| E enjte, 06.06.2013, 08:54 PM |
NË KOSOVË
SECILI QYTET ME UNIVERSITET,
ME BUXHET EDHE PA BUXHET
Nga Dedë Preqi
Është
ndjenjë e gëzimit dhe krenarisë, kur në Republikën e Kosovës lulëzojnë sot plot
shkolla dhe Universitete të ndryshme, të cilat na mungonin dikur sikur
buka, rastet janë të shumta dhe
specifikash të ndryshme, ashtu siq thotë edhe bota e civilizuar, se shqiptarët
ishin të diskriminuar dhe në përdorimin e gjuhës së vet, të së drejtës për
shkollim dhe arsim.
Dikur
Kosova kishte vetëm një Universitet, të hapur në vitin 1969, i cili në fillim
ishte shumë i varfër nga nfrastruktura e
kuadrit dhe kualifikimëve, por ishte i fortë nga kualiteti arsimor e
pedagogjik, nga i cili kaluan shumë gjenerata studentësh të njohur dhe doktor
shkencash e akademikë të shumtë.
Mirëpo, në kohën e okupimit serb, Universiteti dhe shkollat shqiptare në Kosovë, u shdërruan
në „shkolla podrume“, sepse dyert e Universitetit
dhe shkollave u mbyllën nga forcat policore serbe, që i udhëheqi sistemi
totalitar i kohës, dhe në mënyrë të veqantë malltretohen nxënësit, studentët dhe intelektualët shqiptarë, me çrast në
shenjë revolte e pakënaqësie nxitën
trazira në popull dhe në tërë Kosovën.
Sot në
Kosovën e lirë e sovrane, në prag të
maturës, po përgaditët një ushtri e madhe të rinjsh, të cilët do t’ia mësyejnë
studimeve në Universitete e shkolla të
ndryshme të Kosovës, duke i drejtuar
sytë, shpresën dhe zemrën, që përmes kësaj rinie mvarët
edhe ardhmëria e vendit.
Në
kontekstin e demokratizimit të vendeve e të njerëzve, sot pa droje dhe pa
paragjykime hapën kufinjtë kulturorë, arsimorë por, edhe ata historikë e
politik ndërmjet popujsh të ndryshëm,
ashtu edhe ndërmjet shqiptarësh, për faktin se edhe shqiptarët janë
pjesë e njohur e kombeve të botës, të cilët kanë identitetin e vet
kombëtarë, lirinë e shprehjes, arsimimit
dhe kulturës , si të barabartë me njerëzit e kombeve të lira të botës.
Arsimi në Kosovën e pasluftës
Periudha
e fillimit pas përfundimit të luftës
1999, e më tutje, karakterizohet me disa reforma të reja të arsimit nga
gjitha nivelet, që nga edukimi
parashkollor e deri te Universitetët, duke iu afruar deri dikund
standartëve bashkëkohore, por me ndihmën e shumë donacionëve Evropiane e
Ndërkombëtare, dhe nga kjo periudhë fillon të zhvillohet edhe sistemi privat i arsimit, i cili në një
mënyrë e lehtëson reformimin e arsimit
të përgjithshëm dhe atij profesional,
dhe Marrëveshja e Bolonjës në Arsimin e Lartë.
Hapja e
Universitetëve të reja në Kosovë, krijon mundësi dhe kushte të
reja në arritjen e mundësisë së
studimëve me standarte evropiane dhe amerikane, si edhe krijohet nevoja për
shngarkimin e numrit të madh të studentëve nga kryeqyteti, duke u shpërndarë në
qendra tjera të qytetëve të Kosovës, ku mund të përfshihen edhe studentët për
rreth rajonit.
Kosova si
njëri nga shtetët më të reja në botë, është një vend me një mesatare të re të popullsisë dhe një
vend mjaftë dinamik, por që ka popullsinë më të varfër në Evropë, i cili më se
30 % të popullsisë jetojnë dhe punojnë në vende të ndryshme të
Evropës dhe botës, nga të cilat vende janë krijuar marrëdhënie të mira dhe mundësi
të reja për Kosovën, si dhe bashkëpunimi në marrëdhëniet e arsimit të lartë,
duke u krijuar shumë kolegje (Universitete) private në Kosovë, nga shumë vende të huaja.
Hapja e Universitetëve publike një
qështje politike
Pas një
liste të gjërë të Universitetëve të huaja dhe vendore në Kosovë, tani nga Ministria e Arsimit në Kosovë, është planifikuar që të hapën edhe disa të tjera kolegje
Universitare, në qytetin e Gjilanit dhe
të Gjakovës, kurse tani janë mbetë edhe disa qytete të vogla pa Universitete,
por në këto rrethana të kësaj qeverie, ndoshta do të lulëzon secili qytet me
Universitet, me buxhet edhe pa buxhet.
Mirëpo,
sipas Ligjit të Arsimit të Lartë në Kosovë, ka pak kolegje(Universitete) të cilat
i plotësojnë kushtet e akreditimit
si Universitet, dhe ato kolegje që punojnë sot, nuk i plotësojnë këto kritere , bazuar në ekipet e ekspertëve të
kësaj fushe, të cilët e kanë verifikuar gjendjen e këtyre Institucioneve në vend.
Është
edhe diçka tjetër, apo më shqetësuese për shoqërinë kosovare, që sipas
statistikave të vendit, varfëria arrinë
shkallën e saj 29.2 %, dhe ajo ekstreme
8.2 %, prandaj, projektet e shumë planëve kozmologjike nga qeveria
momentale, duhet të bazohen në kushtet ekzistuese të popullit të
Kosovës, duke mos ndërmarrë plane të cilat e ngrisin nivelin e varfërisë, nëse
kjo qeverisje nuk ka prapavija të tjera,
sepse sa herë që afrohen zgjedhjet e
reja, propozohet , apo premtohet ndërtimi i një rruge, një ure, apo një shkolle
dhe Universiteti.
Reforma
më e pranueshme e kalimit të kësaj gjendje është mundësia e punësimit të atyre
që kërkojnë punë, të cilët janë shumica me kualifikime të larta dhe me diploma
universitare pa punë fare, në mënyrë që të krijojnë kushte për mbijetesë dhe jo
të mbetën rrugëve me diploma në xhep.
As një
popull në botë, por as populli shqiptarë, i cili është i etur për liri dhe
dije, nuk do ta kundërshtonte hapjen e një Universiteti në vendin e vet,
por hapja e shumë Universitetëve dhe
mbyllja e dhjetra fabrikave në vend, nuk do
koment, se është
më shumë se një degradim i shoqërisë dhe rinisë kosovare, se ta quajmë
një përpektivë, apo zhvillim të saj.
Duke u
bazuar në këto rrethana të kësaj
qeverie, me ministrin e Arsimit R. Buja dhe kryeministrin Thaqi,
deri në zgjedhjet e
ardhshme, Universitete meritojnë edhe qytet tjera të Kosovës, sikur që është Deqani, Klina,
Kaqaniku, Vitia, Graqanica, Rahoveci, Skënderaj, Suhareka, ndoshta edhe ndonjë
vend tjetër, nga e kanë preardhjen të parët e qeverisë.