| E merkure, 12.06.2013, 07:07 PM |
KUSH
Nga Agim Gashi
Heu, na e
moren edhe Lidhjen e Prizerenit. Thjesht e moren, e uzurpuan dhe e bënë
partiake. Pasi vodhen çdo gjë, pasi uzurpuan krejt çka arriten ta uzurpojnë:
luftën, dëshmorët, historinë. kulturën, traditën ( e çkapërderdhen)....shiten
Posten, Trepçen, Aeroportin, Termoelektranen....moren livadhe, ara e
bashtina....iu vërsulen Brezovicës dhe e shkallmuan....tash iu versulen 14
fshatrave të Rugoves...e që nga sot dhunshëm moren edhe Lidhjen Shqiptare të
Prizerenit. Thjesht e moren. RTK ndërpreu transmetimin direkt për tia shkurtue
fjalen dikujt që nuk ishte komuniste, për tia ndalue popullit dashurinë ndaj
atdheut, historisë, trashëgimisë...
Heu, po
çmendia spaska kufi...
Gryksia
edhe më e pakufishme qenka se sa e kemi mendue...
Sa
vjedhin aq u shtohet apetiti me vjedh akoma....
O Zot i
dashur!
Shqip po
të lutem e jo në gjuhët e huaja. Sa herë po të lutemi në gjuhet e huaja ti po
ua plotson dëshirat tjerëve.Ke të drejtë O Zoti im, O Zoti i shqiptarëve.
Ke të
drejtë sepse kur na krijove e na e fale gjuhën e bukur shqipe, na porosite që
ta ruajmë atdheun e gjuhën si sytë e ballit. Na porosite që sa herë duhet të të
lutemi Ty si krijues, të të lutemi shqip.Ne nuk të dëgjuam ty. Luteshim e
lutemi akoma arabisht, turqisht, boshnjakisht, magjupisht, terbeshisht....e edhe
me dreqen bile.
Nuk ishim
në gjendje ta ruajmë atdheun andaj na e moren tjerët, na e tkurrën, ua falëm,
ua shitëm.... e ata që na mbeti në vend që ta ruajmë, po e hamë vetë....bile jo
edhe vetë por disa karaxhoza e susllova që pangopsia e tyre po e bën popullin
të vjellin nga gërdia e mllaqitjes së pandalshme të krejt asaj që quhet shqip
dhe e Arbërit.
Andaj
Zoti ynë, ndëgjoj lutjet tona dhe shpëtoje atdheun.Ti nuk e di sa në Zor e ke
Arbërinë.Ti na e ke falë e Ti ndihmoje.
Të LUTEM O ZOTI I SHQIPTARËVE, TË
LUTEM.NDIHMË PËR SHQIPTARË!
AMIN!