| E diele, 02.06.2013, 11:35 AM |
Në organizim të SHSHAKSH “ Papa Klementi XI Albani” në Landskronë të Suedisë u mbajt sesioni shkencor “ Thesari kombëtar e krijues i mërgates shqiptare”
Mërgata la jo vetëm gjurmë, por edhe vepra kolosale
*Pa kontributin dhe sakrificën e mërgatës nuk do të kishim pavarësinë e Kosovës, tha Prof. Dr Shefkije Islami, albanologe. – Në këtë tubim mori pjesë edhe ambasadori shqiptar Ruhi Hado, kryetari i komunës së Landskronës, Torkild Strandberg si dhe kryetarët e shoqatave të shkrimtarëve nga Gjermania, Zvicra dhe vendet tjera skandinave. – Në fillim të qershorit botohet libri i dytë kushtuar aktiviteteve të veprimtarëve në dobi të çështjes kombëtare
Nga Xhavit ÇITAKU
Landskronë, 26 maj- Shoqata e shkrimtarëve,
krijuesve dhe artistëve shqiptar “ Papa Klementi XI Albani” në Suedi ka me çka
të mburret, në rend të parë, për shkak të aktivitetit të vrullshëm që është
duke bërë në hedhjen në dritë të tërë asaj pune të madhe që ka zhvilluar
komuniteti shqiptar në këtë vend skandinav në dobi të çështjes kombëtare,
aktivitete këto të cilat janë botuar në librin “ Thesari kombëtar
“ Thesari kombëtar e krijues i mërgatës shqiptare”,
që u mbajt sot në Landskronë në organizim të këtij asosacioni në kuadër të 600
vjetorit të formimit të këtij qyteti bregdetar. Ai më tej theksoi se deri me
tash anëtarët e kësaj shoqate kanë botuar 134 vepra, 20 prej të cilave janë
përkthyer në pesë gjuhë të huaja si në gjuhën suedeze, angleze, rumune dhe
sllave. Edhe krijuesit e artit kanë punuar mbi 1550 piktura, skulptura, grafikë
dhe vizatime tjera që janë vlerësuar me notë të lartë nga kritikët dhe nga
opinioni i këtushëm.
“Xhelozi” pozitive se kush bënë më shumë në interes
të vendit
Isuf Bajraktari, kryetar i Këshillit organizativ, pasi prezentoi një historik mjaft interesant të 600 vjetorit të themelimit të qytetit të Landskronës, në Kumtesën e tij u përqendrua rreth aktivitetit të mërgatës shqiptare në këtë mjedis, i cili daton nga viti 1985, sidomos në sensibilizimin e çështjes së rëndë të shqiptarëve nën okupimin serb, grumbullimin e mjeteve materiale për të mbajtur gjallë mësimin shqip në Kosovë, për të ndihmuar familjet e varfëra, radio televizionin e Prishtinës, minatorët, sindikatat, shëndetësinë dhe kudo tjetër që e kërkonte nevoja. Punë e madhe është bërë edhe në organizimin e mësimit të gjuhës amtare, proces ky mjaft i dobishëm që e mundëson shteti suedez, tha ndër të tjera ai. Ndërkaq, në kumtesën e tij “ Arti i paraprinë Politikës” Hasan Qyqalla, kryetar i Shoqatës së shkrimtarëve në Gjermani tha: Duhet t’ia vëmë vetës detyrimin fisnik të organizohemi rreth një bërthame kaq kuptimplote, siç është arti ( qoftë ai muzikor, letrar, pamor apo i shkruar) që identifikohet ndryshe si, “ magji”, krijuese shpirtërore. Kushtimisht krijohet logjika se qëllimi është krijimi i veprave në një kontest më të gjërë i veprave artistike dhe qarkullimi i tyre në një kontekst më të gjërë socio- kulturor. E këtu në mërgim përmes kësaj fushe të larmishme duhet të identifikohemi si komb, si nacionalitet në mjediset e shteteve ku migrantet aktualisht punojnë e veprojnë. Duke folur rreth vendit ku ai jeton aktualisht , pra në Gjermani Qyqalla theksoi: Migrimi i paraendasëve tanë këtu la padyshim jo vetëm gjurmë, por edhe vepra kolosale, hapen shtigje duke sfiduar vështirësitë e rreziqeve të kohës së keqe të monizmit, përkatësisht regjimit jugosllav. I tillë ishte edhe fati i Martin Camajt, që u detyrua të braktisë vendin, por i cili arriti të hap Katedrën e gjuhës shqipe