| E merkure, 19.06.2013, 06:00 PM |
SKENDERBEU NE LITERATUREN KROATE
NGA DON
FROK ZEFI
NE UDHEKRYQ TE BOTAVE
Shqipëria
gjindet në kufi mes botës greke dhe romake, nën
ndikimin e Bizantit dhe te Romës, dhe ate në mënyrë kulturore, politike dhe fetare. Deri
në depërtimin e turqve ajo ishte tokë krishtere, e atëherë në territorin
shqiptar lajm[rohet feja dhe kultura
islame.
Ne fillim
të shekullit XV Shqipëria ishte shtet klasor e jo shtet kombëtar. Përveq
kësaj në të njejën mënyrë ishin të
themeluara gati të gjitha shtetet europiane.
Meshtarët – priftërinjët dhe fisnikët paraqitnin shtresën e
privilegjuar, ishin të shkolluar dhe
sh[rbeheshin me libra dhe me gjuhën
latine, kurse fshatar[t – dhe barinj[t
pa përjashtim flitnin gjuhën popullore dhe ruajten tregimet dhe traditat
popullore me këngët epike dhe heroike.
Në trojet e Shqipërisë në atë kohë hetoheshin dy organizata kishtare, njëra ishte greko – slave me rite lindore, tjetra ishte latine me rite peredimore. Dallimi mes tyre ka qenë në ritet fetare e jo aq në dogmën fetare. Teritori i Shqipëris[ i ka takuar patriarkatit Romak dhe nuk është çudi që pushtetin (autoritetin) e papës në Kishë e ka pranuar kleri së bashku me besimetarët e dy riteve fetare. Fisnikët shqiptarë janë martuar dhe bijat e tyre i kanë martuar duke mos shikuar perkatësinë rituale fetare dhe kombëtare. Për ta më me rëndësi kanë qenë shtresat e fisnikërisë se sa dallimet tjera.
Shqipëria në kohen e Skenderbeut nuk ka qenë mbretëri kombëtare, por ka qenë tokë e ndarë në pjesë të vogla të pronesisë së fisnikëve. Në rast lufte, sipas madhësisë së prones, gjdo fisnik , ipeshkëv apo murg ka qenë i detyruar të jepte një numër të caktuar të ushtarëve bujkrob, e kjo ushtri nuk ka qenë e bashkuar dhe as e ushtruar mirë. Të gjithë fisnikët janë konsideruar si përfaqësues të tërë krishtërmit, edhe pse ishin të nënshtruar ndikimeve të ndryshme. Për këtë qarte flet kulti i shenjëtit Gjon Pagëzuesi Vlladimiroviq (Shën Vlladimiri), reliktet e të cilit respektohen në Elbasan prej vitit 1215, nderimi i të cilit edhe sot përkrahet në Kishën Ortodokse në Shqipëri. Gjithashtu Kisha Ortodokse e Sërbisë e ruan kultin e princezës katolike me origjinë shqiptare Angjelina Arijaniti, e martuar për despotin Grgur Brankoviqin e verbër, duke e quajtur “nënën e zotësisë dhe despote”[1]
NJERIU I GJDO KOHE
Të mëdhenjët,
artistët, shpikësit, shenjtërit dhe në tërësi njerëzit që janë marrë me të
mirën e përgjithëshme, i takojnë njerëzimit. Shembull i freskët është Nëna jonë Tereze. Shembulli i jetës,
veprave dhe qëndrimeve të tyre jetësore
i bëjnë të pa mundshme që ata të mbesin të izoluar vetëm në ndonjë vend të
ngushtë pronësie, rrethi apo populli.
Kështu që
edhe heroi ynë kombëtar shqiptar u bë
kusheri i malazezeve dhe sërbeve me emrin Gjorgje Kastrioti Skenderbeg, deri sa
në të njejtën kohë te kroatet ceket si
katolik praktik Juraj Kastriotiq, hero guximetar “Për kryq të nderit dhe lirinë e artë ”, shembull i gjdo kroati se si duhet të
luftohet për fe dhe për atdhe.
