| E diele, 02.06.2013, 12:17 PM |
KOMBI
SHQIPTAR PËRULET
Shkruan: Avdi Ibrahimi
Tashmë
jemi në 14 vjetorin e betejave të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,
ku brigada 128 e Zonës Operative të Pashtrikut më 22 maj 1999, me urdhër të SHP
të UÇK’së, në kuadër të operacionit "SHIGJETA", në Gorozhup të Hasit
theu kufirin shqiptaro - shqiptar duke sulmuar forcat pushtuese serbo-malazeze,
brigada 128 si pjesë e këtij operacioni, ia doli me sukses, që pas një lufte
heroike ta thyej përfundimisht kufirin dhe okupatorit serb t’i shkaktoj dëme të
konsiderueshme në njerëz e teknikë ushtarake. Në këto beteja të një pas njëshme
kanë rënë heroikisht 15 luftëtarë të kësaj brigade tani dëshmorë të
kombit:
1. Bafti Nexhip Haxhiu, u lind më 11. 06. 1955 në fshatin Skifter të Vitisë, ra
dëshmor më 26. 05. 1999 në Gorozhup.
2. Flurim Rrahman Rushiti, u lind më 02. 04. 1979 në fshatin Kapit të
Medvegjës, ra dëshmor më 26. 05. 1999 në Gorozhup.
3. Salih Halim Zenuni, u lind më 26. 08. 1979 në fshatin Lubizhd të Vitisë, ra
dëshmor më 26. 05. 1999 në Gorozhup.
4. Astrit Hekuran Suli, u lind më 15. 04. 1976 në Kuqovë të Beratit, ra dëshmor
më 27. 05. 1999 në Gorozhup.
5. Alirizan Selman Selmani, u lind më 05. 11. 1973 në Tetovë, ra dëshmor më 27.
05. 1999 në Gorozhup.
6. Beran Muhamet Gashi, u lind më 12. 02. 1974 në Prizren, ra dëshmor më 31.
05. 1999 në Gorozhup.
7. Ejup Tafil Kosumi, u lind më 09. 03. 1977 në fshatin Stanofc i Epërm të
Vushtrrisë, ra dëshmor më 31. 05. 1999 në Gorozhup.
8. Gani Hamdi Saramati, u lind më 04. 01. 1968 në fshatin Petrovë të Prizrenit,
ra dëshmor më 31. 05. 1999 në Gorozhup.
9. Safet Zeqir Peci, u lind më 13. 06. 1974 në Mitrovic, ra dëshmor më 31. 05.
1999 në Gorozhup.
10. Sali Islam Saramati, u lind më 03. 04. 1963 në Dobrusht të Prizrenit, u
plagos rëndë më 31. 05. 1999 në Gorozhup. Ndërsa vdiq më 06. 06. 1999 në
Spitalin e Tiranës.
11. Selver Bajram Maçkaj, u lind më 04. 01. 1967 në fshatin Lybeqevë të
Prizrenit, ra dëshmor më 31. 05. 1999 në Gorozhup.
12. Shpend Sefer Berisha, u lind më 27. 06. 1959 në fshatin Volljak të Klinës,
ra dëshmor më 31. 05. 1999 në Gorozhup.
13. Xhelal Behlul Sopi, u lind më 21. 11. 1977 në Dardanë, ra dëshmor më 01.
06. 1999 në Gorozhup.
14. Abdurrahman Xhylbehar Gërdellaj, u lind më 19. 11. 1974 në fshatin Rrenc të
Sharrit, ra dëshmor më 02. 06. 1999 në Gorozhup.
15. Zejnullah Rrahim Zena, u lind më 27. 07. 1967 në fshatin Sojevë të
Ferizajt, ra dëshmor më 03. 06. 1999 në Gorozhup.
