| E shtune, 15.06.2013, 12:44 PM |
Telashet
brenda islamit
Nga Tony Blair
Në mbarë
Lindjen e Mesme dhe më tej një betejë është duke u zhvilluar. Në njërën anë
janë islamikët dhe qëndrimet e tyre përjashtuese. Ata përbëjnë një pakicë, të
zëshme dhe të organizuar. Në anën tjetër janë ata me qëndrime moderne, të cilët
kanë pasur urrejtje për represionin e diktatorëve të korruptuar dhe ndiejnë
neveri për represionin e ri nga fanatikët fetarë. Këta përbëjnë shumicën që
fatkeqësisht nuk është e organizuar
Londër,
10 qershor – Ekziston vetëm një qëndrim rreth vrasjes së ushtarit britanik, Lee
Rigby, në një rrugë në pjesën jugore të Londrës, tri javë më parë: tmerr.
Megjithatë,
ekzistojnë dy qëndrime rreth asaj që çfarë ndikoi në këtë akt. Njëri është se
ishte ky një akt i njerëzve të çmendur, të motivuar nga një nocion i
shtrembëruar i islamit, pa ndonjë ndikim të madh. Njerëzit e çmendur bëjnë
gjëra të çmendura. Qëndrimi tjetër është se ideologjia që inspiroi vrasësit e
Rigbyt është tejet e rrezikshme.
Unë e
mbështes qëndrimin e dytë. Natyrisht se duhet të tregohemi të matur. Të tillë u
treguam edhe pas sulmeve të 7 korrikut të vitit 2005, në sistemin londinez të
transportit publik. Megjithatë, ne vepruam. Dhe, ne patëm të drejtë ta bëjmë
një gjë të tillë. Puna e shërbimeve tona të sigurisë pa dyshim se parandaloi
sulme të shumta. Programi “Prevent” në komunitetet lokale ishte i arsyeshëm.
Masat e
reja të qeverisë duken po ashtu të arsyeshme. Por, ne mashtrohemi po qe se
besojmë se mund ta mbrojmë Britaninë e Madhe thjesht duke e bërë atë që po e
bëjmë. Ideologjia vazhdon të jetë e pranishme, ajo nuk po zhduket.
Ta marrim
parasysh Lindjen e Mesme. Siria tani ndodhet para një procesi të përshpejtuar
të shpërbërjes. Presidenti Bashar al-Assad është duke shkatërruar brutalisht
komunitete të tëra, të cilat kundërshtojnë regjimin e tij. Të paktën 80.000
persona janë vrarë, janë gati 1.5 milion refugjatë, derisa numri i të
zhvendosurve ka shkuar në mbi katër milion. Shumica e shteteve në rajon besojnë
se qëllimi i Assadit është që të spastrojë sunitët nga rajonet e dominuara prej
regjimit të tij, duke formuar një shtet të ndarë afër Libanit. Atëherë do të
krijohej një shtet de fakto sunit në pjesën tjetër të Sirisë, i shkëputur nga
pasuritë natyrore të shtetit dhe qasja në det.
Opozita
siriane përbëhet prej shumë grupeve. Megjithatë, luftëtarët e grupit të lidhur me
“Al-Qaedan”, “Jabhat al-Nusra” janë duke pasur gjithnjë e më shumë përkrahje,
duke siguruar edhe armatim dhe fonde prej jashtë shtetit.
Assad
është duke përdorë armatim kimik në një shkallë të kufizuar, por vdekjeprurëse.
Disa prej depove ku mbahen këto armë ndodhen në zonat në të cilat po zhvillohen
luftime të ashpra.
Dëshira e
madhe e Perëndimit për të mos ndërhyrë është krejtësisht e kuptueshme.
Megjithatë, ne po ashtu duhet ta kuptojmë se ndodhemi në fillim të kësaj
tragjedie. Kapaciteti i saj për destabilizimin e rajonit është krejtësisht i
qartë. Jordania është duke u treguar e guximshme, por prej këtij shteti nuk
mund të pritet që të absorbojë një numër të pakufizuar të refugjatëve. Gjendja
në Liban është jostabile, derisa Irani është duke e trimëruar “Hezbollahun” që
të futet në luftë. “Al-Qaeda” po mundohet sërish të bëjë kërdi në Irak, derisa
Irani vazhdon të përzihet në çështjet e brendshme irakiane. Ndërkohë, në Egjipt
dhe në mbarë Afrikën Veriore, partitë e “Vëllazërisë myslimane” e kanë marrë
pushtetin, por kundërthëniet midis ideologjive të tyre dhe aftësisë për të
udhëhequr ekonomitë moderne kanë rezultuar me jostabilitet dhe presion prej më
shumë grupeve ekstreme.
Pastaj
kemi regjimin iranian, që vazhdon ta ketë synim posedimin e armëve bërthamore,
duke eksportuar në të njëjtën kohë terror dhe jostabilitet. Në Afrikën
nën-Saharë,
Pastaj
kemi Pakistanin dhe Jemenin. Më në lindje, kontesti kufitar midis Birmanisë dhe
Bangladeshit po intensifikohet.
Në
shumicën e zonave të prekura rëndë, një gjë është evidente: një popullatë me
rritje të shpejtë. Mosha mesatare në Lindjen e Mesme është rreth të njëzetave.
