| E marte, 04.06.2013, 08:35 PM |
MASAKRA E
DUBRAVË ËSHTË NJË BRENGË QE DON ZBARDHJEN SA MË PARË TE KËTIJ KRIMI TË PA PARË
NË HISTORINË E NJERËZIMIT!
DITARI I NJË LUFTETARI TE UÇK-së
Lufta për liri dhe mbijetesë ishte një shembull titanik qe benë UÇK-eja në Kosovë dhe më gjerë.
Dhe, para së gjithash,
ruhuni nga mallkimi i historisë
dhe mos e harroni atë kur të jepni mendimin tuaj!” - Hasan be Prishtina
Nga Halit Elshani
Masakra e Dubravës është një brengë e pa shlyer në
memorjën e kombit shqiptrëve.Lidhur më këtë po shpalosim Ditarin e një të
mbijetuari se çka edhe në ato kushte tmerri,padrejtësie,gjenocidal e kryer ndaj
të burgosurëve në Dubravë qe ka mujt të shenojë ne Ditarin e vet për të zbardhë
sa do pak krimët e bëra nga fashistët serrb.Gani Sylë Shala është djali i madh
i Sylë (Osman) Shalës nga Ruhoti,KK-Pejë.Rruga e tij dhe bashkangjitja në
radhët UÇK-së, është sa e lavdieshme aq edhe shembull emblematik i një qëndrese
titanike në luftë për liri,është një histori e vujtjeve dhe gjenocidit që kanë
bërë shërbimet shtetërore militare serbe ndaj kombit
shqiptar në përiudha të ndryeshme të historisë 100-vjeçare nën thundrën
serbe!Lufta e fundit është strumbullar i një gjenocidi me përmasa shkatërruese në masë.Kjo rrezistencë-luftë ka
hyrë në analet e historisë së luftrave botërore si guerila ma e suskseshme për
mbrojte nga shkatërrimi i qenjës njerzore.”Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ka krye krime.Ajo ka
zhvilluar luftë për mbrojtjen e trojeve etnike shqiptare dhe çdo tendencë për
njollosjen e kësaj lufte është
krim.Eshtë krim edhe ndaj atyre që në
Hagë,gjendet padrejtsisht dhe natyrisht përkushtimi i të gjithë neve është që
të lirohën sa më shpejt që është e mundur”.
Syla kishte vdekur shumë herët,me 4 tetor 1984 në
spitalin e Beogradit,kur ishte vetëm 54-vjeq.Mungesa e tij për familjën ishte
mjaft e vështirësuar.Në njëren anë ishte
lufta për egzistencë,në anën tjeter ishte dëshira dhe përpjekja për arsimim.
Mejremi,nëna e Ganiut e kishte përjetuar rëndë
humbjën e kryefamiljarit,e sidomos burgosjën e Ganiut,ajo vdiq me 16 mars 2007.
Vëllau i Ganiut,Shemsia ka vdekur në moshën 51-vjeçare,me 25 janar 2008. Gjatë
leximit do të mësohet se Ganiu është paraqitur
në emër të Shemsiut dhe gjatë terë vujtjeve ka qëndrue me emrin e
vëllait për t’i përballuar më lëhtë
reprezaljët barbare çnjerëzore të shërbimit të Millosheviqit,por kjo
fatkeqësisht ia kishte rënduar edhe më shumë
vujtjët,rrahjet,plagosjet,kryqezimin,bartjen e kryeqit
-Fjalët e Prof.Ukshin Hotit kanë qenë udhërrefyese
për qëndrim dinjitoz në burgun e Dubravës,por fatkeqesisht ai nuk e
mbijetoi,sepse e murren dy veta kur e kishte kryer afatin e denimit, kur duhej
të shkojë në shtëpi. Janë dëgjuar të shtëna dhe nuk dihët as gjë për fatin e
tij!Ai, më shtrengoj për faqe dhe më tha:”Edhe sikur të na vrasin të gjithve
këtu, Kosova ka djemë e vajza që do t’ i dalin zot Kosovës”
Populli që kërkon liri është më i fortë se krisma e
gjith topave të Serbisë e Jugosllavisë! Veq vdekja mund të ndaj nga Pavarësia e
Kosovës.
Ai thoshte problemi i gjithë shqiptarizmit është si
rreze dielli që del në mengjes herët mbi fijën e një bari që vesa e
mëngjesit bie mbi fijën e barit ku
rrezet e diellit e shkrijnë,kështu do të shkoj edhe problemi i shqiptarizmit. Kur
shqiptarët do të bashkohën të gjitha trojët në një të vetme,rrezet e diellit
nuk do të shkrijnë më jo një vesë bari,por
në gjithë trojet etnike shqipatare”
Në ballë të këtij populli dhe të këmbët e këtij
populli,flijimi dhe vdekja për realizimin e aspiratave të tij,do të na vijnë si
përjetimi më i bukur e më fisnik në gjith jetën” dhe s’do të këtë forcë që të
na ndalë në rrugën tonë të ndritshme”
Jusuf Gërvalla
23 prill 1998
Udhëtimi për Shqipëri
Isha në Gllogjan,më thanë po të tharret Shpend
Mala.
Kur shkova të Shpendi,më tha Ganiu sonte jam për
rrugë për Shqiperi.Ani Shpend edhe unë më ty.
Kur u bem rresht,vërejtëm se cilat fshatra kishin
ardhë:
Fshati Naberxhan,
Fshati Istogu i Ultë,
Fshati Jabllanicë e Vogël,
Fshati Ruhot,
Fshati Zabllaq.
Fshati Saradrani dhe
Fshati Lubozhdë
Nga këto fshatra ishin tubuar afro 90 veta.
Kah ora 21 e mbrëmjës u nisëm.Kur
mbërrijtem në mengjes në Junik,na grumbulluan, na sistemuen në Xhami.Dola dhe shkova të komandanti i Junikut,përkatesisht
të Musë Krasniqi.Ani baca Musë!
-:Ai në mes tjerash më njohtoj;”Shalë mbrëm në kufi
janë vrarë 110 veta,Bekim Berisha ka qenë me ta.Dualem me Musën në oborr.
Çka me pa? Vinin ca të varruar, e të përgjakur
lajmërojnë shifra të ndryshme të të rënëve,diku një qidë e diku 300 qindë! U bë
panik,lëmeri nga plagët nga dhëmbjet.
Dual Lum Haxhiu prej Junikut,lajmëron diplomacinë e
jashtme e ata vendor.Kërkuam ndihmë nga junikasit nga Gllogjani.Ndihma nuk
vonoj dhe ju ndihmuem aq sa patëm
mundësi.
U nisëm për në Gjocaj dhe u takuam me Bekim
Berishën,i cili me njohtoi se tetë janë vrarë dhe një është i humbur.
Fusnotë
Pas shumë vjetesh ,pas lufte është gjetur i
humbur!Ai ka qenë Imer Osmanaj nga Prekalla dhe është rivarros me 2005 në
vëndlindjën e tij.
U kthyem në Junik.Aty më urdhëruen që të kaloja
tjetrës rrugë-pikë,nisesha për “trekëndshin”.Ani baca Musë i thash. I rreshtova
vullnetarët e furnizimit më armë dhe u nisëm për Shqipëri.Qarkullonin informata
qe të gjithve do të na vrasin. Ishte përforcuar
shumë kufiri nga ushtria serbe.Epilogue i grupit para nesh ishte shumë
katastrofal.Siç thash më lartë kishte të vrarë e të plagosur e të humbur. U
detyeruem të u kthehemi prapa. I komandova që të niseshin
nga prapa,disa qanin prej gëzimi.Kur erdhem në Gllogjan na dolil Ramushi
përpara. Me pyeti;”Shalë çka u bë? Shok komandant unë nënën nuk e kam pasur në
Junik që të më furnizoj me armë,s’ka pasur armë në Junik!Shalë çomi për
Çollapek se të tjerët po i përcjellim për Drenicë. I çova sipas urdhërit. Por,
unë u ktheva pas prej Qollapekut në Gllogjan dhe kam berë
roje.
Në qërshor 1998
Udhëtova nga
Kaqaniku për Junik-Gjocaj dhe dolëm në Shqiperi.Gjatë rrugës ra në minë dhe u
plagos Shpend Mala,ndersa kali u bë
kater copash.
Me 11 qërshor me dhjetë veta kaluem kufirin
nëpermës Kosharës e Rrases se Zogut.
Me tre korrik 1998
Në Hereq u takova me Musë Çëtën nga Trubuhoci. Ai
ishte nisur për Shqiperi,ndersa unë isha duke u kthyer mbërrina në Gllogjan, kërkova të shkoja për
Ruhot. Kur u nisa rrugës u takova me disa djemë dhe biseduam për luftën që
ishte zhvilluar në Lloxhë. Kur arrita në Lumbardh u takova me Sali Çekun. Prapë
vazhdova ta pyes për Loxhë. Salihi me tha:” Gani m’erdhi mirë që morret pjesë
ju Ruhoti dhe Peja në luftën e Loxhëës” Sali i thash:” Jo vetëm Ruhoti por kanë
marrë pjësë edhe:Studenica,,Zabllaqi,Ozdrimi i Pejës,disa nga Kapeshnica e
Pejës. Salihi ma kthej:”Atë ditë kanë
qenë mbi 1500 veta”.Salihi me tha Gani duhesh me u kthye përseri për Gllogjan, me qellim qe unë t’ju prijsha
përseri për Shqiperi.Në rregull! U kthyem dhe pas pak arritëm në Gllogjan .Ju
afrova Ramushit e i thash: “Ramush nuk kam as nje pare për duhan” Ramushi me dha para.
Një automatic
shkoj për dy gomarë!
Kur u ktheva nga Ramushi,e pash një grup në rrugë,ju drejtova dhe ju thash a mundem djema të ju ndihmoj ndonjë
diçka?