Sot një pjesë e madhe e popullit tonë është në bashkësinë fetare islame. Kundër përhapjes së perandorisë osmane turke në trojet shqiptare, si dhe te gjitha gjërave tjera të cilat fuqia aziatike i solli me vete, Skendebeu bëri përpjekje më të gjitha aftësitë e mendjes dhe të zemrës për shkak të dashurisë së zjarrtë për atdhe, dhe të guximit të papërshkruar si dhe në sukseset e tija në luftrat për liri të popullit dhe atdheut, siç e ceku dr. Zef Mirdita, pikërisht, rilindasit shqiptarë të fese muslimane në Gjergj Kastriotin Skenderbegun zbulojnë hallk[n, e cila ështe e aftë t'i lidhë shqiptarët muslimanë, ortodoksë dhe katolikë në punën e shenjete të ndriçimit dhe bashkimit kombëtar shqiptar.[2]
ISHIN DY SKENDERBEGA
Mendoj se
ështe mirë të ceket, që të mos vjen deri te ngatërrimi. Ne këte vit festojmë
600 vjetorin e lindjes se Gjergj Kastriotit Skenderbegut /1404- 1468/ i cili
ishte biri Gjon Kastriotit, sundimtarit të Krujës. Ky
është heroi ynë kombëtar, luftëtar i pamëvarësisë
së Shqiperisë dhe kundërshtar i zjarrët kundër Turqve.[3]
Skenderbeu i dytë ishte malazezi sandzhak – begu (1513-1529) Stanisha, i islamizuar, biri me i vogel i Ivan Crnojeviqit, sundimtarit (patronit) të Malit Zi. Atë e islamizoi dhe e quajti Skenderbeg sultan Muhamedi. Ky Skenderbeg e pati rezidencën në Zhabljak, e shpalli Malin e Zi rreth blegëtar, kurse për shkak të ankesës së popullit në veprimet e tija erdhi tek regjistrimi i popullësisë dhe fillimi i defterit prej vitit 1523. Metropoliti i Malit zi Vasillije Petroviqi në Historin e tij të Malin Zi i përshkruan familjet Kastrioti dhe Crnojeviq si miq të lidhur me lidhje martese, edhe pse tek malësorët e edukuar në mënyre patriarkale “gjaku i gruas” është konsideruar si “lidhje e hollë”[4]
SKENDERBEU DHE PAPET
Mihaqeviq
sjell lajmin për letrën e Gjergj Kastriotit të datës 12 gusht të vitit 1445 dërguar sultan Muratit në të cilen
nenshkruhet si “ushtar i Jezuzit dhe prijës i Shqiperisë dhe i Epirotit”.
Më 1444
Skenderbeu më të vërtetë i bashkoi prijësit dhe fiset shqiptare në Lezhë, ku e
formoi Lidhjen Shqiptare dhe ku u zgjodh
njëzëri komandant suprem i ushtrisë shqiptare. Ai
(Skenderbeu) i vetmi e njihte sturkturën dhe taktikën e ushtrisë turke,
kështu që tani kishte mundësi të organizonte një mbrojtje të sukseshme të Shqipërisë.
Një vit para kësaj (1443) ai e braktisi sulltanin si dhe ushtrin e tij dhe u
kthye në vendlindje, ku haptas u deklaruar i krishterë.[5]
Pra nuk
ështe çudi që papët e asaj kohe Kalisti i III dhe Piu i II i dhanë Skendebeut titullin e “Athleta
Christi”, “Defensor fidei” apo “Christi popugnator acerrimus” (Ushtari i
Krishtit, Mbrojt[si i fes[, mbrojt[si
tejet i flak[t i Krishtit).
