| E merkure, 19.06.2013, 07:33 PM |
Brikena
Qama
Nga
libri: Pëshpërimat brenda meje
Ksenjës
-Ti,
akoma je aty
Mundohesh
të kuptosh heshtjen,
Vorbullën
e grimcave
Fjalësh
të pathëna.
-Aty.
Edhe pse
unë, gjymtyrëprerë
Nuk mund
të të ofroj
Lëngun e
zi gjumëprishësh
E t’i
harrojmë ëndrrat dhe për sot.
-Ti je
aty
Gjithmonë
në pritje.
E unë nuk
mund ta mbush
Boshllëkun
planetar
Me fjalë
e arsyetime
Vjedhur
zotit
Pak para
flijimit të Birit.
O Zot!
T’i vodha
fjalët, por jo guximin
E, pa të
nuk di të flas.
Nuk di...
Erdhe?
T’i putha
ëmbël sytë
Dhe
flatrave të gjumit
Të
përcolla
Me ndrojë
e frikë
Mos ulësh
siparin e ditës
Pa mua.
Pa peshë
Edhe pse
jargosjes së dyshimtë
I mungon
qëllimi,
Rrëzëllimi
i lotit nuk është i kot
Folmë!
A ka më
të shenjtë se fjala?
M’i lësho
duart
Të kryej
mëkatin
Së fundmi
Shpirtin
e cënuar
Lejo të
vërtitet
Midis
asgjësë dhe jetës.
Të
vërteta të lëna gjysëm
-Lermëni
të jetoj!
U çorra
Dhe më
latë.
Pa më
thënë se një ditë do të vdes.
-Lërmëni
të dua!
Luta
Dhe më
latë.
Pa
më thënë se një ditë gjithçka humbet.
-Lërmëni
të vdes!
Mëshirë!
Me
shpresën se këtë rradhë
Nuk do
t’më lini.
Ushtarë
të bindur të qëllimit,
Ja
arritët.
Perëndimit
të fllashkët
Endet
shpirti
Ndërmjet
puthjes hyjnore
Të detit
dhe diellit.
... ...
...
Ai tha:”
E megjithatë,
Ajo
rrotullohet!”
Pas shumë
vitesh dikush tjetër:
“Ndaleni!
Dua të zbres.”
Ç’më
mbeti mua?
Më e
shenjta
Të vendos
rrota nën planet.
Dritëhije
Unë fle e
zgjohem
Me
ankthin e pritjes.
Mos eja!
As për
një çast.
Mos më
lejo të end
Brenda
një nate
Pëlhurën
e lashtë;
Akoma dhe
nëse,
(si ajo e
vërteta)
Zgjat
njëzet vjet.
Lëri
dhëndurët të më vërdallosen
Pritja të
takon veç ty.
Por edhe
nëse vjen
Rastësisht,
gabimisht, apo qëllimisht,
Mos
fol...
Vetëm më
prek...
Pa më
pyetur në doja
Ma falni
çalltimin sekondor
Ritmiken
e tundjes së kokës
Ngrënien
e thonjëve vend e pa vend
Shkumëjargën
cepave të buzëve
Në
përpjekjen e gjetjes së fjalëve.
Dua të
shoh shtrembërimin e fytyrës
Sa herë
që ju kam përballë.
Kjo
përvojë
Më ka
ngelur mangët në jetë,
Gjithçka
tjetër
Ma
dhuruat pa më pyetur.
Ndrojë
nga primitiviteti
Nën
dritën e vobektë
Uni
lëshon hije caqeve këndor
Pa dashur
të hyj në qortim human.
Drithërimës
i shton
Ndjesi të
pafalshme seksuale.
Aty
zhvendoset lehtas,
Nyjeve
dhomcake
Për të më
braktisur,
Përfundimisht
Nën
ndrojën e të qënit
Akoma
majmun.
Erotika
Fjalë të
pakuptimta rreshtash të hallakatur,
Belbëzohen
ofshamash
Ripërsëriten
rutinës së pashmangshme
E hidhen
në harresë
Pak çaste
mbas fundit,
Thellë të
fshehura
Në unin e
paqëllimtë,
Shfaqen
vetëm kur riti i moçëm
Kërkon
ushqim për të mbetur i tillë.
Vetmohim
Thërmija
kotësie...
Majëqelqta
Ma
gërvishtin trungun,
Aq sa
hija ime
Deformohet
dhunshëm.
Si është
e mundur
Të mbij
sërish gjethi?
Çmimi i
kureshtjes
Harruar e kam
Këmishën
e natës
Varur
Mbas
derës sakate
Që, as
mbyllet
As hapet.
E
lakuriqtë
Ngjaj
Venus i
shformuar.
Brilantët
e trupit
As të
mekur
As
venitur
Por
kurrsesi të shndritshëm
(siç
duhet)
Rënkojnë
orgazmave
Gjysmake
Këmisha
mplaket
Mbas
derës
Sakate.
Romantizëm
vjeshte
Hapa
indiferent
Pranë
gjethes së rënë
Mes
zhurmash e kuqërremta
Dëbon me
inat
Simotrën
e gjelbër
Ardhur
para kohe.
-The
gjë...?
-Jo...!
-A...
Ishte
zhurma e gjetheve.
Vërtitje
Duhet të
rrotullohem 360?.
Rreth vetes
Të
buzëqesh ngërdheshshëm
Të ngjall
sadisfaksion
Përndryshe
Nuk do ta
meritoj
Karamelen
që mban
Në dorën
e mbyllur fort.
Kronologjikisht
Eci
zbathur
Majemaleve
të thepisur,
Shtrënguar
në duar
Kam
fjalën
Atë që
(këtu ku ndodhem)
Nuk më
bën punë.
Veç më ndihmon
Në
mbajtjen e ekuilibrit
Të
ndarjes së specieve.
Mjaft!
Mu
gjakosën këmbët,
E dorëzoj
fjalën!
Në vend
të saj, krahë dua.
E parë
nga lart
Toka nuk
më josh më.
Përshkrime
udhëtimesh kohore
Të
fshehtat e mia
I hodha
në letër
Më pas
Letrat në
zjarr
Zjarri...
U shua e
u bë hi
Hirin.
E mori
krahu i erës
Dhe
shpërndau kudo
Ato që
tani
S´janë më
të fshehta.
Prezantim
Gjithçka
Meritoj
në këtë jetë
Unë ,
Pranvera,
Frymëmarrja
e gjithësisë.
Edhe
zverdhjen
E
vjeshtës thatanike.
Edhe akullsinë
E
?shpirtrave dimëror?.
Edhe për
etjen
E verës
zvarranike...
Kam
nevojë...
E
kompletuar krejt
Me bukuri
e trishtim
(natyrisht
fisnike)
Mbishkrimin
vendos
Rrudhave
të ballit
Unë,
Pranvera.
Frymëmarrja e gjithësisë