-Jemi nisur
thanë për Shqiperi. Sa veta jeni ju thash?Jemi rreth 18 veta thanë.
Shkov përsëri
të Ramushi,ai ishte shumë i zënë,ju afrova Shkëlzenit,vllait të Ramushit
tash Hero. Ai m’i dha 1000 marka dhe me tha:”shiko në ke mundësi t’I
grumbullosh rreth 50 veta”? Ani Shkëlze i thash. Ma dha një letrë.Në ora
21:00 në mbrëmje të datës 5 korrik 1998
u nisëm për rrugë. Kur arritëm në Junik.Musë Krasniqi dhe Gani Shehu me
keshilluen: Gani ruju dhe shko rrugës në drejtim të pikës për” trekëndësh”!
Gjithashtu më pytën prej nga janë këta
shokë? Unë thash nga Doganajt e Kaqanikut.
Kur ju afruam
“trëkendëshit” gdhiu dita. Mezi e kaluem kufirin, sepse ishte i minuar
dhe morrem edhe ca plagë të vogla nga shperthimi i minave në kufi. Pasi kaluem
na dhanë ndihmë disa barinjë të Shqipërisë. Kur mbrrijtëm afër Tropojës m’u
desht të bleja dy gomarë, sepse dy të lenduarit ishin lodhë bukur shumë. Parat
nuk m’i morrën,m’u dasht tua jepja automatikun për gomarë dhe kësisojt arrijtëm
në Tropojë...
Korrik, 1998
Në korrik 1998 u takova përsëri me Musë Çetën 60-
vjeç. U printe fshatit Trubuhovc me 20 vullnetarë.Unë ju bashkangjita këtij
grupi dhe shkova të Çorri (Xhabit Zharku). Ai ka qenë i ngarkuar për shpërndarjën e armëve. Ia tregova rastin e automatikut,
ai me tha nuk është problem për atë
armë. Armët që furnizoheshim ishin në Tropoj në kullën e Berishajve.
E thirra dhe më njohtoj se ka mbetur më shumë
ushtarë. Pse ju ra Juniku?Qante si
fëmija ,prej gazepit që smundeshim
të ktheheshemi pas..
Me 10 korrik 1998 ramë në Ujëz mbi 1000 ushtar.Kush
do të na printe?Duel Sali Veseli e na priu. Dikush thoshte janë mbi 500 veta,dikush400. .Në Gjocaj kah ora
gjashtë e mëngjesit na hetuen na sulmuen shkiet. Arritëm në Junik. Aty u takova
me Bekim Berishën dhe Bedri Shalën. Ah Gani bre Juniku ra! Menjëherë jemi
rreshtue në roje, unë Ganiu,Musa,Shaipi dhe Luan Çeta. Kjo rojë në Berishë ishte e gjatë afro një muaj.Takohena me
Bekimin dhe i thash që një muaj në Berishë nuk vjen kush më na ndrrue!
Bekim më tha:”Gani shumë pak jemi ushtarë,kanë ikur
i kanë lënë pikat! Sot është dhjetë gushti, në mbrëmje e lajmruem junikun.Në
ora tre vritet Bedria dhe Bekim Berisha
rreth orës tre e ditës .Musa më tha:” Gan lërëni pikat ngjituni në mal. Mbi 300 veta rob e
fëmijë mbrrijtëm t’ i terhoqim shëndosh
e mirë.
12 gusht, 1998
Me 12 gusht, 1998 u ndamë nga grupi, i lamë armët
të Kangres Memija, nisemi per “Trekëndësh vetëm unë e Musa. Kur mbrrimë të
kufiri lutrshim Zotin që të na ndihmonte që ta kalonim pa lëndime.E qoj zoti
një shi me murmurimë,breshër e humbem edhe rrugën.Vallë çfar të bejmë! Ec e ec
nuk dijshim kah shkonim.
Në mengjesin e 14 gushtit 1998,na hetuen roja
kufitare serbe. Kerkuen me të mirë por na nuk ju ndalëm. Pas vërejtjës tjetër
filluen të shtien me armë. Na me një shpejtësi dhe mjeshtri u larguem,ju afruem
një kërrshi. Aty kishte qenë një shpellë. Mezi u futëm brenda! Ndegjohët një
zhurmë. Nuk u vonuen dhe arritën tre tanke e disa ushtarë serbë. Ata u
stacionuen aty. Çka të benim ne tani!?.Në atë vend me Musë Çeten mbetëm tetë
ditë e nëtë.Ditën e nendë dëgjova duke thenë:”Pokret”
O Musë i thash po largohën shkiet.Mezi u bë
aksham,u quam dhe ec e ec u takam më ca boshnjakë.U treguem rastin. Na dhanë
ndihmë.
-Ju keni qenë ma afer bjeshkës se Kolashinit .Shumë
çudi si keni shpëtuar.
Shkuem në Vuthaj,na pritën shumë mirë.Na treguen se
në Vuthaj ka shumë shqiptarë nga Kosova. Nga komuna e Deçanit dhe Pejës:
Deqani, Strellci,Broliqi,Rastovica,Prilepi,Qetajt disa
familje,Barani,Juniku.Vokshit,Tafajt e
Dranovcit,Mazniku,Isniqi,Rozhajë,Loxha,Istogu,Vrella,Studenica,Jabllanica e
vogel dhe e madhja,Prigoda,Saradrani, Dubova e madhe dhe e Vogla,Mendova se
krejt Kosova paskan ikur !
U kthyem të shtëpia me Musë Çeten me 2 shtator
1998.Morra rrugën për Jabllanicë dhe përseri ju bashkangjita UÇK-s.
Viti 1999.
Me 26 janar, ora 10:45.Ramë në pritë në Bistrazhin
nga serbosllavët .Dy veta u vranë:Kasim Shala dhe Hamdi Berisha.I varrosëm unë
Gani Shala,Nexhati Istref Berisha dhe Emrush Çeta.
Nga Ruhoti u nisëm mbi 20 veta për të sjellë armë
nga Shqipëri. Në mesin e këtyre vullnetarëve isha unë,Mergimi(djalë e
babë),Kasimi djali i mixhës Rexhepit,Hamdi Ibër Berisha etj..
Kur arrijtëm në Jabllanicë të Gjakovës në mëngjës
na urdhëruen së sante duhët të shkojmë për Shqipëri. Kah mbrëamja na rreshtuan.
Ishte Agim Zeneli gjatë rreshtimit vjen Ramushi. Ai me tha:” Sa herë don me
shkue ti Gani në Shqiperi?Shkon kësaj rradhe Mergimi”. Ju drejtova Mërgim
Shalës,djalit tim.
Ju drejtova Mergimit dhe i thash,kur të kthehna
prej Shqipërisë i ndjekim shkiet gjerë në Merdarae. Na quan në Ratkovc të
Emrush Xhemajli. Ai na këshilloj me pak fjalë: ruajuni rrugës,mos pini duhan
vend e pa vend. Na thirri më emer për emër dhe nuk vonoj e duel e shkoj pasi na
thirri emër për emër: Emrush Çeta,Gani Shala,Agush Gjoci Daut Kelmendi,Agim
Zeneli,Agron Rama dhe une ishim ne fund të rreshtit,e percillnim,...
Pak pa u nisë me thirri Agim Zeneli.O Gani hajde e
merre pushkën time.E morra pushkën dhe u nisëm!
Kur mrrim ne Kralan,na thanë mos ecni nëpër asfalt.
Kaluem Kralanin,arritëm afër Erenikut. Kur ju ofruem urës, Agim Zeneli me tha
Gani merre dike dhe kontrolloje urën. E morra Emrush Çetën, tri herë e
kontrollova rreth e me rreth. Nuk vërejta gjë. Aty paskan qenë dy ura: e vjetra
dhe e reja!?E thirra Agimin dhe ju dhash shenjë që të nisën. Agimi i
kishte berë gjashtë rreshta dhe ju ka
thënë më shpejtësi duhët kaluar urën. Në gjysmë të urës u dëgjue një zë. Ndalo!
Agimi ju drejtue kush je ti dhe mënjëherë kanë
shti në ne.
I pari plumb me muarr mua dhe kam rënë për toke.
Agim Zeneli thirri ,o Shalë a je gjallë. Po jam .Gjuaj në shkie! Piskati
Kasimi,o bac edhe unë u varrova! Kasimi dhe Emrushi me kanë kap dhe me kanë
gjuajtur në lumë,për mos që të mos
zihesha i gjallë në nga serbet.
Mbi 200 metra shkova teposht ujit. Vjen njëri duke
vrapuar.O Kasim ndihmom,nuk jam Kasimi por jam Avni Elezi!
Gani më tha Avnia,Kasumi është plagour shumë
rëndë!.Po të kërkon Kasumi.U kthëva për
të shkoj të Kasumi.Vjen njani këmbë e krye nëpër ujë. Tenton Avnija ta nxjerr.E heton se ai kishte qenë shka! Shka i
plagosur. E hoq Avniu pistoleten
dhe ia shkrepi nja dy plumba.Ganiu tha
unë e nxorra vetën. Shkoj Avniu,unë u nisa zhag,e kalova rrugën,shkova të
Kasimi. Aty kishin mbërrijtur edhe Emrushi
dhe Agush Gjoci.Thirra o bac! --Jam varruar shumë rëndë! Bac nuk të lam
vetun! Në ora 1 e dhjetë dha shpirt Kasumi! Piskati Emrushi,...mbaju Emrush he
burr! Po Gani edhe unë jam i plaguar.Agush Gjoci tenton me i djegë kufomat.
Agim Zeneli i tha jo Agush ! Si vdes Kasumi i rash me dorë për fytyrë .I bëmë
bashkë Kasumin dhe Hamdiun dhe nisem zhag m’i ngreh deri te një shtepi dhe me i
ruajt gjith natën me i ruajt Emruesh!
