| E shtune, 15.06.2013, 01:04 PM |
12 QERSHORI 1999 DATON ÇLIRIMIN E KOSOVËS
Kush hyri së pari në Prishtinë,
UÇK-ja apo ushtarët e NATO-s?
Kujt iu gëzua më shumë popullata
shqiptare, hyrjes së ushtarëve
të
NATO-s apo "zbritjes në kryeqytet" të ushtarëve të
UÇK-së?"
SHKRUAN: IDRIZ ZEQIRAJ
Më 12
qershor të motit të shkuar, një biçim "gjenerali", po e përshkruante
hyrjen e UÇK-së në Prishtinën e çliruar dhe gëzimin e popullatës! Një ngatërresë
e qëllimshme e "gjeneralit". E vërteta është se populli iu gëzua
tankeve të Nato-s. Pse të vijë, pikërisht, atë ditë UÇK-ja?! Ajo ka qenë aty,
bile duke "luftuar", sepse ajo e "çliroi" Prishtinën,
Kosovën! Ironia më e madhe është se ky "gjeneral" është dënuar për
krime gjatë dhe pas luftës! Madje ka përvehtësuar kundërligjshëm troje e tokë
shtetërore e shoqërore, duke u bërë një profiterë i neveritshëm i luftës. Thonë
se turpi nuk e ka mbytur askënd!
Dihet,
Kosova u mund në fushë-betejë, u pushtua e tëra, u boshatis në masën më të
madhe. Kosova u përkallë, u shkretua, u
okupua. Shqiptarët u degdisën, ikën të lëmerisur, u refugjuan nëpër
botë. Të mbeturit kërkonin shteg për ikje. "Gjeneralët" pa ushtarë,
kishin ikur të parët ose ishin strukur në qoshe të sigurta. Tashmë, vetëm në
malet e Kosharës dëgjoheshin ende krisma armësh, ndonëse qiellin e zotëronte
pakti NATO dhe pamundësonte gjuatjet armike nga ajri.
Ngurrimi hileçar për datimin e çlirimit të Kosovës
E djathta e Kosovës, e prirë nga
Lidhja Demokratike e Kosovës,
partia-lëvizje kombëtare e
Presidentit Historik, dr. Ibrahim Rugova,
e themeluesit të shtetit të Kosovës,
edhepse e dobësuar dhe e
dërrmuar nga klane e fraksione
karrieriste, disa syrësh të zënë peng
dhe me detyrime premtuese ndaj
kastës kriminale në pushtet, duhet
të mobilizohet, të lëvizë nga pika
zëro, të bashkohet, të konsolidohet,
sepse, si forca, gjithëherë, më
serioze, më intelektuale, më kombëtare,
mbanë përgjegjësinë, morale dhe
atdhetare, për fatin e Kosovës dhe të popullit të saj.
Ende ka
hezitim për caktimin e ditës të çlirimit të Kosovës. Dhe, kjo zvarritje është e
qëllimshme. Dikush kërkon të imponohet si çlirimtar dhe pret të shpikë ndonjë
aksion, ndonjë ngjarje, ku ai të këtë qënë i pranishëm, për ta shënuar si ditë
çlirimi, si datë lirie. Për fatin e keq të tyre, kryepushtetarët aktualë ishin
qindra ose edhe mijëra kilometra larg Kosovës, kur ajo u çlirua nga forca
madhore e NATO-paktit. Kjo nuk është thjesht hamendje e autorit të këtyre
radhëve, por përgjim nga afër dhe konkluzion logjik nga shumë marifete, hile të
bëra ngas soji sllavo-karpatian stalinist.
E djathta
e Kosovës, e prirë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, partia - lëvizje kombëtare
e Presidentit Historik, dr. Ibrahim Rugovës, e themeluesit të shteit të
Kosovës, edhepse e dobësuar dhe e dërrmuar nga klane e fraksione karrieriste,
disa syrësh të zënë peng dhe me detyrime premtuese ndaj kastës kriminale në
pushtet, duhe të mobilizohet, të lëvizë nga pika zëro, të bashkohet, të
konsolidohet, sepse si forca, gjithëherë, me serioze, më intelektuale, më
kombëtare, mbanë përgjegjësinë, morale dhe atdhetare, për fatin e Kosovës dhe
të popullit të saj.
