| E marte, 04.06.2013, 10:01 PM |
Reagim në artikullin e z Aurel Dasareti: "Shqipërinë do ta mbroj edhe pas vdekjes"
Shkruan:
Bejtullah Sadiku,
"Idetë e mëdha nuk lindin nga truri, por nga zemra"!
I nderuari miku im Aurel Dasareti!
Si
gjithmonë, edhe kësaj radhe, Ju shkëlqeni si nga truri gjithashtu edhe nga zemra,
flisni për një njëmendësi kaq objektive e shumë vizionare, sa që edhe përmes
titujve të këtillë si ky "Shqipërinë do ta mbrojë edhe pas vdekjes",
udhëzoni, sugjeroni, këshilloni dhe orientoni drejtë të tanishmen dhe të
ardhmen.
Nisur nga
ky aspekt, në popull thuhet: " fjalët e thëna i merr era, të shkruarat
ngelin dokument", që gjenerata e gjenerata do t`i shfletojnë, përpunojnë,
ndryshojnë dhe zbatojnë në praktikë. Kështu e kërkon edhe puna jonë e
shqiptarëve, ngase për aq sa vetë për shkaqe subjektive e objektive nuk mund të jemi
të rehatshëm e të lirë, neve jemi anë e mbanë të rrethuar nga ata që na pengojnë
dhe kundërshtojnë, që pos se s´na lënë të qetë e të lirë në altarin tonë,
ata/ato me mish e shpirt luftojnë se si me na ngatërruar e penguar në zhvillim, përparim
e jetë të denjë si gjithë ata që këtë ia duan vetes.
Pengesat
dhe ngatërresat e këtilla, vazhduan me shekuj të tërë, duke bërë edhe luftëra
speciale prej më të ndryshmeve, si ato të drejtpërdrejta në arena e fushëbeteja
të llojit dhe specifikave të veta e deri në ato më bashkëkohore, shtypit,
gazetave, librave, enciklopedive, historive e deri te këto të fundit elektronike
e kibernetike, duke u harruar krejtësisht se sot në këtë aspekt, pra të
shkrim-leximit e informimit jemi gati se të barabartë, ku kemi qasje dhe mundësi
shkrimi e prezentimi me argumente e kundër-argumente, si (kundër) përgjigje ndaj
gjithë asaj çka ndodh dhe bëhet kundër shqiptarëve.
Kryqëzimi
i këtyre interesave, edhe pse sot e kanë karakterin global të
kushtëzimit
dhe antagonizmave të llojit të vet, harrojnë në tërësi se edhe ne
vetë
shqiptarët jemi pjesë e kësaj politike globale, si në rajon edhe më gjerë.
Këtë nuk
e shohin apo s´duan ta shohin vetëm xhelozët, vetëm të sëmurit nga komplekset
e vlerave të ulëta nacionale, kombëtare, regjionale e globale, duke u munduar
të luajnë rolin se janë me mbivlerë e me mbipeshë kombëtare e shtetërore,
duke harruar vjetërsinë tonë shqiptare ilire-pellazge dhe shtet-formimin njëqindvjeçar.
Kjo u dëshmua edhe kësaj here me solidarizimin e shtetit shqiptarë
për (mos) pjesëmarrjen e njëfarë samiti të organizuar nga një shtet akoma i
pa njohur si shtet, as në gjuhë, as në komb e as në fe. Nga viset tona populli
për të këtillët thotë: "dhi e ligë e bisht përpjetë", duke harruar se
dikush iu ul dhe shkurton bishtin.
I
nderuari ztr.Aurel, në punimin (analizën)Tuaj, shumë me të drejtë citoni
shtypin e
vendit dhe të jashtëm, politikan e gazetarë, ku pos rajonit të
trazuar
ballkanik, na trazojnë e shqetësojnë akoma më shumë neve si shqiptarë e vise
shqiptare, duke shkelur mbi atë që thuhet si pozitive, mbi atë që nënshkruhet
si marrëveshje, mbi atë që premtohet se do të zbatohet.
