| E diele, 09.06.2013, 10:57 AM |
Referencë
"
Elegjia e Marienbadit " *
Nga Përparim Hysi
E shkroi
Gëte "Elegjinë e Marienbadit"
E
shkroi... e qau me lotë
S'i bëri dot ballë tufanit
Poeti
Madhështor si Zot !
Ra brënda
si një adoleshent
Sado që
qe mbi 7 dekada
Jo. Poeti
për asgjë nuk pyet
Ka zënë
retë e bardha.
Tufani
lisin e përkuli
( A nuk
qe Gjeniu lis ?! )
Dy këmbët
në një këpucë ia vuri
Urlika që
qe si Miss.
Urlika qe
19- vjeçare
Ta
shihje: si trëndafil !
Poeti
pleqërinë s'e përfill fare
Përtërirë:
është kthyer bandill.
U zgjuan
ndjenjat e tulatura
Çastet
intime si me "racion"
Nëpër
vargjet shihet e "vuajtura"
Nga një
dashuri mbushur pasion.
Dhe të
vjen keq, kur dashuria
Ndërpritet,
natyrshëm, me lamtumirë
Prej
kësaj lindi elegjia
Që pasi e
lexon, nuk ndihesh mirë.
Dorëzohet
poeti dhe shkruan me DorëZoti :
::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::
" Më
sjell përqark dëshira kot së koti
S'më
mbetet tjetër veç kjo çurgloti... "
* Elegjia
e Marienbadit" e shkruar në shtator 1823 kur Gëte qe 74 vjeçar.
Tiranë, 8 qershor 2013