| E marte, 18.06.2013, 05:05 PM |
KRIMBAT
FETAR TË SERBISË NË KOSOVË
Nga Dibran Demaku
Fara e
hedhur serbe, po i jep frytet e saj të plota edhe tash kur Kosova është e
pavarur politikisht dhe larg tutelës serbe. Emisarët apo „krimbat fetar“ që ka
lënë ajo në Kosovë tash po veprojnë në përqarjen fetare të shqiptarëve. Përqarje
kjo që nëse nuk i vihet një digë e fortë ajo do të vërshojë si lumë i tërbuar
dhe do t`i dërgojë shqiptarët e Kosovës deri në vëllavrasje në baza fetare?!
Suksesi
i“krimbave fetar“ të lënë si trashëgim nga Serbia, lidhet edhe me mos veprimin
ligjor dhe kombëtar të organeve shtetërore të Kosovës. Që nga paslufta
strukturat udhëheqëse shtetërore dhe fetare me orientim kombëtar, të ekzaltuar
nga euforia e fitores së lirisë nga Serbia pushtuese, sikur nuk i vërejnë, apo
nuk duan t`i vërejnë „krimbat gërryes fetar“ të lënë nga Serbia?!Dhe ata
„krimba fetar“ të lënë nga Serbia veprojnë sot kudo në Kosovë,Dhe kanë kurajo
sa të fyejnë me fjalët më të ndyera dy figurat më të mëdha historike dhe
kombëtare shqiptare Gjergj Kastriotin-Skënderbeun dhe Nënën Tereze! I fyejnë
dhe i përqmojnë këto dy figura emblematike të kombit dhe historisë shqiptare pa
u hyrë asnjë therrë në këmbë?!Ata „krimba“ sot i ke kudo: Edhe në fshat e në
qytet, edhe në shkollë e fakultet, edhe spitale e sanatoriume, edhe në qeveri e
në parlament?!
Kur erdhi
Statorja e Heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit në Prishtinë, në Nëntor të
vitit 2001, në mesin e pjesëmarrësve të manifestimit të inaugurimit të saj do
të ishte edhe autori i këtij shkrimi. Atë ditë nëpër rrugët dhe sheshet e
qyteteve dhe fshatrave të Kosovës kudo do të shihje fytyra të qeshura dhe të
gëzuar në pritje të Shtatores së Kryetrimit të historisë shqiptare. Dhe gëzimi
i qytetarëve të Kosovës ishte i ligjshëm. Në kryeqytetin e atdheut të tyre tash
e tutje do të vendosej Shtatorja e Kryeheroit kombëtar dhe do të qëndronte aty
për jetë të jetëve!. . . Por… Gëzimin e
asaj dite autorit të këtyre radhëve do të ia zbehte një ngjarje që do t`i
ndodhte vetëm pak minuta pas inaugurimit të shtatores…
Pas
Festës së madhe të asaj Dite Festive të 28-Nëntorit të 2001-tës autori i këtyre
radhëve do të takonte një grup studentësh, në mesin e të cilëve ishin edhe disa
të njohurit e tij!Pasi do të përshëdetej me ta, meqë disa prej tyre ishin me
mjekrra të gjata dhe të zeza,si me humor do t`i pyeste se mos vallë ata me
mjekrra të gjata dhe të zeza bënin punën e priftërinjëve do të merrte përgjigjen
e tyre se ata ishin studentë,por mysliman?! Dhe kur autori do t`i pyeste se
çfarë do të thonin ata do të përgjigjeshin:Ne jemi mysliman dhe punojmë për
fenë myslimane?!. . . Që kur ka hyrë feja në universitet?-do t`i pyeste autori
dhe ata njëzëri do të përgjigjeshin:-Feja gjithmonë ka qenë në Universitet,
vetëm varet se përse ti nuk e ke parë atë?!. . . Kur autori do t`i pyeste se a
ishin në Festën e inaugurimit të Shtatores së Heroit tonë kombëtar ata do të
përgjigjeshin: Ai nuk është edhe Hero i myslimanëve?! Ai është Hero i
katolikëve?!. . . Pas kësaj përgjigjeje të tyre autori do të ndahej nga ata pa
u përshëndetur!. . .
Hyrja e
fesë në shkolla dhe universitete, në Qeveri dhe parlament, kur shteti i Kosovës
me kushtetutë është shpallur shtet sekular, është shkelje e Kushtetutës! Dhe
sipas dispozitave ligjore të gjithë ata që e shkelin Kushtetutën duhet të
dënohen! Duhet të dënohen edhe ata që fyejnë Heronjtë e kombit! Duhet të
dënohen edhe ata që fyejnë nënat tona, motrat tona, femrat tona!
Dhe kur
ata, që fyejnë figurat historike e kombëtare, janë të veshur edhe me pushtet,
si rasti i deputetit të parlamentit apo i ministrit të shëndetësisë, faji i
tyre është i madh dhe i pafalshëm dhe duhet të dënohet rreptësisht!“Deputetit“
apo „ministrit“, pas gabimeve të bëra, më e pakta që do të kërkohej do të ishte dorëheqja e
tyre!Dhe nëse ata nuk do të dorëhiqeshin do të duhej që dikasteret ku ata
punojnë që t`i shkarkonin!Ndërkaq
organet e drejtësisë do të duhej që menjëherë të fillonin të mirreshin me ta!. .
. Vetëm kështu do të qetësoheshin shpirtrat e trazuar!. . .