| E hene, 03.06.2013, 05:11 PM |
 Rrustem
Geci
Rrustem
Geci
K R E M T
I M I
Art  është 
qyteti   me   libra
koha  në  
të  cilën  krijojmë
është
lumi, duna e bërë nga
erërat,
dhe puthja  në  diell
Art
është  universi  njerëzor
dehja  vetëm 
me  një  njeri
hijeshia
e armatosur thjesht
dhe koha
e lënë për dashuri
Art është
gruaja  shtatzënë
princi  i  
reve  të  plagosura
zbritja  poshtë 
territ sublim
dhe
njohja  në terrin sublim
Art është
qeshja e fëmijëve
hija e
panjohshme e  fjalës
udhët  që  
ndjekin  krijimin
pjesa e
ëndrrës  në  ëndërr