Nëpër shekuj shqiptarët ecën flakëve të luftës, pushtuesit ishin të ndryshëm,
që nga romakët e krishterë, otomanët islamik dhe bizantinët sllavo ortodoks. Dy
të parët nga kryengritjet e pareshtura shqiptare u larguan përgjithmonë nga
trojet shqiptare, por ky pushtuesi i tretë serbo - jugosllav, qëndroi gati një
shekull, dhe sundoi me egërsi të paparë gjysmën e kombit shqiptar. Shqiptarët
nuk pushuan së rezistuari në çdo kohë. Por erdhi një epokë e re për shqiptarët,
e ajo qe epoka e Ushtrisë Çlirimtare e cila u bë shkak i ndryshimeve të mëdha.
Lavdia e kësaj epoke i takoi komandantit legjendar Adem Shaban Jasharit nga Prekazi
prush i ndezur nëpër shekuj. Lavdia u takoi të gjithë të rënëve për liri e
bashkim kombëtar. Kjo luftë kërkoi dhe gjeti njerëz të jashtëzakonshëm tek ju
përgjigjën rënkimit të gjysmës së kombit shqiptar nën thundrën e okupatorit
serbo-sllav, djem e vajza më të mirë/a të kombit rrëmbyen armët dhe u rreshtuan në UÇK, për ta mbrojtur
dinjitetin e nëpërkëmbur, i thanë ndal dhunës, fyerjes, përuljes, nënshtrimit,
nën peshën e rëndë të robërisë. U ringjallën vlerat kombëtare të rilindësve
tanë.
Lufta e armatosur çlirimtare u bë me një armik që kishte arsenal armësh të
sofistikuara dhe kishte formacione të rregullta
ushtarako-policoro-paramilitare, shtatmadhoria serbe kishte në dispozicion
luftarak: Armatën e 3 serbe, dhe Korpusin special të Prishtinës, 3brigaden 15
të mekanizuar, brigadën 52 të artilerisë mikste, brigadën e lehtë 58 të
mekanizuar, brigadën e mekanizuar 102, antiblind, brigadën 243 të blinduar,
brigadën 549 të motorizuar si dhe brigadën raketore kundërajrore, njësi këto të
instaluara anembanë Kosovës. Me nisjen e bombardimeve nga ana e NATO-s, ushtria
serbe e ktheu tërë Kosovën në fushëbetejë, duke e aktivizuar operacionin
„Patkoi“ me qëllim të shkatërrimit definitiv të UÇK-së, së pari në Gjakovë,
Prizren, Ferizaj dhe në Gjilan. Dritën jeshile të këtij operacioni e dha
Millosheviçi e Stanishiçi, ndërsa komandant operacional ishte vetë shefi i
shtatmadhorisë serbe
Gjen. Dushan Samargjiç. Njësitë e angazhuara kundër pozitave të UÇK-së kishin
tanke moderne M-84, dhe oso T-55, transportues të blinduar dhe automjete të
blinduara vëzhgimi të prodhimit rus e gjermanolindor, topa huavica prej
Gjatë pranverës dhe verës së vitit 1999, Serbia kulmoi gjenocidin shumëvjeçar
mbi popullsinë shqiptare në Kosovë, duke vrarë më se 10.000 civilë të
paarmatosur dhe duke i zhvendosur prej trojeve të veta rreth 1 milion të tjerë.
Ushtria dhe policia serbe pas gjithë kësaj barbarie të pashembullt në botë, nuk
arriti ta zhdukë UÇK-në. Edhe pse formacionet tona luftarake të armatosur jo si
duhet, me armatim këmbësorie, ua nxorën gjoksin para, terroristëve serbo -
malazezë të veshur me uniforma shtetërore ushtarako-policiore, si dhe
mercenarëve rus e fundamentalistëve të pafund të ardhur nga shtete të ndryshme
ortodokse, të cilët në vitet 1998-1999 u derdhën si lukuni hienash të pangopur
për të zhdukur çdo gjë shqiptare në Kosovën e përflakur.
