| E hene, 17.06.2013, 08:04 PM |
GJENET,
POPUJT DHE GJUHËT
Nga Saimir Lolja
Shkrimi i
mëposhtëm është nxjerrë nga libri i shkruar nga Profesor Luigji Luka
Kavalli-Sforca, i titulluar: Luigi Luca
Cavalli-Sforza, Genes, Peoples and Languages, North Point Press, New York,
2000. Profesor Luigji është i lindur në Gjenovë më 1922 dhe ka qenë professor
në Kembrixh,
Trashëgimia
njerëzore përbëhet nga dy pjesë: nga trashëgimia biologjike (gjenet) dhe
trashëgimia kulturore (sjellja). Shumë tipare si gjatësia, sytë, flokët e
lëkura janë të përcaktuara gjenetikisht, por mënyra e trashëgimit është pak e
kuptuar sepse këtu ndërthuren edhe faktorë të tjerë jo-gjenetikë si ushqimi,
qëndrimi në diell, etj. Me përkufizim, një gjen ose njësia e trashëgimisë është
një segment i ADN që ka një qëllim biologjik të posaçëm dhe të njohur
(domethënë që prodhon një proteinë të veçantë).
Po ashtu,
llogaritet lehtë që tërësia e gjeneve të trashëguara (genome) e një popullate e
cila pranon një thithje gjenetike të
pandryshuar nga fqinjët prej 5% për brezni pas tre shekujsh do të ketë të
ruajtur vetëm 70% të gjeneve origjinalë. Një shembull këtu janë
Afrikano-Amerikanët që tani kanë mesatarisht 70% të gjeneve të tyre origjinale
dhe 30% të gjeneve të të bardhëve. Me këtë ritëm, Afrikano-Amerikanët do të
kenë rreth 10% të gjeneve të tyre origjinale pas 1000 vjetësh jetese në
Amerikë. Në lidhje me këtë, numri më i vogël i njerëzve që mundëson shmangien e
pasojave të dëmshme të kryqzimit nëpërmjet martesës është 500 veta. Në lidhje
me kryqzimet, është zbuluar nga regjistrat e vjetër se largësia mesatare midis
vendlindjes së burrit dhe gruas ishte 5-
Natyra
nëpërmjet përzgjedhjes së saj zakonisht ndikon mbi një gjen të veçantë duke
përkrahur forma të caktuara të tij (alleles), të cilat andaj pëlqehen më shumë
se të tjerat në ambjente të caktuara. Kështu bie fjala, njerëzit me gjak zero
janë më të prirur të kenë ulçer gastrodeudonale, e cila siç është zbuluar së
fundi shkaktohet nga bakteri Helicobacter pylori. Nga ana tjetër, rastësia
gjenetike ndikon mbi gjithë gjenet me të njëjtët ligje të mundësisë së ndodhjes
së ngjarjes. Midis gjeneve që shfaqin ndryshueshmërinë më të madhe gjeografike
janë gjenet e vetmbrojtjes (immunoglobulin genes), të cilët prodhojnë
kundratrupat e nevojshëm në trupin e njeriut për të luftuar sëmundjet ngjitëse.
Njerëzit
e sotëm (Homo sapiens) mendohet të jenë shfaqur para 500’000 vjetësh. Kafka të
ngjashme me atë të njeriut sot dhe me vjetërsi rreth 100’000 ose më shumë vjet
janë gjetur ne Afrikën Jugore dhe Lindore. Ndërsa gjuhët e njeriut të sotëm
mendohet të jenë zhvilluar para 50’000-150’000 vjetësh.
Çeshtja e
përcaktimit të datave të hershme të zhvillimit njerëzor vështirësohet prej
faktit se metoda e karbonit rrezatimlëshues
Periudha
e fundit akullnajore filloi në Europë 25000 vjet më parë dhe vazhdoi deri 13000
vjet më parë. Nga gjetjet arkeologjike njehsohet se ringulmimi njerëzor në
Europë filloi pikërisht 13000 vjet më parë dhe u përhap me një shpejtësi prej
0.5-2 km/vit, gjë që në fakt ishte sa shpejtësia e tërheqjes së akujve. Populli
që i ngjason më shumë Europianëve të periudhës Paleolotike dhe Mesolitike (më
të hershëm se ajo Neolitike) është populli Bask. Studimet gjenetike e pohojnë
origjinën e tyre të stërlashtë. Baskët flasin një gjuhë që është tërësisht
ndryshe nga gjuhët e Europianëve të tjerë (ngjashmëria me Shqipen e vërejtur
200 vjet më parë – shënimi im). Studimet gjenetike treguan se popullsia Baske
ngjason me Hunzakët që banojnë në luginën e Hundëzës (ku takohen Afganistani,
Pakistani dhe Kina - shënimi im) dhe
flasin gjuhën Burrushaski. Paralel me këtë fakt janë edhe gjetjet e mumjeve
3800 vjeçare në pjesën më të largët perendimore të Kinës përgjatë Rrugës së
Mëndafshit dhe që gjenetikisht dhe sipas veshjeve është provuar të jenë me
origjinë Europiane. Mendohet se mumjet iu përkasin popullit Tokarjan
(Tokë-are-janë – shënimi im), gjuha Euro-Indiane e të cilit mendohet e zhdukur
tashmë por me disa shkrime të ruajtura në një shkrim të lashtë Indian.
