| E merkure, 19.06.2013, 05:42 PM |
 Gëzim
Llojdia
Gëzim
Llojdia
Lundra e
jetës
Në  një lundër kam hipur e në  valët e jetës jetoj.
Lundroj e
lundroj pa pushim, në bregun e jetës shkoj.
Këto
ëndrra  marramendëse më  stresojnë aq shumë,
ku të
strukem unë fakiri,  ku të qëndroj unë?
Herë   tmerrohen, se dielli s’po ndriçon.
-Ku më
shpie dallgë e çmendur, vallë ku më çon?
Herë  takohem me hipokrit e herë  me njerëz të 
mirë.
Sa them
ndonjëherë,  o breg  i vdekjes pse s’ke të arrirë?