Në Nigeri është 19. Në Gazë, ku pushtetin e mban “Hamasi”, çereku i popullsisë
është nën moshën pesëvjeçare.
Vizita
ime e radhës në
Për këtë
arsye, e kuptoj dëshirën që kjo botë të interpretohet duke u marrë për bazë
armiqësitë lokale, kriza ekonomike dhe natyrisht “njerëzit e çmendur”. Por, a
nuk mund ta gjejmë ne një pikë të përbashkët të konfliktit, apo ndonjë
ideologji që është duke nxitur, apo duke përshpejtuar gjithçka?
Nuk
ekziston asnjë problem me Islamin. Për neve që e kemi studiuar atë, nuk ka fare
dyshim rreth natyrës së pastër dhe paqësore të tij. Nuk ekziston po ashtu
ndonjë problem me myslimanët në përgjithësi. Shumica e tyre në Britani janë
tmerruar nga vrasja e Rigbyt.
Por,
ekziston një problem brenda islamit dhe ne duhet të flasim pa dorëza rreth tij.
Natyrisht se ka edhe ekstremistë të krishterë, hebrenj, budistë apo hindus.
Megjithatë druaj se pjesa e problemit brenda Islamit nuk ka të bëjë me disa
ekstremistë. E tëra ka të bëjë me një qëndrim të fesë – dhe raportit midis fesë
dhe politikës – që nuk përputhet me shoqëritë pluraliste, liberale dhe të hapura.
Në fundin e këtij spektri janë terroristët, por qëndrimet e tyre fetare shkojnë
më thellë dhe janë më të përgjithshme, sesa që jemi të gatshëm ta pranojmë ne.
Për këtë arsye, ne nuk e pranojmë.
Një gjë e
tillë ka dy ndikime. Së pari, ata që mbështesin qëndrimet ekstreme besojnë se
ne jemi të dobët dhe një gjë e tillë vetëm sa i fuqizon. Së dyti, ata myslimanë
– dhe lajm i mirë është se ka shumë të tillë – që e dinë se ky problem ekziston
dhe duan të ndërmarrin diçka rreth tij, janë duke e humbur guximin.
Në mbarë
Lindjen e Mesme dhe më tej, një betejë është duke u zhvilluar. Në njërën anë
janë islamikët dhe qëndrimet e tyre përjashtuese. Ata përbëjnë një pakicë, të
zëshme dhe të organizuar. Në anën tjetër janë ata me qëndrime moderne, të cilët
kanë pasur urrejtje për respresionin e diktatorëve të korruptuar dhe ndiejnë
neveri për represionin e ri nga fanatikët fetarë. Këta përbëjnë shumicën që
fatkeqësisht nuk është e organizuar.
Fanatizmi
dhe terrorizmi – e ka mundësi edhe ndonjë konflikt i madh – ka filluar që të
zërë rrënjë. Detyra jonë është që t’i japim hapësirë pajtimit dhe paqes.
Megjithatë, krijimi i kushteve për paqe nuk arrihet gjithnjë në mënyrë
paqësore.
Luftërat
e stërzgjatura dhe të mundimshme në Afganistan dhe Irak i kanë bërë fuqitë perëndimore
skeptike sa i përket ndërhyrjes. Megjithatë, ne nuk duhet harruar se përse këto
konflikte ishin të gjata dhe të mundimshme: ne mundësuam krijimin e shteteve të
dështuara.
Saddam
Hussein ishte përgjegjës për dy luftëra të mëdha, në të cilat u vranë qindra e
mijëra persona, shumica me armë kimike. Ai vrau edhe popullin e tij. Talebani u
krijua si rezultat i okupimit sovjetik të Afganistanit, duke e shndërruar
Afganistanin në një bazë për stërvitjen e terroristëve.
Jo secili
angazhim duhet të jetë ushtarak. Po ashtu, jo secili angazhim ushtarak duhet të
përfshijë ushtarë. Por, mosangazhimi në këtë betejë nuk do të na sjellë paqe.
Rezultat
të njëjtë do të sjellë edhe vetë siguria. Ndonëse komunizmi revolucionar u
rezistua nga vendosmëria mbi sigurinë, ai në fund u mposht nga një ide më e
mirë: liria. E njëjta mund të bëhet edhe këtu. Ide më e mirë është një qëndrim
modern i fesë dhe vendit të saj në shoqëri dhe politikë – një model i bazuar në
respektimin dhe barazimin midis njerëzve të besimeve të ndryshme. Feja mund të
ketë zë në sistemin politik, por nuk duhet ta qeverisë atë.
Duhet të
fillojmë me fëmijët, këtu dhe jashtë. Për këtë arsye, unë kam themeluar një
fondacion, qëllimi specifik i të cilit është që fëmijët e besimeve të ndryshme
të mësojnë për njëri-tjetrin dhe të jetojnë me njëri-tjetrin. Tani ndodhemi në
20 shtete dhe programet janë duke funksionuar. Megjithatë, kjo është një pikë
ujë në oqean, krahasuar me masivitetin e jotolerancës, që është duke iu mësuar
shumicës.
Tani, më shumë se kurrë, duhet të tregohemi të fortë dhe me strategji.
(Autori
është ish-kryeministër britanik në vitet 1997-2007. Ky vështrim është shkruar
për rrjetin e gazetarisë botërore, “Project Syndicate”, pjesë e të cilit është
edhe “Koha Ditore”)