe administratorë të ish-Perandorisë turke ishin me origjinë
shqiptare port ë konvertuar në islam. Një argument komplet i padiskutueshëm sepse pushtimi i
trojeve shqiptare për 450 vite është një
fakt historic i deklaluar edhe nga Perandori Osman Mehmeti iI, i cili pasi e
pushtoi më 1478, deklaroi se `nuk do të le gur mbi gur në Arnautistan`, për
shkak të qëndresës së epir egër anti-turke të shqiptarëve të atëhershëm që
quheshin arbër (Shqipëria e mesme dhe veriore), dhe epirotë (Toskëria). Më vonë
me zgjatjen e viteve të pushtimit ndodhën dy fenomene: ardhjen e kolonëve të
huaj në trojet shqiptare që u bënë
shqipfolës, dhe marrjen, edukimin ushtarak dhe civil të pinjollëve të rracës
trime shqiptare në Turqi aq sa sot, disa demografë thonë se 1 në cdo 3-5 turq
ka origjinë nga trojet shqiptare.
- Investimet shoqërohen me ndihma
financiare në drejtim të shtimit të numrit të xhamive e të klerikëve islamë në
të gjith trojet shqiptarë, duke
zëvëndësuar ekspansionin religjioz arab të viteve të para të demokracisë
(~`92-2004); kjo kulmoi me investimin e shtetit turk për të ngritur xhaminë e
re në Tiranë, e cila për mendimin tim, ka shkelur haptas parimet e laicitetit
dhe të neutralitetit religjioz përsa i përket mos ndërhyrjes në punët e
brëndëshme.Mendoni të nderuar lexues se c`do të ndodhte sikur qeveria greke ose
italiane të investonte para për të ndërtuar kisha?!Të patktën këto para të
jepeshin nga fondacione private ashtu i ekërkon ligji. Kjo ka shkaktuar në
Shqipëri dhe Kosovë ringjalljen e
nostalgjive të vjetra dhe sigurisht të sindromit të përmëndur mësipërm të Stokholmit gjë që sigurisht do të
c`balancojë ekuilibrin fetar dhe social, nëse nuk zbatohen ligjet laike.
- Injorimi dhe cvlerësimi i heroit kombëtar GJergj
Kastriotit- Skenderbeut në disa nga takimet e liderit turk Rexhep Taip Erdogan,
me dy Kryeministrat shqiptarë, duke fyer kështu dinjitetin kombëtar të
shqiptarëve, gjë që nuk ka ndodhur ndonjëherë gjatë 100 viteve të pavarësisë! Aq sa
ish-kryeministri ateist dhe anarkist,
Nano, për të mbështetur kritikën e Erdoganit- hoqi pikturën e Skënderbeut nga
Kryeministria.
Këto
fakte të qarta të plotësuara me egzagjerimet elektorale të një partie të vogël
por me domethënie të madhe, të shtyjnë të dyshosh që po luhet një politikë
aspak e pastër në drejtim të marëdhënieve të shëndosha bilaterale dhe
multilaterale me vëndet fqinjë dhe historikisht të lidhura. Kam mendimin se
deri tani integrimi për në BE po eklipsohet nga lufta miope politike për një
karrike, po dis-integrohet nga mos plotësimi i kërkesave të vazhdueshme të BE
dhe SHBA për të përshpejtuar integrimin, nga c`balancimi i heshtur i ekuilibrit
religjioz duke dëshpëruar dhe bërë pesimiste europianët dhe SHBA, ndaj
Shqpërisë dhe të cilët së bashku me politikën hipokrite shqiptare që ndërsa u
tundin simbolet e krishtera kombëtare të huajve- vazhdojnë të ekspandojnë afrimin tndencioz me turqit duke pare tek ata
(ashtu sikundër komunistët tek Rusia dhe Kina) shpresën për të jetuar si dikur
në të kaluarën me një shtet autokratik dhe islamik të moderuar me qëllim që
këto të ruajnë pushtetet përjetësisht duke u justifikuar me termin enverian
`populli vëlla turk`.
Kjo tentativë për të zgjatur tranzicionin apo status quo-në, po e vonon integrimin sepse parti politike të vogla si Aleanca Kuq-Zi, dhe PLSHR të mbështëtura heshturazi nga lobe të fuqishme financiaro-politike shqiparo-kosovare heshturazi (ndoshta pa dashje?!), influencojnë me luftën e tyre të brëndëshme politike për pushtet, duke harruar se kjo luftë përcan shqiptarët dhe favorizon lobet fqinjë ekstemiste për ta mbajtur Shqipërinë të dobët, larg integrimit, duke vazhduar gabimet e klasës drejtuese të së kaluarës, e cila sot shitet gjithashtu fare lehtë, qoftë për tu pasuruar, qoftë për të bërë një Shqipëri të stabilizuar dhe të fortë Euroipiane, dhe jo një Shqipëri Autoritariste të modelit Erdogan.