| E marte, 04.06.2013, 08:36 PM |
I THEMI TE DJESHMES :
DISA LEXIME NE PRAG
FUSHATE…
Nga Ksenofon M.
DILO
Qershori,nje muaj qe e dua.Eshte nje muaj
“vetperqendrimi” si themi kur duhet te shikojme perpara edhe rrugen e jetes
ne te nesermen.Kryefjala shqetesuese :VOTIMET .
Duke qene qe
del para syve dita , 23 e
k.m e votimit ,nuk di se si vine ne mendje dhe sukseset edhe mekatet … me i
rendi nder ta,ai ne Drejtesi !
Mat kohen,lodhjen, problemet dhe kujdesesh ti
llogaritesh, te mos i neglizhosh, te mos
falesh qe Atdheu ,populli te demtohen...E njejta gje dhe per veten jo
per egoizem por per DEMOKRACI PERENDIMORE.Para se gjithash kurre te mos i lejojme vehtes te bejme ate veprim te lehte e te
demshem : te hedhim VOTEN pa menduar
mire !.. Keshtu, i themi te keqes :
MARSHALLA !
Nuk tregojme dashurine tone pèr vendin qe per ne
eshte me i miri sepse eshte i yni e ,na i kane lene te paret tane jo si nje
histori te vdekur por, si nje trup te gjallè.
Me te drejte pastaj del dhe pyetja : Po ne si do ta dorezojme tek brezat qe do
vine ?
Jashtezakonisht prekese kjo forme e zeze qe ben ne vend-numero xhiro komuniste,reformat mbyten prej
politikes, ligji 7501 ushqeu korrupsion
e paskrupullt , shkeput dhe fshatarin e
mesem nga toka qe eshte vaditur me djerse e gjak prej tij e qe shqiptari me ate shpirt te mrekullushem qe ka luftuar ,
lufton per Nderin e njeriut e si rralle tjeter popull ne bote e ka lidhur dhe-un(token) me dy emrat me
te shtrenjt AT-(DHE) dhe MEME-(DHE) .
E , ne ate harte te mrekullueshme relievi ti ,kupton
se me çfare zelli keta njerez kane
bere dhe atje ku te vret guri kemben,te
jape frutin e vet. Te gezon dhe fakti
qe tani gjthandej po behen perpjekje,neper lugina,pllaja,ner fundet e
shkembenjve, te vijezuar me durim , ner komuna e disa provinca gjarperojne
rruge qe bashkojne njerezit.
Se , rruga nuk behet vetem per disa . Ate e ndertojne pak po,e gezojne shume Rruga
eshte shtepia e te gjitheve.Eshte per te gjithe njerezit : per biznesmene e dhe per te varferin. Me rruge nje
krahine takohet me tjetren ,nje shtet i jep doren nje tjetri… Kjo me duket se
eshte pershtypja me pozitive qe ruan
nga udhetimi deputeti qe kujton tani te komunikoje me zgjedhesit.
Dhe , njeriut nuk di se si ne kete çmallje me
votuesit pas aq e aq vitesh qe nuk e kane pare ,kenaqet nga keto terma sasiore
kur behet fjale per km. udhe te bera edhe pse i duket sikur nuk vihen pika mbi
“i” ! Nuk eshte fjala ketu vetem per terma cilesore por, per ate qe eshte me e
rendesishmja dhe,aq shume e munguar deri sot :
UDHETIMI PER TE NJEREZORJA?!
Qe , do te thote : Jo vajza te “fejohet” e te shite si prostitute,JO te shkoje e te vrasi njeriun e kriminelin ta lesh te lire…
Pa shume fjale : te mos lihet e djeshmia te vihet ne majmeri !
Kjo eshte dhe kultura politike qe ne duam .
Do me thoni ç’lidhje mund te kete fjala e retorikes
se deputetit aq e fresket me kete pamje te FRIKESHME ? Parimet e drejtesise
jane hedhur ne ere! Fusha e drejtesise e minuar Vrasja e njeriut ushqim per
kasten e kuqe . Veç, sadistet “jane
kriminele te ndershem me engjelloret e engjejve” edhe kur kapen me gjak viktime
ne rroba, gjak shqerrash thuhet ne ato gjyqe komedi!!!. Kjo shpjegon qe dhe ne
vrasjen makabre ne Leuse Permetit te
burgosurit politik F. Pocoli qe, drejtesise i duhet akoma HESHTJA! Mbijetesa nje
drame e pafund ne Sheper te Zagorise..Vrasje neper shtepira..vraje ne kufi nga
“4 shkurtet e pergjakeshme ramizjane”..Renkon mali me gropa… Dhe ky nuk eshte gabim njerezor , po pajtim
me keqdashjen kur, zeri para zgjedhesve
i deputetit hesht,i anashkalon e konsiderohet i persekutuari si nje kembesor ushtrie ne nje beteje te
pandaleshme!...
A thuaj kete ja thote mendja, ja do vullneti, ja
ndien shpirti?! Se asnje nuk kemi
degjuar te dale para zgjedhesve ne zonen e tij e te thote … qofte dhe i ulur “gju
me gju me votuesit” mendja ti flase te vertetes se hidhur e vullneti te vendose : te zbardhet krimi…te vendoset e
Drejta qe deri sot eshte e Burgosur e
ndiesite ti shtyje Dashuria per SHQIPTARIN .
Kam parasysh Kopracine…
A thuaj ky koprac shpirti demokratik(ne dallim nga
kurnaci qe shterngohet te mos shpenzoje para) kusen dashurine , komunikimin me
te tjeret, qe te mos shpenzoje tepricen e shpirtit te tij ? pa merak qe e keqja e djeshme kalon ne majmeri!
Po si ta ben zemra ,mor i zgjedhuri qe nuk thuaj dot as dy fjale per denimin e
kriminelève apo, jeta e te Deklasuarit
(qe eshte dhe kraharori i demokracise se vertete )vlekerka per ty, shume pak!!!
Heshtja zoteri-nje rrezik i fshehur per DEMOKRACINE
. Po , per shqiptarin ne se nuk ka
DREJTESI nuk ka te ardhme. Kjo-pjese e jetes reale. Krimi ne tranzicion duhet
te kuptoje qe ka nje çmim pèr te paguar ne jete.
Me armiqte
kushdo mund te luftoje po,te kesh te besh me shpirtera çnjerezore eshte
shume e veshtire ! Atyre u takon misioni te permbledhin gjithe misteret se,duke
mos pasur personalitet mund te harrijne te kalojne dhe ate ç’ka prodhuar
vete industria çnjerezore.
Kjo nuk eshte kopraci,eshte shperdorim i shpirtit
Demokrat, kulture mashtruese ne mbrojtje te krimit , shperdorim i Vellazerimit SHQIPTAR ! qe te mos ofroje nga vepra dhe zemra e tij ne kete beteje midis se
ardhmes dhe se shkuares ku i kèrkojme te djeshmes
–Lena te qete !
Enderra e EUROPIANE teper e çmuar e synohet te ngrihet se shpejti “gomari nga balta” Eshte nje rast qe te kthehet nje anije nga nje drejtim i gabuar.