Lojërat e
këtilla s´kanë të sosur. Pa e përfunduar njërën e hapin tjetrën akoma edhe më
të keqe ndërsa politikanët e vendit dhe të jashtëm zgërdhihen me mossukseset
e veta. Pra, si e si në një farë mënyre me gjetur një arsyetim, po ai qoftë
edhe i kotë?! Kjo ndryshe i ngjanë si asaj që thotë populli: “Bie një budalla
kokëkrisur, një mijë të ditur s´mund ta zgjedhin problemin e propozuar".
Konstatimet
flasin se i forti, i fuqishmi dhe më i dituri e ka lehtë të luaj
lojën e
maces dhe miut, sa herë që të donë edhe kështu do vazhdon të vepron me të
dobëtin dhe të paditurin. Forcat progresive shqiptare dhe pro shqiptare nuk duhet më
të lejojnë këtë lojë.
Fakti
tjetër i pamohuar është edhe kërkesa që thoni se: "duhet të jemi shumë të
kujdesshëm".
Po pra.
Pa dyshim se duhet të jemi sy hapur e sy çelë ndaj gjithë asaj se çka
ndodh me
ne dhe rreth nesh. Kjo vlen sidomos për qeveritarët, politikanët dhe zyrtarët
e trojeve etnike të cilët duhet të ndikojnë për marrjen e përkrahjes nga
faktori i jashtëm.
Ne
shqiptarët jemi të fundit që i përjetuam luftërat, si rrjedhojë, jemi akoma të
traumatizuar, nga gjithë tragjeditë e përjetuara gjatë sajë.
Analiza e
Aurel Dasaretit në brendësi mban shumë gjëra të vlefshme, njashtu sikur titulli
i analizës, që janë dhe do jenë të vlefshme edhe për shumë kohë, ngase parashikimet
e Tij janë se ndoshta edhe gjatë do ballafaqohemi me probleme të kësaj natyrë,
për të cilën kërkon angazhim të pa kompromis ndaj të gjitha të këqijave dhe të
këqijve me të cilët ballafaqohet shoqëria shqiptare. Pos tjerash thotë, Citat:
"
Nuk mund të ekzistoj një jetë fisnike dhe e lartësuar pa njohur djajtë dhe
demonët si dhe pa luftuar paprerë kundër tyre".
Të
këtillët, janë të dëmshëm si urithi që gërmon truallin. Toka që gërryhet, mihet
edhe shembet, kërkon përforcues dhe taban të fortë e të fuqishëm për qëndrim.
Mungon punësimi, të ardhurat, ekzistenca; dhe, hapen dyert e trazirave sociale,
e me këto përfundon së ekzistuari edhe siguria nacionale e shtetërore. Gjendja
e këtillë kaotike
alarmon edhe prishjen e shtetit.
Konfliktet
i kemi të pa shmangshme nëse menjëherë nuk ndryshojmë situatën.
Lidhur
edhe me këtë problematikë Aureli flet bukur e gjerësisht në pjesën ku flet për
konfliktet, ku i shtjellon në mënyrë shumë profesionale e shkencore duke
sqaruar për llojet, format e të paraqiturit, shkaqet dhe mënyrën e zgjidhjes
së tyre, prej tavolinës e deri edhe në fushëbeteja.
Për të
gjitha këto ka zgjidhje. Edhe zotëri Aureli potencon në punim, se
zgjidhje
është edhe kompromisi, si një formë demokratike e të vepruarit
politik,
por se kompromis nuk bëhet me të vërtetën.
Përveç
tjerash Aurel Dasareti shkruan: "Anijet nuk ndërtohen të mbeten në limane
por të lundrojnë në det"- citat fund. Kjo do të thotë se Kombit Shqiptar
dhe Shqipërisë Natyrale i nevojiten udhëheqësit e vërtetë të cilët nuk duhet
edhe më tutje të heshtin, të mbeten pasiv por të aktivizohen dhe kontribuojnë
për ndryshimet pozitive në trojet etnike.