| E hene, 03.06.2013, 07:59 PM |
Mbresat
nga promovimi i një libri
Akademik Mark Krasnqi, njëri nga figurat më të ndritura kombëtare
Nga Xhafer LECI
Në
Frankfurt - Eschborn të Gjermanisë në rrugën Haupt Str.18-20, të datës 13 prill
2013, nga Konzullata e Republikës së Kosovës në Frankfurt, Lidhja Shqiptare në
Botë dhe Shoqata e Studenteve “Arbëria” u organizua promovimi i librit të
akademik Marka Krasnqi, "Kujtime e Përjetime" - Shënime biografike,
Prishtinë - Pejë, 2012
Fillimishtë
shprehu keqardhje, për vonesën e këtij shkrimi -do flasë në vijim.
Do
përpiqem të përshkruaj këtë takim vetëm si ngjarje. Sa i përket, shkollimit të
Akademik Mark Krasniqit në vend dhe
jashtë vendit, veprave dhe punësimit të Tij në shumë institucione, kanë
shkruar historianë, gjuhëtarë, shkrimtarë, dijetarë, poetë, potikanë e
diplomatë vendorë e të huaj.
Në këtë
promovim muarën pjesë rreth 150 mërgimtarë, të gjithë veprimtarë të njohur të
çështjes tonë kombëtare, shumë nga këta intelektualë e studentë të të gjitha lëmive.
Shumica e
këtyre pjesëmarrësve kishin udhëtuar me qindra kilometra, nga München-i,
Augsburg-u, Stuttgart-i, Sindelfigeni, Albstadt-i, Heilbronn-i , Mannheim-i e
vende tjera.
Ky takim
nuk ka qenë i lajmëruar përmes shtypit të shkruar e as kanaleve televizive,
sepse, për nderin dhe respektin e madh që kanë mërgimtarët për z.M.Krasniqi, do
të kishe pjesëmarrje masive.
Hapjen
përshëndetëse e bëri Miftar Dragidella, udhëheqës i programit, i cili u
dëshiroj mirëseardhje të gjithëve e në veqanti akademikut M. Krasniqi. Më pas
konsulli Astrit Zemaj përshëndeti dhe foli në pika të shkurtëra për biografinë
e M.Krasniqit, duke thënë: "Shqiptarët kanë shumë arsye të mburrën me
njeriun e madh e të ndershëm, i cili gjatë gjithë jetës ka shkëlqyer me punën
dhe veprat e Tij me vlera profesioniste dhe shumë të çmuara..."
Folën dhe
përshëndetën edhe Sebastian Nuiqi, kryetar i LSHB-së, Erand Zeka, kryetar i
Shoqatës së Studentëve “Arbëria”.
Shkëlqyeshëm
referuan dhe në mënyrën më të mirë
zbërthyen vlerat e libirit në fjalë, Milazim Vllasaliu, konsull i
Republikës të Kosovës në Frankfurt dhe Maxhun Smajli, gazetar-reporter lufte
1998-99 dhe njeriu i parë në historinë tonë, i cili për nder të çlrimit të
Kosovës u nisë në këmbë më 24 mars 2012 duke kaluar mbi
Mrekullueshëm
kënduan Adelina Ushaku- Hashani, pianiste, Dritan Gashi me kitarë si dhe shkelqyeshëm recitoi Neki Lulaj, antar i
kryesisë të LSHKASH-së.
Disa nga
emrat e pjesëmarrësve verpimtarë e intelektualë, të cilët me pjesëmarrjen e
tyre e nderuan këtë organizim, i cili filloi e përfundoi në një atmosferë të hareshme.
Ishin
këta: Gjelosh Gjoka, akademik, Suzana e Donika Gërvalla, Idriz Zeqiraj, Seveme
Fetiqi, Luz Thaqi, Tefik Ramadani, Naser Hoxha, Qazim Bajgoraliu, Lekë Preçi,
Halil Rrustemaj, Zef Prenka, Skënder Alimehaj, Elez Berisha, Osman Ferizi, Dan
Gashi, Lon Karrica, Alush Zeqiraj, Avdullah Pireva, Fatbardh Veseli, Ahmet
Konjusha e shumë të tjerë që nuk po më kujtohen për momentin, dhe të tjerë që
nuk ua di emrat.
Duke
menduar se dikush tjetër nga shumë pena
të njohura pjesëmarrës në këtë promovim do të shkruajnë më gjërsisht, prita kaq
gjatë dhe nuk arrita të lexoj se dikush ka bërë ndonjë shkrim, tek ndonjë
gazetë, përpos z. Zef Prenga, drejtues i
Revistës elektronike “Rrezore.com”, të cilin e falënderojmë për kujdesjen dhe
shkrim -reportazhin e bukur që ka bërë ai tek portali Rrezore, edhepse kemi
pritur se do të shkruajnë edhe shumë të tjerë, për akademikun tonë të
respektuar Mark Krasniqi, meqë në këtë promovim kishte shumë pjesëmarrës,
gjuhëtarë, gazetarë e publicistë të njohur në opinionin tonë.