në Mynhen. S’do harruar edhe migracionin e viteve të 70’ta me karakter socio- ekonomik, për të prekur periudhën e trysnisë, dhunës e terrorit serbo- sllav ndaj intelektualëve. Ndër të tillët ishte intelektuali, poeti, krijuesi i letërsisë shqipe në Kosovë Jusuf Gërvalla. Gjurmët dhe frymën e Jusufit e gjetëm edhe në emigrantët e rinjë që i përkasin periudhës pas riokupimit nga regjimi serb. Pavarësisht strukturës sociale e shkallës përgatitore, filluan organizimet e para të emigracionit tonë, që nga shoqatat kulturore, klubet shqiptare, shoqatat humanitare e sportive, shkolla shqipe, nxjerrja e fletushkave, revistave e gazetave në gjuhën shqipe dhe forma ideologjike, qeveritare ( nisë nga qeveria në ekzil e trepërqindshit, Fondi “ Vendlindja thërret”, familja ndihmon familjen etj). Me një fjalë, çdo individ apo bashkësi organizative shqiptare, paralel integrimit socio- institucional,si detyrë parësore, sikur i shtruam vetës në formë të një “ xhelozie” pozitive, me gjithë mekanizmat e mundshëm, se kush bën më shumë në interes të vendit, duke modifikuar e kristalizuar edhe kërkesat e qëllimet e përbashkëta. Prandaj kam të drejt të konkludoj se ishim ne mërgimtarët bashkarisht, kompakt në veprime, ata që ekspozuam me dëshmi e fakte, qemë ne ata që sensibilizuam opinionin mbarë gjerman, me lajmet, shkrimet, afishet, fotografitë, qemë ne ata që botës ia plasuam të vërtetën dhe riroberimin e dhunshëm e të egër nga barbarët serb me vrasjet, torturat, burgosjet, rrahjet, izolimet pa dallim në moshë e gjini. Kështu arritëm të ndryshojm opinionet opinionet e palës gjermane ( kur dihet miqësia e ngusht me ish- Jugosllavinë) pa harruar se Kanunini, Besë e Flamur kishin doktrinën e politikës rugoviane. Prandaj, drejtësisht them se shteti gjerman, paralelisht me vallëzimet e zhvillimeve të fundit, karshi mërgimtarëve, e njohu shtetin e Kosovës. Pra, mërgata shqiptare i fali shumë shtetit gjerman, sepse mërgata ishte dhe është pjesë e shtetit ku jetojmë dhe veprojmë, ndërkaq sot diplomatëve tanë në Republikën e Kosovës u mbetet të bëjnë detyrat e tyre ashtu si e kërkon Kushtetuta, gjithnjë sipas modelit perendimor.
Dojeni atdheun sae duan mërgimtarët
Besnik Camaj, kryetar i shoqatës së shkrimtarëve të Zvicrës u përqendrua rreth mergatës shqiptare në këtë vend dhe krijimit të një miqësie në shkallë të dëshiruar shqiptaro- zvicerane duke theksuar: Rreth viteve të 90’ta pa dashjen tonë migruam në Zvicër, vend ky që kishte një sistem krejt ndryshe nga ai që kishim jetuar më parë. Këtë gjë e vërejtem që në fillim kur zviceranët i hapën dyert e interesimit tonë, na gjetën punë dhe me lehtësi filloi integrimi në të gjitha fushat e punës dhe të jetës. Këtë përkrahje dhe mbështetje të fuqishme nuk do ta harrojmë kurrë. Pjesën më të madhe të jetës ia falem këtij vendi, por kjo u shpagua ngaqë patëm mundësi që ta ndihmojmë popullin tonë të përvuajtur në Kosovë si dhe luftën çlirimtare. Me punë të ndershme dhe sjellje korrekte kemi arritur të krijojmë një miqësi të thellë me popullin zviceran që është shëmbull i mirë edhe për komunitetin shqiptar të vendeve të tjera europiane se si duhet të punohet në këtë drejtim. Aktiviteti i disa intelektualëve ka filluar të bëhet i ndieshem edhe në sferën e krijimtarisë dhe shi për këtë në këtë vend është themeluar edhe Shoqata e krijuesve shqiptar, tha ndër të tjera. Sali Zogiani, anëtar i SHSHKASH “ Papa Klementi XI Albani”në Suedi, u paraqit me temën “ Anegdota- Margaritar i trashegimisë shpirtërore, që të lidhë dhe ta shuan mallin për atdhe”.
