| E shtune, 08.06.2013, 08:33 PM |
 Realitet
Realitet
"SHQIPERIA  do të bëhet 
nga Shqiptarët..."
...Devolli, nje trevë shqiptare e rilindur
Nga Luan Kalana
fakte:
-Fusha
pjellore,hambari i Shqiperisë,në prodhimin e drithërave...
-një
thesar ,miniera e re,e hekur-nikelit në Bitinckë...
-"lugina
e Molleve",me plantacione e pyje drurë frutore,gështenja,lajthi,qershi...
-famoze
në prodhimin për eksport,si mobiljet,pellushet,perdet kortina,e të tjera..
-rafshnalta
më lartë e vendit1000 mbi nivelin e detit,me pllajën e Dëmbravës...
-dendësi
më e  lartë e popullsisë,rekord në
vend...
-42
fshatra të dendura,rëzë vargmaleve të Moravës dhe Malit tëThatë..
-Bilishit,nje
qytet i rilindur e modern,me 
-trevë
turistike, dhe me liqenin e Prespes se Vogel,për pushuesit ne verë...
-Shpella
e Trenit,muze natyror arkelogjik,dëshmi e prejardhjes pellazgjike,Ilire..
-Dardha,piktoreske
ne verë,me kampingun e skijeve ne dimër...
-dogana e
Kapeshticës,nyje portale e lidhjes me Europen,...
-me
tradita te pasura shpirterore,kulturore e artistike....
-model i
vëllazerimi,i bashkëjetesës fetare:-krishtere,ortodokse,myslimane e
bektashjane...
-me
devolleshat duararta,artiste dhe nikoqire,me lakrorët e byrekët e tyre të
famshëm...
- me
folklor të pasur,këngëtare popullore dhe vallja kombëtare
"devolliçja"...
-vendi i
artistëve të mëdhenj,vendlindja e vëllezërve 
Belushi,...
-i
poetëve ,Dritero Agolli Nderi I Kombit, dhe i Skënder Rusit Qytetar Nderi....
-"Muze i gjallë kulture në botë",-e cilësuar nga të huaj.
Treva e
Devollit në skajin më jugëlindor të Shqipërisë, e njohur si lugina,fusha e
Devollit,emër që e ka marrë nga Lumi,që buron nga malet e Gramozit dhe e
përshkon atë luginë, nga jugu në veri deri ,sa del nga gryka  e Cangonjit midis malit te Moraves dhe malit
te Ivanit si nje urë komandimi e një aeroprti gjigand,në fushën e Korçës, një
nyje portale e lidhjes së Shqiperisë në Ballkan, me Europën.
Zyrtarisht
njihet ,Rrethi i Devollit, me qendër administrative qytetin e Bilishtit ,
nënperfekturë e Qarkut të Korçës,duke u lidhur me rrugë internacionale,
autostradë me qytetin e Korçës dhe me shtetin Grek, si dhe rruga nacionale  Billisht- Miras e asfaltuar qe lidh luginën
nga veriu në jugë,për në Dardhën turistike,veç asaj qe lidhet ajo me Korçën.
Ndodhet
në kufi me shtetin Grek,në lindje  me
Dogannë e Kapështices,si dhe me Rep. e Maqedonise(ish.Jugosllavi),në jugë,me
liqenin e Prespës së Vogël.
Kufizohet
me rrethin  e Korçës,në perëndim,nga  mali i Moravës dhe me fshatrat Zëmblak dhe
Gollobërdë..
Koncepti
gjeografikisht,përfshin  teritorin e
pellgut të lumit Devoll,pasi të gjitha ujrat rjedhin në këtë lumë,me perjashtim
të fshatit Trestenik dhe të pllajës së Llabanicës, në lindje,ku ujrat rjedhin
në  lumin Shag,duke u derdhur në detin
Jon ,Greqi.