Mirëpo papët
nuk mbeten vetën në dhënjen e titullit. Kalisti i III në vitin 1457 i dërgon
“burrit madhështor, Skenderbeut, sundimtarit të Shqiperisë” ndihmë
financiare.[6]
Papa Piu II organizoi ushtrinë krishtere kundër Tuqve dhe deshti personalisht ta kurorezojë Skenderbeun për mbret të Shqipërisë. Mirëpo deri te kjo nuk erdhi sepse papa vdiq gjatë rrugës për në Shqipëri, në Ankonë, naten mes 15 dhe 16 gusht të njejtin vit.[7]
SKENDERBEU DHE KROATET
Për
marrëdhëniet mes Skenderbeut dhe Dubrovnikut mund të shkruhet një studim i posaqëm, mirëpo me këtë punë nuk do të merrem me këtë rast.
Në vitin
1444 më 4 gusht me shkresë nga Kruja /Akhisara/ Skenderbeu i premtoi ndihmë
ushtarake Vlladisllavit mbretit hungaro – kroat, e cila do të përbëhej prej
30.000 mijë ushtarëve shqiptarë. Mirëpo despoti serb Gjuragj Brankoviqi u bë
besnik i Turqve dhe paqes së Segedinit, dhe nuk lejoi kalimin e ushtrisë
shqiptare nëpër tokën e tij, kështu që erdhi deri te humbja e ushtrisë së
krishterë dhe vrasja e mbretit te Varna.[8] Nga Dubrovniku më 13 gusht 1450 i
erdhi lajmi Janko Huyadi, mbretit të
Bosnës dhe hercegut Stjepanit, që Turqit e kanë rrethuar qytetin e
Skenderbegut, Krujën. Për qendresë kundër Turkut i duhej të ruhej nga armiqësia e mbrendshme si dhe nga grindjet. [9] Në këtë luftë kundër Skenderbeut sulltani
përdori topat, prej të cilëve vetëm njëri gjuante gogëla të rënda rreth 400
libra, /rreth 190 kg/.[10]
Se në mes
dinastive ka egzistuar marrëveshja,
shihet nga dispozitat e përmendura të papës Kalistit III-te, të hollat e
marra nga e dhjeta në Dalmaci duhet të ndahen në pjesë të barabarta në mes mbretit të Hungarisë, mbretit të Bosnës dhe Skenderbeut sunduesit të Shqipërisë.[11]
Mbreti
boshnjak Stjepan Tomasheviq në vitin 1461 papës Piut II-të ia dërgoi delegacionin
e tij, duke e lutur për ndihmë në rast se sulltani sulmon Bosnën, gjë qe
pritej momenti i sulmit të sulltan
Muhamedit. Tomasheviqi njëherit i lajmëroi papës se tashmë ka kërkuar ndihmë
ushtarake nga hungarët, venedikasët dhe Gjergji Shqiptar.[12] Skenderbeu ka
qenë mik edhe me hercegun Stjepan Kosacin. Kjo miqësi ka qenë e qartë në
momentin kur i biri i hercegut Vlladisllavi u lidh me turqit kundër babait të
vetë. Në fillim të vitit 1463 Hercegu Stjepan Kosaci e dërgoi delegacionin te
venedikasët, dubronikasët dhe te Skenderbeut. Deri sa dubrovnikasët në mënyrë
diplomatike ngurruan të mos japin përgjigje përfundimtare, Skenderbeu i premtoi
ndihmë Hercegut. Me këtë lajm te gëzuar u kthye delegacioni nga Shqipëria në
Split në fillim të marsit . Disi në të
njejtën kohë Vlladisllavi solli rreth 15.000 turqë kundër babait të tij dhe akingjit turk (pjesëtarët e kalorësve
sulmues plaqkitës ) u shpërndan nëpër
Bosnie. Venedikasët ngurruan të japin lejen ushtrisë së Skenderbeut për të
kaluar nëpër teritorin e tyre dhe kështu