Me këtë rast ai tha: Mërgimtaret tanë më nuk janë
sharrexhinjë e dikurshem siç përshkruante këtë kategori Esat Mekuli në poezitë
e tij, por janë intelektual e veprimtarë në shumë fusha si gazetarë,
shkrimtarë, piktorë, artistë e sportistë të dalluar. Të tillë e të frytshem
jetojnë e punojnë sot edhe në njerin nga djepët e demokracisë, përkatësisht në
Suedinë e largët. Në këtë vend të qytetëruar komuniteti shqiptar gjeti strehim,
mikëpritje respekt e tolerancë. Duke patur parasysh këtë përkrahje nga shteti
suedez u bë e mundshme që të hapen shkolla shqipe, të formoheshin shoqata e
shoqëri dhe të zhvilloheshin aktivitete të shumta kulturore. Për të gjitha këto
të mira që i gëzoi mërgata e këtushme, kjo i është mirënjohëse këtij vendi dhe
e falenderon edhe për ndihmën që i ka bërë e po i bënë Kosovës. Mërgimtarët
tanë kur shkuan në dhe të huaj, siç duket muarën me vete një pjesë të
trashigimisë kulturore e shpirtërore- anegdotat, e ato sikur ua shuajnë mallin
për atdhe. Një mërgimtar nga Amerika me pati thënë: “Edhe pse jetoj në këtë
vend të largët që 25 vjet asnjëherë nuk shoh ëndrra në Amerikë, por vetëm në
Kosovë” . Me qëllim të ruajtjes së gjuhës dhe traditës sonë të pasur, në
mungesë të përkrahjes institucionale nga shteti i Kosovës, intelektualët
mërgimtar formuan edhe Shoqatën e Shkrimtarëve dhe artistëve shqiptar “ Papa
Klementi XI Albani” , e cila veprimtarinë e ka shtrirë në shumë fusha të punës
dhe jetës shoqërore siç janë arsimi, kultura, shkenca. Duke kultivuar këtë
trashigimi kulturore, materiale dhe shpirtërore, kjo është një thesar i çmuar
pa të cilin nuk mund të shkruhet historia, prandaj është e domosdoshme që ky
thesar të ngritet në piedestal, tha Sali Zogiani.