Përjashtohet  fshati Dardhë nga ndarja administrative e
Rrethit,,rëzë mali të Gramozit,mali më i lartë në jugelindje të vendit,pjesë e
rrethi te Korçës,megjithëse ujrat rjedhin në lumin e  pellgut të Devollit.
Lugina  me fushën e saj pjellore,qe bën dhe
"karamele",një shprehje e famoze e begatisë së saj,është një nga
rafshnaltat më të larta të vendit,950 m mbi nivelin e detit,me pllajën  e Dëmbraves mbi 
Kjo trevë
është e pasur me burime ujore, veç lumit të Devollit,dhe liqenit të Prespës të
Vogël,gati një treta e terotrit te saj ; kanali i Ventrokut që  buron nga ky 
liqen,duke shkuar paralel me lumin Devoll, në rëzë të fushës të Korçës.
Me
ujëmbledhesa ,rezevuarë ,liqene artificiale,..ndër më të medhenjtë ai i
Sellcave në Bilisht,i Terstenikut ne fushen e Llabanices,i Poloskes,i
Verlenit,i Koshnices e të tjere si dhe burime ujore të ftohta si ai Shen
Kostadinit  në malin e Moravës,ai
Pepellashit në grykën e Kapeshtisëc,burimi i Zalleve në fushën e Vishocicës,i
poçrovës në Menkulas  e shumë  të tjerë...
Nga
banorët vendas,shfrytëzohen si pika dhe vende turistike,për pinike e toure
:-Liqeni i Prespes se Vogel,me Gryken e Ujkut,Guri i Spiljes,Kalaja e Trojanit
dhe Shpellen  Trenit ,e njohur
arkeologjikisht si shpella e lashtë pellazgjike,deshmi autotektike ILIRE e
këtyre trojeve,pavarësisht nga huazimet e shumta te emrave sllave ne këte
trevë.
Rezervati
i Cangonjit,me pyllin e geshtenjave te Bickes,dhe me kafshet e egra, si
fazanet,lepujt dhe derrat e 
Mali Moraves,me
Gurin e Cjapit dhe me shume vende piktoreske dhe me druret pyjore ahun dhe
lajthishten.
Mali i
Gramozit,me majat alpine te veshur me bore dhe ne vere,dhe me Dardhen turistike
si ne vere me klimen e frsket ,ashtu ne dimer me kampingun e skijeve.
Eshtë
shumë i degjuar,vendi i shenjtë i Inonishtit,ne Teqenë e Kuçit,që më shumë
shfrytezohet si pikë turistike dhe për piknike jo vetëm nga banorët 
Pothuajse
se të gjtha vendet e kultit fetar  ne çdo
fshat,jane shndruar në pika turistike,kishat,xhamite,vakefet...duke përfshire
edhe  restaurimin  të një pjesë 
te tyre  ne keto vitet e
fundit,pas shembjes te sistemit komunsit, i cili i kish të ndaluara besytnite
fetare dhe instuticionet e saj,  jane
ndertuar edhe te reja,duke qenë karakteristike,
një
bashkësi  vëllazerore ,fetare të besimeve
krishtere-ortodokse,myslimane dhe bektashjane në kete trevë.Familjet ka dhëne e
kanë marë me martesa midis besytnive fetare,një bashkëjetese vëllazerore,një
model,simbol, traditë e lashtë në historinë shoqerore.
Treva e
Devollit ,Rrethi i Devollit,njihet si lugina me dendësi më të madhe të
popullsisë e te fshatrave,jo vetëm ne Shqiperi por edhe në Europë,megjithese në
vitet e demokracisë,jane larguar shumë familje nga fshatrat në emigracion,me
rreth  42 fshatra të mëdhenj,më shtepi te
dendura dy e tre katëshe,ngjitura njera me tjetrën, rrëze malit të Moravës dhe
Malit te Thate,duke përfshire dhe qytetin e Bilishtit.