Bosnia ra.[13]
Sa ishin
të forta lidhjet mes Skenderbeut dhe kroatëve shihet edhe në listën e familjeve
fisnike boshnjake, ku është e shenuar edhe familija “Castriotch de Castrioti in
provincia Az in Epiro”.[14]
Për të
njejten arsye në të gjitha stemat e njohura kroate mund të
gjejmë
stemën e Skenderbeut dhe stemën e Shqipërisë.[15]
Ështe
interesante të ceket se populli kroat e ruajti kujtimin e Skenderbeut. Kur ne
vitin 1664 tragjikisht pësoi bani kroat dhe pro- mbreti Nikolla Zrinski, në
epifat shkruajten se ishte “Akil, Leonida dhe Skendebeu i ringjallur”
(Skenderbegh redivivus)[16]
Në
shënimet e fraçeskanëve boshnjakë Fra Nikolles Lashvaninit (1702-1750) dhe Fra
Bones Benliqes (1708-1785) është përshkruar gati me të njejtat fjalë ngjarja e
vitit 1443. “Juraj Kashtriotiq ( nga Turqit i emëruar Skenderbe) prijësi i
arbanasëve, isht quajtur mbret.”[17]
Fra
Nikolla Lashvanini me vitin 1444. e përshkruan tragjedinë tek Varna dhe për
fatekeqesinë e kobshme të ushtrisë krishtëre akuzon despotin serb Gjurgjo
Brankoviqin, i cili “Jurjes mbretit
arbanasëve ja ndërpreu rrugën që mos t’i ndihmojë Lladisllavit. Për këtë arsye
Juraj, mbreti dhe prijësit tjerë boshnjakë, duke dëgjuar zërin e pafat të Lladisllavit,
si armik e sulmuan despotin e pafajshëm te rrethit duke e robëruar dhe
djegur.[18]
I njejti
fra Nikolla përshkruan ngjarjen e vitit 1461, shkuarjen e delegacionit boshnjak
në Romë te papa Piu II, të cilin mbreti
boshnjak Stjepan Tomasheviq e lajmëroi se sulltan Muhamedi me siguri do të
niset për në Bosne dhe shtoi “në këtë fatekeqësi kërkova ndihm nga hungarët, venedikasët dhe
Jurja Shqiptari”.[19]
Edhe
shkrimtari dhë veprimtari i njohur
boshnjak fra Filipi nga Oqevja (1700 –1783) deshironte të shkruante për
Skenderbeun dhe ta madhëronte veprën e tij heroike. Ai në Bosnën turke nuk
mundi dhë nuk guxoi t’i përshkruan humbjet turke në luftërat me ushtrinë
shqiptare të Skenderbeut. Për këtë arsye dha shembull illustrativ “lexohet se
në jetën e kalorësit në zë
Kashtriotiqit, të cilin shumica e quajnë Skenderbeg, së kishte shpatën dhë me
një goditje, sado që i madhe të ishte kau, ja prente kokën dhe ajo do të
rrokullisej. Me të dëgjuar për këtë përandori sulltan Muhamedi i dytë, kërkoi
që kjo shpatë t’i dërgohet, dhe ja dërguan. Mirëpo askush nuk e arriti famën e
tij, që me nje goditje t’a këpuste kokën kaut. Dyshuan që nuk ja dërguan
shpatën e vërtetë; kur dëgjoi Kashtiroti Skenderbeu, ju tha; ua dërgova shpatën, mirëpo nuk ua dergova të djathtën time.[20]
Nga
poetët e Dubrovnikut, të cilët e cekin Skenderbeun, do t'i përmendi vetëm dy.
Shkrimetarët e Dubrovnikut ndonjëherë Shqipërinë e quajnë edhe Skenderija, që
domethënë toka e Skenderbeut. Ivan
Gundilliq në vepr[n e tij “Osmani” ceku heroizmin e Skenderbeut dhe luftërat
kundër turqve në strofat e tij.
