| E shtune, 01.06.2013, 06:58 PM |
P SH D
K
Nga Dedë Preqi
Në Partinë Shqiptare Demokristiane të Kosovës,
ndodhën shumë farkime të pa nevojshme e fraksione të natyrave të ndryeshme, si
dhe grupacione mbrenda kësaj partie, të cilat
ia humbën përspektivën e saj të shkëlqyeshme dhe e devijuan drejt një
shkatërrimi, apo zvogëlimi, duke e ndrydhur sikur limonin e fresktë.
Kjo parti
e djathtë e Kosovës, e cila ishte krah i
djathtë i LDK-së, së dikurshme të Presidentit historik Ibrahim Rugova, në periudhën e dytë të krijimit të saj, ishte
një parti e qëndrueshme politike dhe kadrovike, e cila kishte programe dhe
pikparje politike shumë të avansuara, të cilat treguan rrezulltate të
rëndësishme në periudhat më të nevojshme
të zhvillimëve dhe procesëve të
ardhmërisë së Kosovës.
Sot, kjo
parti ka arritë shkallën më të ultë të proceseve zhvëllimore, si një parti e
vogël, por shumë e rëndësishme për Kosovën dhe Institucionet e saj, e cila
kohën e fundit përjetoj një nënçmim të pa merituar, që prej vdekjes së
Presidentit Rugova, si aleat i saj dhe pas pushimit të udhëheqjes së saj nga
akademik Mark Krasniqi, ajo u ndrydhë pa
mëshirë nga shumë shkaqe, dhe për mëkëmbjen e saj duhet ti marrim parasyshë
disa qështje, të cilat e degraduan të
ardhmën e saj.
Prej
themelimit të saj kjo parti ka qenë pengesë e shumë faktorëve, e dyta, kjo parti, kohë paskohe ka rënë në duar të njerëzve pa përvoja menagjuese e politike, të
cilët nuk kanë pasur ide dhe parime pozitive për udhëheqjen e saj, mandej, për çdo vjet pas themelimit të saj e
tutje, kjo parti ka jetuar me sindromën
e intrigave dhe grindjeve mbrenda përbrenda partiake, dhe shumica e njerëzve që
kanë mundur me arritë, apo me kontribue diçka e kanë braktisë këtë parti,
ndërsa pjesa tjetër që është bashkangjitë,
vetëm për të përfituar prej saj,
dhe kohën e fundit ka mbetur vetëm sa për të bërë një emër, për ta mos
humbur identitetin e saj partiak.
Në
periudhën e fundit të 2009-tës, në qershor, u mbajtë Kuvendi i PSHDK-së, për ta
shkarkuar T.Markun, nga udhëheqja e saj,
që e kishte marrë mandatin pas akademik Mark Krasniqi, duke vazhduar ta udhëheq ushtruesi i detyrës Nikë Xheloshi,
të cilin vendim e anuloi KQZ-ja, nga arsyja se janë bërë shkelje të
rregullorës, sepse vendimi i anëtarëve të kryesisë është marrë pa Kuorum.
Në
qershor të njëjtit vit, është mbajtë Kuvendi i Jashtëzakonshëm për zgjedhjen e
kryetarit të ri, me çrast është zgjedhë Marjan Demaj, profesor në
Universitetitn e Prishtinës.
Një
Historik i vogë i PSHDK-së-
PSHDK-ja,
themelohet me 4 nëntor 1990, në Gjakovë, nga iniciatorët, Gjergj Rrapi, Umberto
Bytyqi, Lazër Krasniqi, Nikë Xheloshi e të tjerë, dhe kryetar i kryesisë u
zgjodhë Lazër Krasniqi.
-Në vitin
1991, një pjesë e vogël e anëtarëve të kësaj partie u nda dhe formohet PLK-ja.
-Në vitin
1992, mbahet një Kuvend i rregullt i
PSHDK-së, në Bellanicë.
-Nga viti
1993-2oo8, në krye të PSHDK-së, ishte akademik Mark Krasniqi.
-Në vitin
1995, krijohet Unioni Demokristian PSHDK-PSHD, e Shqipërisë.
-Në vitin
1999, ndahet një pjesë e anëtarëve të PSHDK-së,dhe formohët UD-ja, e Kosovës.
Në vitin
2007, PSHDK-ja, ndahet nga një pjesë e vogël e anëtarëve të saj, dhe
formohet PDKI-ja, në krye me Zef
Morinën, e cila edhe sot vazhdon veprimtarinë vet e pa varur, por askund e
kyqur në Institucionet e vendit dhe as pjesë përbërëse e Parlamentit të
Kosovës.
