| E hene, 10.06.2013, 07:55 PM |
AZEM
SHKRELIN E KUJTOJMË DHE E NDEROJMË GJITHNJË NGA SE AI NA
Shkruan: Shaban Cakolli
Azem
Shkreli, ishte njëri ndër poetët më të mëdhenj,mendjehollë,i mençur,i cili me
veprën e tij prej mendimtari dhe guximtari,e shkrou dhe gëdhendi emrin e tij me
shkronja të mëdha,jo përse kishte vargjet
më të bukura, por ishte burrë edhe kur fliste, fjalët e tij kishin peshë,ishte
burrë kur vjershëronte, ishte guximtar
kur gjakonte për lirinë, ishte i mbushur me dashuri për kombin dhe letërsinë.
Azem
Shkreli ishte njësoj mik,sikur kur rrije me te personalisht,sikur kur e
lexoje,ishte mësues,madje mësuesi më i mirë i të gjithë atyre që duanin dhe
shkruanin letërsinë.Kohën kur u nda fizikisht nga ne,na ka shkëputur nga një
copë shpirti të gjithë neve dashamirëve
të fjalës së shkruar,familjes së tij dhe të afërmëve.Ai ishte poeti i cili
gjakonte për lirinë,kohën kur u nda nga ne e gjithë përpjekëja e gjakimit të
tij mbeti në gjysmë,thënë më qartë kohën kur nisi frymimi i lirë në atdheun
tonë,Azem Shkreli u ringjall,ne e
përkujtojmë me mall,e rrespektojmë këtë njeri të madh,të guximshëm e
mendjehollë,duke e përkujtuar ai mbetet në majë të letrave tona shqipe,e
lexojmë,e përkujtojmë dhe jetësojmë veprën e tij brez pas brezi.Shkrimet e tij
filluar nga vitet 1960-1997,e kanë bërë poet të rrallë,të veçantë andej dhe
këndej kufirit,njeri me sjellje elegante,artitekt i vargut,mjeshtër i veçantë,i
dalluar nga mesazhi dhe stili ndër të gjithë poetët shqiptarë.Azem Shkreli,i
njohur si më i miri nga poetët,i përkthyar në gjuhë të botës,ishte poet
Europian,që e deshën njerëz të mëdhenjë nga bota,që lidhi ura miqësie me njerëz
nga Europa dhe bota,që njohu kulturën tonë me botën.
Lidhja
e Shkrimtarëve Artistëve dhe
Krijuesve Shqiptar në Gjermani,krenohet
me këtë njeri të madh,i cili i bëri emër kulturës sonë,ne Azem Shkrelin e përkujtojmë në shumë forma,në
shumë tubime
dhe orë
letrare,por përkujtimi më domethënës është ai"TAKIMET TRADICIONALE
LETRARE AZEM SHKRELI NË
MËRGATË",takime këto garuese,ku përzgjidhen veprat më të mira letrare,të
cilat nominohen
me çmimin
letrar Azem Shkreli,bëhet përkujtimi i jetës dhe veprës Shkreli,deklamohen nga
poetët poezi të zgjedhura për Azem
Shkrelin,si dhe një varg aktivitetesh tjera.
Kështu
dje në Shtëpinë e Kulturës në Ennepetal të Gjermanisë LSHAKSH në
Gjermani,organizoj takimin tradicional dhe madhështor"TAKIMI LETRAR AZEM
SHKRELI PËR MËRGATËN SHQIPTARE".
Ky takim
ishte vërtetë një takim ku, shkëlqeu Arti, Nderimi për Kolosin e Letrave tona
Azem Shkreli, dashuria për ruajtje të krenarisë...! Na nderuan shumë
pjesëmarrës (krijues) nga Finlanda (Silvana Berki), nga Zvicrra (Brahim
Avdyli), nga Malisheva (Shoqata Kulturore e Malishevës me disa përfaqësues),
nga Ferizaj (Qëndresa Halili), anë e m´anë Gjermanisë deri në 1000 km largësi,
natyrisht përplot dashuri për Artin, Kulturen dhe Kombëtarizmin!