Prandaj sot, këtu në Gorozhup ku ju 15 dëshmorë i bëni roje atdheut, i gjithë
kombi shqiptar përulet para veprës tuaj heroike. Rënia juaj heroike në epopetë
e betejave në Gorozhup ndriçon rrugën e brezave që po rriten për të ardhmen. Ju
të përjetshmit dëshmor u lindët dhe u edukuat në gjirin e familjeve patriotike,
për atë mbi të gjitha ju e donit atdheun dhe vaditet me gjakun tuaj tokën
shqiptare. Ju ratë në altarin e lirisë, që ne të jemi të lirë. Përulemi para
jush o dëshmor të kombit. Ju jeni të gjallë në zemrat tona.
Lavdia e përjetshme u takon juve!
Lavdi!
Ndjehemi shum të nderuar që kemi marrë një letër përshëndetëse nga atdhetarët mërgimtar.Të cilët e kanë botuar në Portalin Informativ Kombëtar”Diplomacia.dk”.Po e japim për botim pa ndërhyrje,njëkohësisht i falenderojmë thellë nga zemra mërgimtarët tanë kudo ndodhen ata.
LETËR
PËRSHËNDETËSE!
Në përkujtim të 15 dëshmorëve,nga Brigada 128 e UÇK-së, të rënë heroikisht gjatë operacionit "Shigjeta" në Gorozhup dhe Pashtrik të Hasit.
Ne
mërgimtarët që jetojmë në vende të huaja: në Ballkan, Evropë, Amerikë, Kanada e
gjetiu ngjarje të tilla të epokës së ndritur të UÇK-së, i përjetojmë me ndjenja
të veçanta: mallëngjimi, dhembjeje, por edhe krenarie për popullin tonë, për
bijtë e bijat e tij më t´mirë që ranë në altarin e lirisë.
Padyshim që pa përpjekjet dhe heroizmat mbinjerëzore të atyre flakadanëve e
flakadaneve të lirisë e të ribashkimit kombëtar; Kosova dhe viset tjera
shqiptare, nuk do të merrnin frymë ca më lirshëm, padyshim që Kosova tani nuk
do të quhej Republika e Kosovës; por për turpin tonë, do të quhej “Stara
Serbia”! Prandaj, pambarimshëm, e pamëshirshëm, çizmja serbe, - gjer në ditët
tona, do të ishte hiç më pak se në fytin e shqiptarit!...
Ne, jemi të vetëdijshëm që ende nuk kemi arritur t´i plotësojmë idealet e
dëshmorëve dhe idealet tona për liri e drejtësi. Por, njëkohësisht jemi të
vetëdijshëm, që për këtë kërkohet ende punë e pandërprerë, sakrifica dhe
mundime, dhe duke i bërë këto ne do t´ia dalim me sukses t´i realizojmë
objektivat tona madhore!
Të nderuar bashkatdhetarë e bashkatdhetarë, ish-komandantë dhe ish-ushtarë,
familje të dëshmorëve! Me këtë rast ju përshëndesim
Rroftë Shqipëria!
Lavdi dëshmorëve!
Më 27 Maj 2o13
Të nënshkruarit e kësaj letre përshëndetëse janë:
Xhemil Zeqiri, ish-i persekutuar politik, Danimarkë
Ramadan Pllana, ish-i burgosur politik, Zvicër,
Sylejman Qyqalla, Gjermani-ish i burgosur politik, Gjermani,
Reshat Badallaj,ish i burgosur politik, Gjermani,
Xhemajl Rudi, Zvicër,
Fadil Shyti, ish-i burgosur politik, Suedi,
Beqir Elshani, Suedi,
Enver Hyseni, Suedi,
Simbad Marinari, Itali,
Nexhmedin Hajdari, Amerikë,
Azem Musliu, ish-ushtar i UÇK-së, Kanada,
Nisret Ahmeti, Gjerrmani
Fehmi Dibrani, Gjermani,
Resa Prizreni, Zvicër.