Vinë dy vëllazërit LLeshi.Kishin kerkuar një kolicë
ne Bistarzhin,por as kush nuk ua kishte dhenë.Ganiut ia morri në mëngjes
revolen Nexhati e Emrushi dhe nuk u kthyen u vonuen shumë.Vjen Nexhati duke
share. S’ka ndihmë Gani!
Kah ora tre mbas dite vjen njëri dhe pyet a ka njëri këtu?Ju
lajmrova unë.Më tha tash unë e lajmroj OSB-n.Shkoi!
Nexhati përseri nuk priti,duel për të kërkuar ndihmë.Por nuk i kishte ofruar kush
dhe ai u vonue shumë.
Ngadalë dola zhagaz në rruge dhe kërkova ndihmë.
Plaka në vend ndihmës ,na shau dhe me rrahi pa
mëshirë!
Vjen një grue plakë.Oj Loke me ndihmo(m)! Po loke
si jo me goditi me lopatë në krye,shpinë,me shau nënë e babë!Tradhëtar! Na
prishët vendin ju muslimanët e poshtër...
Zhagaz u largova nga ajo. Hyna brenda. Erdhë
Nexhati. Nuk u vonuan shum...Ja erdhën OSBE-ja.
Ata me pyetën për emrin.Nuk ua dhash emrin e vërtet
por u thash Shemsi më quajnë!Nexhatit i benin lutje,hajde të ne.Menzi u bind me
u afrua.Me përqafoi dhe shkoi. Nexhatin filloi OSB-ja më pyet?
Shemsi nga je dhe nga është shoku?
-Ju drejtova dhe ju thash ai është Nexhat Istref
Berisha. E unë jamë Shemsi Shala nga komuna e Pejës,fshati Ruhot.Kasimi e
Hamdija janë fshatar të mi.Na fotografuan e shkuen. S’u vonua shumë serbosllavët e armatosur,me
pizgauvera... erdhën dhe urdhëron
komandiri ta dorëzojë armën.
I qova duert
lart,u thash jam i pa levizshëm .Erdhen e murren
pushkën,pushkomitralozin që ua kishim marr shkive.
Me vendosen në lese tre maxhup,me derguan të dyert të oborrit të maxhupit.Me rrehën
shuplaka,tjetri me binte në krye me shqelma,tjetri me pshtynte! Nuk janë vonuar
shumë e ka ardhur shefi I punëve të brendshmei i Deqanit me emrin-maskën-nofkën”
Vula” ndersa komandir ka qenëAhmet Hasku,kishin pasur kamerë.
Vula ja nisi të më
pyeste. Si je ore djal shqip,një shqipe të mirë,më vonë kam kuptue se ai
e kishte krye gjimnazin në Deqan në gjuhën shqipe? Mirë i thash! Po pse pasi
qenke mirë,pse don të shkosh për
Shqipëri?
Rash posht në katin e dytë dhe pyeta disa
deqanas,kush ka qenë komandiri me nofkën”Vula”
Kush ishte gjakëpirsi me nofkën”Vula”
Kryeshefi
deqanas Vukmir Mirçiçka qenë me nofkën”Vula”
-Jam plagosur mbrëmë.
-Me tha po mahitesh!
Më qelloj me ca shqelma.U largue Vula nja dhjetë
metra.I shau shkau shkiet nënë e babë.Qysh kanë qenë kaq afër e nuk i keni
diktue! Vula pyezt:nga je?Jam nga komuna e Pejës.fshati Ruhot.Si e ke emrin
Shemsi.E qeli një bllokë e me tha pi duhan Shemsi se kam për të vra !?Unë nuk
bzana.
Një shka i pruni disa automatatikë,
pushkomitraloza,.Ma afrouan kamerën.I ndegjova duke thanë para kamere i kemi
vra disa terorista dhe ca i kemi zanë!
Vula:”Shemsi
kur të pyes duhet të pergjigjesh!”-Ani i thash;
A ke qenë në Shqipëri?Po i thash 100 herë.
Ku është Gani Shala
-mërgimi,Kasimi,Muja,Nexhati,Qerimi,Ademi,Hamdija,
Ju përgjigja:
-Ganiu është në Jabllanicë,Mërgimi në
Jabllanicë,Muja në Jabllanicë,Qerimi në Jabllanicë,Nexhati në Jabllanicë,Ademi
në Jabllanicë,Kasimin e keni vra,Hamdiun e keni vra!
-Vula:Shemsi a i njef;Qerim Osmanin,Adem
Shalën,Tafil Avdylin nga Tresteniku,e vëllazërimBerishën.Ju drejtova:Po tan i
njoh.
Ai mu përgjëgj se mbrëmë tanë i kemi vra?
Kush ju ka pri mbrëmë:
-Unë i thash,unë jam kanë përgjës i tërë grupit,me
Kasimin e me Hamdiun.
Vula me tha shumë mirë,por ki me thënë se mbrëmë u
ka vra Ramush Haradinaj!
E dhezi kamerën,kush ju ka vra mbrëmë.
Ju na vrat mbrëmë!.E msheli kamerën.
I urdheroj maxhupet që ëe me qojnë në livadh.
Vula i Zi i vrau edhe një herë per se vdekuri dhe
shtiu per se gjalli në Gani Shalën
Me qun në livadh,aty pash Kasimin dhe Hamdiun. I
kisht mbulue bora. Dimër.
Nuk pata mundësi t’ u fshija borën,me shkuan
lotët.Mu afrua Vula më tha”Shemsi thuaj Ramushi i ka vra mbrëm! Kurr nuk them
vram! Ju afrua Kasimit më revole i ra krye për se vdekuri!Pastaj ashtu ia
shkrepi plumbat edhe Hamdiut.Vula nuk mbeti i kënaqur më ketë,ai mu afrue dhe
mi shkrepi edhe mue dy fishek në këmbën e majtë.
Thuaj Ramushi:
Jo i thash kriminel.Ramushi është hero,më goditi në
këmbën e djathë tre herë.Humba vetdijën.Me kishin pas dërguar në spital në
Gjakovë!
Gjakovë:
Duke më dërguar në sallën e operacionit,lakuen për
“kapellë”Para meje i kishin quar shokët dhe bashkëluftetarët e mij,Kasumin dhe
Hamdiun dhe Daut Kelmendin.M pyetën për Kasumin,u thash vlla e kam.
PoHamdin,e kam te katundit.Dauti është i banjës se
Pejës.
Dergone tash Shemsin në sallë..Mos mujshi ju e
qojmë ne për Greqi ose per Rusi.
Selajdin Boshnjaku ju tha nuk ka nevoje me que
kerkun se Une e bej operacion.Ia shan nanë e babë Dr Selajdinin me terë stafin
e vet me operuen .
Dr.Selajdini keshillon;
Me derguen ne “shokë sob’,erdhën shkiet dhe me një
herë më lidhën duer e këmbë për krevat!?
Në menxhez ia mbrrijne policia me
gjyqtar-paditës-prokuror.
Gjyqetari hetues;
Si po ndihesh tash shokë komandant
-Nuk jam komandant.
-Mbshele gojën kriminel!?
-S’jam kriminel!
-Ju dha urdhër mem zgjidh kembesh e duresh!
Gjykatsi hetues me tha ndeze cigarën.
Si e dheza mu qelen pak syet...
-Shemsi a je kan ndoj here në Shqiperi?
-Po jam kanë 100 here,apet shkoj si te kem mundesi
kur të shnoshna!?
Shemsi ku është Gania?
-Në Jabllanicë.
-A ka shumë ushtar
-Janë diku mbi 5000 ushtar,1000 janë muhaxhedin!?
-Shemsi kah keni ardhë deri të ura?
-Per Kralan.
-Kush ju ka pri?
-Unë.
-Atherë Shemsi ti qenke komandant?
-Jo nuk jam.
-A je,sjam...
-Por mbeta sipas tyre Unë komandant.
-Mi lexoj nënët;Pikat;125,136,139,142
-Ju drejtova në fund gjykatesit;
-A gjen konop qe te me varesh në Kosovë.
-Mos paçi shkoni të UÇK-eja,se ta japin!?
-Me tha shifemi në Pejë.
Mbas tri dite me derguen në sallë.Me operuen per të
dytën herë.Në mbramje erdhën shkiet,me kishin pasë lidhurpërseri per krevat
I shava nënë e babë;Prej Milloshit e deri të
korrili.
Nuk bzan e shkuen...
Te nesermen shkruajnë gazetat,çka benin shkijet
nëpër sipitale te kosovës,konkretisht i Gjakovës.
Mbas dhjetë dite erdhën e me than duhët me lëshue
“shokë” dhomën.Me quen në tjëter dhomë.Tue bisedue me Gjokën, Ndrecën,erdh
Dr.Selajdini dhe me tha Shemsi po dojnë me të que për Pejë !?
Ja mbrrinë disa polic me muren,me qitën në kerr.Një
motër m’i dha 25 hapa apuarin dhe me tha me i përdor per çdo mramje nga një.
Çka me pa dhjetë kerre para,kerri i ndimes ne mes
dhe aq prapa meje!?Helikupteri per mbi nesh ndexhohej !? U gjallërova-krenova,i
thash vedi kokna berë vërtët komandant! Kur mbrrina në Deqan i piva terë
hapat,thash të vdes pa mbrri në Pejë, por nuk vdiqa,nuk me ben as gjë.
Tu spitali një qetë shkie tu me prit!?
Ja nisën mem rraf,sha...
Fati im u duel përpara Mithat Jakupi,u nalën dhe me
quen në dhomë.Nuk vonuen dhe ja mbrrini gjykatesi;
Daktilografja me pshtyeni,shajke...
Gjykatësi ishte Dragan Boiq.Ai me tha :Shems
informatat i kemi,krejt me na tregue;
Prej 56 e deri me sot?
-Une i thash nuk dij për 56 ,por 55 vjet i kam.
-Ke qenë në demostrata?
-Jam kanë,ju kam pri atëherë dhe sot u kisha pri!?