Veprimet
e të djathtës, përkatësisht, të LDK-së, duhet të jenë të matura, të studiuara
mirë, në koherencë të përhershme me realitetin faktik të kohës. Do të ishte
papjekuri politike, marrëzi e tradfhti kombëtare heshtja e së djathtës, heshtja
e LDK-së, si parti e parë, si forcë çliruese faktike e Kosovës. Ajo nuk lejohet
të heshtë, të bejë sehir, të bëhet bisht i të majtës staliniste, pikërisht
atëherë kur zëri i saj, veprimet e saja duhet të jenë guidë, prijëse e popullit
në drejtimin e duhur.
E djathta
e Kosovës, LDK-ja, duhet të distancohet nga veprimet imponuese e promovuese si
"çlirimtare" e të majtës staliniste, duke sqaruar popullin e Kosovës,
duke i bërë thirrjen e sinqertë atij, popullit, ta mbrojnë historinë nga
shtrembërimet dhe falsifikimet, ashtu siç e përdhosi historinë filosllavi Enver
Hoxha me partinë e tij kriminale. Dëbimi, përzënia e forcave policore e
ushtrarake të Serbisë me aleatë, për rrjedhojë, çlirimi i Kosovës, është bërë
më 12 qershor 1999 dhe shënimi e përkujtimi i kësaj date duhet të ligjësohet,
duke përjashtuar datimet tjera fiktive, të sajuara nga profiterët e luftës.
Dhe, në këtë kërkesë logjike, duhet të prijë e djathta e Kosovës, LDK-ja me
aleatë natyralë të saj.
Pjesëmarrja
e të djathtës të Kosovës në përgjithësi dhe e LDK-së, në veçanti, në sheshet
festive të qyteteve të Kosovës, për të përkujtuar çlirimin e Kosovës, jashtë
datës të 12 qershorit, duke dëgjuar përlavdërimet mburracake të
"komandantëve", të implikuar rrast në krimin e organizuar politik të
vrasjes të veprimtarëve, kuadrove të së djathtës, sidomos të LDK-s dhe të
ushtarakëve luftëbërës institucionalë të Ibrahim Rugovës, do të ishte rivrasja
e tyre.
Çlirimtari faktik i Kosovës është NATO - Pakti
Kosova nuk u ndihmua, por u çlirua
nga NATO.
Kjo duhet thënë troç, pa ekuivoke,
pa hamendësim,
sepse është një e vërtetë
absolute, e shkallës sipërore.
Kosova u
çlirua ekskluzivisht nga NATO-pakti, nga ndërhyrja ndërkombëtare, madje
forcërisht, e prirë nga Vatra e Lirisë dhe e Demokracisë botërore - Amerika
zëmadhe. Formulimi se "ndërhyrja ndërkombëtare ndihmoi në çlirimin e
Kosovës", është ironik dhe mosmirënjohës, është bukëshkalë. Një
shtrembërim dhe falsifikim flagrant i tillë, turpëron shqiptarët në sy të botës
dhe bënë që të mos besohen për asgjë. Kosova nuk u ndihmua, por u çlirua nga
NATO. Kjo duhet thënë troç, pa ekuivoke, pa hamendësim, sepse është një e
vërtetë absolute, e shkallës sipërore.
Shqiptarët krijuan grupe të armatosura, por kurrë nuk
arritën të bëjnë një ushtri të konsoliduar, me një shtab, nën një komandë.
UÇK-ja është krijesë teorike, por pa u lëndëzuar asnjëherë në praktikë.
Shqiptarët qenë unik dhe masiv në rezistencën kundërshtuese ndaj pushtuesit.
Por, nën armë u rrjeshtuan vetëm një numër simbolik i popullatës. Shifra prej
57.000 luftëtarësh, veteranësh, e servirur nga burgaxhiu vrastar, Muharrem
Xhemajli, shef i veteranëve të Kosovës, më sakt, turpi i Kosovës, përndryshe
sheleg i Hashim Thaçit, është tërësisht fiktive, imagjinare, e rrejshme. Të
gjithë ata që kanë qenë pjesë e luftës apo edhe e emërgjencës të saj, përfshi
këtu edhe autorin e këtij shkrimi, shokohen para kësaj shifre sa paushalle, aq
edhe të marrëzishme e kriminale. Veç rezistencës paqësore, Kosova provoi ta
fitojë lirinë edhe me pushkë, por nuk arriti, dështoi. Dhe, kjo ishte e
pritshme, sepse raporti i forcave ishte fatal për shqiptarët.
