| E merkure, 05.06.2013, 05:19 PM |
Turizmi
kulturor përparësia kryesore për zhvillimin e trevës së Përmetit.
Nga Kujtim Mateli
Një nga
vlerat e veçanta e të rralla që i ofron Shqipëria botës së qytetëruar është
historia e saj që dëshmohet në disa mijëvjeçarë para lindjes së Krishtit. Shqipëria
është ndoshta nga të paktët vende (për të mos thënë i vetmi) të kontinentit
tonë që nuk i kushton kujdes historisë së saj. E ndërsa historia jonë me
origjinë ilire datohet nga historianët e akademikët tanë aty
nga fillimi i mijëvjeçarit të parë para erës sonë, dëshmitë arkeologjike
datojnë në disa mijëvjeçarë para erës sonë, aty nga fillimi i epokës së gurit.
Kjo ka bërë që kjo pjesë e historisë para mijëvjeçarit të dytë të shihet si e
huaj për shqiptarët, por që në të vërtetë është pjesë e historisë sonë
autoktone, e cilësuar nga albanologët më të mëdhenj europianë si popullsia më e
vjetër e kontinentit.
Kjo ka
bërë që të lihen jashtë vëmendjes qendrat arkeologjike që datojnë hershmërinë e
qytetërimit të popullit tonë. E konkretizojmë çfarë thamë më lart me një nga
nga vendbanimet më të hershme që shënon dhe fillimet e qytetërimit tonë në këto
troje, siç është lugina e Përmetit që përbëhet nga Lugina e Sipërme e Vjosës dhe ajo e
Dëshnicës.
****
Gjurmët
më të vjetra, Lugina e Sipërme e Vjosës i shënon me vendbanimin e Dedejanit, në
veri-perëndim të fshatit Draçovë, rrëzë malit të Nemërçkës, vendbanim që datohet të paktën 15 shekuj para
erës sonë. Ndryshe nga vendbanimet e Shpellave, siç është dhe vendbanimi i
Shpellës së Bënjës në rrethin e Përmetit
që daton që koha e Bakrit, vendbanimi i Dedejanit tregon për një shoqëri
të zhvilluar. Njerëz të grupuar në një qytetezë që respektonin njëri-tjetrin
dhe krijonin marrëdhënie fqinjësie dhe me qendrat e tjera të banuar përreth
tyre.
Ndërsa dëshmia më e vjetër historike, vjen po për banorët që shtrihen në rrëzë të maleve Dhëmbel e Nemërçkë dhe që në antikitet quheshin Parauej, për të cilët Stefan Bizantini thotë se e morën këtë emër ngaqë banonin pranë Lumit Aoos ( Vjosa e sotme).
Thuqididi,
duke përshkruar formacionet luftarake të Epirit që hynë në Akarnani për ta
shkëputur Akarnaninë nga Athina, na thotë se midis fiseve më të rëndësishme,
ishin dhe Parauejt. “Parauejt i udhëhiqte mbreti i tyre Oroidi. Një mijë
orestë, mbret i të cilëve ishte Antinohu, merrnin pjesë në ekspeditë bashkë me
parauejt dhe nën komandën e Oroidit,{Tuqididi (Thucididis) Historitë Libri I,
80 (5,6)}.
Që në
shekujt V-IV para erës sonë, Përmeti kishte formuar mbretërinë e tij, çka
tregon për shkallën e lartë të organizimit të shoqërisë në trevën e Përmetit.
****
Nëse do
të flasim për turizëm kulturor, ky është i lidhur pazgjidhmërisht me botën e
antikitetit. Është vështirë të tërheqësh turistin perëndimor me objekte të
bukurisë natyrore apo objekte të mesjetës e të kohëve të mëvonshme deri në
ditët tona. Të gjitha këto i ka turisti i Europës perëndimore, madje i zbukuron
dhe i mirëmban në mënyrën më të përsosur. Ajo që i mungon turistit perëndimor
dhe që kërkon ta njohë është antikiteti, e veçanërisht nëse ka gjurmë të periudhave
parahistorike. Pikërisht këto i ka Lugina e Sipërme e Vjosës. Dëshmi të një
qytetërimi të vjetër, që zhytet në thellësitë e mijëvjeçarëve para erës sonë
Lugina e
rrethit të Përmetit me drejtim
juglindje-veriperëndim, që përbëhet nga Lugina e Sipërme e Vjosës dhe nga ajo e
lumit të Dëshnicës, ka dëshmitë më të rëndësishme të antikitetit. Janë tri kala
antike pranë njëra-tjetrës, muret e të cilave datojnë aty nga shekulli IV-III
para erës sonë. Dhe këto janë: kalaja e Këcyrës, e Kuqarit dhe ajo e Limarit.
Për ironi të atyre që janë përgjegjës, në të tri këto kala nuk është bërë asnjë
gërmim arkeologjik. Duke filluar nga mesi i shekullit që kaloi e deri më sot, nuk ka shkuar asnjë ekspeditë
arkeologjike.
Nëse
kërkon të zhvillosh në rrethin e Përmetit turizmin kulturor, duhet të ekspozosh
para turistëve këto vlera që qëndrojnë të heshtura e flenë nën tokë. Përmeti do të zgjohet nga zërat e turistëve, kur
të zgjohet bota e antikitetit.
Tre kala
antike në rrethinat e Këlcyrës, do të thotë se në antikitet kjo zonë ka qenë
ndër më të zhvilluarat dhe të përmendurat. Janë tre qytete pranë njëri-tjetrit,
rëndësia e të cilave kërkonte që ato të rrethoheshin me mure mbrojtës.
Rrethi i
Përmetit e ka zhvillimin e turizmit kulturor si një nga mundësitë reale për
zhvillimin e tij. Po Përmeti, i pasur me monumente të botës antike, vizitohet
vetëm për bukuritë e natyrës. Midis disa prioriteteve që kërkon kjo zonë për
zhvillimin ekonomik e mirëqënien e përmetarëve, dy janë parësorë dhe duhet të vihen
urgjentisht në udhën e zgjidhjes.
Infrastruktura rrugore është nga më të shkatërruarat në
shkallë vendi. Rruga nacionale nga Ura e Leklit, ku fillon rruga që lidh
rrethin e Përmetit e deri tek Tri Urat që është pika doganore e Shqipërisë me
Greqinë, pra, rruga përgjatë luginës së Vjosës, ndodhet në gjendje të
mjerueshme. Në një fazë të dytë është lidhja me rrugë të asfaltuar e të
gjitha kumunave dhe qendrave
arkeologjike që të jenë të vizitueshme në cdo stinë të vitit.
Zhvillimi i turizmit kulturor
përbën prioritetin tjetër më të rëndësishëm. Nëntoka e Përmetit duhet të zgjohet nga dora e
arkeologëve. Objektet që do të dalin nga këto gërmime, do të përbëjnë mozaikun
e kulturës përmetare. Qytetet e vjetra, të ekzpozuara para shqiptarëve dhe turistëve
të huaj, do të bëjnë që ndaj Përmetit të ketë më shumë vëmendje. Më shumë
vëmendje do të thotë se do të vizitohet nga turistë