-gjyekatësi duel jashta.Vjenë Bajram Tallamishi,me
thirr:o Gani,nuk jam Gania.Shokë komandir ky nuk është Shëmësia por Gania
vet!?Pse po rrenë maxhup i thash !?
-Me ra shkelëm në bark.
Me ra hu,dhe e beri llam Bajrami.
Vjen pas tij Sylë Dollci.O Shemsi! Shokë komandir
ky është Gania!?
Shkoj Syla ma pruen Zeqir Demen,ju tha ky është
vërtët Shemsija.Ju erdh inati.I ran Zeqirit!
Ofrohët gjykatësi dhe me tha: Shalë je i ngarkuar
me këto nëne:Pika 125,136,139,142...Shkoj gjykatësi...Në mramje ja mbrrini
Shani Puri,një kriminel i njohur për shqiptar:
Me ra dhe me shau,ju tregoj mjekëve dhe del!
Mithat Jakupi jep opinionet se çka bëjnë zi në spita mbi të plagosurit,veqmas ndaj Gani Shalës!?
Te nesërmën ma bin gazëtën,se pranoj kurrsesi
emrin!
Gjithashtu rrezikon Çelë Alia e terë stafi mjeksor
i Pejës,veqmas Mithat Jakupi.
Pra shquhën:Dr.M.Jakupi,Çelë Alia Atifete
Shala,Fatime Shala,Rexhep Mavraj dhe Fatmushi nga Trboviqi.
Me derguen nje natë në burgun e Pejës.Mithati mi
dha teshat e veta,Atifeti qorapat,Opinjanin vendor dhe të jashtëme e
informoj Mithat Jakupi.
Ndegjova tue thanë shkiet se M.Jakupii ka njek
mjekët e Shkupit.Mu me erdhë shumë mirë.Mithati ishte në spital i pa
korruptuar,atdhetar,për këtë kisha shkrue me dite dhe javë,muaj e vite të tëra.
Ai beri shumë për mua gjat luftës sa nuk dij t’a përshkruaja.Unë si Gani Mithat Jakupit i përkulëm në gjuj,e as një mjeku tjetër !?Pas lirimit nga burgu ndegjova se Mit’hati e kishte ngarkue strajcën me barna e ishte ngjitë bjeshkës,kalon kufirin dhe bjen në Rozhajë.Atje i ka dhanë ndihëm ushtarëve të lirisë dhe shfrytzoj rastin edhe një herë t’a falenderoja.
Më 6 shkurt 1999
N’ra 05 e mengjezit erdhen e me murrën nga burgu i
Pejës.Me qitën në koridor,ma futën një thes në krye,me lidhën dueresh e
këmbesh,me vuen në lese,me shtin ne kerr,dhe me quen drejt Radavcit ke
postblloku.Me zbritën në tokë,me than prite Ramush Haradinin?
Nuk bëzana!
Vjen një polic e me thirri:O Gani, çka u bë
bre kojshi!?Jam nxanë tue shkue për
Shqipni,ai Gani smuaj gjë më të ndihmue !?Jam Unë Gani,djalii Dushan Babiqit.
Gani me tha vjen me të marr
helikopteri.Nuk vonoj shumë ia mrrinihelikopteri i Serbisë,me murren ngadal,me
qitën në kravat Në at helikupter kishin qenë tre ushtar,piloti e një moter e
spitalit.Mbasi u nisëm u avit një ushtar e me ra shuplak!,me kake për veshi,me
therke me një tel,çka nuk dinte tjeter të bënte!?
Mbrritëm në kazermën e Nishit.Zbriti helikupteri
dhe piloti e ushtarët.Arrijtën dy ushtar dhe me thrrasin ku je komandant...Nuk
bëra zë! Shkina ju tha ky ka dasht mem shnjerzue!?
Njani ushtar ia nisi mem rraf!
Pse e nguce motrën?A po e shifni se jam i lidhur
duresh e këbesh,qyesh e paskna nguc une more kriminela!?
Prej Nishit e deri ne burgun famëkeq të
Beogradit,në CZ me kanë rraf.
Si zbritëm,dulen mbi 50 komandira,gardian,..Dikush
me shkelma dikush me shkelke,tanë llamb me ben!
Pasi u larguen mi leshuen qent,me hagrën dhe me
ngrehën zhag!
Kur me lan qenët në koridor.Aty e pash Xhokën!?
O Shalë a je gjallë,bërtiti Gjoka!?
Po shef si jam gjallë!
Vinë pesë veta dhe popi më ta>Me shtin një
dhomë.Popi me tha ku je komandant!
A je kan komandant?
Po jam kan dhe jam.deshe kmishën.Jam i lidhur si të
deshna Unë.Me shliruen dhe pastaj e hjeka kmishën..Me ngjyrë të kuqe ma beri
kryeqin!?
Ngjyra kishte qenë llak.Me tha veshu.Si u vesha me
pagzoj dhe me tha tani e tutje e ke emrin Shajnoviq Llazar!!!!!!
Mbi pesë kile e muerr një kryq me zingjir e ma vuni
në qafë me një dry.
E thirri Xhokën,ia heqi llanacin,ja nuen kryeqin e
pagëzuen Markoviq Marjan.
Ju drejtova Xhokës,je shqiptar?Me kryeqa smahët
shtetiGani benu i fort.Nana quen në podrum.Kur rava në podrum,m’i dhanë dy
qebe,me shtin ne një dhomëMbi 40 bira të mijeve.Pava shumë mij.Na nalën
rrymën.Mbas një ore ma pruën do bukë.Një komandir pshtyeni në sahan,mi qiti tri
lug çorbë.Si ma nali rrymën,kcyen mijt në sahan,menzi e morra bukën.
Për natë më rrafshin ren pas reni!
Tre lug qorbë,100 gram bukëE shtisha bukën në
sholë,pisha ujë,...Deri nja dhjetë ditë ndoshta kam dijt kur është natë e kur
është ditë!?Në njzetë e katër orë me jepnin pak bukë!!!!!!!!!!
Njimdhjetë mars 1999
l
N’ora dhjetë me thrrasin,thrret Shainoviqi.Hajde se
ke vizitë.Me quen e me pastruen
Ma futën një maicë në fyet,ngadal me quen.I pash
dhe e idetifikova:Shaban Halilin,dajën e babës,nga Sferrka,dhe djalin e axhës
Adem Arifin.Njizetë minuta ndejem bashkë dhe shkuen.
Kur me këthyen pas me ndalën ne koridor,dikush
bente hajgare,dikush këndonte,një këngë ku thonin në djep fëmjt kemi me jau
pre,ska Kosovë më,rrafsh e kemi berë,...
Unë nuk bajsha zë!mu ofrue një komandir i burgut me
tha Shemsia,hajdese jam tue dijt se Serbija mbaroj,e shiqova e ai e kuptoj,me
tha unë jam malazez.
Tjetri tha:po të qojnë në varr masiv!?
More terorista,qatherë me ra ndermendse gjate
demostratave naj i patën ngjitë emrat edhe shqipfolit,bashkpuntorët e
Serbis:Terrorista,kalibalista,shofenista,vakabanta,ku e keni ramushin,ku e keni
UÇK-ën,...
Me quen n’at dhomë të shkret.
Me 24 mars 1999;
N’ora tetë e mbramjës fillon bombardimi i
Beogradit.I ndegjova komandirat tue e sha Millosheviqin!?Nuk vonuen
shumë,erdhen dhe na prunën bukë,mos u tut,me dhanë edhe duhan,një litër
sok.Shkuen.Ja nisa me këndue.Te neser mramje janë ardhë komandirat dhe me qitën
në koridor.E pava Gjokën tue tue i ra me ramtë prozorës krye.Mendova se e
mbytën.
Gjoka i shau...,e lan Gjokën më mësyen mue...Njani
me ra me një hekur në krye,me rrëzoj.Mu leshue ngerrhamza,mu lëshue gjaku.
Binduni se kanë pirë gjak timin dhe të Gjokës!
Në mëngjez mendoja se kurr nuk do dal nga
burgu!?,dtët kalonin shumë ngadal
Një ditë nuk e dij cilën,me murrën me lese me than
po të qojmë në varr masiv!?
Me quen në spital ushtarak.Çka me pa;ushtar pa
këmbë,pa duer,...
Një ushtar me veti nga jeni?Nga Kosova ju
përgjigja.Me shajke,smujke me u que,ishte pa kemb.I thash gati koke mu
shëndosh,bile shetitësh per Beogradme kolicë!
Desh u tranue kur i thash!?
Me derguen në sall të operacionit.Me operuen pa pik
narkoze.Lotët më shkonin e u përpiqeshin në mjekërr.Pas operacionit ma vuen
gipsin në këbë.
Mjekët ju thanë qone për Novi Sad,drej në
operacion!?
Me transferuën për Novi Sad.Drejt në sallë.Duel
mjeku i Pejës Rade Repac,me tha mos prano me u operue unë nuk jam në sallë.Unë jam nga
Peja,malazez,kam punue në spital të Pejës.Ju e keni Mithat Jakupin.Po i thash
Mithati i ka ndjek ortopedet e Shkupit-Maqedonis se i kanë pa lanë sakata
popullin.Ra Mithati e i ndjeku.
Po Mithati ka shumë mërita,Unë jam varrue në
Gjakovë,i pava tha dokumentettua Shemsi!Mue profesor me ka pasëNuk pranova me u
bë operacion.Me kthyen përseri në burg në Novi Sad!?
Në hyrje të burgut rraheshin disa të burgosur.Me
quen në dhomë.Mbas pak ia mbrrin disa komandira,me thershin me gjylpana,mi vuen
në gishta tyë këmbëve.Sdi edhe ... mem bërë.Mbas mrami me kapën për kalemi,me
përgjakën...
Dulen kriminelet jasht!
