| E marte, 04.06.2013, 08:49 PM |
Mbi
librin - “SIÇ MË THE TI”- të Shefqet Sulminës
NGA DRITA LUSHI
Pas
“KITARA E DASHURISË” që më ra në dorë para pak muajsh(i cili nuk është i vetmi
libër i këtij autori),libri tjetër “SIC
MË THE TI” është një surprizë e bukur për mua si bashkëredaktore, por mbi të gjitha për
lexuesin shqiptar.
Dalë nga
shtypi para dy javësh ai është një prurje pranverore që të flladit me ngjyrat e
vargut e larminë e tematikave.
Kur nis
të lexosh poezinë e Shefqetit të duket se sheh përballë dhe “atë”, personazhin
imagjinar poetik të cilin ai e krijon në varësi të poezive, dhe që,aq bukur na
ndihmon për të shijuar bukurinë e tyre.
Poezitë e
tij nuk janë standarte, thjesht një rimë fikse apo varg i lirë.
Unë
personalisht mendoj që një poet apo krijues, duhet të “thyejë” ndonjëherë disa
rregulla standarte, e mund të mos u përmbahet rimimeve fikse abab,aabb abba.
Si mund
të shprehet bukur e lirshem nëse rigorozisht do numuronte rrokjet?Bota dhe
fjala poetike vetiu duhet ti “ndryshojë” disa rregulla, te cilat pranohen në
poezi të bukura.
Nuk jam e
parimit, ose të përkrah atë, që njerëzit thonë shpesh: ”Rregullat, janë bërë
per tu thyer”
Jo!
Une
mendoj, që rregullat i bëjne njerëzit,dhe po ata mund t’i ndryshojnë.
Veç poezisë dhe personazhit të krijuar poetikisht nga Sulmina, shpesh
gjejmë dhe një personazh të tretë, në natyrë, i cili mund të jetë deti, pylli,
hëna apo një stol në park, të cilat ai i vë në funksion të poezisë.
Ai nuk
zbukuron fjalën, por thotë c’ka ndjen në vargjet e tij.
Ndoshta
spontaniteti dhe thjeshtësia e shprehjes i japin formë e bukuri, poezive të
Sulminës.
Ato nuk
janë te lodhëshme, të mbingarkuara
metaforikisht,dhe si të tilla, nuk e fusin lexuesin nëpër lodhje e
stërlexime.
Ato
lexohen, kuptohen, ndjehen dhe pëlqehen në moment.
Poezitë e
tij janë çaste, të shkruara në pak kohë, janë ndjenja, ngacmime, të cilat poeti
nuk i lë të “ikin” por i ndërton bukur në
vargje. Çdo gjë që memorja e shpirti fotografon ai i
stampon në poezi e aq më shume në libër, si pasuria e vetme që ngelet
përjetë për një njeri të ndjeshëm.
Ai,
Atdheun e sheh si një grua të bukur dhe i drejtohet:
“Fytyrën
kam përpara syrit tënd,
dhe dua
ti kreh flokët.
Mos mi
mbyll sytë,
mos, deti
im!
Ndryshe
më humb shëmbëllimi,
sa s’gjej
dot veten,
dhe rroj
për të tjerë”
Sa
ndjeshëm e me mall i këndon Ai Atdheut, të bën ta duash më shumë dheun ku rron.
Poezia e
tij, është jeta e përditëshme, orët që jetojmë, ndijimet, ndjesitë, ndjenjat
dhe çdo gjë që na shoqeron ne qeniet njerëzore.
“Gruaja,
nuk shkoi në punë,
i qe
këputur një kopsë e fustanit.
Sapo ia
qepa një kopsë,
tani po
gatuan për darkë.
Janë
gjëra të përditëshme që ndodhin,
një djalë
dhe një vajzë…”
Mjaft
poezi të tij, përshkohen nga një fill i hollë humori, e të vjen vetiu gazi në
buzë.
Ja, kaq
natyrshëm e thjeshtë vijnë poezitë e tij, por të ngelen në mendje pikërisht për
këtë, e pëlqehen pikërisht, po për këtë.
Tematikat
e tij janë të larmishme, e spontane.
Një
tingull muzike apo një këngë ështe shtytje, që ai të shkruajë poezi aq të
bukura, dhe ke dëshirë ti rilexosh për së dyti.
“OMAR
AKRAM”
“Tani brenda meje ka heshtje dhe pak mendime,
aq sa po
të të telefonoj ty,
do të
trembesh.
Ndërsa
dëgjoj branët e Omar Akramit,
që ti më
solle mbrëmë për pranverën,
më duket
aq e tepërt të të them se ndjehem vetem.
…
E ndërsa
ti pothuaj je larg,
unë ndiej
hapat e tu dhe godas ca shkronja,
dhe
kështu kot së koti, nis një varg.
Gota e
ujit rri përgjysmë mbi tavolinë dhe letër,
Tik-tak,ti
derën shtyn befas ngadalë…
Omar
Akram…!”
Ndërsa
ecën nder vargjet e lira të Sulminës, herë ndesh “Komitë”, apo “Burrë prej
bore”dhe “Ja pse” “Hijet” “Flas-in me valët për Ty”.
Poeti nuk
rri pa ironizuar dhe klasën politike, si në poezinë :”Ja pse”
“Që të
flasësh me botën që të rrethon,
duhet të
hash dy mëngjese,
dy dreka,
dy darka.
Ja pse
politikanet janë të dhjamosur
në zemër
në bark
dhe në
kokë
ja pse
njerëzit shndërrohen
të gjithë
në politikanë
pa pasur
gjë në kokë”
Edhe në
poezinë,”Kohë migjeni”, poeti aq bukur fshikullon kohën në të cilën jetojmë;
“Ështe
kohë Migjeni
me syze e
taka te larta,
me tramë
të mbushur
dhe të
shpejtë,
ështe
kohë brehti
dhe kohë
me gisht majtas dhe djathtas
dhe një
në mes…”
Anafora e
përdorur në disa poezi të Sulminës u jep atyre kërshëri, dhe tërheqje të
vëmendjes së lexuesit:
Psh:
“Do që ti
flas detit për ty?
Do që ti
them se je e dashura e poetit?
Do që t’i
them valëve që të të duan?
Do që në
këmbet e tua ta bie bregun?
Do që të
të veshë peneli i pranverës?
Do që të
të marrë era e të të mbaje në duar?
Do që të
bëhesh një pulëbardhë e gëzuar?
Do që të
puthesh me qiellin, diellin dhe mua?
Do që të
bëj për ty cfarë ti të duash?
Do që të
bëj për ty çfarë do ti që të jesh?
Do që të
jesh poezia më e bukur që shkruaj?
Do që të
më bësh mua vërtet poet?”
Ne
tërësinë dhe thjeshtësinë e poezive të Sulminës, shfaqet virgjëria dhe
origjinaliteti poetik, mjaft i lakmueshëm
në këtë kohe ku nuk mungojnë përsëritjet dhe rënia në monotoni e poezive
të autorëve të ndryshëm. Në këtë poezi, ke ç’gjen, ç’lexon dhe mbi të gjitha
merr kënaqësinë e leximit të diçkaje të bukur që të ngelet në kujtesë.
Drita
Lushi
Qershor
2013
Shqipëri.