| E hene, 03.06.2013, 07:56 PM |
PROFESORIT
NË SHENJË FALËNDERIMI
Në kudër
të 100 vjetorit të Pavarësisë dhe 50 vjetorit të veprimtarisë vetëmohuese,
kohë më
parë doli nga shtypi libri kushahtuar punës shkencore e publicistike të
Herodotit shqiptar të Iliridës Prof.dr. Reshat Nexhipi nga Manastiri.
Nga Nazim Halimi
Doli libri i radhës i doktorit të Shkencave të
Historisë dhe ish të burgosurit e përndjekurit politik, Dr.sc.Ilmi Veliu nga
Kërçova.
Është
privilegj i veçantë dhe mburrje e madhe,
thotë në hyrjen e librit të tij historiani Veliu, që pikërishtë unë të kem
fatin të jemë autor i librit kushtuar punës shkencore shumëvjeçare e të palodhëshme të profesorit
të mirënjohur e të nderuar në të gjitha trojet shqiptare Prof. dr.Reshat
Nexhipi.
Të gjitha
shkrimet që i ka përzgjedhur, analizuar, klasifikuar dhe prezentuar në libërin
e tij, Dr.sc.Ilmi Veliu, kanë qenë të botuara në të kaluarën në shtypin e
perditshëm ose në libra të veçanta dhe kanë të bëjnë me historinë e përgjakur,
të hidhur dhe të lavdishme të shqiptarëve në përgjithësi, e posaçërisht të
atyre në Maqedoni (Iliridë), që nga Pellazgët e deri më sot.
Nga
materijalet që përfëshihen në libër, qofshin publicistike apo shkencore, shihet
se Ilmi Veliu personalisht ka gërmuar në bibliotekën personale të profesorit,
ka përzgjedhur analizuar e rradhitur një
numër të caktuar të shkrimeve dhe vetë ka caktuar e përzgjedhur se cili do të
ishte recenzenti, redaktori e lektori i këtij libri.
Përndryshe, për të qënë
sa më objektiv dhe më bindës,
veprimtarinë shkencore, patriotike e kombtare të prof. dr. Reshat Nexhipit, e
prezenton përmes citateve të shkrimeve
që kanë bërë të tjerit për te, të evidentuara në pjesën e parë të libërit, duke
përfshirë këtu edhe pjesë nga Dosja
kundër tij, e formuar nga UDB-a jugosllave, por e diktuar nga këlyshët
e saj, të njohur në popull si “kodoshë”
që në vendlindjen e profesorit nuk kanë qenë të paktë.
Historiani
Ilmi Veliu, që në fillim potencon se veprimtarinë patriotike të profesorit dhe
familjes së tij e ka ndarë në katër
periudha kryesore:
-Internimi
i tij me familje në vitin 1950,
-Përjashtimi
i tij nga procesi mësimorë në Universitet dhe statusi njezetvjeçar i tij si
tepëricë teknologjike në Universitetin e Manastirit,
-Djegja e
shtëpisë nga huliganët maqedonas në vitin 2001 dhe, siç thamë,
-dosja e
tij prej rreth 500 faqesh.
Qëllimi kryesorë
i largimit të tij nga Universiteti i Manastirit dhe djegja e shtëpisë së tij,
kishin për qëllim që ta largonin nga “Venëdlindja e Alfabetit” dhe
nga “Qendra e Lëvizjes Kombëtare” shkencëtarin e nderuar,thotë në vazhdim Ilmi
Veliu, por nuk patën sukses, sepse, vendosmëria e tij shihet në një deklaratë
në shtypin e kohës ku thotë se ,,kur dihet qëllimi, nuk duhet humbur guximi,,
dhe guximi i tij vërtetë u shtua edhe më tepër dhe u qëndroi uraganëve
makosllave deri në fund.
Në libër
potencohet se Prof. dr. Reshat Nexhipi është i vetmi intelektual shqiptar me dy
tituj shkencor që ka përballuar çdo presion dhe ka qendruar aty ku ka menduar
se është më i dobishëm për popullin e
vet dhe ku mungonte kuadri i profilit të
tij. Përpjekjet e profesorit për hulumtimin, zbulimin dhe botimin e një mori
faktesh e argumentesh që flasin për të kaluarën tonë historike dalin më të
rëndësishme dhe më bindëse se shumë shkrime që jënë bërë më parë nga autorë të
ndryshëm vendas e të huaj. Me
punën e tij shkencore, të zhvilluar në një mes shumë të shtërnguar, ku nuk ka
mundur të ketë manovrime por vetëm kontrollë dhe përndjekje të
përditshme, arrin që të nxjerrë në dritë materijale e fakte të shumta me
interes të veçantë kombtar, thuhet në libër.
Një
karakteristikë e veçantë e profesorit është edhe modestia e madhe e tij, dhe
atë mund ta shikosh në shoqëri me të
gjithë, pa marrë parsysh a është i pasur ose i varfër, i mësur apo analfbet, dhe kjo mund të shihet nga një
intervistë e tij dhënë shtypit se ai i mbahet
thënies së Naimit se të gjithë njerëzit duhet të respektohen njësoj.Dhe, kur
jemi te modestia, është edhe karakteristika tjetër që e veçon këtë shkencëtar
nga të tjerët, se ai asnjëherë nuk ka
qenë i etshëm për karier dhe luftëtarë i bërrylave, lloj karieristësh që jëmi
mësuar të shohim më shumë e përditë ne te gjitha anet, shkruan Ilmi Veliu.
