| E shtune, 15.06.2013, 12:59 PM |
Merita
Arsllani promovoi romanin e dytë
Nga Ukshin Zajmi
Suksesi i
romanit të parë “Engjujt vetëm do të flejnë” si në aspektin e lexueshmërisë, në
shitjen e tij dhe në vlerësimin e kritikës kroate, deri në masën e nderimit me
shpërblimin “Qiklop” në panairin e librit në Pulë si romani më i mirë debitues,
Merita Arsllanin e cyti t’i rrekët punës për botimin e romanit të ri.. Kështu,
të merkurën, me 12 qershor të këtij viti, ajo në Zagreb promovoi romanin e saj
të dytë:”Zgjom, kur të kalon”. Konferenciere dhe deklamuese e citateve nga
romani ishte aktorja Judita Frankoviç, ndërsa për romanin foli kritiku letrar
Zoran Feriç dhe autorja Merita Arsllani.
Përderisa
në romanin e parë u frymëzua nga një tragjedi familjare qe e tronditi, me
humbjen e shpejtë te të dy prindërve, të cilët autorja i konsideronte si
engjuj, ajo në romanin e dytë trajton një temë familjare: hullin e gjeneratave,
pra dallimet në mes të baballarëve dhe djemve përmes tregimit të mbushur me
dramaticitet, por, i liruar nga sentimentalizmi, përmes marrëdhenieve të
protagonistëve kryesor:djalit Marko-i cili në rinin e hershme u largua nga
shtëpia dhe shkoi për të jetuar në Nju Jork, së pari për shkak të marëdhenieve
jo të mira me babain, dhe babait Petrit- pater familiasa konzervativ, të ftoftë
dhe të ashpër, i cili ka predispozita dhe kërkesa të caktuara kur është fjala
për jetën, të cilën duhet ta ketë djali i tij. Djali, pas qëndrimit 20 vjeçar
në mëgrim, fillon të kthehet në shtëpi një herë në vit, ndërsa situata
dramatike në roman e sjell babain dhe djalin në situaten që për të parën herë
në jetë të qëndrojnë një kohë bashkë, por, ai, edhe tash, e sjell djalin në
situatë të quditshme: kërkon nga ai që t’i ndihmoi për të vdekë.
“Ky roman i motivuan mirë dhe psikologjikisht bindës na dëshmon se, nëse duam të shofim tragjedinë autentike, mjafton të shikojmë përmes dritarës së fqiut. Tregimi për një nga familjet e shumta jofunksionale rreth nesh, haptas na dëshmon edhe ate që nuk dëshirojmë ta dëgjojmë, që nënat janë fajtore për shumë dështime familjare, nga se pamja e jashtme e një familjeje të lumtur është më e qëndrushme se sa dëshirat më intime të antarëve të saj.”- thot për romanin e Merita Arsllanit “Zgjom, kur të kalon”, kritiku letrar Zoran Feriç.
Pak fjalë
për autoren:
Merita Arsllani lindi në vitin 1974 në Zarë, nga prindërit shqiptarë, ku diplomoi në Fakultetin Filozofik për gjuhën frenge dhe latine. Gjatë qëndrimit në Londër ajo kreu studimet për gazetari në London School of Journalism. Pas kthimit nga Anglia punoi si gazetare në “Sllobodna Dalmacije”, pastaj në Televizionit të qytetit të Zarës. Në vitin 2003 kalon në Zagreb, ku punon për gazetën “Jutarnji list” e tash se fundit ka kaluar në Televizionin publik shtetëror dhe punon në emisionin Exkluziv.