Disa
gjuhëtarë mendojnë se gjuha prindërore nga e cila ka lindur një familje gjuhësh
duhet të rindërtohet me synimin që të shprehë një lidhje gjenetike midis
familjeve. Megjithatë, metodat e deritanishme gjuhësore nuk kanë arritur të
japin një pemë të vetme për të gjitha gjuhët e botës. Gjuha është një krijim
njerëzor që mbështetet edhe në kulturë edhe në biologji, sepse ajo është
përfundim i përzgjedhjes natyrore që ndikoi mbi ndërtimin (anatominë) dhe punën
e sistemeve të brendshme (fiziologjinë) të trupit të njeriut. Pra, ndërsa vetë
gjuha është një krijim kulturor, ajo në të njëjtën kohë kërkon themele të sakta
trupndërtuese dhe nervore. Prandaj edhe njerëzit ndryshojnë prej kafshëve
pikërisht prej kulturës së tyre të pasur dhe të regjistruar. Kultura, ose e
thënë ndryshe aftësia për të mësuar nga përvoja e të tjerëve, është një ndodhi
e veçantë e natyrës njerëzore që përcaktohet nga shkalla e njohurisë. Prandaj
tejçimi i kulturës kalon nëpër dy hapa të nevojshëm: së pari ajo duhet të bëhet
e njohur që mëpastaj të pranohet. Në këtë mënyrë Romakët ndërtuan të parën
kulturë politikisht të bashkuar, ndonëse ajo më vonë ajo u shkel nga pushtuesit
barbarë që vinin nga Lindja.
Krahasimi
i familjeve gjuhësore në botë me pemën gjenetike botërore tregoi se ato
përputhen shumë mirë. Madje familjet gjuhësore të ndërlidhura shpesh drejtohen
tek një bazë e përbashkët gjenetike dhe popullore. Kjo shihet në Figurën 1 (e
ruajtur si në origjinalin Anglisht), e cila përmban 38 popullata dhe 16 familje
të mëdha gjuhësore. Menjëherë vërehet se popullatat fqinje në pemën gjenetike
zakonisht flasin gjuhë të së njëjtës familje. Ky fakt ndihmon që të nxirret
nëpëmjet pemës gjenetike data e përafërt e origjinës së një familje gjuhësore.
Kështu, shumica e familjeve gjuhësore duken se janë zhvilluar 6000-25000 vjet
më parë. Popullatat e përzjera gjenetikisht priren të ruajnë vetëm një nga dy
gjuhët origjinale dhe, ndonëse ka huazime fjalësh nga gjuha tjetër, ato që
ruhen janë format, qëllimet dhe renditjet e fjalëve tek shprehjet dhe fjalitë
(gramatika).
Ngjashmëria
ndërmjet zhvillimit biologjik dhe atij gjuhësor qëndron në faktin se ato
pasqyrojnë të njëjtën histori të popullatave që ndahen apo zhvillohen në mënyrë
të pavarur. Gjenet ndikojnë në njëfarë mënyre tek aftësa për të folur një gjuhë
tjetër, por nga ana tjetër largësia gjuhësore e zvogëlon mundësinë e shkëmbimeve
gjenetike ndërmjet popullatave të tilla. Zhvillimi gjuhësor është një lloj i
veçantë i zhvillimit kulturor, ku shpejtësia e mundshme për një gjuhë të
ndryshojë është shumë herë më e madhe se ajo për një gjen. Shembull për këtë
është ndikimi që sjellin dyndjet dhe përzjerjet e mëdha të popujve. Bie fjala,
gjuha Hungareze është e rrethuar nga gjuhë Euro-Indiane, ndërkohë që ajo është
gjuhe Uralike. Arësyeja për këtë është dyndja në fund të shekullit IX e
Magjarëve Uralikë dhe mbretërimi i mëpastajshëm i tyre në Hungarinë e sotme.
Por meqenëse ato përbënin atëhere 30% të popullatës, tani rreth 10% e gjeneve
në Hungari ngjason me gjenet Uralikë.
