| E merkure, 05.06.2013, 09:03 PM |
MOS JA
VRANI ZOTIN KOSOVËS
Persiatje
Nga Agim Gashi
Të
përkrahet e keqja është gjëja më e lehtë.Thuhet edhe sipas Librit të Shenjët
Kuranit se ata që përkrahin të keqen dhe ndjellin ndasi, urrejtje e përbuzje,
janë me dreqen. Lahivela, edhe hoxhollar dreqen na u flugen e na hypen në
shpinë bashkë me hajdutet, korrupcionistet, lavirgjitë e tradhëtarët që shesin
atdheun për një kokerr rrush.Po pse more po i qon dreqi me i ba vetëm keq këtij
atdheu i cili ndër shekuj u mboll me varre? Sejcili që vie nga ndonjë shtet ku
është shkolluar, mundohet që popullit tia veshë kulturën dhe traditat e huaja,
të atij shteti pra, duke e gjveshur popullin e shkretë nga më sublimja, ajo pak
dashuri që i ka mbetë për atdheun. Paraja e tradhëtisë dhe paraja e vjedhur nga
djersa e popullit janë haram o hoxhollar-bizar e potiticient babzinjë.
Mbi
njëqind vite e kishim Serbinë mbi kokë ku shumica e hoxhollarëve ishin
analfabet dhe në sherbim të armikut. Patriotët hoxhollarë si Mulla Idriz
Gjilani, Mulla Idriz Kokrruku e disa që i njofta edhe përsonalisht nuk
përngjanin aspak në hoxhollarët e sotshëm të cilët asnjëherë në xhamia nuk
folen për kombin e atdheun.As atëherë nuk munden me ndryshue aq shpejt mendjen
e popullit sa hoxhollaret e sotëm me mjekrra të paguar nga sektet dhe fiset e
stepave afrikane e aziatike. Varfërinë që ia sollen politikanët këtij populli,
e shfrytzuan sektet fetare dhe ja tani duke uzurpuar xhamitë më të mëdha në
Kosovë, po ua shpërlajnë mendjen e kësaj rinie e cila diti të qëndroj edhe para
takseve të armikut e mos ti trembet syri për liri.Sot më nuk luftohet për
lirinë e shqiptarit por për liri të arabëve. Atdheu e populli ka frikë nga disa
të ashtuquajtura Forume Rinore të Myslimanëve që u formuan mu nga këto sekte e
të cilat mbllaqisin para të shpërlara nga mafitë fetare e kriminale, pse jo
edhe terroriste.
Çdo
lidhje e fort me këto sekte radikale, janë në dëm të atdheut, në dëm të
zhbërjes së popullit shqiptar,zhbërjes së atdheut së lirisë. Këto janë të
lidhura direkt edhe me Serbinë ku mud të thuhet lirisht se edhe gjatë luftes ndoshta
përdoreshin si masha kundër UÇK-së. Paraja serbo-ruso-sektashe ka hy në xhepat
e një pjese të kësaj kategorie. Sharja në mënyrë më vullgare e Ministreshës
Vlora Çitakut nuk më pëlqeu edhe pse për Vloren nuk ndjej ndonjë simpati si
politiciente, por Vlora është grua shqiptare e cila se meriton një fyreje të
tillë nga sektet e huaja që lirisht flasin me gjuhen e terrorizmit ndërkombëtar
dhe me gjuhën e djallit.
Populli
pyet:Ku është shteti, ku është Kryeministri, Presidentja, ku je ti Vlora Çitaku
që i pranon edhe fyerjet e tilla? Ku e keni mendjen Ju tani? Te marrja e
pushtetit dhe te pasurimi në kurriz të këtij populli të gjunjëzuar? Deri kur më
do të durohet që të ndytet kjo tokë me leshra sektesh në emër të një lirie
fetare e cila nuk egzistonte kurr në tokat e Arbërit?
Ne kemi
tri fe të pastra, tolerante dhe të lidhura me Zotin.Shërbimet e tyre i bënë me
shekuj pa e urryer askend. Nuk kam dëgjuar as në kisha e as xhamia të flitet me
urrejtje kunder vllëzërve të një gjaku sikurse sot. Sejcili mbante besimin e
vetë dhe ia nderonte besimin tjetrit duke i shkuar e duke i uruar festat.Të na
kujtohet dikur pajtimi i gjaqeve në Kosovë. Priftërinjë e hoxhollarë sëbashku
si vllëzër dilnin në foltoret e popullit dhe në emrin e Zotit kerkonin
pajtim.Dilte Hoxha i Bubavecit, dilte Mulla Idriz Kosova së bashku me Don Lush
Gjergjin, Imzot Mark Sopin...të përqafuar thirrnin popullin për pajtim, dashuri
e mirësi për me qenë të fortë kunder armikut.
Çka po
zihet sot? Pse kerkohet linçimi i njerzëve? Pse shahet Nëna Tereze? Pse shahen
nënat, nuset dhe gratë shqiptare? Pse shteti spo kujdeset sëpari për ruajtjen e
qenjes kombëtare si gjë primare? Më primarja është kombi dhe atdheu! Sa jemi në
gjendje ta ruajmë? A po na rrezikohet shtetformimi por edhe egzistenca jonë?
Patjeter,
sepse kurr më i rrezikuar populli shqiptar nuk ka qenë. I rrezikuar nga
hajdutet dhe kriminelët e atdheut dhe nga sektashët hoxhollarë që flasin në
emrin e Zotit me para haram!
Vllëzër,
kujdes atdheun na e lanë miliona dëshmorë të luftës sonë në shekuj. Këta që po
na flasin nuk janë bijt e atdheut.
Atdheu
nuk duhet duke ia vra historinë, traditën, doket dhe Zotin!
Kështu
ishte dikur
Kështu po
veprohet sot
Krenaria
e dikurshme