Rava pak me pushue.Ma pruenbukën dhe dy molla.Një
shqiptar kishte qenë komandir,ma dha një poqetë duhan.
Odisejada e transferimit të burgosurve në vitin 1999
Te nesermen në mengjez na than kemi me të que për
Srmska Mitrivica!?
Aty mbrrina me 6 prill.
Me dhjetë prill në Pozharevc,
Më 11 prill në Leskocë,
Me12 prill në Zajeqar,
Me 18 prill në Nish,
Më njëzetë prill në Kralevë,
Me 27 prill në Prokuplje,
Më një maj në Prishtinë,
Më 13 maj në Dubravë
Krejt kjo levizje e kishte prapavin,thyerja
shpirtrore ishte qellimi, kulmi i barbarisë dhe maltertimët e bënin edhe më te
veshtirë këtë odisejad
Me një maj 1999 në Prishtinë
E pava njanin tue nda bukë.Si je more shokë me
tha,mirë jam i thash! A po me shef...
-A më patriot je ti apo unë !?Jo more shokë,unë dij
për veti e jo për ty!?
Unë jam kanë tre vjet me pushkë në dorë në Kroaci,e
dy vjet në Kosovë!I erdh inati e me shau nënën e shqiptarit,gjakun!
Me sjelli me një gjokër krye e shpinës!?Me qojë në
një sob,aty pash disa ,me murrën,ma pastruen gjakun.Njani prej atyre shokëve me
tha:Avdija të ka rraf !?Pyeta njanin nga je.Nga Doganajt e Kaqanikut mu
përgjegj.Ai vazhdoj duke thenë se jemi ushtar të UÇK-ës! Nuk i besova!
Njani me pyeti për emër?Ju thash unë jam Shemsi
Shala. nga komuna e Pejës.Tjetri me tha :a je i plagosur.Po jam i thash.Po ku
je plagosë në Gjakovë ia prita.Njanit i shkuen lotët! Kur ma pau kryqin në
gjokës.Mu drejtue:Shemsi unë jam Hasa Dalloshi!,ky Ahmet Hoxha,...
Rasti thon është mbret i botës,kush e ka mendue se
do shifemi dhe do njifemi pëerseri sepse ishim të derrmuar nuk e njifshim njani
tjetrin!?
Me 13 maj1999
Me 13 maj na qesin n’borr për të shetit.Pash
Gjokën.Pava shumë autobusa.Një kriminel me muerr e me qoj të një kerr,me hypi
ngadal pasi ma pa kryeqin në gjokës,duke mendue se jam shka!?Kur u nisën
autobusat,na ishim ma të mramt.Kur kemi mbrri afër fshatit Llazicë janë ardhë
bombarduesit,kanë fotografue nderemjet autobusave kanë qenë tankët Kur
mbrrijtëm në LLazicë erdhën bombarduesit
,ju ran tankaveTana i shkatrruen.Urën e këputën! Si kaloj rreziku,hym në
autobus edhe shkiet n’autobus Shkiet me thika ju binin të burgosurve.U ofruen
tek Unë.Kur ma pan kryqin në gjokës,me thanë;”Deqesh”!?Ju thash,znam ja!
Shkuen shkijet,na shtinë nëpër fshat në LLazicë.Ja
dulem në krye dhe drejt për Dubravë.Në Dubravë na pritën shkiet para burgut 100
shkie me huj në dorë.ca lopë kullosnin!
Me than te drejtohena në derë të burgut.Njizetë
metra pa hyen’oborr të burgut,pallën lopët.I shava në nanë e babë.Krejt lopët i
paskan prue këtu!,lopët qe i kanë vjedhë.
Nuk e kisha pas par shkaun pas meje! Me kishte
ndegjue! Me ra mbi 30 herë palicë.Hyna zhagë n’oborr të burgut.Përjasht burgut
shkojke kukama.I ben tanë llamb...
Tue shkue në pavijon,u rrezova nuk mujta ma me
vazhdue!?Erdhen dy veta e me murrën zhag.Me quen në pavion C,në izolim.Apet u
takova me grupin e Kaqanikut:
Ahmet Hoxha,Hasa
Dalloshi Mehdin,Tefikun,Muslin,Fatmirin,dhe Sejdin.
Këta kanë qenë grupi i Kaqanikut,por edhe disa
tjer.
Si:Tahir Panxhën,Dervish Sylën,Sylë Kuqin,Ismet
Musën,Rasim Selmanin,Rasim Jahën,Shaq Selmanin dhe shumë e shumë të tjerë
Për nat i rrafshin,bukë nuk u binin.Hasan Dalloshi
u kujdeske për mue.
Me 16 maj 1999
E murren mr.Ukshin Hotin vet të tretin.
N’ora dhjetë filloj sulmii NAT-os mbi pavijonin C
U vra Gjoka vet i treti,nja i balajve.I shkoj tymi
e flaka pavionit.Ndihët britmaBriti Hasani,C-eja u kall..Rama,baci
Mehdi,,shkuen me i thye dyrt!?Qe ë pava, o Gani Nimanin,mu kethye Hasani:qyesh
e ki emrin ?E kam te ndrruem i thash.
Hasan Dalloshi,Naim Rexhë Kurmehaj dhe Ismet
Musa,me kazem(tarrakop) i thyen dyert.gjashtëdhjetë dyer i kanë thye me 19 maj
1999.(Gani Shala,dv)
Pasi dulem të gjallë nga C-eja,pasi u kall.Dulëm në
oborr.Na quen në shkollë.Shkoj Naimi e me pruni bukë.U ulëm një qosh e thirra
Hasanin.Mendova se nuk muj me dal i gjallë me i tregue!Po të tregoj Hasan,unë
jam Gani Shala,jam më emër të vllajt.Hasan nu vrafsha,shkon të shtepia,ju
tregon për mue.Gani ama adresën:Ja dhash.Hasanit i shkuen lotet.Ma dha
besën.Naimi me tha Gani,e thyen shkiet zitin e oborrit,a mujm me ik.Po Naim,me
i tregue Hasanit nga Doganajt e Kaqanikut,me Dervish Sylës,Rasim Jahës,Rasim
Selmanit,Shaq Selmanit,Ahmet Hoxhes,Tefikut etj.
Naim kur të bëhët aksham,unë ju pri e ju qoj në
Ruhot.Tentuem natën me dal,por nuk mujtëm!Tentuem dy netë me rradhë e nuk
mujtëm!
1 qershor 1999!?
Përseri sulmoj NATO-ja duke fillue n’ora 9.Vrahët Ahmet Hoxha,skaj
meje.Mue me nxuerr nga dheu Hasan Dalloshi.Vazhdimisht sulmoj Natoja.Rava
përmbys,mi mue ra Tefiku e Hasani
Mua me mbuloj dheu.Hasan Dalloshi me nxuer prej
dheut
Tefikut i thash pse rave mi mue!?Mos benë zë.Dojmë
më të shpetue ty Shemsi!?Ra një predhë në shakët.I bjen në shpin e krye
Tefikut.Hasani u que dhe tha kaloj sulmi.Çou baci Tefik,ma hjeku Hasanin
Tefiku.Prej shpine të vdekur!Naimit ju kish pas këput kryet!Hasani ia muer
trupin Naimit,unë zhag kryet.Hasani e muerr Ahmet Hoxhen,i bam bashkë.Naimi
ishte nga Strellci i eperm,Tefiku nga Kaqaniku.Ahmet Hoxha nga Ferizaj,Hasan
Maraj:jeta e jonë..Shkuem në fushë topi gjithditëne natën e bem aty.
Me 22 maj 1999
Na lajmruen me atoparlant:Ska jetë më në
Dubravë!Benu rresht afër zitit.O Hasan dojnë me na vra.Jo Gani!?Hasani kqyeri
në Karakullë ishin me mortaja.Mos u tut Gani1Sjam kah tutna!në gjasht
rresht,Nuk vonojnë,ndoshta sekondat dhe me tana armët shtinë në neve.Unë rava
pa gjuajt!Kur kanë gjuajt,i kam parë dhe numrue tridhjetë veta të vrar,edhe mbi
mue,menzi merrsha fryemë!Na mbuloj gjaku!shkon kukama!Ndexhova Dervish Sylën tu
sha,bertike:”Rrnoftë UÇK-ja:Rrnoft Ramushi!Amanet Hasan e Shemsi!lamromani
shpin!Thuni nënës e shoqës,rumni femijt.Pra këtë amanet ia la Hasanit dhe
Shemsis në plojën e Dubravës!
Nuk vonoj shum dhe ia pren me thikë kryet shkiet!.
Gjith ditën kanë gjuejt në të burgosur.
Mezi u bë aksham.Menzi i largova të vdekurit qe i
kisha në shpinë dhe per rreth.E luta zotin qe te na ndihmon.Zhag,menzi dola e
kalova zidin dhe dola n’oborr të burgut.I pava dy traktora plot gjin të vdekur!
