| E enjte, 13.06.2013, 07:29 PM |
Karikatura
3D (e Ramës)
Rama përmes skandaleve ka krijuar dimensionin e karikaturës 3D, qe reflekton mbase veti goxha të ngjashme me Hitlerin, derisa profesionin i kanë të njëjtë si piktor, si politikan dhe se fundmi si një autoritar i vrazhdë.
Nga Bekim Rexhepi
Debati që
po bëhet prej kohesh nuk është i vogël për të krijuar të gjitha premisat
politike, se kah duhet të shkoi vota dhe besimi ynë politik për ti dhënë mandat
të ri kandidatëve për të qeverisur në të ardhmen me vendin dhe institucionet
relevante të tij. Analizat më thelbësore në të gjitha debatet, nxjerrin dy
gjëra kryesore për opinionin: I pari ka të bëjë me mandatarin e deritashëm të z.
Berisha, i cili e ka mbajtur pushtetin më shumë se “ç’duhet”, thonë disa nga
debutuesit qe i ngjallin kundërshtitë, dhe ardhja e serishme e Berishës në
pushtet në njëfarë forme e privon vetvetiu rotacionin normal e politik, qe
ofron demokracia!...
I dyti ka
të bëjmë me pretendentin për kryeministrit të ri që është z. Rama, i cili
asnjëherë nuk ka kenë kryeministër, as president dhe ç’është e vërteta ai edhe
pse pretendon të marrë postin e kryeministrit nuk ka asgjë të re, thonë disa
nga debutuesit që i ngjallin kundërshtitë, dhe ardhja e Ramës, në pushtet
dukshëm lëndon demokracinë në vend, pasi provat gjatë qëndrimit të tij në
opozitë nuk ishin të pakta, aksionet e opozitës dhe të Ramës si lider i saja
politike në të gjitha rastet ka manifestuar më shumë dhunë dhe më shumë akte
skandaloze, për këto të gjitha ai po bëhet akoma më shumë mosbesues për shumë
qytetar shqiptar. Ardhja e tij ne pushtet ngulfat demokracinë sepse ka mposhtur
të gjithë zërat e brendshëm brenda partisë së tij dhe këto akte gjithsesi
tregojnë se barometri i tij përbën rrezik për gjithë demokracinë në vend, ndaj
është i vërtetë konstatimi se më mirë është të mos ketë fare rotacioni politik
se sa të vritet demokracia në vend, e cila ka një rrugëtim të mirë deri këtu
jemi.
Zoti
Berisha nuk është pa rezultate, ne këto vite si udhëheqës dhe si kryeministër i
vendit, ai ka bërë mjaftë për Shqipërinë, këto të arritura nuk mund të
kontestohen nga askush tjetër përpos opozitës fanatike të Ramës. Në 20-të vitet
e fundit Shqipëria ka ngritje historike dhe për këtë duhet një mirënjohje e
popullit shqiptar sidomos për kryeministrin aktual. Prandaj debatet e
deritashme veçse kanë stimuluar një konstantë se më mirë është t’i epet edhe
një mandat i ri, i tretë Berishës, se sa të provohet kundërshtari i tij, një
naivë fare dhe i cili përpos qe shquhet me skandale të papërmbajtshme dhe nuk
ka gjë të mirë pas vete.
Ndërsa të
gjitha pritshmërisë e opozitës nuk dhanë aq shpresa se z. Rama do të ofroi
diçka të ndryshme nga z. Berisha, pothuajse fare një kopje të dobët, dhe një
retorike e cila është konsumuar brenda vetës me zhurmues të pacipët, në viteve
e fundit sa është edhe kryetar i PS-së.
As
mbyllja e konventës së PS-së, nuk rezultoi të ketë inovacione qe do të mund të
kapërcenin parashikimet normale të një opozite, e cila nuk po arrin të
konsolidohet, madje nga konventa e saj e gjitha u nda fare konstanten brenda
vetës, u pajtua me atë për të mos ndryshuar në esencë. PS-ja edhe në këtë vit
udhëhiqet nga tendenca të vrazhdët, në mënyrë agresive si edhe me parë ajo ka
dashur të shtrij autoritetit të saj jo legjitim.