Do theksuar se në hyrje të librit “ Anegdota
Mërgata jonë ishte dhe
mbeti pjesa më atdhetare e kombit
Prof. Dr. Shefkije Islami, Këshilltare në Institutin Albanologjik dhe
mësimdhënëse në Fakultetin e Edukimit, u paraqitë me temën “ Kosova, Suedia dhe
shqiptarët e Suedisë”. Kjo kumtesë zgjoi një interesim nga të pranishmit ngaqë
ishte aq e prekshme sikur të kishte përjetuar vet këtë plagë të rëndë
mërgimtare dhe të ishte pjesë e gjithë atyre aktiviteteve të zhvilluara nga
komuniteti shqiptar. Në të vërtetë, ajo pos tjerash tha: Pavarësia e Kosovës
nuk ashtu një e arritur e rastit, as nuk është vepër e thjeshtë e realizuar
prej atyre që jetojnë në Kosovë apo vepër vetëm e faktorit ndërkombëtar. Jo,
nuk është kështu sepse çështja është shumë më e përbërë, shumë më e kuptimshme
dhe shumë më e vështirë. Pavarësinë e një shteti, pavarësinë e një kombi, në të
vërtetë dokumentin që përbën aktin juridik për këtë pavarësi, e nënshkruajnë
një grup njerëzish, pa dyshim të meritueshëm, përfaqësues të atij populli a
kombi, por ajo është gjithmonë, kurdo e kudo, vepër e përgatitur gjatë, shpesh
me treguesin e shekujve, dhe brenda saj ka përpjekjen, sakrificën, vuajtjen,
luftën, dijen, pasurinë, mbi të gjitha gjakun e atyre, që mbi çdo gjë kanë
atdheun. Këto sakrifica, përpjekje, vuajtje, luftëra, dije, pasuri, jetë nuk
janë vetëm të atyre që kanë fatin të jetojnë brenda kufijve tokësor të një
populli, por janë të të gjithë atyre kudo qofshin ata. Fati i shqiptarëve ka
qenë i tillë që këto përpjekje e sakrifica të kenë amën sidomos në mërgatën e saj
që shtrihet edhe përtej kufijve të Evropës dhe përtej deteve e oqeaneve.
Mërgatës shqiptare kudo jeton ajo, edhe juve, të
nderuar bashkëkombës, që jetoni këtu në Suedinë e largët, por në Suedinë mike,
u ka rënë hise që për këtë pavarësi, ta tregoni përkushtimin, përpjekjen e
gatishmërinë tuaj, ta derdhni djersën e mundin tuaj, por edhe të bëni
sakrificën, ta bëni luftën për Kosovën. E mira e së mirës është se këto
përpjekje e këto sakrifica nuk shkuan kot dhe sot Kosova mban emrin e shtetit
më të ri të Evropës. Por, a ka qenë e lehtë kjo për ju, dhe për të tjerët si
ju? Pa
dyshim jo.
Ju
e dini më mirë se kushdo tjetër se ardhja juaj këtu ka qenë nga halli, nga
halli politik e nga halli ekonomik. Dhe këtë hall, jua ka zbutur shumë Suedia
mikpritëse me strehimin tuaj, me përkujdesjen e saj morale, sociale,
humanitare. Ajo që keni bërë ju fillimisht ka qenë përpjekja për të
sensibilizuar mikpritësit tuaj, ata që i kishit fillimisht më së afërmi. Ju ia
bëtë me dije popullit suedez hallin tuaj, hallin e njerëzve tuaj dhe hallin e
Kosovës. Ky ka qenë kontributi juaj tepër i rëndësishëm, ose mund ta themi
vendimtar, që sensibilizimi i çështjes së Kosovës të ngrihet shkallë shkallë
deri në nivelin e institucioneve shtetërore suedeze. Më tej organizimi juaj për
të sensibilizuar mendjen e forcën e Suedisë u zhvillua edhe përmes kontakteve
me personalitete të politikës suedeze, me organizimin dhe me pjesëmarrjen në
protesta e demonstrata, brenda e jashtë shtetit ku jetoni, kundër dhunës e
shtypjes serbe. Por nuk është vetëm kjo. Ju keni bërë edhe shumë më shumë për
pavarësinë e Kosovës. Çdo projekt i rëndësishëm dhe serioz sikur mund të quhet
edhe projekti për pavarësinë e Kosovës, sado i përkrahur moralisht, sado i
dëshiruar shpirtërisht e mendërisht, pa përkrahjen financiare, pa përkrahjen
materiale dhe pa përkrahjen fizike-njerëzore, do të mund të dështonte. Projekti
ynë për pavarësinë e Kosovës nuk ka dështuar sepse ju keni bërë të pamundurën
që edhe nga ky aspekt ai të marrë udhën e realizimit të tij. E them me plot sinqeritet
pa ju nuk do ta kishim pavarësinë e Kosovës.