Nga
perëndim drejt lindjes reze Malit e Thate,janë vendosur fshtrat ,Maçurisht
,Progër ,Rakickë ,Shuec ,Zagradec ,Tren , Bitinckë,Vernik(i vetmi fshat
minoritar maqedonas),Kapështicë,...ngjitur me të në fushë ,fshati Vishocicë dhe
në lindje Tresteniku.
Do të
vazhdojnë nga lindja për në jugë kodrave te Shagut,fshati Kurilë, Braçanj,
Ponçarë, Vidohovë, Cetë, Arrëzë, Nikolice e Dardhë.
Në mes të
fushës, atje ku ngrihet pllaja e Dembraves,si një kat i dytë i fushës së
Devollit ,jane nga veriu ne jugë fashatrat, Kuc, Poloskë,Borsh, (Shen Kollas)
Fitore,e reze lumit Devoll,Dobranji,duke mbaruar me fshatin Miras
(Bozhigrad),atje ku fillon fusha e Devollit.
Nga veriu
ne jugë, në rezë te malit te Moravës si një gjerdan i fushes ,fillojnë fshatrat
Cangonj , Bickë, Vranisht ,Pilur ,
Eçmenik,
Stropan, Baban, Gracë, Hoçisht, Verlen-(Perparimaj), Grapsh, Gjyras, Bradvicë,
Cipan, Ziçisht, Sul, Koshnicë,Qytezë,Sinicë,...e mbarojnë me Dardhën turistike.
Fusha e
Devollit bashke me ate te Korçës,bejnë hambarin e Shqiperisë,thesarin
bujqësor,pas fushes se Myzeqesë,ne prodhimin e drithërave të
bukës,misrit,patates ,panxharit te sheqerit ,fasules dhe te gjitha llojet e
perimeve,bashke me qepën e Bozhigradit aq e 
dëgjuar gjitheandej.
Pemtaria,me
drurët frutore ,kryesisht Mollët,dardha,kumbulla dhe vreshat jane te kultivuara
me plantacione te reja,bashkë me qershite,geshtenjat dhe lajthishten e Moraves
e te Dembraves,arat dhe kumbulla e eger,tipike per nxjerjen e rakisë
karakteristike.
Kjo
luginë thiret dhe me nje epitet te vjetër,"Lugina e Molleve",qe ne
vjeshte fianalizohet me dasmat e shumta,ne çdo fshat,një traditë qe burimohet
dhe nga emigrantët,te cilet  vijnë e i
bëjnë dasmat në vendlindje,në kohën e Dasmës te Mollëve...
Blegtoria,ze
vendin e dytë,ne prodhimin bujqesor me ato blegtorale nga mbareshtrimi i
Lopëve,delja e dhite,me fermat moderne blegtorale me raca te reja.
Kultivimi
i prodhimit te peshkut  natyral nga
liqeni i Prespes ,nga lumenjte dhe serat artificiale,ka mare zhvillim te ri me
peshkun e krapit dhe te ngjalave te Shuecit. .
Jane
shtuar fermat e bleteve dhe prodhimi i mjaltit,po thuajse ne gjithe luginen.
Zejtaria
dhe prodhimet artizanale në fshatra por kryesisht e përqendruar në qytetin
tregetar të Bilishti,ne unazën e qytetit,dallohet në perpunimin e drurit,te
poçerisë ne Grapsh, një nga më të hershmet në vend,te
pellusheve,peliçeve,postiqeve,punimit të leshit,te trikove efanellave ,te
grepit,korthinat,në shtëpia e të përqendruar në rrobaqepsi moderne ,te perdeve
e te kortinave,  të cilat zenë vend
kryesor në prodhimet e eksportit.
Bujqit  devollinj janë të dëgjuar dhe për mjeshtra
artista  të ndërtimit,në punimin dhe
skalitjen e gurit,të drurit e të mobiljeve,në prodhimin e gëlqeres per
ndërtimi, me furat e Progërit e të Trenit,si dhe lëndë e parë ,rëra xhamore në
kodrat e Ziçishtit ,që përpunohet në fabriken e qelqit ne Korçë.
