Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Rifat Lila: Portret

| E enjte, 13.06.2013, 06:22 PM |


RIFAT LILA

 

PORTRET

(Gruas sime)

 

Trupi i saj mozaik frymëzimesh

Koka lehonë psherëtimash

Flokët aromë prehjesh

Me kraharor si varkë lundrimi

 

Me dy sy plot xixa e strall

Me qepalla që ruajnë zjarrin e epshit

Vetullat kllapa të bukurisë

 

Beli i saj liman meditimesh

Me ambiente të spirancës

 

Veshë që vjelin tinguj shtigjeve

Hunda që thith aromat e kopshtit

 

Goja kuti margaritarësh

Buzët leva puthjesh në ikje

 

Jetë e saj

Kujtim jete ...