Plot rovat gjin të vrarë.Qashtu zhag e zhag hyra në
mal.skaj kishës se shkive I jam ofrue Istogut krejt skaj malit,kah mengjezi.pas
bazenave të peshqive.Aty diku afer pava një livadhë me bari siq thuhët deri në
fyet.Me kish pasë zanë gjumi,me tahmin kah ora nëndë mbas dite u qova.Zhagë
nëpër lluga,vija deri kah ora një pas natësmbrrina të ura e Istogut.Nuk guzofta
me kalue arën skaj ujt.Ec e ec,mendova se jam avit!të varret e Prekallës.Hyna
në ujë të Istogut,gati u mbyeta!E kalova disi ujin.E shkeva këmishën dhe e
lidha varrëne u nisa zhage i kalova varret e prekallës.Hyna trup,kur rash te
shtepia thirra:Zdel as kush!.Me hye brenda nuk muejsha!Tue nejt mendova:Po
shkoj të Binak Rama.I verejta nja 12-13 ushtar të UÇK-ësO n’ore të juve,jam i
varruar!Jo gabim këta qenkan ushtri e rregullt e serbisë.Me thanë qoj duert
nalt!I qova.Me quen në malë të Prekallës.Me ushtar kishte qenë një kapiten.Me
veti për çka ke qenë në burg?E kam vra një të fshatit për tokë.Sa ke qenë i
denuar,15 vjetKure e ki vra?Qe 14 vjet e gjyes!E shau gjykatën,per një shqiptar
15 vjet burg,a.I thirri do ushtar me ma pastrue varrën në këmbë?Ma lidhën
varrën,u bë sabah.Aty pash tri tanke,shumë ushtar.Kapetani me dveti kur ki
hangër buk?I thash qe tetë ditë!JU bertiti:bjeni shokut bukë.Ma pruen një
bukë,një sahan çorbë.Për tre minuta e hangra!Me vetia e pin duhanin,i thsh
po!Me pruni duhan,Me tha jam nga Vojvodina.Pasha thimin njerez të gjallë ska në
PejëMe të lëshue unë te vrasin shkiet qe i kanë shamijat në kryeMu drejtue
kapetani:Kush ju ka vrarë në Dubravë?Natoja menënëmbdhjetë maj.Janë vra tre
veta.,me 21 maj,18 janë vra nga Natija.Me 21 maj komandanti i burgut,zevens
komandanti i milicis se Mitrovicës me dha një leter,hyp në kërr per Dubravë.Ram
për POrekallë,Zabllaq,Zalq,Gjyrakovc,IstogTë burgu i Dubravës pava nje kamion
me caradëtë luls.Plot kamioni gjin të vram,i kipiratën!E njeva kapetanin tue
thënë sda gjynah,shau Millosheviqin!Ju thonte kapetani:Prej Mehes i kan prue në
Dubravë?Tu dera e burgut njerz të vrar,diku ka 60 vetaNjë komandir nga Banja e
PejësVllastra Petroviq,me thikë tue u pre gishtat,ja u merrte dukatin,duet ua
hjeke,ua merrke sahati,...Me bertit hup mos të shof këtu,me i tregue kujt,kryet
ta hjeku!.U largova.Pava të burgosurit.Pyeta për Hasan D alloshin?me than rri
qetuse po e thërrasim.Su vonue erdh HasaniO Gani ku je?Qe Hasan.Me muer Hasan
dhe i tregova krejt ngjarjën>Gani mos din as kushAni Hasan i thash.Tue ec me
treguen ken e kan vra nëpër shaktaMbi 180 veta janë të vrarë,300 janë të
varruarHasan jashta zitit dy traktora plot gjin janë kanë të vrarë,plot
rovat.Hajde Gani mos ben zë.
Me 24 maj 1999!
Na rreshtuen dhe na hypën nëpër autobusa.Drejt na
quen në burgun e Lipjanit.Tue shkue me tregonte Hasani çka ka ndodhëKanë vra
nëpër shakta,skan lënë gjë pa berë.Veqmas Halitit ja kanë vra vëllajnë me
revole!Gani u vran terë shokët qe janë kanë në grup me ty!?Gani mos ta din kush
emrin!Gani ka shumë shpiunaHasan me kanë mbyet por nuk kam kallzue as një emer.
GjithashtuHasani me
njohtoj edhe për të plagosurit:
1.Tahir Panxha,
2.Bedri Kukala
3.Ismet Musa,
4.Sylë Kuqi,
5.Gjelal Canziba,
6.Rasim Selmani,
7.Shaq Selmani,
8.Fatmir Kukullari,
9.Rasim Jaha
10.Reshat Nurboja,
11.Hysen Bahtiri,,
12Defrim Kiqina,
13Hasa Zariqi,
14.Halil Ademi
15.Gani Çeta, e shumë të tjerë
1.Tahir Panxhën e kishin marr tre plumba snjaperi,e
kishte gjendjën shumë rëndë.
Nese tash nuk vdes ai kurr nuk do të vdes.Ia kanë
lidhur varrët,Shumë prej të plagosurve kanë shkue zhagë në depo,i kanë thye
xhamat,jane hye brenda e kan marr barna!E pyeta si je baca Tahir>jam
lodhur.Me hajr varrët.Nejta pak me të në autobus duke shkuar për Lipjan.Kur
arrijtëm në burgun e Lipjanit;
E njata atmosferë.Ndegjohej britëm,shifej kudo
gjak.Me priti një polic befas pa as një shkak.I thash pse me rave more idiot!Ma
kthej:tanëve kemi mu berë varr masiv!
Kemi me ju...Tahir Panxhes>Ju drejtova,pse spo e
vrani,tha njani.Qetashedhe ty,erdhen e me rrafënTahir Panxha ju tha:Ah kriminel,posht
Serbija,>Nuk bzanë,na ndan me Tahirin e me Hasanin!
Më 10 qershor 1999
U grumbulluen shumë autobusa.I hipnin të burgosurit
dhe na quen për Nish.Hyem n’oborr të burgut dhe thanë drejt për Pozharevc
Si u nisëm populli i Nishit na shajshin dhe gjuejshin
me:kompira,patligjana,gjama,dergoni thonin he k...shqiptare ne varrë masiv!?
Disave ju hyeni friga qe po na qojnë në varrë
masiv!?Prezenca i Isuf Kelmendi edhe pse ishte në sherbim të tyre na ka pshtue
se ndoshta...Na nisen drejt Pozharevcit.
Si mbrrim në Pozharevac,ja erdhi Isuf Kelmendi në
qeli...
U hap dera e autobusit,zhdrpnim ngadal.I pari ishte
Tahir Panxha,pastaj Sejdija nga Ferizaj,zbriti Hasan Dalloshi,e Unë,krejt na
quen,85 vet në pavilionin 6-të.Një sobë e madhe.Erdh një komandir e me pyeti:Ti
me trego kur keni hangër bukë?I thash;Qe njëzetë ditë dy herë nga pak.E shau
nënë e babë Jugosllavinë!Me tha tash ju bin bukë dhe vertet na pruen.
Ti Shalë ke me shkue për Beograd.A një herë dojnë
me të que në operacion!?Pa opinium...Një i burgosur m’i kapi veshet.Ma fort me
dhimshin veshët se sa këmba!Me hypën në kerr,drejt në burg.Pas dy orëve
mbrritëm në Beograd-CZ dhe me quen në të njatën dhomë.Aty e gjeta Tefik
Varoshin.Ishte i varruem në Dubravë.Më pyeti:Shalë afohu më afër,jam pak i
varruem!?Shalë...
Jan ardhë e me kanë
qiten në hodnik.Për kalemi me ngrehshin zhag,m;i shtijshin telat nder
thoj.O zot merrma shpirtin!Zhag me quen të Tef,tue kajt o baci Faik.Gajret
burr! Ska më gajrët! Ma pastroj gjakun!Me tha koka terë.Pasë tri dite e murrën
Tefikun e më lan vetun!?Me 21 gusht erdhën e me qitën në koridor.Me quen në
ëc,më urdhëruën;Mbushe më doirëpapuqe të flliqët,e mbusha,me than hape
gojën.Një orë mbaje më dhëmbë papuqën më të flliqët.Skisha çka bejë,o zot
nimom!Më quen në dhomë.Terr,bukë nuk kisha,luajsha mnë mijKu me grrithshin
mijt,mu krujke trupi.
Me një shkurt janë ardhë e me thanë shkruju:Se
është vdekë Tefiku vet!?Ani pse edhe pëer gjashtë vet kam shkrue-nënëshkrue me
zor!
Ju i kini mbyet....
Me 2 shkurt 2000
-Erdhën kë dhoma,ma qitën një bezë në kokë dhe me
quen në sup.Mbas pytjeve me quen drejt në Beograd të Ri,në gjyq.Tri ditë rresht
në gjyq,por unë nuk shifsha kurgjë!Tetëmbdhjetë muaj padrit as diell,pa u la,pa
u rru,copa copa teshat,plot morra kryet,i plagosur,i rrafur...
Me tetë shtator,2000-tën
Kah mesi ditës ndegjova se kisha vizitë.Kësaj
rradhe nga kryeqi i kuq nderkombetar.
Me lese me kanë qitë nga spitali i CZ-eës.Kanë qenë
ministria e burgut,kryqi kuq nderkombetar.Dikush folke,dikush qante,dikush
luente me krye...
Me murrën në pyetje.Ju tregova:
qe 18 muaj nuk kam pa dritë as diell me sy, ,pa u
la,pa u rru,copa copa teshat,plot morra kryet,i plagosur,i rrafur,ska vend qe
spom dhëmbë..
Dr.Nedelkoviqi me ka thënë duhët me hjek këmbën!Unë
e kam pranue!Siq thsh më lart qe 18 vjet skom pa dritë as diell me sy,në
vetmi,me kanë shti me nënëshkrue për shtë shokë gjoja që kqnnë vdek vetE kam
krye gjyqin në Beograd,emrin ma kanë ndrrue,kqyre kryeqin si ma kanë vue.
Pastaj me dvetën për Dubravë:
-Adin gjë për familje,jo ju thash qe dy vjet!?
Mos ke dert se tani e tutje ne e lajmromë
familjen,ne tani e tutje kujdesemi për Ty.
Njizetë ditë ke me ndej qetuNa vim e të marrim.Me
pruen bukë,soka,tesha, dhe duhan.Këto tesha vishi për çdo ditë.
Në një mengjez me lajmrojne Shalë ke me shkue në Pozharevac,në
rigjykim.Kur shkuem të dera e burgut,me ndalën,me rrafën krejt
Pozharevci.Tmerr!Zhag me quen në pavilonin 6-të.
