| E marte, 04.06.2013, 06:40 PM |
 Demir
KRASNIQI:
Demir
KRASNIQI:
PAK NGA
PAK NËPËR  GOLLAK
Fshat me
fshat  n’ Gollak shtegtova –
Shumë e
rrugët i kërkova !
Kësaj
Malësie i kanë hy n’ hak –
Male
pak  e rrugë ma pak !
Fshat me
fshat n’ Gollak  shtegtova –
Shumë
shtëpitë unë i kërkova !
Kësaj
Malësie i kanë hy n’ hak –
Shtëpi
pak e njerëz ma pak !
Fshat me
fshat n’ Gollak shtegtova –
Shumë  e odat 
i kërkova !
Kësaj
Malësie i kanë hy n’ hak –
Oda pak
,  burra ma pak !
Fshat me
fshat n’ Gollak  shtegtova –
Shumë e
bujqit i kërkova !
Kësaj
Malësie i kanë hy n’ hak –
Ara
pak  e bujq  ma pak !
Fshat me
fshat n’ Gollak shtegtova –
Shumë
barinjtë i kërkova !
Kësaj Malësie
i kanë hy n’ hak –
Bagëti
pak , blegtorë  ma pak !
Fshat me
fshat n’ Gollak shtegtova –
Shumë e
pemët i kërkova !
Kësaj
Malësie i kanë hy n’ hak –
Thera
boll e pemë ma pak !
Fshat me
fshat n’ Gollak shtegtova –
Shumë
e  shkollat  i kërkova !
Kësaj
Malësie i kanë hy n’ hak –
Shkolla
pak  e 
nxënës më pak !
Fshat me
fshat n’ Gollak shtegtova –
Shumë
fabrikat i kërkova !
Prej
Prishtine  deri   n’ Lajçiq –
Punëtorë
pak ,  fabrika hiq !
Fshat me
fshat n’ Gollak shtegtova –
Shumë e
dasmat i kërkova !
Kësaj
Malësie i kanë hy n’ hak –
Dasma
pak, dhëndëri  ma pak !
Fshat me
fshat n’ Gollak shtegtova –
Shumë e
këngët i kërkova !
Kësaj
Malësie i kanë hy n’ hak –
Bylbyla
pak e këngë  më pak !
Gjilan,
më 02.06.2013.