“Me ta
Gjergji Skenderbeu
dëbuesi i
fuqive turke
nëpër
botë fluturojnë të gjitha
Kalorësia
e tij në beteja vepron”
Kështu
poeti i mirënjohur Ivan Gundulliq (1589.-1638) duke madhështuar heroizmin e
ushtarëve të krishterë, nuk e harron edhe Gjergj Kastriotin tonë.[21]
Dubrovnikasi
i dyte të cilin do ta përmendi është Brno Gjamanji? – Zamanja (1735-1820). Ai
më parë ka qenë jezuit, dhe me pezullimin e Shoqerisë Jezuite, u bë prift diocezan në Dubrovnik. Përktheu në
gjuhën latine Odisejen e Homerit. Dëshironte
edhe në gjuhën kroate ta përshtaste Ilijaden dhe Odisejen, mirëpo nuk e
njihte mirë gjuhën amëtare. Ai dëshmon për përhapjen e poezive popullore kroate mbi Skenderbeun, Sibinjan Jankin dhe
princin Markun, kurse si klasik është ankuar që Kroatët nuk i madhështojnë
heronjët grekë dhe trojanë. Kështu
këndon:
“...me
poezitë ilirike dhe me këto do të ankohem
Veprat e
të parëve grekë dhe trojanë t'i njohim më mirë
Se sa
gjatë ka luftuar Skenderbeu hero
apo Sibinjani ose e djathta e Markut të
zemëruar.“[22]
Famën e
Skenderbeut në popullin e thjeshtë kroat e solli françeskani dhe poeti dalmatin
fra Andrija Kaciq Mioshiq (1704-1760) me pesëmbëdhjetë poezi për Gjergj
Kastriotin dhe mejdanet e tija, të botuara në poezinë e tij “Biseda e këndeshme
e popullit sllav”. Kjo përmbledhje deri me sot arriti rreth 60 botime, kurse te
kroatët është libri i dytë me botime, pas Biblës. Kështu që
barinjët e thjeshtë kroatë dhe bujqët dëgjuan për Gjergj Kastriotin dhe
nëpermjet poezive të Kaciqit e pranuan si hero të vetin.[23]
Përpos
“Bisedës se këndeshme...” Kaqici shkruajti edhe “Korabljicën”, kjo është një kronikë nga zanafillja e botës
deri në kohën e autorit. Në këtë kronikë, e cila është shkruar për njerëz të
shkolluar, Kaciqi “në tregimin e shkurt
për luftën e kalorësve të Gjeregj Kastriotit, princit dhe prijësit nga
Arbanija” e përshkroi jetën e Skenderbeut. Lexuesi i cili dëshiron më tepër të
dijë për Juri Kastriotiqin i preferon që t’ju përvishet autorëve të jashtëm dhe
“disa pjesëve të Sagredes, Barlecijes, Giamarijes dhe Breshaninit e të
tjerëve.”[24]
E në
listën e “ prijësve dhe fisnikëve të
popullit sllaven” Kaciqi shënon edhe familjen “Kastriotiq, prijësin ose princin
nga Shqipëria nga ky fis ishte Jure Kastriotiq i ashtuquajturi Skendebeg, i
cili tërë kohën e jetës tij më turq bëri luftë dhe gjdo herë fitoi
(ngadhënjeu).”[25]
Ngjajshëm duke shkruar për luftëtarët, heronjët dhe
mbretërit, bashkëkohësi tragjik i Kaciqit, fra Filish Grabovac (1697-1749) në
veprën e tij “Lulëzimi i bisedës së popullit dhe gjuhes ilirike ose kroate...”
në prozë dhe në strofa foli edhe për “shtëpinë e Kashtriotit” (familja
Kastrioti).”[26]
Për t'i
njohur me përmbajtjen e vjerrshave të Kaciqit edhe ata që nuk dinin
kroatishten, fra Emerik Paviq (1764 dhe 1768 viti i botimit) duke botuar në Budime interpretimet e lira poetike në gjuhën
latine. Paviq në gjuhen latine sjell përmbajtjen e poezive te Kaciqit, e nuk e
përcjell në mënyrë të këndimit. Kështu që tek ne arriti edhe poezia e tij latine “Rymtus de Georgio
Kastriotiq dicto Scandebego”. Paviq në këtë poezi këndoi në vargje të metrikës
sikur himnin “Stabat mater Dolorosa” (“Rrinte Zoja tuj lotue»), edhe kjo mund
të këndohet me të njejetën melodi.[27]
Mendoj se me këtë paraqitje nuk përfundon e gjithë ato qe publikuan poetët dhe shkrimtarët kroatë për Gjergj Kastriotin Skenderbeun.