Një
shtet me vlera të mëdha demokratike siç është Suedia, i ka ndihmuar popullit
shqiptar që jeton këtu që të sendërtojë çdo projekt të tij serioz – edhe
projektet që lidhen me arsimimin dhe me edukimin në gjuhën amtare, edhe
projektet me karakter kulturor, deri edhe të ato që lidhen me pjesëmarrjen
aktive të shqiptarëve në jetën shoqërore, ekonomike e kulturore suedeze.
Ka shumë vërtetësi në thënien: mërgata jonë ishte dhe
mbeti pjesa më atdhetare e kombit, sepse ajo ka krye
me dinjitet detyrën e misionin e saj në kohën më të duhur për kombin, sepse
përkushtimi i saj për atdheun, në kohë paqe e në kohë lufte i kalon kufijtë e
një detyre morale e shpirtërore. Të mësuar e të edukuar në frymën e pararendësve
përgjatë dy shekujve se atdheu duhet te ndihmohet pa kushte dhe pavarësisht ku,
përmes organizimit kolektiv e individual, përmes shoqatash e lidhjesh, me
kontributet intelektuale, materiale, financiare dhe fizike, ju treguat
ndjeshmërinë e duhur në çastin e duhur. Ju e keni bërë punën tuaj, për çka
duhet të ndiheni shumë krenarë. Por, krenarë duhet të ndiheni edhe për punën që
bëni sot, në kushte krejtësisht të reja. Ju sot nuk shikoheni vetëm si
potencial ekonomik, por edhe si potencial politik dhe intelektual. Veprimtaria
juaj në të mirë të gjuhës e të shkollës shqipe, në të mirë të përgatitjes së
brezit të ri, të fëmijëve tanë, përmes aktiviteteve të shumta njohëse,
edukuese, letrare, muzikore, sportive, ka jehonën edhe në Kosovë. Me
këtë që keni bërë dhe që po bëni, Ju jeni bërë pjesë e një historie të
lavdishme, të historisë së shtetit të Kosovës e me këtë edhe e historisë së re
të shqiptarëve dhe e së ardhmes së tyre në proceset integruese kombëtare e
ndërkombëtare që na presin, tha në fund të kumtesës Shefkije Islami.
Në kumtesën e Qibrije
Hoxhës një vështrim i posaçëm iu dha aktivitetit të asosacioneve të
organizuara shqiptare në Suedi, kryetare e të cilave ishte për disa vjet, në
veçanti të alarmimit të organeve dhe qeverisë suedeze për tmerrin që po ndodhte
në Kosovë, të cilin në heshtje po e përkrahte edhe Bashkësia Ndërkombëtare. Në
këtë kumtesë ajo ja bëri një analizë një letre përmbajtësore dërguar Ministres
së atëhershme të Punëve të Jashtme të Suedisë, Lena Hjelm Wallen, në të cilën
shprehej indinjatë e thellë për njohjen që ky shtet ia kishte bërë krijesës së
re të krijuar pas shkatërrimit të ish- Jugosllavisë, pra Serbisë dhe Malit të
Zi, në kuadër të së cilës do të mbetej pa të drejtë edhe Kosova, duke tërhequr
në të njëjtën kohë vërejtjen së përkundër përcaktimit të popullit të Kosovës
për zgjidhje paqësore të problemit të tyre shekullor, edhe durimi i njërëzve
paqësor në atë nënqiell ka një kufi, që u argumentua me vonë edhe me luftën
çlirimtare, tha ndër të tjera kjo veprimtare e dalluar.
Muhamet
Luma,
anëtar i Kryesisë së Shoqatës së Shkrimtarëve në Gjermani që, u paraqit me
kumtesën ” Shpirti i një kombi është gjuha që flet”, me anë të së cilës vuri në
dukje një varg argumentesh autentike të shkencëtarëve- albanolgëve të njohur
për lashtësinë e gjuhës dhe popullit shqiptar, gjë të cilën e bënë edhe
gjuhëtar vendas e të huaj jo vetëm në studimin e trashigimisë kulturore, por
edhe në shumë aspekte të gjuhës shqipe si në Gjermani, Itali, Zvicër, për të
përmendur edhe albanologun e shquar suedez Ulmar Qvick. Në saje të tyre, tha ai
më tej, sot numërohen me qindra e mijëra vepra të përkthyera edhe në gjuhë
europiane. Ndërkaq, shoqatat simotra në perendim përmes artit po përpiqen të
shpalosin vlerat më të ndritshme si dhe të ruajnë gjuhën e shenjtë shqipe, që
janë shtigjet më fisnike me vlerë të pakontestueshme.