Takimin e
kanë udhëhequr Mentor Thaqi,Gonxhe Letmi-Begisholli dhe Muhamet
Luma
Takimi
filloj me një mjeshtëri përzgjedhëjesh,si fillim me një këngë të bukur e të
dhimbshme"Kënga e turpshme"Qava për tyArbëri,nga poezia e të madhit
Azem Shkreli
SONTE
Qava për
ty Arbëri
Arbëri
Nuk më
vjen turp
Pse qava
Më vjen
turp pse s’munda
të bëj
tjetër
Nga turpi
qava.
Më pas në
skenë u paraqit kryetari i LSHAKSH në
Gjermani,z.Hasan Qyqalla,me një poezi shumë domethënëse të kolosit të madh Azem
Shkrelit
Vargjet
që po japim tani,janë shkruar shumë kohë më parë,por kuptimisht tingëllojnë
sikur të ishin shkruar në kohën tonë,në prag të ngjarjeve të mëdha historike,të
cilat përfshinë Kosovën në fund shekullin
që lam
pas,e që ndërruan rrënjësisht fatin e saj.Është fjala për një vjershë të
hershme të Azem Shkrelit,e shkruar dyzet vjet më parë,e cila në kontekstin e ri
historik,vjen si një zë i dalë nga varri,si një zotim
solemn e
porosi sublime e gjithë atyre që mbyllën sytë pa e parë dritën e lirisë.Vjersha
është botuar në përmbledhjen e dytë të Azem Shkrelit"Engjujt e
rrugëve" më 1963 dhe quhet:
DITIRAMB
Kemi me u
zgjue edhe na të vdekunit
Në dasmën
e kuqe të kësaj toke.
Mos na i
harroni emnat,
Mos na i
harroni vorret.
Me duert
e thyeme tonat kemi me shkrue
Hymnin e
shekujve n´qiell.
E do të
kallen zamaret e gjakut,
Do
t´kallen tarabukat e gëzimit
Kemi me u
zgjue edhe na të vdekunit
Në dasmën
e kuqe të kësaj toke.
Mos na i
harroni vorret,
Mos na i
harroni emnat.......
Për jetën
dhe veprën e Azem Shkrelit,foli Martin
Çuni,njëri nga veprimtarët e shquar të
kombit dhe letërsisë kombëtare,i cili shtoi:Azem Shkrelin e kam njohur si
njërin nga poetët më të mëdhenj
të
letërsisë shqipe,njërin nga intelektualët me mprehtësi të jashtëzakonshme.Do të
ju them diçka krejt të pakët,nga se të thuash ate që meriton figura e tij,është
e nevojshme shumë kohë dhe ndoshta
nuk do
mundeshim të e themi të tëren,vazhdoi më tutje z.Martin Çuni.Ai më tutje
tha:Shkreli ishte i çiltër me njerëzit e të gjitha moshave,ishte njeri me
preokupim të sinqertë për Kosovën dhe fatin e njerëzve të saj.
Ishte
njeri me integritet të fortë intelektual,i cili mbeti ana më e ndritshme e
fjalës dhe guximit intelektual,letrar e kombëtarë.
Një
videofilm disa minutësh,i ngarkuar me një aktivitet të Azem Shkrelit me
mërgimtarët,i cili aq me dashamirësi dhe intelektualitet u përgjigjej pyetjeve
të mërgimtarët,ishte pjesa më e rëndësishme
për të
pranishmit,të cilët e ndoqën me vemendje të lartë dhe duartrokitëje.Pastaj
shumë poet deklamuan vargje për Azem Shkrelin,si:Mentor Thaqi,Fran
Tanushi,Gonxhe Letmi Begisholli,Marigona Bellaina,
Qëndresa Halili,Silvana Berki, Seveme Fetiqi,e shumë
poet të tjerë.........Në pamundësi të japim të gjitha poezitë të cilat u
deklamuan në këtë takim,unë zgjodha njëren e cila më ka lënë mbresa
Xhaketa e
poetit,( Dedikuar poetit Azem Shkreli)
Xhaketën
tënde, ngjyer me gjak Kosove,
Në një
cep të odës e shikoj ulur pranë oxhaku,
Ajo
xhaketë ngrohur ka, acaret e Rugovës,
Acaret që
koha thyente mërgimit,
Acaret e
cdo pragu.
Nuk ishte
bezja, as prerja e hijshme që e dallonte,
Nuk ishte
as era e duhanit që mbarte nga mërzitë në shekuj,
Ajo
xhaketë larë ujëvarave të Mirushës, këndonte
Jetonte,
edhe e vdekur.