Me duelën para:
1.Rasim Jaha,
2.Skendër Hoxha,
3.Ekrem Bajrami,
4.Ismet Musa,
5.Zeqir Gashi,
6.Fadil Krasniqi,
7.Halil Guta,
8.Defrim Kiqina,
9.Hasa Zariqi,
10.Halil Ademi,
11.Gjelal Canziba,
12.Hazir Islami,
13.Bedri Kukala,
14Smajl Hasi
Kur hyna në dhomë të gjithë u befasuen!
O a je gjallë Shemsi..në refrën.PO jam gjallë...
Në vrap ngan Zeqir Gashi nga Broliqi,i thot Rasim
Jahës,ti me Ismet Musën gjani tesha,unë po ju hjeku flokët,me lan Rasim Jaha e
Zeqir Gashi e me veshën pas 18 muajsh!?
Të nesermën ja mbrrini Isuf Kelmendi.Me kërkon
mue,shoket i thojnë ai është i pa levizshëm!?
Ju ofrue afër dhe po e dvet si je Shemsi-si ka
thenë Zoti!Shemsi nesër ki rigjykim.Shokë Unë e kam krye gjykimin në Beograd!?
-E dij tha.Përkthyesit ju drejtova me ska nevojë
përkthimi.Pyeti Isufi,o Shemsi kah jëe?Tue desht me i thanëi komunës se
Pejës,nderhyeni unë nuk po të dveti i cilës komune,por i kujt je?.Prej Ruhotit
i Sylë Osmanit.Ti je Ganija.Jo jam Shemsia.Gani une e dij punën tande,mos bënë
za,une neser vij me ty në gjyq.
Gani fshati kanë qitë parë për ty,ki me shkue në
shtepi.Te nesrit me murrenbashkë me Isufin shkuem në gjyq.Me denuen dy vjet!shtatë
ditë pa i berë dy vjet me lëshuen.
Kur deshtën mem lëshue,me quen ma hjekën kryeqin,me
rrafi pa mëshirë komandanti i DubravësVllastra Petroviqi.Pa vetdije me kan qitë
zhag jashta burgut.
Vjen kryqi i kuq ndedrkombetar,me pan,lajmruen
Beogradinm,e kërkuen kerrin e ndimes se shpejt.Vjen ambulanca,ma vuen brenda
një bocë me gjak,një bocë me ushqim.Drejt në Nish.Në Nish tentuen mem que në
spital të Anglis,por nuk mundën të më bindin!E lajmruen spitalin e Prishtinës
me ma qit ambulancën në Merdare.Në Nish mi ndrruen teshat se i kisha me
gjak!Kur mbrrimë në Merdare,ken nuk kam njoft!?Me kerr të spitalit me derguen
në Ruhot.Antarët e familjës nuk i kam njoftë!Pra me shtaë prill 2001 u lirova
dhe u shtrova në spitalin e Pejës.
Si arrijta në spital vjen Dr.Isa Kaliqani,me pranon
dhe merr përgjegjesin për mue.
E lajmrojnë familjën,zonën e tretëtë
TMK-ës.Konsultohen për mem bëerë operacion.Pas tri dite vjen Isa e me tha:gani
duhët me i que fotografit tuaja në spital të Italis.Pas një muaj vjen Isa e me
tha Italjanët kanë propozue me ta hjek këmbën!Ju drejtova me këto fjal:”Jam
lodhë,hiqmani këmbën se eci me shtaga”!?Pas ca ditesh në një mbramje erdh Isa e
me tha Gani,neser dojmë më të bërë operacion.,por prej shtatë deri në dhjetë
centimetra del këmba më e shkurt,ani Isë.Vjën Isa te nesermen në mengjez me
stafin e vet,vjenë zona e tretë perkatesisht dy mjek nga Shtabi i Pergjithshëm
i TMK-ës,e bijnë edhe aparatin.Me operuen:Këmba mbet shumë shkurt.Isa tha duhët
me shkue me dy shtagaPa shtag nuk ben>Varra kurr nu mbshelët,tana herë ka më
të kullue.
Unë si Gani e falenderoj Dr,Isë Kaliqanin,stafin e
tij,zanen e tret të TMK-ës.!
Pas një viti nga moskujdesi u rrëzova,m’u këputën
venet e dy këmbeve!?
shkova drejt në spital.Me pranoj Dr.Mithat dhe
drejt me quen në sallë.Bashke me Dr.Morinën me operuen,Pas tri dite Mithati me
tha:”Gani apet duhët me të bërë operacion” –
Ani Dr.Mithat.Pas nje viti mu aj këmba dhe
Dr.Mithati me beri operacion.I thash o dotor,himani krejtJo a mendon se jam
gjerman!? me ta nue llangentën.Ani Mithat.Mu drejtue.Une nuk pritoj me ta berë
vizitën në shtëpi.Gani tash jemi në liri.
-Shokë mjekti je kanë në liri,...Për mue vlla,babë
gjatë luftëskur me kan prue sebosllavet këtu,ki rrezikue kokën tande
dr.MithatUnë nuk kam las me shkrue sa me ke ndihmue!?Për tu me shkrue ditë e
natë ,me muaj,me dukën shumë pakA te kujtohet një mjek kur na
shau:mue,ty,Isën,Rrahman MaxharrinThoshte:”Peja i ka tre kriminel,ai i njeh me
tha:Mithat Jakupin,Isë Kaliqanin e Rrahman Maxharrin!
Nuk bera atëherë zë!Pas pak i thash:”Janë shumë
mjek të mirë”!Ma shau nanën mue dhe tre mjekët-kolegët e vet.Nuk kisha çka më
bërë.
Çel Alia kur ka ndegjue se jam plagosë,menjë herë
vjen të unë në spital.Tentuen me shti Çelën me shti me thanë se unë jam
Ganija?Por ai e mbajti fjalën.Pasi me liruen nga burgu rash në spital të Pejës
siq thash më lartë.Vjenë në mengjez para vizitës me m pa motra Atifete Shala.I
shkuen lotët.O Gani kam mendue se të kanë mbyet!Shokë e shoqeve ju kam tregue
rastinJa plasi vajt përseri.Pse motër po qanë,a po e shef se jam gjallë!Me tha
vetëm unë e Mithati e dijmë rastin tand.Faliminderes motër,nuk paske harrue!?
Në banjë të Pejës dy vjet jam shërue pa
kompenzim.Drejtori Hamdi vet më ka sherue- ndihmue sa ka mujt.Pas dy vjet pan
se sherim nuk ka.Me than vetem në spitalin e Shqiperis ka ilaq.Menjë herë
udhtova për Shqiperi.Pas 20 ditesh edhe ata me thanë nuk ka sherim!?
Tash vazhdimisht bejë kontrollën në Pejë tu Dr.Mithat Jakupi.
Të gjith mjekët dhe motrat qe janë kujdesë për mue
i falenderoj nemer timin ,familjës dhe gjakut të drdhur
Gjatë burgut në Gjakovë për mua është kujdes:
1.Dr.Selajdin Boshnjaku
-Në Pejë
1.Dr.Mithat Jakupi,
2.Dr.Isa Kaliqani,
3.Enver Muja
4.Dr.Nazmi Morina,
5.Dr.Rrahman Maxharri,
6.Gani Rama,
7.Sali Shala,
8.Sabrie Nazja,
9.Fatime Shala,
10.Atifete Shala,
11.Fatmushi...,
12Ramiz Baci,
13.Zenun Shatri,
14.Hamdi Blakaj,
15.Ahmet Blakaj,
16.Talat Gjinolli,
17.Imer Qavolli,
Dhamët mi patën thye në Beograd!
Dr.Shefqet Mehmetaj mbas lirimit ka ardhë të
shtepia ime,me qon në ordinancëe mi vnon pa të holla dhëmbët.Ky gjate tanë
luftëes ju ka ndihmue populatësn,me mjekime,barna etj në Ruhot..
Burgu i Dubravës
Sa i përkët burgut të Dubravës mendoj se ma se miri
din me tregue:
1.Hasa Dalloshi-Doganaj,
2.Halil Ademi-Xhurit,
3.Nait Hasani-Prishtinë,
4.Tahir Panxha-Kosuriq i Pejës,
5.Xhelal Canziba-Rahovec
Do të ishte ndoshta...pyetni Reshat Nurbojën dhe
Halil Ademin çka ju kanë thënë gjakovarët kur kanë shkuenë burgun e Dubravës me
ua qel derënUnë si Gani vetëm mem dvet se nuk japi informata për burgun të
Dubravës.Po ndegjoj edhe çka nu ka ndodhë në burg!
Keta të lartshenuarit ma se miri dijne me i
përshkrue ato ngjarje,tmerre qe kanë ndodhë.
Kur me gjetën kryqi kuq nderkombetar në
Beograd.Vijnë në shtepi dhe tregojnë se Shemsia është gjallë!
Menjë herë aksioni i tubimit të hollave.
Grupi:
1.Besim Kuqi,
2.Qerim Osmani,
3.Istref Berisha,
4.Jonuz Istrefi
Kerkojnë ndihme nga fshatrat e
Ruhotit,Trestenikut,Lutugllavës,Trubuhovc,Saradran dhe Zabllaq.
por edhe shumë fshtar e mergimtar japin deri edhe
në 10.000 marka.
Në vitin 2001 në spital të Pejës vijnë
nderkombetarët:
Herë me merrshin më të mirëme ju tregue çka kam
përjetue në burxhe,në Beogradbie fjala.Kam shkue me zor në Beograd.I mbyetshin
nga troturat e vinin në mengjez me ju dhënë nënëshkrimin se kanë vdekë vet!E
patën mbyet Tefik Varoshin,plak mbi 82 vjeqMë kanë marrë në pyetje mbi 100
herë,çka nuk me kanë dvet!?Pse ta kan ndrrue emrin!Ju pata thënë shkoni e vetni
ata!Popi ju tregon!
