| E hene, 03.06.2013, 07:05 PM |
NË VRAP TË HESHTUR TË DËSHIRËS
NGA QAZIM SHEHU
Në vrap
të heshtur të dëshirës,
Ti rri si
gonxhe,
Shpërthen
fletët prej së mirës
Joshëse.
Rri dhe
rrinë pranë teje
Dhjetra
lakmitarë bezdisës
Si ca re
të murrme pranë diellit,
Kur retë
i afrohen tinëz.
Por në
vrap të heshtur të dëshirës
Kaq e
beftë si një rreze,
Ia çan
fytyrën errësirës
Si një
thikë çan një beze.
Dhe ik e
ik e diku ndal
Në vrap
të heshtur të dëshirës,
Askush
s`të afrohet se ai vrap,
I ikën
lakmimit bezdisës…
ZBULIMI
U zbulua
gjithçka e s`mbeti gjë pa zbuluar,
Vetëm
zemra ca shenja nuk i shfaqi kurrë,
Si toka
që nuk shfaq ç`ka grumbulluar
Diamante
e perla , në thellësi qëkur.
Kërko e
vritu për diamantet e saj
Kërko
thellësive me sondë danteske,
Dhe ja ku
shpërthejnë fontanat e naftës,
Dhe
pastaj luftrat që nisin plot ethe.
Veç
shenjat e zemrës mbeten përherë,
Gjithnjë
të pazbuluara, mister, tmerr,
Miliona
sonda vështrimesh në erë,
Digjen në
koracën e saj të butë,
Në
delirin plot vrer…
SHËN NAUM
Në kodër,
manastiri,
Sikur ka
dalë nga liqeni,
Një
kurorë prej floriri.
Shën
Naum,
Ata të
shitën,
Të lanë
matanë,
Gjer këtu
zogjtë krakëritën,
Pastaj
hijen e përgjakur
Në liqen
lanë.
Aq i
fajshëm ndihem,
Shën Naum
Sa më
duket se firmën
Për ty,
E hodha
unë…
YJET PIKËLLOHEN HESHTUR
Yjet
pikëllohen fshehtas,
Si gratë
s`e tregojnë pikëllimin,
Drita e
tyre bie mbi detra
Për
thellësitë digjet.
Digju e
pikëllohu gjithnjë,
Pikëllohu
e mbarohu nga pak,
Me ta,
kjo botë dritën lë,
Errësira
i afrohet në prag.
Si gratë
që janë lodhur nga mirësitë,
Forcë nuk
kanë më të jepen,
Duke u
ngjarë yjeve plot dritë
Që duke
ndriçuar djegin veten?....
VIJA
Një vijë
e zakonshme e gjirit,
Është një
vijë fati,
Një rreze
përcëllimtare dielli,
Në
fytyrën e të burgosurit,
Me
mungesë shtrati.
Një vijë
e mundur, kufi i thyer,
Dhe e
pamundur si një kufi,
Nëse do
mundesh për ta kapërcyer,
Bie në
klon, korent të zi…