| E enjte, 06.06.2013, 08:44 PM |
MJEDISI DHE NDOTJA
(Me rastin e Ditës Botërorre të Mjedisit , 5 qershorit)
Nga Ismet Azizi, prof. i gjeografise
Që nga
krijimi i qenieve të gjalla dhe ndryshimet e tyre evulutive në planetin ton u
krijua njeriu.
Njeriu si
qenje më e zhvilluar jetësore vazhdimisht kërkonin ndryshime, punë më të
lehtë dhe një jetë më të mirë. Kështu,
me anë të arritjeve të tij gjatë gjithë
jetës në fushën e modernizimit të teknikës dhe
teknologjisë, pothuajse ka harruar
të veproj në parandalimin ndotjes
mjedisore, të cilat efekte tashmë janë duke paguar brezat e sotëm. Duke
iu nënshtruar rrezikimit të shëndetit të tij
nga llojet e ndryshme të ndotjes
si të ujit, ajrit, ushqimit, etj.
Ndotjet shtesë dhe shkatrrimet të shkaktura
nga luftërat dhe stuhitë të cilat lënë prapa pasoja shkatërrimtare si për botën
bimore dhe shtazore. Duhet të besojmë se nuk ka shëndet të mirë pa ujë të
pastër, ajër të pastër dhe ushqim të
shëndetshëm.
Natyrisht,
një mjedis të pastër do t’i kontribuojmë në mënyrë të thjeshtë gjat daljes në shetitje, pikniqe, në qoftë se të paktën e
marrim një shishe, ndonji kuti të letrës
të cilat I kishim marr me vete për
të konsumuar pije apo ushqim.
Në këtë
shkrim shkurtimisht do të ndalem tek ndotja e ujit.
Uji është
burimi kryesor i jetës, si për botën bimore e shtazore si dhe të vet
njeriut. Çdo qenie e gjallë për
mbijetesën e vet përdor ujin.
Ne
vazhdimsi harrojmë se ujë të pastër që na rrethon ka gjithnjë e më pak. Çdo qenie e gjallë për ekzistencën e
vet përdorur ujin, kështu që ndryshimi i tij prek të gjithë shfrytëzuesit e
tij. Rëndësia e ujit si burim i jetës në përgjithësi do të kuptojmë nëse e
arsyetojmë rëndësinë e tij. Uji në natyrë ka dy domethënie kryesore edhe
ate fiziologjike dhe ekologjike.
1
Rëndësia fiziologjike e ujit:
• Si një
burim optimal i mbjatjes gjallë të qelizave ;
• Si një
burim i mbajtjes gjallë të disa organeve
jetësore.
•
plotëson të gjitha nevojat e botës së gjallë
u jep atyre ushqim dhe energji.
2
Rëndësia ekologjike e ujit:
• Si një
përfaqësues për transportimin e
kripërave, materjeve ushqyese;
• Si një
hapësirë jetësore;
• Si një
burim jetik i botës së gjallë.
Dihet
botërisht se ndotja e ujit më së shumti bëhet nga hemikaliet e
ndryshme. Sidomos meterjet që nuk janë
të zbërthyashme janë shum të
problematike për ujin dhe për mjedisin në tërësi.
Ndotja e
ujit më së tepërmi bëhet përmes : detergjenteve, industrisë ushqimore,
bujqësisë, fekalet dhe ujrat nga kanalizimet, vajrat motorike, nafta, benzina etj.
Duhet
përmendur edhe ndotja e burimeve dhe
ujrave rrjedhëse-lumenjëve, të cilët i janë nënshtruar ndotjes. Ndër
shkaktarët e ndotjes së këtryre ujrave
janë: ujrat e hedhura nga qumshtoret, nga fabrikat e letres, fabrikat e
tekstilit, shkarkimet e kanalizimeve nga vendbanimet, plehrat artificial të
cilat i shpërlan uji nga siprfaqet e
punuara dhe livadhet, pesticidet e shpërlara nga pemët dhe perimet etj.
Mjedisi është pjesë e pandashme e jetës, andaj mbrojtja e tij është detyrë e të gjithëve. Vetëdijësimi dhe edukimi rreth ruajtjes së ambientit është i nevojshëm qysh nga parashkollorët, nxënësit , kur fillojnë të kuptojnë dhe kjo detyrë duhet të jetë në rritje sepse tek të rinjët duhet të mbillet shprehia dhe pastaj ata do të identifikohen me një edukatë të tillë.