Shembujt
e zëvëndësimit të gjuhës nuk janë të kufizuara vetëm në Europë, historia e
shkruar e së cilës është mjaft e hershme. Kështu bie fjala, pushtimet Arjane
(Arë-janë - shënimi im) 4000 vjet më
parë të Persisë, Pakistanit dhe Indisë përcollën gjuhët Euro-Indiane në
hapësirat ku fliteshin gjuhët e familjes Dravidian. Suksesi dhe mizoria e
luftës së Arjanëve ndaj vendasve në Indi është treguar e gjallë në epikën e
madhe historike të Indisë të quajtur Mahabharata, origjinali i së cilës qe
shkruajtur në Sanskrit. Zëvëndësimi tërësor i një gjuhe me një tjetër ndodh më
me lehtësi në prani të shtypjes poltike të organizatave të forta të të
sapoardhurve, siç është rasti me Amerikat. Megjithatë, ka raste që gjuhë të
veçanta të folura në vendë fqinje mund të mbesin pothuaj të pandikuara për
mijra vjet edhe sikur gjenet e fqinjëve të tyre pësojnë ndryshime të pjesëshme ose
madhore.
Familja
Euro-Indiane e gjuhës është më e studiuara, ndonëse përpjekjet për të caktuar
vendodhjen fillestare të saj kanë çuar në përfundime mjaft të ndryshme.
Shkencëtarët arrijnë në përfundimin se përhapja e gjuhëve Euro-Indiane
përputhet me fillimin e përhapjes së bujqësisë
9’500-10’000 vjet më parë. Duke u nisur nga metoda dhe në kohë të
ndryshme, shkencëtarët arritën në të njëjtën pemë të të 63 gjuhëve
Euro-Indiane, e cila paraqitet në Figurën 2 ku boshti i poshtëm tregon vitet.
Në mënyrë të qartë shihet se gjuha Shqipe është më e vjetra dhe i përket kohës
së fillimit të përhapjes së bujqësisë. (Sqarohet lexuesi se ar-bërës = ar-banas
= arbëresh është emri i vërtetë i bujqëve që diskutohen nga shkencëtarët
joshqiptarë. Rrjedhimisht dhe lehtësisht kuptohet se çfar gjuhe kanë folur ato
bujq të stërlashtë dhe ato para e pas tyre. – shënimi im).
Figura 2
edhe një herë ripohon lidhjen që egziston ndërmjet biologjisë dhe gjuhësisë.
Biles Çarls Darvini në librin e tij Origjina e Llojeve pat shprehur në mënyrë
të kthjellët se në qoftë se dihej pema biologjike e prejardhjes së grupeve
njerëzore, atëhere mund të nxirrej pema përkatëse gjuhësore. Një përpjekje e
tillë nuk u bë deri në vitin 1988, kur Prof. Luigji dhe shkencëtarë të tjerë
vërtetuan lidhjen që egziston ndërmjet gjeneve, popujve dhe gjuhëve vetëm pasi
ato ndërlidhën të dhënat botërore të grumbulluara në gjenetikë, arkeologji dhe
gjuhësi. Pikërisht mozaiku gjenetiko-gjuhësor i zbuluar shpreh qartë shkëmbimet
dhe pasojat e zgjerimeve të shumta që kanë ndodhur në historinë njerëzore.
Edhe pse huazimi i fjalëve të huaja egziston, sidomos nga fqinjët, studimet dhe pemët gjuhësore tregojnë se një gjuhë ndryshon në një mënyrë të pavarur nga ndryshimet që ndodhin në gjuhët e tjera. Ndryshueshmëria në një gjuhë vërehet së pari në ndryshueshmërinë tingëllore dhe pohimi më i mirë për këtë është fakti që në çdo vend Europian, por edhe në SHBA, egzistojnë dallime në mënyrat e shqiptimit dhe theksimit të fjalëve (dialektet) midis Veriu dhe Jugut, Perëndimit dhe Lindjes. Ndryshueshmëria vërehet gjithashtu edhe në pasurinë apo mungesën e tingujve si dhe në egzistencën e fjalëve të njëjta po me kuptime të ndryshme. Studimet shkencore në lidhje me dialektet treguan se nuk ka dy fjalë dialektore që t’i kenë kufinjtë e shtrirjes të njëjtë. Shkencëtarët e shohin zhvillimin gjuhësor si një shembull të zhvillimit kulturor, prandaj ndonëse studimi i zhvillimit gjuhësor filloi në gjysmën e dytë të shekullit XIX, për to ka akoma shumë punë studimore për t’u bërë në këtë drejtim. (Shpirti i Arbërit rron! - shënimi im).