Ja,
Sot ma ka
lëshuar vëndin në krye të oxhakut,
Po kush i
bën më bukur traditat se xhaket e vjetër,
Në tym të
duhanit disa fjalë m`i hedh tek pragu,
E më
kujton atë, fjalën e vjetër.
Fjalën që
kuptoi dhimbjen e tokës mëmë,
Fjalën që
u flijua për gjuhën e artë,
Fjalën që
njerkën kurrë se thirri nënë
E fytyrën
se ngjeu kurrë me baltë.
Ecën
shtëllungës i lodhur, odës së heshtur
E
menduara, e vjetra xhaketë, shtegëtimit pakthim,
Në supet
e lodhur, ëndërrën shqiptare ke tretur,
Oh këngë
e pambaruar, e Atdheut t`im.
Silvana
Berki
Më pas
juria profesionale nga:Lekë Preçi,Avni Aliu
nga mërgata,sidhe Arsim Halili(në mungesë)nga Kosova lindore,të cilët
kishin punuar gjatë për të vlersuar konkurentët,kishin ardhur në përfundim për
të zgjedhur njëzëri tri veprat më të mira:Çmimi i parë iu nda poetes
Silvana Berki,me vendbanim në
Holandë,çmimi i dytë Seveme Fetiqit,poetes me vendbanim në Gjermani,kurse çmimi
i tretë shkrimtarit dhe poetit Brahim Avdyli ,me venbanim në Zvicërr.Çmimet i ndau i mirënjohuri Valon Shkreli.Më pas vijoi pjesa tjetër e takimit,ku këngë për
Azem Shkrelin kanë kënduar këngëtarët tanë të mirënjohur Agim Gashi dhe Driton
Gashi.Një atmosferë të kënaqshme këtij takimi i kanë dhënë nxënësit e shkollës
me mësim në gjuhën shqipe të Fiersenit,të cilët mësuesi i tyre i paepur Adem
Shala,me punën e tij prej përkushtimi,i ka
bërë këta
nxënës me njohuri të fuqishme,të cilët janë stërvitur me njohëje të gjuhës e
kulturës,historisë,traditës,nxënës këta të cilët disa herë kanë zënë vendin e
parë në kuizin e diturisë,i cili i përfaqësuar nga të gjitha shkollat,mbahet
çdo vit në Gjermani.Këta nxënës kanë kënaqur të pranishmit me këngë,vallee
recitale,të zgjedhura ,të cilat një kohë të gjatë janë përcjellur me
duartrokitëje.
Në pjesën
e dytë të takimit janë promovua librat"ËNDRRA SHETIT PA MUA" e Martin
Çunit,referuar nga Dibran
Demaku,"NË VALËT E UNIVERSIT" e Avni Bellainës,referuar nga
unë(Sh.Cakolli),Ishulli im,e Fran Tanushit, referuar nga Hasan
Qyqalla,"Buzëqeshje e Trishtë" e Hasan Qyqallës,referuar nga Avni
Aliu.Pas promovimeve,për veprimtari të dalluara u janë nda mirënjohëje disa nga
veprimtarët,mysafires nga Ferizaji, Qëndresa
Halilit,për veprimtari të njohur letrare,njëra ndër shkrimtaret dhe
poetet e dalluara,Shoqatës së Lidhjes së Shkrimtarëve nga Malisheva;rrapsodit dhe poetit Agim
Gashit,etj...
Avdi Fejza,një veprimtar i shquar kombëtar,humanist i shquar,kryetar i Shoqatës Atdhetare"Kosova" në Olsberg të Gjermanisë,njeri i cili tani njëzetvite ka nda ndihma humanitare në mbarë hapësirat shqiptare, për skamnorët,të burgosurit politik,invalidët e luftës,shkollat shqipe,fondin e Qeverisë dhe ate "Vendlindja Thërret",e shumë aktivitete tjera,ndau dy mirënjohëje:Njëren për Martin Çunin,si veprimtar i njohur kombëtar dhe letrar,kurse një mirënjohëje tjetër i ndau LSHAKSH,për aktivitet kulturor-kombëtar.Ky takim përkujtimor për kolosin e letrave shqipe Azem Shkrelin,ka lënë mbresa tewk të pranishmit,gjithësesi deri në takimin e ardhshëm i cili është tradicional dhe mbahet çdo vit.