Savrovë
Me Fatmir Kukullari,ushtarë i UÇK-ës,u njoftova në
autobus tue shkuepër Beograd.Me pyeti Shemsi ku je varrue?Në Gjakovë i thash.Po
ti Fatmie?Jam varrue në Dubravë në mesin e 15 vetave!?Shemsi ti me ndihmon?ani
i thash.Kur mbrrim në Pozharevacmbi 22 varre trup i kishte pasë.tregonte si e
kanë lanë më shaktë të varruar,qyesh Halil Ademi e ka gjetë.Shumë të varruar
nuk bejshin zë!Kjo ishte jeta në burgje dhe ky ishte psimi i të burgosurëve në
Dubravë.
Filloreta Shal shkruen:Unë dhe lotët
Përseri erdhi pranvera bashkë me cicirimat e
zogjëve.Në mengjezin e një prilli kur me doli gjumi aty në dhomën time isha
shtri në shtrtatin tim,i ndegjova ca cicirima zogjësh dhe një aromë
gjelbrimi.Me një herë me pikën lot nga syet e mij!Thash ne vete:Ah sikur
t’ishte babi e me ndegjue se bashku zogjet tu ja thënë këngës në stinën e
pranverës qe ka ardhë më gjelbrim.Ah natyrë,natyrë,ke marr krejt pamje
tjetert,varri i babës është mbulue nga gjelbrimi,e shtyllat e varrit janë
përplot zog duke këndue babin tim.
I thonë zgjohu se pranvera erdhi!?,Lejleket
ikën,erdhën përseri dallandyshët,erdhën bashkë me fluturat qe ta kanë qendisur
lapidarin tënd të artë i cili për jetë e mot ai do të jetojë.Kështu zogjet i
këndojshin babit e unë i mjeri thash:O babë qyesh nuk të kam pran?
Një ditë pranvere i mblodha ca lule vjollce dhe i
mora e i futa në një gotë,me lotet e syeve të mij qe unë lutna çdo ditë të
kthehët prap,por kjo është shpresë e kot.I futa ato lule vjollce n’at
gotë me lot dhe ja ofrova prane i thash kur të mërr etja lotëtët e mij pi! Kur
të duesh thithë aromë të luleve,merri aromën se babi im këtu pran i ki.U ktheva
prap në shtepi,u futa brenda në dhomën timee e pash babin në fotogfafi.E unë me
vrap e morra at fotografi,e përqafova fort me ngrohtesi dhe e mbajta sa kohë në
gji.kur e morra at fotografie i mylla syt,mu duk se po thot babi eja , eja
shpirt im e unë duke veprue drejt tek i hapa syet dhe thash:”Keshtu sa herë i
ndegjova cicirimet e zogjëve,mue me dukej se po me mbulon dheu,dheu i zi,sikur
babin tim!,Qe e mbuloj aq të rinjë,e mue me la me lot në sy!Ku je babi im”Unë çdo
herë isha e dalluar në shkollë.Unë kur hyesha n;oborr të shkollës,të gjith me
shikonin se si isha veshur,pra kuptohet si isha veshur.Kur hyente mësuesja në
klasë,unë ulur në fund të klasesNjë ditë mësuësi tha se detyrë shtepie qe ta
shkrueni nje ngjarje qe ju nuk e harroni dot. Unë at ditë kur shkova në shtepie
morra një copë leter qe te shkruaj,sepse nuk kisha fletore,por,por as ajo letër
nuk mi zante fjalët qe kisha për ti shkrue për ngjarjën e jetës qe me kishte
ndodhur kur unë i kisha 11 vjetJa fillova as ngjarje ëe te shkruaj por si dukët
edhe lapsi ime kishte vështirë të shkruaje as fleta si dukët nuk mund t’i
përballonteqe t;i mbaj ato fjalë aq të hidhura për një fëmij jetim.Të nesermen
kur erdhi mësues inë klasë dhe pyeti a i keni krye dëtyrat?Po! Të gjith i
lexuen ngjarjet e kur erdhi rëndi të unë!?Mësuesi më tha eja dan qe të
lexosh,unë i thash mësues nuk kam pasë fletore qe te shkruaj,por do të tregojme
fjalë dhe ai me tha mirë:Fillova disi tuej tregue se unë nuk kam babë,se me la
jetimeFillova të qaj dhe kështu ishte jeta e ime e përlotur,e zhgenjyer!?Por
prap e shijova lirinëe vendit tim.!
Pozharevc
Pasi e kreva rigjykimin,me denuen 2 vjet,u ktheva
në burg të shokët dhe ju tregova fill për pe.
Ndoshta nuk është e tepert të thëm:”shokët qe me
kanë ndihmue janë:
1.Zeqir Gashi nga Broliqi,
2.Skender Hoxha nga Jasharajt,
3.Ekrem Bajra nga Mitrovica,
4.Fadil Krasniqi nga Gjakova,
5.Rasim Jaha,
6.Shaqë Selmani nga Gllogjani,
7.Rasim Selmani nga Gllogjani,
8.Tahir Panxha nga Kusuriqi
Të gjith këta me kshillonin,se nuk duhët të
merziteniJemi shumë te jeni shume te lumtur qe shkon ne shtepi. E une ju thojsha qysh do te shkoj
une. qka ju tregoj per shoke, qe mi vrane. e une isha i gjalle. Kur te me
shofin nuk kam qka te ju them, po si jo ata e kane dhene jeten per liri. Ti
Shemsi duhet te shkojsh ne shtepi.
vizitoj lapidaret se tash pranvera ka
ardh, dallendyshet, ..
duhet me qene krenar si pjese te trupit qe ke lane.
Centrallni zatfor Beograd
Gjatë dymbedhjeëe muaj e gjysem isha ne vetmi. Kanë
ardh edhe kanë tentuar me te mire, me thojshin me na falë njeren veshke, na te
sherojmë. Me thojshin: ‘kush nuk e din per kete nuk kam guxuar as shokëve me ju
tregue!?. Pas 8 ditesh kane filluar te me rrafin rresht 17 dite pa nderpre deri
sa e kam pranuar kerkesen e tyre. Pra, nga zori, nga torturat qe mi banin. Me
muaren e me quan ne spital. aty e pashe nji grua te cilen e quajshin Sonja
Markoviq. Komandirat i than qe “ky don me ja dhanë burrit tendë veshken”!?. Ajo
nuk beri zë. Tu desht mem que ne salëe me pyeti qajo grua: “Nga jeni ju
lutëm!?-
Unë jam nga Kosova. A ke qene ti ushtar i ushtris
çlirimtare,UÇKA? P bertita sa muejta,
dhe po ashtu ajo tha se nuk e pranoj kurr me ta marre veshken tënde!. Shanë
komandirat, mjeket Milloshin edhe burrin e vetë. Mu kthye e mu falenderua ajo
grua. Une ju drejtova dhe i tregova :”se 17 dite me kane rrahur për çdo naëe
për te pranuar qe tua jap veshkën dhe nga torturat dhe zori e kam pranua.
Keshtu ajo gruaja me tregoj se si quhet. Sonja Markoviq. Keshtu me 2 gusht te
vitit 1999 pshtova pa ma marrë veshken, nga se isha ushtar i UÇK-ës!
Dubravë
Data 19 maj 1999
Pse nuk e marrin Hasa Dalloshin ne pyetje per
Burgun e Dubraves?
- Kush i thej dyert e na shpetoj nga tymi e flaka.
perveq tre trimav: Hasan Dalloshi, Naim Kurmehaj dhe Ismet Musa.
-Si Hasan Dalloshi i shkeu qarshafat dhe ua lidhte
varret te plagosurve!?
- Pyetni Halil Ademin e Reshat Nurbojën çka i kanë thanë te burgosuit gjakovar kur kanë
shkuar me jau thye-qelur deren me i shpetue nga tymi dhe flakagjatë bombardimit.
- Ikni se ju jeni UÇKISTA!
- Komandirat i ranë!E rrahen Halil Ademin!
Ne Burgun e dubravës në Pavionin C me 22 maj 1999 u
njohtova mire me hasan Dalloshin dhe me Dervish Sylen. Per qudi ndoshta edhe
marri nuk del askush me pyet prej te burgosurve per hallin tim. Pervq Dervish
Syles, i cili eshtre i vetmi person ne mesin e 1200 te burgosurve qe ju drejtua
shkive une jam UCKIst. Rrnoft Ramuish Haradinaj.
- Posht Shkiet!
-Hakun do ma merr Ramushi!
- Amanet hasan e Shemsi lajmroni ne shtep;i thjueni
nanes e shoqes rujmni femijet kujdesuni per ta.
- Dihet fati ku shkau me thikë ja pren kryet.
Ky ditar ka 91 njisi.
Është shtyp në kompjuter që kanë dal 18 faqe.
Ky ditarë është më rëndësii cili duhët të ruhët në
institucionët tona sepse ka vlera të vlefshme,ka një histori se çfar përipetish
dhe çfarë represioni e gjenocidi ka ushtrue rexhimi i satrapit të
Ballkanit,Millosheviqi.
Ky ditarë është i rrallë dhe duhët të ekspozohët në
Arrhivin e Republikës se Kosovës.
Gjeneratat qe vijnë pasë nesh do të shfryetzojnë
dhe do e kuptojnë dhe do besojn se çfarë ka hjek populli ynëe sidomos
UÇK-istat,e cila i dha botës edhe një vlerë markante në historinë e
rrezistencave,aspiratave për liri.Kjo guerilë është vlerësue
nderkombtarisht:”Si guerila më e sukseshme gjerë më tani në botë”.
uke lexuar ketë ditar çdo njeri normal do të
befasohët se çka mund të benë urrejtja e një kombi ndaj tjetrit.Kjo i ka
rrënjët nga rexhimet fashiste!
Fatkeqesisht populli ynë liridashës e përjetoj
pothuejse një shekull!
Le t’u jetë gjeneratave t’ardhshne kjo si deshmi
për ta desht njeri tjetrin,për t’a ruejt e kultivue shtetin tonëi cili me shumë
mund e sakrifica u rrealizue.
Bruksel,
01.10.08