Ideja për
themelimin e PSHDK-së, ka dalë nga iniciatorët e themelimit, e cila është
përkrahë edhe nga shumë ideolog të
tjerë, të cilët kanë pasë vizion të
çartë se kjo parti nuk anon në qështjet e pa rëndësishme, por ka qëllime dhe
pikëparje politike të karakterit kombëtar, pa dallime fetare dhe qytetare, në
kahe të civilizimit kristian evropian, Parti me orientim evropian dhe programi
i saj, bazohet në ruajtjen e traditës,
identitetit të vlerave e trashëgimisë kulturore të popullit shqiptar.
Rroli i
PSHDK-së, në proceset politike
Prej
vitëve të para të themelimit të saj PSHDK-ja, si parti e djathtë dhe krah i
Partisë së Presidentit Ibrahim Rugova dhe LDK-së, ishte një subjekt politik
shumë i rëndësishëm, e cila i ndihmoj
dhe fuqizoj proceset politike dhe
ecuritë për pavarësinë e Kosovës.
Dhe nga
themelimi i saj, kjo parti kishte marrë
jehonë të madhe, sepse në teoritë dhe tezat serbo-sllave antishqiptare flitej
se, në Kosovë bëhët fjalë për fundamentalizëm islam, dhe PSHDK-ja, ishte vetë
qelësi, e cila i rrënoi këto teza serbe dhe antikombëtare, duke i dhënë frymë
procesëve dhe vlerave të kombit shqiptar, duke i mohuar këto teori në mënyrë
faktike, të cilat e kishin kapluar dhe shtypin e botës.
Bashkimi
i subjekteve politike Demokristiane
Kreu i
Partisë Demokristiane Shqiptare të Kosovës, zotëri Ton Marku, dhe kreu i
Partisë Demokristiane Shqiptare të Kosovës për Integrim, zotëri Zef Morina,
nënshkruan marrëveshjen formale të bashkimit të këtyre dy subjekteve politike,
me 06.11.2009, të cilat ishin ndarë në vitin 2005, dhe zëri i demokristianëve
tani e tutje të jetë unik, një zë i përbashkët do të kontribuojë proceseve të
zhvillimit dhe politikës së Kosovës.
Mirëpo,
Bashkësija e degëve të PSHDK-së, në Gjermani, e hudhën poshtë këtë marrëveshje,
nga arsyeja se këta përsona në fjalë,
kanë bërë marrëveshje individuale dhe jo marrëveshje me të gjitha
Bshkësitë e degëve ekzistuese.
Më 11
nëntor 2010, bëhët një marrëveshje formale
në mes PDK-së, dhe PSHDK-së, për pjesëmarrje të përbashkët në zgjedhjet
parlamentare të 12 dhjetorit 2010, me ç’rast
ky raport në mes PSHDK-së, dhe PDK-së, ishte vetëm një kurthë, që
PSHDK-ja, edhe këtë herë e humbi poezitën e vet dhe interesat e saj, sepse PDK-ja, u bë ujku i
gjitha partive, e cila nuk tregoi rrezulltate të mira as në kualicion me
LDK-në, duke i degraduar ato dhe Institucionet e vendit, duke ardhë deri te
zgjedhjet e parakohshme.
PDK-ja, e
shikoj gjithëherë interesin e vet dhe as që tregoj interes për parti të vogëla, e cila i
realizoj dhe plotësoi qëllimet e veta, ndërsa partitë e vogla me të cilat bëri
kualicion, përveq minoritetit serb, të tjerat tentoj ti shkatërroj deri në
masë.
Shikuar
në perspektivë, PSHDK-ja, si parti e vogël, por shumë e sinqertë, u matizue
shumë herë më tërë formën e saj, dhe
kualicioni i saj i fundit me PDK-në, nën udhëheqjen e zotëri Marjan Demaj, nuk
ishte tjetër, vetëm një shkatërrim dhe degradim
i kësaj partie, po sikur PLK-ja, e Gjergj Dedës, e cila parti nuk mundi
të ngritët asnjë milimetër në pozicionin që duhej ta kishte, vetëm e vetëm se,
PDK-ja, u bëri “zehire”, duke i qitë jashtë loje pa zhurmë.
Dukuritë
e tilla duhet të korigjohen dhe të sqarohen më herët, sepse kthesat e pa
pritura janë shumë të shpejta, të cilat
lënë pasoja të pa riparueshme dhe prej tyre mund të dalë një dëm i madh,
pikërisht si kundër është gjendja, jo vetëm e PSHDK-së, së sotme, e ndrydhur
dhe shtrydhur si limoni, por edhe shumë partive të tjera në Kosovë.
Shpresat e PSHDK-së, tani janë në udhëheqjen e dr.Ukë Berishës, i cili ka vullnet dhe kurajo që këtë parti mos ta lë në duar të matrapazëve, por ta ngrisë në vendin ku e meriton, dhe në zgjedhjet e ardhshme, kjo parti të përfaqësohet në Parlamentin e Kosovës.