| E hene, 17.06.2013, 07:42 PM |
Si u
takova me talebanë...
Nga Sali Rexhaj
Ne kohen e
renjes se komunizmit ne lindje me ka rene qe te ndodhem ne shume vende te
Evropes e Ballkanit. Qendrimi im i shpeshte ne Sarajeve me dha mundesi te njoh
shume njerez atje te cilit kishin qene viktima te pushtetit komunist. Pas
zgjedhjeve te lira disa miq te mij, partner afarist, erdhen ne pushtet. Ishte
maji i vitit 1991 kur nga subjekti im ne Kosove, Partia Parlamentare u ngarkove
me detyre qe te filloj pergaditjet per bashkepunim ne te gjitha sferat me
Bosnjen. Mua me interesonte bashkepunimi ushtarak per lufte te perbashket
kunder Serbise. Vura kontakt dhe e njoftova edhe presidentin Rugova, ne kete
kohe Kryetar i LDK-es dhe i Keshillit Kordinues te Partive Politike Shqiptare
ne Jugosllavi. Mora driten e gjelbert.
Ne
qershor ralizova takimin e pare zyrtar me Alia Izetbegoviq i cili me tha se per
bashkepunim kishin pelqimin bashkepunetoret e tije te besueshem, sekretari i
SDA Hasan Qengiq dhe ministri i punve te brendshme Alia Delimustafiq. Me vone,
te njeten dite ne afersi te Sarajeves u takova me Sekretarin e SDA (Stranka
Demokratske Akcie-Partia e Akcionit Demokratik) Hasan Qengiq. Kjo parti kishte
shumicen ne parlamentin e Bosnjes, kishte edhe ministra ne qeveri, ne te
njejten kohe kryetari i saje Alia Izetbegoviq ishte president i Bosnjes. Qe ne
takimin e pare, ndodhi nje grindje mes nesh. Une kisha floke te gjata e
mjekerr, gje e cila Qengiqit nuk i pelqeu. Madje edhe me pyeti me ironi mos
isha çetnik. Pjesemarresit tjere ne takim, e kapercyen kete verejtje te tije me
shaka. Por serish Qengiqi ne vend te platformes per bashkepunim qiti mbi
tavoline disa informata te marra nga "njerzit e tije" ne Prizren, ku
gjoja Shqiptaret po demtonin xhamite atje. Per nje gje te tille nuk kisha
degjua dhe ja terhoqa verejtjen se keto nuk jane te verteta. E kundershtova
mundesin qe Shqiptaret te prishin xhamia ne Prizren, ne Kosove apo kudo tjeter.
Ideja e
Qengiqit ishte qe ne te luftojme bashk kunder Serbve por per qellime fetare,
per qka do te kishim edhe perkrahjen e Iranit, Afganistanit dhe vendeve tjera
islamike. Ai ishte i interesuar per lokacione ne Shqiperi e Kosove ku do te
deponoheshin armet e marra nga keto vende, si dhe per rekrutimin e Shqiprtarve
nga Kosova per lufte te shenjet fetare. Foli edhe per "Transverzalen e
Gjelbert" nga Teherani deri ne Vijen, si dhe me spjegoj se SDA ne te
vertete quhet Stranka Dragog Alaha ( Paria e te Madhit Allah).
Takimi
perfundoj me mosmarreveshje te medha. Hasan Qengiq donte lufte fetare, madje me
quante krejte kohen vella per nga feja. Une ja terhoqa dy-tri here verejtjen se
Shqiptaret nuk kan vellezer nga feja po vetem nga xhaku. Vazhdova takimin me
vone, ne te njejten mbremje me ministrin e puneve te brendeshme, Alia
Delimustafiq. Atij ju ankova ne qendrimet fetare te Qengiqit dhe i terhoqa
verejtejn se ne jem te interesuar per bashkepunim ndershteteror e jo
nderpartiak, e me se paku nderfetar. Nje gje te tille ai edhe e pranoj...
Kurre me
nuk u takova me Qengiqin, por ai me vone doli se ishte njeri i Al Qaides, njeri
qe i beri deme te medha luftes se Bosnjakve duke inkuadrua xhihadist dhe pare
te ndyta. Kjo beri qe perendimi mos te nderhyj per nje kohe te gjate ne luften
e Bosnjes. Luften per liri te Bosnjakve xhihadistet e kishin kompromitua keq
dhe pasojat e nderhyrjes se islamisteve ekstrem ne Bosnje shihen edhe sot.
Qengiq
edhe sot eshte i zhdukur diku neper bazat e Al Qaides. Bashkepunimi yne me
Bosnjen u mundua te realizohet edhe me disa takime tjera, por ishte e kote. Ne
nentor te viti 1991 ne marreveshje me Rugoven dhe duke pase per baze edhe
informatat qe i kishin sjelle atij perfaqesuesit e USA u morem vesh te
nderpritet bashkepunimi. Pa fajin tone kuptohet.