| E merkure, 12.06.2013, 07:34 PM |
MËRGIMI
SHPRESA E VETME E RINISË KOSOVARE
Prishtinë 05 qershor 2013
Nisjet në
mëngjesin e hershëm të rinisë nga Kosova tani më janë bërë përditshmëri dhe një
rutinë si ditët që vinë dhe shkojnë. Çdo ditë rina shqiptare në Kosovë po
largohen nga atdhe i tyre, shpesh e pyes vetën për këndë luftuan dëshmorët, për
një liri të pa rini, për një jetë pa të ardhme ekonomike.
Rinia
kosovare çdo ditë ikë nga trojet e veta, çdo ditë më qindra autobus dhe vetura
të mbushura përplot më djem dhe besa edhe vajza po i barti për ti larguar nga
atdhe dhe për ti humbur a po për t’u tretur në dhe të huaj. Kur i pyes këta
djem të ri se ka po shkoni, më përgjigjen: së këtu nuk ka asgjë, po ikim diku
në mërgim për një jetë më të mirë, ata përgjigjen : këtu vetëm hajnat, kriminelet
jetojnë dhe kanë para, dhe ne si jetojmë, pa punë, pa pare, është bërë jeta
monotone nuk po rrihet, për neve asgjë nuk po ndreqet, vetëm politikanët po
fitojnë etj, etj.
Vërtetë
kjo rrugë është e dhimbshme, janë mbushur përplot burgjet e Hungarisë më djem
të Kosovës, nëna më fëmijë të vogël, familjar të shumët ikin nga Kosova, dikur
të shikoja kështu kisha mëndur se serish po kriska lufta në Kosovë. Por sot
mendja të shkon tek varfëria, a vërtetë nuk do ketë asgjë në Kosovë, a po vetëm thjeshtë është bindje e gabuar e
këtyre që po ikin a po është një propagandë e atyre që po merren më kontrabandë
të njerëzve që të largojnë sa më shumë dhe të fitojnë sa më shumë lekë për
veti, vërtetë dikush po fiton në kurriz të këtyre të varfërve për ti emigruar
në vende të Evropës diku. A kanë dorë tradhtarët e kombi shqiptar këtu ? ...
Rrugët të
cilat i shpie deri tek mendimi për t’u larguar nga Kosova djemtë tanë janë të
shumta: papunësia, shkollimi i ulët dhe jo kushte për të vazhduar disa që janë
të mirë në mësime, shitja e pasurisë publike dhe jo blerja e kudrave të aftë
për biznesin e tyre, ngufatja e rinisë është duke ndodhur edhe nga
institucioneve e vendit, mos dëgjimi i institucioneve zërat e rinisë kosovare,
dhe mbi të gjitha jeta shumë e zymtë dhe e ngadaltë e zhvillimit ekonomik që po
ec në Kosovë është njëra nga arsyet që po largohet rinia nga këtu.
Një
vëmendje më të madhe duhet ta kenë institucionet kosovar, po ashtu një rëndësi
më të madhe ti kushtojnë kësaj rrugë të ikjes së rinisë për në mërgim edhe mediat
kosovare.
Nga disa
burime që kemi në Parisë, është thënë: se atje të duket sikur më jetuar në
Kosovë nga rinia kosovare, po atje djemtë tanë punojnë punë të ndryshme, djemtë
tani gjumin e kalojnë nën-qiellin e hapur, në karrige në parqe dhe mbi të gjitha
paguajnë një shumë të konsideruar euro për të mbërritur deri atje. Tani shtetet
më frekuentim më të madh të azilkërkuesve nga Kosova është Franca, Austria,
Zvicra, Norvegjia, Suedi, Kanada e shumë e shumë vende tjera të botës si dhe
azilkërkues ka edhe në Hungari, por në Hungari ka edhe goxha të burgosur ku
mbajnë dy a po më shumë javë burgje dhe më pas i kthejnë prapë në Kosovë.
Kjo rrugë
duhet të lind një debat, mërgimi nuk është e ardhmja e rinisë kosovare, rinia
duhet të ketë të ardhmen në atdheun e vet e jo në dhe të huaj.
Unë ju
bëjë thirrje medieve kosovare pse jo edhe ato shqiptare të përqendrohen më
shumë rreth kësaj teme, dhe të ftojnë në debat personalitete të larta pse jo
edhe kryeministrinë e Kosovës për të marr përgjigjeje rinia kosovare për
pyetjet e ngritura më lartë.
Ardhmëria
e vendit është rinia, rinia është shtylla kryesore dhe lukumativa shtytëse e
shtetit. Pa rini nuk ka zhvillim ekonomik, pa rini nuk ka fuqi punëtore, pa
rini nuk do ketë ngritje në të ardhmen në cilësinë arsimore, rinia është trungu
i dijes dhe vlera më sublime e një shteti, andaj të ruajmë rinin do ta ruajmë
të ardhmen.
Po flas
më zë ...
Më një zë
të ngjizur për juve kuvendar të parlamentit të Republikës së Kosovës, merreni
seriozisht çështjen e largimit të rinisë Kosovare nga atdheu i Kosovës. Nëse ju
keni kushte të mira, nëse fëmijët tuaj kanë standarde të larta ne nuk kemi as
njërën e as tjetrën. Ndalni rinin nga largime, atëherë do ti ndalni lotët e
nënave që sot vajtojnë për fëmijët e tyre që po largohen nga atdheu i
Kosovës...
STOP MËRGIMIT TË MALLKUAR
I
sinqerti: Rudi Berisha