| E enjte, 06.06.2013, 07:10 PM |
Organizata
e Veteranëve e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
Dega:
VUSHTRRI
D E K L A R A T Ë
Organizata
e Veteranëve e UÇK-së, dega në Vushtrri, duke përcjellur me vëmendje ngjarjet e
fundit në Kosovë, jemi të pakënaqura dhe të zhgënjyera me veprimet e pamatura
të EULEX-it, saqë e vëmë në pikëpyetje rolin ekzekutiv të tij, sepse:
1. Burgosja e komandantëve dhe luftëtarëve
të lirisë është përpjekje e qëllimshme, e nxitur dhe ideuar nga qarqet e
Beogradit, për ta njollosur luftën tonë të drejtë çlirimtare.
2. Kërkimi i kriminelëve në mesin e
çlirimtarëve është absurd i absurdeve, kur dihet botërisht se kriminelët
duarpërgjakur janë matanë Urës së Ibrit, duke shëtitur lirshëm.
3. Se lufta jonë ishte e drejtë tregon
përkrahja e gjithë botës demokratike, por sjellja e njëanëshme e tendencioze e
disa zyrtarëve tuaj z. Bernd Borchardt,
të kamufluar e jo të nivelit të duhur të misionit që kanë, është e
papranueshme për ne.
4. Edhe ne çmojmë ndihmën e BE- së dhe
jemi për dënimin e krimeve të luftës, por jo në mënyrë selektive e siç ju jeni
orientuar gabimisht, duke kërkuar
fajësinë aty ku nuk ekziston.
5. Padrejtësitë na kanë përcjell gjatë
gjithë historisë njerkë, por kurrë nuk na gjunjëzuan, as nuk do të na
gjunjëzojnë, andaj keni kujdes se edhe durimit i vie fundi dhe paskëtaj
përgjegjësia bie pikërisht mbi ju.
6. Jemi të vetëdijshëm për ndonjë veprim
individual jashtë kodit të luftës, por kurrësesi nuk lejojmë paralelizëm midis
çlirimtarëve dhe kriminelëve.
7. Në fund, nëse nuk bëhet lirimi i
mënjëhershëm i të pafajshmëve nuk garantojmë stabilitet në shtetin tonë as në
rajon dhe sërish përgjegjësia bie mbi ata që po i shprushin plagët tona ende të
pashëruara.
Nisur nga të gjitha këto, përkundër raporteve të mira që i kemi me organet tona qeverisëse komunale, jemi të shtrënguar të mos marrim pjesë në kremtimin e Ditën së çlirimit të qytetit tonë, ngase, edhe pse për të derdhëm shumë gjak, nuk e shohim të arsyeshme të festojmë, përderisa komandantët dhe bashkëluftëtarët tanë akuzohet e arrestohen padrejtësisht dhe mbahen nëpër burgje.
Vushtrri,
më 5 qershor 2013
Kryetari
i OVLUÇK-së
Muhamet
ALIU