Sikur të
mos mjaftonte kjo, banda bredharake e halabake staliniste e Mërgimit, hafije e
hershme e Serbisë, me etjen histerike për pushtet, e cytur edhe nga inatçi e
deshtakë, të dyshimtë për shumëçka, brenda Kosovës, plus banda pushtetare
komuniste, kallëse e Shqipërisë, e prirë nga presidenti Rexhep Mejdani, kryeministri
Fatos Nano me horrat lakejë të tyre, Skënder Gjinushi, Paskal Milo, Ilir Meta,
Fatos Klosi me kompaninë e gjeneralëve profiterë material e kodoshë, harroi
qëllimshëm pushtuesin serbo-sllav, duke vënë në plan të parë përçarjen
sabotuese të faktorit politik dhe ushtarak të Kosovës, si premisë e masë e
sigurtë për dështimin e parathënë të luftës.
Kjo
bandë, tashmë, e përforcuar me karrieristë e specialistë hiç kombëtarë dhe të
lidhur me njëmijë e një fije me Serbinë, ripërtriu metodat e OZNA-s jugosllave
dhe të Sigurimit Shqiptar, gjatë dhe pas luftës, duke vrarë kundërshtarët
politikë potencialë, për ta marrë
pushtetin dhunshëm, pa kursyer as ministrin e luftës, kolonel Ahmet Krasniqin
dhe tribunin e demokracisë shqiptare, Azem Hajdari, me likuidimin,
shuarjen e të cilëve u shua edhe ëndrra
e bukur e krijimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila mbeti vetëm
projekt i dy arkitektëve të ekzekutuar, zyrtarisht, në mes të Tiranës dhe
kurrë, deri me sot, nuk u realizua.
Anarkia dhe anomalia e festave në Kosovë
12 Qershori 1999 shënon marshimin
e tankeve të
NATO-s rrugëve të Kosovës. Dhe, ky
është çlirimi
faktik i Kosovës.
Shqiptarët
e Kosovës, tashmë, kanë caktuar disa ditë festash dhe përkujtimesh. Disa syrësh
krejt të panevojshme e hiç serioze. Në mes tyre edhe dita e Kushtetutës, e
cila, po të ishte ajo e Kushtetutës të Kaçanikut, edhe mund të përligjej, për
kushtet dhe rrethanat në të cilat u shpall, por jo edhe e dyta, e bërë në paqe
dhe rahati. Kjo është një kopjim i 11 janarit të Enver Hoxhës me shokë.
Kushtetuta nuk përbën asnjë ngjarje të shënuar, sepse ajo është krejt normale
për funksionimin e një shteti. Megjithatë, në Kosovë nuk funksionon as
Kushtetuta, as ligji, as drejtësia dhe as shteti, sepse ligjin ende e bëjnë
bandat staliniste, të cilat u konsoliduan gjatë luftës, e dështuan luftën,
madje, qysh në nismë, më 1998. Me nxitjen e Serbisë, organizuan revoltat e mars
- prillit 2004, për rrjedhojë, realizuan decentralizimin komunal në Kosovë, si
vegëzë-lidhëse të Serbisë, për ta ndarë pushtetin me Serbinë brenda Kosovës,
duke krijuar edhe mundësi ligjore për shkëputje e gëllabrim të territorit në të
ardhmen nga
Çuditërisht,
mungon data zyrtare e çlirimit. Një mangësi idioteske, e lënë për shkaqe të
thëna më parë. 12 qershori 1999 shënon marshimin e tankeve të NATO-s rrugëve të
Kosovës. Dhe, ky është çlirimi faktik i Kosovës. Çdo zvarritje e mëtejme e
caktimit të datës të çlirimit, është jo serioze dhe ngjallë dyshime
qëllim-këqia të individëve apo të grupeve të interesit.
Gjatë
këtyre viteve të lirisë është vënë re oreksi i shtuar për të shënuar
ditë-çlirimin e qyteteve të Kosovës. Qëllimi është tek promovimi karrierist i
grupeve dhe individëve të veçantë, se kinëse ata janë çlirimtarë të këtij apo
atij qyteti. Shtrohet pyetja: Pse këta "luftëtarë" nuk hynë në qytet,
nuk e çliruan qytetin, ta zëmë, një muaj, dy javë, një javë më parë, para se të
hynin tanket e NATO-s, por e bënë këtë një ditë para ose dy apo tre ditë pas
hyrjes të forcave çliruese ndërkombëtare?! Këtë demagogji dhe falsifikim banal
duhet denoncuar dhe dënuar, si përçapje, përpjekje për ta shtrembëruar të
vërtetën, për ta falsifikuar historinë, edhe ashtu mjaft të sakatosur.