Edi Rama,
ka provuar shumë akte konfrontuese fizike e politike me shtetin dhe
institucionet e tij, madje deri në gjendje që të përmbysë atë shtetin legjitim.
Fundi i të gjitha këtyre akteve, është vet padyshim nismëtari Edi Rama, i cili
akoma mbetët më i neveritshmi për secilin qytetar të vendit. E drejta për të
qeverisur apo edhe e drejta për të korrigjuar qeverisjen e vendit nuk të jap
apriori të drejtën qe ne emër të tyre të personalizohet politika e vendit, ajo
në të gjitha rastet duhet të jetë vetëm ne shërbim të vendit dhe të qytetarit,
në të kundërtën nuk mund të quhet politikë (në shërbim të vendit dhe të
qytetarëve). Prandaj është e nevojshme qe shteti dhe qytetari të krijojë disa
institucione qe mund të sanksionojnë një udhëheqës në pushtet ose në opozitë, i
cili me mundësit e ofruara mund të bëjë çfarë të dojë pa qytetarin.
Rama
ndryshe ka dështuar fare nga ai njeriu me sopat. Rama nuk arriti dot të bëjë
vetën e tij ndryshe, ngase gjithçka skandaloze e tij akoma nuk ka mbaruar. Rama
do të vazhdoi të na shfaqet me skandale të tjera, të tjera të rënda dhe më keq
po të ishte kryeministër i vendit dhe të mos e ndal të bërit skandaloz. Rama në
të vërtetë e bëri opozitën kriminale,dhe të frikshme për qytetarin demokratik,
i cili nuk e koncepton dot gjuhen dhe gjahun e shtrigave për mendim të lirë dhe
ndryshe. Ka hequr bashkëpunëtoret e tij (A. Malaj, K. Islami, etj) sepse tersa
e tij nuk përmban dot kritikën e avancuar sepse kjo sipas kulturës së Ramës
dëmton autoritetin.
Skandali
më i pakuptimtë i Ramës është,dërgesa e SMS-ave kërcënues tek një drejtoreshe
shkolle, e cila sipas vet Ramës ka manipuluar fëmijët e shkollës, sikur
Shqipëria të mos kishte fare ligje dhe fare institucione relevante. Ky akt dhe
të tjerat si këto tregojnë se Rama, nuk di të nxjerrë logjikën e njeriut
normal, po të njeriut agresivë dhe kërcënues!.
Incidenti
i Vjenës me ngrehja e veshit të diplomatit shqiptar Egin Ceka, dhe heshtja e
këtij rasti mjaftë të rëndë nga organet
shtetërore, i kanë lënë hapësirë akoma më shumë të manovroj me lirinë
dhe demokracinë e shtetit.
Pasiguria
e Ramës në këtë zgjedhje është e madhe, ajo se pse Edi Rama ka efekte perverse
në politikën shqiptare? Rama përmes skandaleve ka krijuar dimensionin e
karikaturës 3D, qe reflekton mbase veti goxha të ngjashme me Hitlerin, derisa
profesionin i kanë të njëjtë si piktor, si politikan dhe se fundmi si një
autoritar i vrazhdë. Të mos e harrojmë dhe këtë se paragjykimet politike,
përafrojnë qartësimet në disa kontekste që ngritën në kohë, dhe të mos gabohemi
në shtrirjen e legjitimitetit të një pushteti përmes votës së lirë, e cila i
japë të drejtë autoritetit të shpërfaqë politika për më keq të nënshtroi edhe
shtetin me ligje. Shqiptaret kanë në duar votën e tyre të interesit për Shqipërinë
e tyre, për jetën e tyre ku autoriteti nuk do t’i nënshtroi edhe me keq, më
mirë të besohet se sa të provohet.