Me
botimin e këtij libëri, Dr.sc.Ilmi Veliu ka vendosur një standard të ri, mënyrë
e veçantë se si duhet të shkruhet
biografia e nje personi me vlera të larta shkencore akademike e intelektuale.
Ai është
treguar skajshmërisht korrekt në paraqitjen e jetës dhe veprës së një
intelektuali kaqë të madh, të cilin me plotë gojën mund ta quajmë pasardhës i
denjë i njerëzve shumë të mëdhenjë që i kanë pasur shqiptarët në këto anë, si
D. Hima, I. Temo, Qiriazët, etj. të cilët aqë shumë vepruan dhe u munduan për
shqiptarët e këtyre anëve.
Shkrimi i
bërë për prof. dr. Reashat Nexhipin ka dy vlera unike:
-Në
mënyrë besnike e koncize, pa vlerësime te tepërta e epitete mbinjerzore,
paraqet jetën shkollimin dhe punën shumëvjeçare të tij në përgjithësi dhe
hulumtimet e punimet shkencore e publicistike të botuara të professorit në
veçanti.
-Vlera
tjetër e librit të Dr Ilmi Veliut qëndron në atë se jep një tablo të qartë e
koncize të të gjitha punimeve historike e me vlera të veçanta e të mëdha
shkencore, nga një prizëm që nuk e kemi parë më herët e që është e paraqitur në
një pikëpamje neutrale, shkencore e faktografike.
Autori i
librit zotëri Veliu, nuk jeton me Prof. dr. Reshat Nexhipin, nuk e mbivlerson
ate e as i del krah, por thjesht e vëzhgon jetën e punën e tij dhe e prezenton atë nga prizmi i një
vrojtuesi neutral e hulumtuesi shkencorë.
Në
shkrimin e historianit Ilmi Veliu, Prof. Reshati, padyshim dhe me të drejtë
është paraqitur njëri nga 3-4 fytyrat më të rëndësishme e ikonike të historisë shqiptare ndër
shqiptarët e Maqedonisë, që ka dalur nga
rrënjët e thella shqiptare të Prespës e Manastirit kreshnikë e legjendarë.
Duke
analizuar punën shumëvjeçare e shumëdimensionale të profesor Reshatit , autori
analizon edhe një pjesë bukur të madhe e signifikante të historisë shqiptare.
Këtu,
Prof.dr.Reshat Nexhipi na paraqitet si një yll e meteor i shnëdrritshëm gjatë gjithë jetës dhe
punës së tij të pa lodhur, lufta e te cilit personifikon rebelimin dhe zërin e
ndrydhur të kërkesës për liri dhe barazi të mirfilltë të shqiptarëve që jetojnë
ketu në trojet e veta shekullore .
Profesori
në biografinë e shkruar nga Ilmi Veliu paraqitet si njeri i rëndomtë që ka
jetuar një jetë reale por edhe ka kryer punë e vepra reale. Ai ka jetuar në një
kohë ndryshimesh shumë të mëdha. Gjatë jetës së tij përfundon Lufta e II
Botërore, fillon e mbaron Lufta e ftohtë; vdes Tito, Enver Hoxha e Fadil Hoxha,
lind ngrihet e vdes Miloseviqi; lind, ngrihet e vdes Rugova dhe ky arrin ti
sfidojë të gjitha kohët dhe nuk hamendet asnjëherë në rrugën e tij patriotike .
Domosdoshmërisht
jeta e Reshat Nexhipit do të jetë një jetë me metamorfoza botëkuptimesh sepse
ai rritet piqet e punon në kohën e
komunizmit, vazhdon si përkrahës i demokracisë e kapitalizmit liberal, fillon
si ateist dhe përfundon si shpirtëror e fetar shumë i madh. Ai e fillon flladin
demokratik, duke e përkrahur lindjen e sistemit shumëpartiak, paraqitjen e
partive demokratike shqiptare në Maqedpni, por edhe LDK e Rugovës, vazhdon të
dojë UCK e Kosovës po edhe atë Kombtare me të gjithë lidërët e tyre dhe
përfundon duke i urryer të gjithë ata që bëjnë përqarje në mes të shqiptarëve
për karrige dhe interesat e tyre personale.
Librin që
kini në duar unë e kamë analizuar rrënjësisht.
Duket qartë që Dr. Ilmi Veliu s'ka lënë pa lexuar asnjë shkrim e botim
të profesorit po edhe botime tjera relevante. Ka intervistuar edhe shumë njerëz
që kanë qenë moshatarë të profesorit, shokë studimesh apo bashkëpuntorë të tij.
Me plotë gojën them se shkrimi në fjalë është një libër siç nuk jemi mësuar të
shohim ende.
Të gjithë
librat më seriozë për historinë moderne të shkruara për shqiptarët, janë
shkruar nga protagonistë, ku shpesh ka edhe
konflikt interesi, kurse ky libër paraqet një rast unik, kur jeta,
biografia dhe historia e një personi që është protagonisti kryesor, të shkruhet
nga një profesionist i vërtetë. Me këtë libër, Ilmi Veliu ka vendosur një
standard të ri se si duhet të shkruhet biografia e puna e një personi që
vërtetë meriton të shkruhet për të.
Qëndroj në pritje të lexoj libra të shkruar në këtë formë edhe për figurat tjera që i kanë pasur këto troje.