Kosova ka
vetëm një datë çlirimi. Dhe, kjo datë përkon me hyrjen e forcave tokësore të
NATO-s në Kosovë, pikërisht, më 12 qershor 1999. Dhe, kjo datë shënon çlirimin,
lirinë e Kosovës, madje, për të gjitha qytetet, pavarësisht nëse këto tanke
arritën në të njëjtën ditë në çdo qytet të Kosovës.
Preçedenti
i çlirimit të Shqipërisë dhe kremtimi, sot e gjithë ditën, i dy datave të
çlirimit, 28 dhe 29 nëntor, sipas përkatësive partiake, demokratët dhe
social-komunistët, duhet të na vlejë shumë. Nga pësimi i tyre, të mësojmë ne.
Drejtuesit
e formacioneve ushtarake të Shkodrës, në mes tyre kuadri i parë, Sadik Bekteshi
nga Vuthaj të Kosovës, gjeneral dhe Hero i Popullit, në gjallje të tij, pastaj
burgaxhi i Burrelit, i dënuar me 25 vjet, pohojnë dhe dëshmojnë se Shkodra u
çlirua më 28 nëntor 1944. Por, ata nuk e mohojnë faktin se në Malin e
Taraboshit ka vazhduar të qendrojë një togë ushtarësh gjermanë edhe pas
nëntorit, në dhjetor. Ndërsa 29 nëntori është pjellë e kalkulimeve politike në
mes të Enverit dhe Titos, për bashkimin,
fillimisht, të festave, më vonë edhe të shteteve. Për bashkimin e festave,
ujdia ka qenë zyrtare dhe dëshmohet me Proces-verbalin e mbajtur, pikërisht, më
28 nëntor 1944.
Maskaradat promovuese të "gjeneralëve" pas luftës
Lëvizakët
stalinistë, me maskaradat e tyre të bujshme, menjëherë pas luftës, promovonin
"majorët", "kolonelët", "gjeneralët", të cilët
nuk u dëshmuan me ndonjë betejë apo aksion të veçantë. Sikur këta gradantë ta
kishin bagazhin ushtarak dhe luftarak të komandantëve institucionalë si:
Rrustem Berisha, Anton Çuni, Fadil Hadërgjonaj, Hysen Berisha, Farush Thaçi,
Sabahate Tolaj, Isuf Haklaj, Skënder Hasanxhekaj, Feriz Trezhnjeva, Milazim
Maraj, Shaqir Maloku, Gani Gjuka, Pren Marashi, Xhafer Gjilani dhe të tjerë
burra e djem nga Kosova dhe Shqipëria, propaganda e tyre do të shënonte mburrje
kulmore, madje të denjë për Librin e Ginisit!
Sa
logjike është që ndoca të rinj, ende pa i mbushur të 25-at, me arsim të mesëm
apo pa të fare, të uniformuar vetëm për disa muaj, të pashquar për ndonjë
veprim të veçantë ushtarak, u graduan gjeneralë! Ndërkohë që ushtarakë të
karrierës, të zëshëm në profesion dhe luftë, legjitimues të mirëfilltë të
luftës për çlirim, si Komandanti i Kosharës, Rrustem Berisha me shokë, nuk
gëzuan gradimet?!! Ndërkombëtarët u tallën
E vërteta
është se disa nga gjeneralët dhe ushtarakët të LPK-së, duke abuzuar marrëzishëm
me siglën e UÇK-së, janë shquar për krimin e organizuar politik, kryesisht,
vrasje, tentativë vrasjeje, plagosje, rrahje, maltretime, tortura dhe deri edhe
terrorizim të familjeve dhe të popullatës shqiptare. Janë shquar bindshëm në
krimin e shantazhit, siç është reketi (gjobëvënia), fillimisht legal, gjasmë tatim,
por, me mosaprovimin e UNMIK-ut, vjelja e gjobës u bë gjysmë-legale dhe, më
vonë, madje, edhe sot e gjithë ditën, vazhdon reketi ilegal, i vrazhdët dhe i
turpshëm për shtetin dhe qeverinë e Kosovës, përkatësisht, lidershipin aktual,
të cilët janë në dijeni dhe, qëllimshëm, e heshtin, meqë kanë pjesë përfituese
në atë. Soji në fjalë fort i zellshëm ka qenë edhe në uzurpimin e pasurisë