Duke marrë fjalën ambasadori shqiptar Ruhi Hado tha ndër të tjera
se vlerëson shumë punën e Shoqatës së Shkrimtarëve, krijuesve dhe artistëve
Shqiptar ” Papa Klementi XI Albani”, aktivitetin e jashtëzakonshëm të
komunitetit shqiptar që zhvilloi për pavarësinë e Kosovës, kultivimin e
traditën shqiptare dhe mësimin e gjuhës amtare, që po ndikon pozitivisht në që
fëmijët të mos shkojnë drejt asimilimit, por të integrimit në shoqërinë suedeze.
Më pas ai shtoi se roli i mërgatës ka qenë i padiskutueshëm e fundamental i
historisë son të lavdishmde, që mori barrën e organizimit dhe veprimeve
konkrete për pavarësinë e Kosovës, për të ndryshuar atë situatë të rëndë, për
të fituar lirinë që sot po e gëzon. Komuniteti shqiptar në Suedi ka një vend
nderi aq më parë kur dihet se në raport me numrin e mërgimtarëve në shtetet
tjera kontributi i tyre ishte i jashtëzakonshëm. Ambasadori shqiptar foli edhe
rreth punës që zhvillon kjo përfaqësi diplomatike dhe për një bashkëpunim të
frytshëm që kam e të gjitha shoqatat dhe format tjera të organizuara shqiptare
që veprojnë në këtë shtet skandinav.
Torkild Strandberg, kryetar i komunës së Landskronës, pasi foli
rreth formimit e zhvillimit të kësaj qendre komunale tash e 600 vjet më parë,
përmendi edhe faktin së këtu jetojnë dhjetra nacionalitete nga mbarë rruzulli
tokësor dhe se ato në masë të madh janë integruar sukseshëm në shoqërinë
suedeze. Veçmas fjalë miradije tha për komunitetin shqiptar, me të cilin komuna
kap pasur dhe ka një bashkëpunim shumë të mirë. Po të mos ishte kështu atëherë
edhe unë si njeriu i parë i komunës nuk do të isha prezent këtu në këtë
aktivitet tuajin sikundër edhe përfaqësuesit e partive tjera. Të pranishmit i
përshëndeti edhe Niklas Karlsson, nga Këshilli Komunal i Partisë
Socialdemokrate, të cilëve iu dëshirojë mirëseardhje në këtë qytet të lasht dhe
i ftoj që të marrin pjesë në manifestimet kulturore e sportive të organizuara
me rastin e 600 vjetorit të themelimit të kësaj qendre të rëndësishme në
rrethin e Skonës.
Në vazhdim të
sesionit shkencor me kumtesat e tyre u paraqitën edhe Zymber Çupeva, Osman
Ahmetxhekaj, Bedri Paci, Bahtir Latifi, Rrahman Rrahmani, Idriz
Gashi Miftar Havolli Zrafete Kryeziu- Manaj përfaqësues të grupeve
punuese që kishin grumbulluar e përgatitur materialin lidhur me veprimtarinë e
pasur e me përmbajtje që është zhvilluar në Suedi nga veprimtarë dhe nga
komuniteti shqiptar në përgjithësi në dobi të çështjes kombëtare. I gjithë ky
material do të botohet në librin e dytë ” Thesari kombëtar
Në këtë tubim u
shfaq një pjesë teatrale kushtuar figurës dhe presonalitetit kombëtar të Dr.
Ibrahim Rugovës, ndërkaq punimet e tyre poetike i lexuen Nuha Zullufi,
Lebibe Zogiani, Remzi Basha dhe Idriz Gashi.