Miq të nderuar, organizatorë të tubimit të përvjetorit të dëshmorëve të lirisë;
- këtu po ua dërgojmë disa poezi, të cilat nëse ju jepet mundësia t'i lexoni
para popullit. Nëse jo të gjitha, (për shkaqe të kohës), bile të secilit poet
mërgimtarë, ia lexoni një poezi.
Ngelim me shpresë, që nuk iu kemi rënduar më tej me programin tuaj të
lavdishëm…
Poezi e poetit, Simbad Marinari, nga Vlora, i cili është njohës fort i mirë i
gjendjes në Kosovë dhe kudo në viset shqiptare:
1. MEDITIM PËR ADEM JASHARIN
(Baladë)
Sa vështirë e paskam
"Bacë"....për ty poemën
Ti "shkrove" me pushke....
Unë "pushkë" kam ....veç penën
Vallë ç'fare mendoje...
në at' Mars plote ngricë...
a mos vallë flamurin
ngritur në Drenicë..... ?
Se ç'ma ndeze zemrën...
nuk di pse mendova...
ishe vetëm ti
apo tërë Kosova... ?
Eh... kjo kulla jote
ndërtuar me gurë....
apo nëpër mure
zemra dhe flamurë ?
Unë e di se ç’ndjeve
kur e pe të vrarë......
në fortesën tënde
dëshmorin e parë....
Ky vend i shqiponjës
s'ka dëshmor te pare..
nuk ka as te fundit....
ndaj dhe jemi gjalle !
Flake e zjarr e ndeze
dushman..bir i bushtrës !
unë jam prej Prekazi
flas me gryke të pushkës....!
Flakë do marre Kosova....
një here kemi le....
ndaj ...shporru prej meje
ti nuk ke atdhe....!
Do të shkul prej toke
shkja... - te humbte boja....!
se i mbjellim arat
me plumb e gëzhoja
Shkja .....! -o fare e keqe..
në shpirt kam lirinë,
Atë s'mund ta vrasësh
është për SHQIPËRINË!
2. …EVROPË!!! … -
I shtrëngova duart grusht...
Dhëmbët theva prej inatit
Se jam bir i kësaj toke...
Kosovar !- qe s' pret prej fatit
Nëse unë e kam flamurin..
Pse në shtize.. vure një tjetër ?
Do të thuash ....se lirinë
Ti ma fale...?- "zuskë e vjetër" ?!!
Unë ndër shekuj vrullshëm renda..
Për liri …e për flamur..
Bota hiq..se nuk e dashka..
Ata hiq....- e …ne prape vur !
Ky flamur me duket ndryshe
Nuk me duhet...jo për besë !
Pa një drite ...ç'do lule vyshket
Pa një zemër ...ç'do komb vdes !
Si se njohe kurrë shqiptarin.. ?
Moj Evropë ...që rri mbi letër !
Ne Lirinë edhe Flamurin...
Nuk e ndërrojmë...me asgjë tjetër ...!
Nëse fale një flamur...
Dhe e morën pa e parë.......
Sytë vallë ku i kishin....?
Se me gjak - ky s’është i larë... !
Ah moj kohë e padrejtësive
Si me vjen kështu maskuar
Pse ma ndan me dysh flamurin
Pse me bën të rebeluar...???
A e di ti... moj Evropë...?
Se flamurin kam Atdhe
Nëse ti më heq shqiponjën
Kot që rrojmë.... përmbi dhe...! !!!
Ndaj "te lutem"...mos godit !!!
Mos godit.... mbi gjak te rene
Padrejtësive shekullore
Pse u shto një.. më të rëndë ????
Këtë "dhuratë" unë... nuk ta dua... !!!
Është turp....turp për besë...
Unë e kam në shpirtin tim
Dhe ne zemër do të mbesë !
Ndaj dhe zemra më rreh fort
Gjakun që kalon në rremba
Nuk ma ndal dot as me plumb
Nuk ma lidh as tel me gjemba !!!