shtetërore, shoqërore dhe private; abuzim tenderash dhe pisllëqe të tjera, gjë
që dëshmohet me kulla e
Luftës i mungoi dimensioni i lavdisë
12 Qershor 1999 "Puthja e
Lirisë"
Me çfarë lavdie mund të mburret
një "ushtri"
dhe një popull, kur vret ministrin
e vet të luftës në vlugun e luftës;
kur vret komandantët dhe
politikanët kombëtarë, me të vetmin
qëllim: për ta uzurpuar dhunshëm
pushtetin(!!); si mund të quhet
luftë e lavdishme, kur luftëtarët
më shumë duhej ta ruanin shpinën
nga stalinistë-enveristë të
Kosovës, se sa gjoksin nga
Tiradat përlavdëruese
janë aq të zëshme, sa që shtrohet pyetja e ligjshme: Çfarë deshën Amerika dhe
Evropa të suleshin mbi Serbinë, kur heroizmi shqiptar po bënte namin, po bënte
kërdinë mbi forcat armike, duke vrarë 273 serbë e malazezë, përkundër 11.840
shqiptarëve të vrarë, përgjatë luftës 1998-99, më sakt, masakrës"?!
Me çfarë
lavdie mund të mburret një "ushtri" dhe një popull, kur vret
ministrin e vet të luftës në vlugun e luftës; kur vret komandantët dhe
politikanët kombëtarë, me të vetmin qëllim: për ta uzurpuar dhunshëm
pushtetin(!!); si mund të quhet luftë e lavdishme, kur luftëtarët më shumë
duhej ta ruanin shpinën nga stalinistë - enveristë të Kosovës, se sa gjoksin
nga Serbia!?!
Përgjatë
luftës, stalinistët e Kosovës në Tiranë u trimëruan fort, nga përkrahja sa
rrugaçërore, aq edhe kriminale e kundrakombëtare e pushtetit vendor komunist.
Pusullat e hedhura në kutitë postare të institucioneve legale të Kosovës në
Tiranë, janë dëshmi e një turpi kombëtar: "Për tradhti ndaj Atdheut, në emër
të popullit, jeni të dënuar me vdekje. Në rastin më të parë të mundshëm, do të
ekzekutoheni". Dhe, poshtë këtyre dy fjalive makabre, shënohej:
"ShTABI I PËRGJITHSHËM I U Ç K -
së".
Në këto
kushte shantazhi e terrori punonte Shtabi ushtarak institucional; Qeveria e
kthyer nga mërgimi; Përfaqësia e Kosovës në Tiranë dhe kuadrot e veprimtarët të
tjerë, politikë dhe ushtarakë institucionalë në terren, që nga Porti i Vlorës
dhe i Durrësit e deri në Malësinë e Gjakovës dhe të Prizrenit. Për të gjitha
këto provokime e sabotime të luftës, veç të tjerëve, është vënë në dijeni, në
atë kohë, edhe presidenti Rexhep Mejdani. Ankesat tona binin në vesh të
shurdhër, zullumi shtohej, ndonëse në krye të kësaj kampanje ishte kupola
shtetërore. Dhe, e kemi denoncuar këtë kriminalitet atëherë, edhe piblikisht,
në shtypin e Tiranës dhe të Mërgatës, me shkrimin: "Veprimet banditeske të
pushtetarëve të Tiranës" dhe artikuj të tjerë.
Këto dhe
fakte të tjera të bollshme, dëshmojnë jo lavdinë, por turpin e një lufte, të
humbur tërësisht në fushë-betejë, madje të humbur turpshëm, sepse një pjesë e
shqiptarëve, përkatësisht, kasta komuniste e Tiranës zyrtare dhe LPK-ja
staliniste - enveriste, sabotuan luftën, përçanë qëllimshëm faktorin politik
dhe ushtarak të Kosovës, duke i shërbyer kështu pushtuesit dhe duke e parathënë
humbjen tonë të pritur. Rrjedhimisht, dimensioni i lavdisë ka munguar.
E gjithë
kjo e keqe dhe prapësi e komunstëve stalinistë, nuk mund ta mohojë përkushtimin
e luftëtarëve faktikë, të cilët e mbijetuan luftën dhe të atyre që u flijuan,
për të mbetur përjetësisht në Panteonin e Nderit.