| E marte, 11.06.2013, 06:46 PM |
Çlirimtari
Nga Avdi Ibrahimi
Pa
diellin që po lindete tutje maleve të Gjallicës dhe Pikëllimës,ju duk sikur
ishte një diell i qetë,ndërsa Kosova po ziente nga ethet e luftës dhe shfarosja
nga shovenizmi serbomadh.Po ti Çlirimtar ku shkon? – Ku do dalësh.Iu kujtuan
ditët heroike e plot entuziazëm të nisjës nga Cyrihu.Kur kishte hipur në
autobus,kishte dhe vullnetar të tjerë që pak nga ata njifte.I kujtohej se si me
ata vullnetar të lirisë arriti në Kukës,dhe e mbante shpresa për fitorën e
UÇK-së,zbriti duke kënduar këngën e lirisë,këngën e jetës.I kujtohej përcjellja
e zjarrtë e bashkëatdhetarëve mërgimtar dhe pritja e ngrohtë nga luftëtarët e
lirisë.Ah! Ditë ato që vështir të harrohen!Ato ditë kushtrimi dhënë nga Shtabi
i Përgjithshëm i UÇK-së,kushtrim i dhënë për lirin e popullit shqiptar për ta
luftuar kuçedrën shoveniste serbomadhe!
Ashtu i
vetëm pranë malit të Pashtrikut po mendonte ,për bashkëluftëtarët e tij të rënë
në altarin e lirisë,heu i lehtë u qoftë dheu i Shqipërisë!Mendoi e çka nuk
mendoi Çlirimtari!Ku isha dje dhe ku jam sot?!Dje punoja në Zicërr dhe mirrja
para të majme nga puna që bëja.Po sot mezi siguroj jetesën,pastaj për çdo muaj
në shtëpi i vijnë faturat për pagesën e energjisë,elektrike,të ujit,të
mbeturinave,të tatimit në prone,fëmijët kërkojnë libra fletore,veshmbathje…dhe
në brendin e tij shpirtërore lindi një ankim,mbase edhe një dëshprim,papunësia
po ja hante shpirtin:”Ah,pse su vrava dhe unë!Apo mbeta si qyqan për t,i thënë
mashtruesve:Ju po na vrisni lirin e fituar me gjak!Befas iu errën sytë dhe pa
dashur ngriti revolën,atë revole që e kishte bartur më vete në brez, në luftë,e
shikoi me gjakftohtësi dhe përsëri padashur,tytën e revolës e ngjiti mes dy
syve të ftohtë dhe me gishtin në këmbëzën…u mat ta shkrepte njëherë dhe të mos
flitej më për të…donte ta fshinte veten nga regjistrat e UÇk-së,si pjestar apo
veteran i saj,donte tua lehtësonte punën komisionit qeveritar për verifikimin e
statusit të veteranit…dhe nxori një ofshamë nga thellësi e shpirtit e ç,më
duhet mua jeta!Përderisa askush nuk dëgjon për mua dhe bashkëluftëtarët e mi?
Në çast i erdhi një mendim tjetër,sikur u ngritën heronjtë nga varret dhe e çortuan!Kujtoje betimin dhe amenetet tona Çlirimtar!Zgjidhje nuk është kjo që ta vrasësh vetën!Zgjidhje është që të vazhdosh jetën me nder ashtu siç e kreve me nder detyrën tënde ndaj atdheut!Atdheu ende ka nevoj për ty!...Punoni dhe veproni për ta ribashkuar atë…Uli revolën menjëherë,u ngrit në këmbë,shikoi tutje Pashtrikun kryelart,ashtu me sytë gjysmë të mbyllur,si ata heronjtë që qëndruan gjer në flijim dhe i thonë kundërshtarit dhe varrmihësve të atdheut,”…mendove se e fitove davanë,e?”.Dhe mori frymë thellëy pranë Pashtrikut,shliroi muskulat e shtrënguara të fytyrës, si të atij heroi të munduar në burgjet jugosllave dhe briti sa mundi më zë:”Nuk vritem jo!”.Nuk ja plotësoj kurrë dëshirat maskarenjëve të mallkuar!Mallkuar qofshi që po tregtoni së bashku me të huajt lirinë tone të fituar me gjak, dhe me miliona vuajtje e mundime!Mallkuar qofshi që po burgosni çlirimtarët!Edhe ju e donit lirin, por të ua sjellin të tjerët!Thoni se edhe ju e doni atdheun,po të ua mbrojnë çlirimtarët!Po kush do e ruaj lirin,dhe mbroj atdheun kur të huajt burgosin çlirimtarët?!...duhet vepruar jo me fjalë po me vepra!A kuptoni.