Ne shqiptarët që prej motit....
Pak i pamë lulet e fushës......
S'na la tymi i barotit...
Nuk na lanë erërat e luftës.....!
Fadil Shyti
1.
(Dëshmorëve të Shqipërisë Etnike)
…
Si uji, -përrenjve dhe ujëvarave,
Si dielli, maleve e fushave!
Si penat, shkencëtarëve,
Si armët, luftëtarëve!
Si drithërat, malësorëve!
Si çekanët e drapërinjtë,
Punëtorëve!
Ah!
Sa shumë po na mungoni!
Por, nuk po na mungojnë,
Për ju, vuajtjet, dashuritë, -kujtimet!...
Që aq shumë i meritoni!
Suedi, 23.12.2009
2. PËRJETËSI
Brenda kësaj jete,
Gjithçka pas një kohe
Tretet!...
Veç vepra madhështore,
E përjetshme mbetet!
Me shekuj jeton madhështia,
Veç, mos të mendon Kurrkushi:
Se harrohet dhe tradhtia!...
Ashtu siç jetojnë,
Ngjyrat bardh e zi:
Kurdoherë luftojnë,
Besnikëri e tradhti!...
Suedi, 16.10.1994
3. MUNDET
Mundet, uji të shterojë,
Në të gjitha detet…
Mundet, të shterojnë,
Edhe oqeanet…
Por, luftën për RIBASHKIM,
Moj, Nënë Shqipëri,
Kurrë s´ do ta ndalojnë Shqiptarët!
Suedi, 11 Mars 2009
Xhemajl Rudi
1. TI DHE UNË
(Monolog i përfytyruar i luftëtarit të lirisë)
Ti ecën anëve të bulevardit,
ashtu siç eci dhe unë.
Ti ke ndjeshmërinë e thellë të jetës,
ashtu siç e kam dhe unë.
Je temperament me vërshime nervash,
siç jam dhe unë.
Në të drejtën tënde ke energji revolte,
siç kam dhe unë.
I ndëshkuar nga fati - dhe përpiqesh ta mposhtësh
tërë jetën,
ashtu siç përpiqem unë.
Ti thur ëndrra nga palcë e thellë e shpirtit,
ashtu si dhe unë.
Je mishëruar në etërit,gruan,fëmijët dhe luftën çlirimtare
siç jam mishëruar dhe unë.
Je në mundimin e shqyerjes së pezullit,
për të dalë si fëmija nga barku i nënës në jetë të re,
në po atë mundim që jam dhe unë.
Ti mban mbi vete të njëjtin emër
që mbaj dhe unë.
Ti dhe unë kemi një zemër,
kemi dhe mbajmë gjithë jetën një emër.
2. Ju
(Dëshmorëve të UÇK-së)
Ju që shembet një shekull
e vute nen tytat e zjarrta
të lirisë
ne flamurin e fjalës
shtizë u bëtë
vertikale e kohës
Një shekull barbare
e mundet
dhe kohës i dhatë ngjyrën
e lule-gjakut
që mbiu lule-jeta
në lule-dritën e mëngjeseve
Ju shenjat e varreve
te plagëve
të gjymtyrëve
te rene ne token e blertë
të Arbërit
në lumin e dhimbjeve
në fushat e pa fund të mallit të paharrimit
si pellgje lirie
nën brigjet e lugjeve si hone kraharorit tuaj prej ushtari
te tempulli jeni aty te fanarë i kohës
Ju, Liria dhe Emblema e Shkabës
3. ATA JANË NË JETË KOSOVË
Ata flijimet i bënë ecje,
Kosovës-yje u rrinë në gji.
Ata, me ecjet,hynë në rreze,
heshtjes prej varri i bënë thyerje.
Buzët në qeshje ia kthyen Kosovës,
burim uji në to janë bërë.
Ata kanë vënë jetën në jetë Kosove,
Kosova është vënë në jetë të tyre.
Më 27 maj 2013
Fund