SKËNDERBEU NË DIASPORËN SHQIPTARE
Shqiptarët
për shkak të përndjekjeve të përgjakshme fetare shpeshherë kanë qenë të
detyruar të mërgojnë jashtë vendeve të tyre. Kështu ka koloni shqiptare në
Sicili dhe në Kalabri. Koloni shqiptare pati edhe në Qiprovac, Budim, Arbanasi
afër Zarës, sipas gjitha gjasave edhe në Arbanija afër Trogirit, në Zhumberak,
në Osjek, në fshatrat e Sremit: Hrtkovci dhe Nikinci.
Në vitin
1839 në “Danica ilire” prifti klementinas nga Sremi Stjepan Marjanovic për ta
thoshte kështu: “Këndojnë këngë të ngjashme me meloditë kroate. Në këngë më së
shumti kremtojnë heronjët e vjetër të tyre, më së tepërmi Skëndebeun”.28
Në
Hrtkovac deri në Luftën e Parë Botërore ishte kafeneja e quajtur Skënderbeu dhe
ishte e zbukuruar me portretin e Skënderbeut të punuar në terrakota.29
Do të
duhej të studjohen këngët e mbledhura sipas Franjo Kuhac-it dhe të vërtetohej a
ka aty ndonjë këngë të kushtuar Skënderbeut. Kuhaci në vitin 1894 i ka vizituar
klementinët në Hrkovci dhe në Nikinci, duke u interesuar për begatinë e tyre
popullore.30 Bibliotekat e famullive
Hrtkovci dhe Nikinci kishin libra shqipe, bile fjalor dhe gramatikë shqipe dhe
Dokrinën e krishterë. Në listën e librave në Nikinci, pas vdekjes së
famullitarit Petar Male, gjendet një vëllim me lidhje të fortë “De imperio et
de vita Georgi Kastrioti a Marino
Barletio”.
Meshtarët
me siguri i kanë treguar popullit mbi ngjarjet e Skënderbeut dhe kështu i kanë
entuziazmuar shqiptarët kelmendasë me veprat e tija heroike. 31 Pas zhdukjes së
gjuhës shqipe te shqiptarët e Sremit, ata gjatë kremtimeve familjare i kanë
kënduar si të tyre këngët nga libri i Kaçiqit “Razgovor ugodni…”, këngën mbi
dyluftimin e Gjergj Kastriotit, letra si Gjergj Kastrioti iku prej car Muratit
dhe e sundoi Shqipërinë, kënga mbi luftën e Gjergj Kastriotit dhe car Nuratit
1443, si car Mehmedi planifikonte vrasjen e Skënderbeut 1454, si dhe mbi atë si
Sinovac Jurin, me emër Amegja, iku në Carigrad për të marrë mbretërinë e e
Shqipërisë 1456, dhe së fundi kënga
prej Ferdinandit dhe Gjergj
Kastriotit.32
Besoj se ngjajshëm kanë vepruar edhe shqiptarët që kishin ikur në vende dhe toka tjera, duke ruajtur kujtimin mbi atdheun e humbur dhe duke kremtuar heronjët e tyre kombëtar.
Footnote:
[1] fra
.Lovro Miha?evi?, Crtice albanske povijesti, Sarajevo 1912.str.
Josip Antolovi?, S duhovnim velikanima kroz svibanj, zagreb 1978, str.233-235)
[2] Zef
Mirdita, Skenderbeg i Kristjanitet, Hrvatsko slovo, Zagreb, 16. sije?nja 1998.,
str.7.
[3] Enciklopedijski leksikon - mozaik znanja, Istorija, Beograd 1970.,str 322
[4]
Enciklopediski leksikon – mozaik znanja, tom 5., Istorija, Beograd
1970.,str.622.
[5] fra
.Lovro Miha?evi?, Crtice albanske povijesti, Sarajevo 1912.str.