Toka e
nëntoka e Devollit eshte e pasur,me burime minerale,tipike hekur-nikeli te nje
cilesie të lartë,në vargmalin e Malit e Thatë, me minierën e re të Bitinckës.
Devollinjte
e devolleshat, janë  banorë që dallohen
për tarditat liridashëse dhe patriotike në histori,trima dhe punëtore te te
pashembullt e te mëdhenj, por dhe me shpirt dhe talent artisti dhe
inteligjent,arsimdashës,me shkollat e para shqipe aq te degjuara në vend,... e
te tjera.
Ata
dallohen si mjeshtra bujq e muratorë të palodhur,"hard workin",që
ngrenë keshtjella në  gjithë botën ku e
kanë mbushur me emigrantë të shumtë devollinj,për traditat e pasura kulrturore
e artistike,folklorin dhe vallen "devolliçe"...,por dhe njerës humanë
,mikpritës ,te besës,dhe bujarë të shquar.
Bukurinë
dhe pasurinë Devollit, ia hijeshojnë vajzat e gratë duararta devollesha,
artiste e nikoqire të rralla,veç të tjerash,edhe me gatimet e tryre, si
lakrorët e byrekët guzhinës se tyre, aq shumë të
preferuar
nga vizitorët 
Devolli
dhe qyteti i  vogël provincal i
Bilishtit,gati si një qytet me ndërtesa e vila alpine, i rilindur në njëzet
vjetët e fundit te demokracisë, shtrihet rrëzë malit te Gogogllavës,e me hapje
në fushën e Devollit,rreth tre km larg Doganës te Kapështicës,me stadiumin e ri
,në hyrje te qytetit,te ekipit "Bilishti Sport",...
Një trevë
me interes jo vetëm për bisesmenët dhe investitorët e huaj,por dhe për turistët
e pushuesit e huaj.,veçanërisht vitet e fundit në verë, me shtëpitë e vilat e
pushimit në liqenin e Prespës,Buzëliqenas (Zagradec e Shuec)..
Në stinën
e verës dhe atë të vjeshtës  gjallërohet
me një peisazh të rallë alternim ngjyrash e 
piktoresk dhe me prodhime të bollshme,me një mikroklimë mesdhetare
kontinentale, të freskët.
Kjo trevë
,fshatrat dhe vetë qyteti i Bilishtit, plotëson të gjitha kushtet e ekonomisë
tregut me biznese te llojeve te ndyshme e të
shumtë,bujqesore,blegtorale,ndërtimore, artizanale e tregëtare,me elementet te
infrasturkturës të një qyteti modern  ,me
restorante e motele të shumtë, me Banka e filale të firmave  ndryshme 
dhe me  çmime e oferta të
leverdishme për konsumatorët,me një mbështetje e përkrahje solidare e
afrimiteti  nga bisnesmenët vendas dhe
nga organet e pushtetit lokal,me një rend e qetësi publike shembull ne vend. (
....per më shumë hollesira shih web 
Bashkia e Bilishtit  dhe Devolli
net,...)
Lum kush
shkon dhe viziton Devollin, këtë trevë të begatë dhe turistike,që transformohet
çdo ditë nga investitorët por kryesisht emigrantët vendas,duke u thirrur  nga të huajt, një Zvicër e vogël në Ballkan
,që kur kthehesh, largohesh me ndjenjën e mikut 
më të dashur e të paharuar,nga një vend i përmalluar, Muze i gjallë
kulture në Botë.
Le të
jetë kjo guidë e shkurtër,një dritare prologu e hapur, për evidentimin e
vlerave historike,shoqërore e kulturore,të thesarit të çmuar të pasurive
natyrore e shpitërore të treves te Devollit dhe të devollinjve, artistë e
punëtore të medhenj,si pjesë e pandarë, krenarie e Kombit tonë.
Luan
Kalana
ish
mësues i Gjuhes shqipe,ne Devoll..