Fjalë
popullore: “Aty ku thonë se ka dredhëza shumë, merre krojshën e vogël.”
Pse them
se kemi pritur që do të shkruajnë edhe të tjerë? - Sepse për Markun ka shumë
çka të shkruhet e flitët. M.Krasnqi ka botuar 11 vepra e, siç e tha njëri nga
organizatorët, ka edhe një vepër të pa botuar të bronzit, e cila lexohet për
çdo ditë, nga dhjetra mijëra qytetarë, duke aluduar në Përmendoren e
Skënderbeut, të cilën nga Tirana në Prishtinë, me inciativën e të madhit Mark
Krasniqi, me mjetet e saja materiale e solli ish qeveria në ekzil e Bujar
Bukoshit.
Si dukej
M. Krasnqi në moshen gati 93 vjeçare? -Vital, pa syze, pa shkop, nga karrika
ngritej në këmbë pa u mbajur fare, diskutonte si ndonjë i ri, i qetë pa u
hamendur, pa emocione, përgjigjej në pyetjet që i shtrohëshin sikur të lexonte,
pa harruar të kaluarën dhe të sotmen, pra akademik Marku ende kishte memorjen e
fortë.
Mark
Krasniqi gjatë gjithë jetës së Tij ka punuar guximshëm për çështjen tonë
kombëtare, pa iu trembur syri asnjëherë nga pushtuesit sllavë.
Ka përjetuar
tmerre të shumta që pa drejtësishtë i janë bërë popullit tonë, në kohën e
Jugosllavisë të kral Nikollës, gjatë bashkimit të Shqipërisë etnike 1940-1945,
të Jugosllavisë titoiste dhe tash në luftën e fundit 1998-1999. Profesor Marku
gjithmonë faqebardhë, duke punuar e shërbyer si një ushtar i devotshëm i
çështjes tonë kombëtare. Edhe sot M.Krasnqi, pavarësisht moshës, vepron dhe
punon për të mirën e popullit dhe vendit tonë.
Ka diçka,
për mendimin tim, por, besoj edhe për shumë të tjerë, nuk ishte në rregull, mos
shtruarja e pyetjeve drejtpërsëdrejti nga pjesëmarrësit dhe përpjekja për
moslejimin e pjesëmarrësve, të cilët dëshironin të dilnin në binë dhe të bënin
fotografi me M. Krasniqin, për të cilin
kishin udhëtuar me qindra kilometra, nuk ishte në rregull. Megjthatë nga
dëshira e madhe për t'u fotografuar, veprimtarët thyen censurën, dolën në binë
dhe bënë fotografi me profesor Markun. Dikush nga organizatorët tha se janë 20
pyetje me shkrim, të cilat dëshirojmë t'i lexojmë dhe presim përgjigje nga
akademik Krasniqi. Me të drejtë konsulli Astrit Zemaj, tha se nga ato 20 pyetje
zgjidhni 10-të, sepse 20 janë shumë. Sigurisht Astriti ka pasur parasysh edhe
moshën e Profesorit, që mos ta lodhim shumë me pyetje... Nga këto 10 pyetje u
lexua vetëm emri i një personi, çka do të thotë dhe vërehej se pytjet ishin
nxjerr nga libri në fjalë dhe këto pyetje të gjithë ne kishim mundësi t'i
lexonim më vonë në libër dhe t'i komentonim ngeshëm.
Pyetjet e
bëra nga masa do të kishin qenë më me vlerë dhe interesante....
Këto dy
vërjetje të vogla që përmenda jo për ndonjë kritikë, por më shumë të nxjerrim
si mësim për herave tjera, sepse sistemi i së kaluarës, si model i pasukseshëm,
duhet harruar.
Një tubim
të cilin e drejtonte Hafiz Gagica, kryetar i degës së LDK-se, më 1996, që u mbajt në "Altes Feuerwerhaus
Süd" Möringer str. 56 në Suttgart, ku merrte pjesë akademik Mark Krasniqi
me një delegacion të PDSHK-së. Unë, artikullshkruesi i këtyre reshtave, i bëra
pyetje me shkrim se kur do t’i vie fundi
rezistenës paqësore? Ai m’u përgjigj: “Kur macës t’ ia mbyllësh dyert e
dritaret dhe e ndjek atë nëpër dhomë,
kur ajo nuk ka ku të ikë më, do të kthehet dhe do të sulmojë në fytyrë, sepse
nuk ka rrugëdalje tjetër. Kështu edhe ne kur të na mbyllën të gjitha dyert e
dritaret, do të mbrohemi....”
Kopertina
e librit
Drejtuesit
e organizimit
Një pamje
nga pjesëmarrësit e akrivitetit
Një pamje
tjetër
Nga e
majta: bashkëshortja e Maxhun Smajlit, Suzana Gërvalla, Idriz Zeqiraj, Xhafer
Leci,Tefik Ramadani dhe Donika Gërvalla