[6]
Eusebius Fermendžin, Acta Bosnae..., Zabrabiae 1892., str 232 i 233
[7]Vjkoslav Klai?, povijest Hrvata, ton 3.,Zagreb 1972. str. 353.
[8]
Kljai? Vjekoslav, op.citatum, str.232.)
[9]
Eusebius Fremedžin, op.citatum, str.210.
[10]
Šunji? Marko, Bosna i Venecija, Sarajevo 1996., str. 379.
[11]
Eusebius Fremedžin, op.citatum, str.232.
[12] Grupa autora, Povijest hrvatskih zemalja Bosne i Hercegovine, Sarajevo 1942.,str.556.
[13] E.
Fremedžin, op.citatum, str.252 i 255 I
Šunji? Marko, Bosna i Venecija, Sarajevo 1996., str. 359.
[14]
Eusebius Fremedžin, op.citatum, str.560.
[15] Tako
Skenderbegov grb donosi Grbovnik
Korjani?-Neori? iz 1595.,Fojni?ki grbovnik, Wappenbuch Der Adel des Koenigreichs Dalmatien od Carl
Georga Friedricha Neyer von Rosenfeld, Nurnberg 1873. i Der Adel von Kroatien und Slavonien od dr. Ivana
Bojni?i?a, Nurberg 1899., a grb Aalbanije Sematographia Pavla Rittera Vitezovi?a, Zagreb 1701. i
1702.)
[16]
Benger fra.Nikolaus, Aannalium eremi – coenebiticorum ordinis s.Pauli primi
eremitas, voluminis secundi, Posonii (Bratislava) 1742.
[17]
Benli? fra. Bono, Ljetopis sutješkog samostana, sarajevo 1979., str33.
Lašvanin
fra. Nikola, Ljetopis, Sarajevo 1981., str.108.
[18] Lašvanin fra. Nikola, op. citatum, str. 108.)
[19]
Lašvanin fra. Nikola, op. citatum str. 201.)
[20]
Zirdum fra. Andrija, Filip Lastri? O?evac, zagreb 1982., str. 150.
[21]
Gunduli? Ivan, Osman, pjevanje tre?e,
redak 97 – 100., Pet stolje?a hrvatske književnosti, Zagreb
1964., svezak II., str. 33.)
[22]
?amonji? - Zamanja, Brno, poslanica ?ankuli Franovu Volnti?u Dubrov?aninu,
redak 17 – 20,
Hrvatski
latinski, svezak II., Pet stolje?a hrvatske književnosti, Zagreb 1970., str.
557.
[23]
Ka?i? – Mioši?, Andrija, Razgovor ugodni naroda slovinskoga i Korabljica, Pet
stolje?a hrvatske
književnosti,
zagreb 1967.)
[24]
Stari pisci –hrvatski, knjiga 28, Djela Andrije kali?a Mioši?a, Korabljica –
Zagreb 1964.,str.285 – 288.
[25] Stari pisci –hrvatski, knjiga 28, Djela Andrije kali?a Mioši?a, Korabljica – Zagreb 1964.,str. 291.)
[26]
Ka?i? – Mioši?, Andrija, Razgovor ugodni naroda slovinskoga i Korabljica, Pet
stolje?a hrvatske
književnosti,
zagreb 1967., str. 8
[27] Forko Josip, Crtice iz slavonske književnosti 18. stolje?a, Vinkovci 1994. str. 34.)
28
Marjanovic Stjepan, Klementinci u Sremu, Zagreb, 1839, Danica Ilirska, br. 8 i
9.
29 Zefiq
Frok, Albanci Klementinci u Hrtkovcima i Nikincima, Zagreb, 1997, str. 151.
30 Kuhac D. S. Die Klementiner in Slavonien,
Agramer Tagblatt, 24. XII. 1894.
31 Visitatio
Canonica, 26. VII. 1836, Dijecezanski Arhiv Djakovo.
32 Zefi Frok, Albanci Klementinci u Hrtkovcima i Nikincima, Zagreb, 1997, str. 154.